E premte, 25.06.2021, 10:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Letër nga Parisi për Sali Çekun

E diele, 07.06.2015, 07:00 PM


Namik Selmani

 

Letër nga Parisi për Sali Çekun

(Mikut tim Neki Lulaj dhe familjes së Gjeneralit legjendar Sali Çeku)

 

Mbrëmjet e Parisit

Nuk i shijoj dot pa ëndrrën tënde, o kreshnik modern.

O, ti e deshe

Këtë dritë lirie po aq sa Broliqin, Pejën, lisat.

Në Luvër

Do ta bëj një vetrinë ku të vë pushkën tënde të nxehtë.

Ku blicat e botës

Të shkrepin më fort, më mallshëm  se te Mona Liza.

 

Në Paris

Do iu tregoj gjeneralëve për ty, o Gjeneral Kosove!

Në hartat pa fund

Edhe mund të më ngatërrohen krismat , betejat

Në Mësonjtoret e Francës

Me ty do të ulem e të hedh një valle shkronjore

Me Migjenin

Të vazhdoj rrëfimin e shtegudhës plot gjemba.

 

Këtu, në Paris

Jo të gjithë e njohin Prekazin, Kosharen që digjeshin mes tymit.

Mes lulesh përrallore

Jo të gjithë kanë parë të gjymtuar e plagë  si lulëkuqe.

Për ty

Do të bëhem cicëroni më i ri ku ngulet shtiza e syrit

T’i rrëfej BOTËS

Për pragjet e  Kosovës, të etur për ylbere  pa gjëmime lufte.

 

Sheshin Konkord

Nuk e shijoj agimeve pa sytë e ty dritëndezur, o Sali Çeku!

Ish kohë zjarresh

E kullës në Pejë, Drenicë  i digjeshin djepe dhe  tjegulla

Ti,

Më shfaqesh këtu bë Shans Elize si flamuri te direku

Më fsheh

Pafajësisht plagët si fara te ugaret e mbjella.

 

Nga Ejfeli

Pqr ty do të hedh qiellit pëllumba me krahë të praruar

Nga aeroportet

Do të ngrej si zgalemë këngët me tupan, me ëmbëlsi ninulle

Oo,

Na bëre migjenianë në klithmën e lirisë së munguar

 

Na bëre

Kalorës të Fjalëshqipes me bekime mes udhëve.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora