E marte, 22.06.2021, 06:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Zendeli – Daja: I mërguar pa atdhe

E premte, 05.06.2015, 07:21 PM


Sadulla Zendeli – Daja

 

I MËRGUARI PA ATDHE

 

Më 29 Nëntor 1966

Kur varfëria nuk durohej

U nisa nga Gostivari im ku vuaj

Të emigroj në një shtet të huaj

Që kurrë nuk e kisha parë

Biletën e nxorra në Gostivar.

 

Udhëtova deri në Shkupin tonë

Vazhdova nëpër Beligradin e zi

Nëpër Jugosllavinë e zezë

Ku duhej të prisja deri në mëngjes

Dhe të udhëtoj për në Perëndim

Me lot e zëmër të përvëluar

Kur e lashë padashur vendin tim.

 

Në kufirin Suedisë

Erësira nuk ish afruar

Hëna nga afër të ndriçonte

Rreth e rrotull ajo shkonte

Pa e thënë një fjalë

Rreziku u bë përrallë.

 

Flamuri i Suedisë mike

Ndriçonte me gjysmë drite

Me urtësi tentonte të fliste:

Këtu është toka e huaj

Që pret ta respektoni

E mos ta shkelni si do kuaj!

 

Një burrë dhe një grua

Oficerë të doganës

Derisa ishin në detyrë

Më thirrën në zyrë

Pasaportën ma kërkuan

Me mirëseardhje më nderuan.

 

Ju jeni sllavë apo jugosllavë?

Jo, iu përgjigja, nuk jam jugosllav

Por jam shqiptar. Jag er albaner!

Ja, ja, ni er albaner, më thanë.

Përgjigja e tyre ishte e qartë.

Lagështia kish mbuluar brezin kufitar

Natë e errët,  nëntor i vitit 1966...

 

Arrita në qytetin Universitar

Uppsala i dëgjuar më parë

Drita e hënës dritë po bënte

Edhe mes vrimave të mjegullës

Ti bëjë dritë qendrës universitare

Ku nuk kishte frikë e hije barbare.

 

Vend i rrethuar me ujëra an’e mbanë

Shtratin e tyre një dritë e mbulonte

Në qytet ende heshtja sundonte

Dukej se mesnata ende ëndërronte!

Para stasionit hekurrudhor

Një monument burri lakuriq

Lagështia e shiut e shpërlante

Porsi nëna kur fëmijën e lante...

 

Ky ish stacioni i fundit Uppsala

Qoftë e bekuar kjo ditë vjeshte

Kur veriu më paranoi me dritë

U bëra qytetar i këtij shteti të lashtë

Suedia u bë për mua shteti im i dytë.

 

Vendi im më mungon dhe disa herë

Shpirti më qan e lotët më mbulojnë

Kur më kujtohet si e lash vendin tonë

Ku na diskriminonin ujqërit sllavjanë

Që t’ua lirojmë vendin e të parëve tanë.

Okupatorët e shkinisë bënin kërdinë

Duke na i mohuar të drejtat dhe lirinë.

 

 

DASHURIA NDAJ LIRISË

 

A e di se ç´është liria?

Atë e ke në rrugë, në shtëpi

Në pushtet, në akte e në dasmë

Në mortë në dhomën e burrave

Liria u takon të gjithëve

Pa dallim feje dhe tradite

Pa liri nuk ke as rreze drite.

 

A e ke parë detin e gjërë

Se si shikon qiellin e pafund

Dielli detin e sheh nga lartë

Dëfrehet me shpirtërat

Që ecin të lirë e punojnë

Veprojnë, këndojnë e vallëzojnë

Të lirë si zogjtë kur fluturojnë.

Liria është e pavdekshme

E mbulon me ëndrra e dritë

Gjithë botën e përjetshme.

 

Ti mer një kokër rëre në një dorë

Dhe e mer një tjetër në tjetrën dorë

Kjo është liria e njerëzimit tonë

Që këngës ia kris kur tupani jehonë.

Ç´të bëri njeriu ty more faqezi

Që vret e pret njerëzit n‘robëri

Vetëm e vetëm pse kërkojnë liri

A nuk e di ti more fatmjerim

Se ishe e je mik në vendin tim

Më sulmon si kafshë e egër

E ma cënon përditë lirinë

Dhe më ekzekuton pa mëshirë

Përpara fëmijëve të mi...

 

Kjo është liria jonë në vednin tonë

Të trashëguar nga të parët tanë

O njerëzi o moj kafshë ushtri

Kush të dërgoi në shtëpinë time

Të vrasësh babain e fëmijëve

O shekull i vrazhdë o ushtri gjakatare

Që rrethon një lagjë dhe bënë kërdi

Ti je gjaksor i pa cipë që vret e pret

Na e ke cunguar lirinë

Na ke përvetësuar ekonominë

Na poshtërson e na mundon

Na torturon na çnderon e na vret

Nai ke vrarë vëllezërinë tanë

Nai ke dëbuar nga shtëpitë e tyre

Je e pa shpirtë moj bushtër lavire!

 

Ah sikurrë ta kisha lirinë

Si fëmijët kurr lozin në lëndinë

Si vajzat kur këndojnë për Arbërinë

Ditën e Shën Gjergjit kur festojnë

Kur nënat dëshmorët i vajtojnë

Sikur zogjtë për ata këndojnë

Sikur lulet në pranverë  çelin

E në vjeshtë nga acari vyshken

Pa liri edhe shkronjat ndryshken.

 

 

KËNGA E NATËS

 

Frymëmarrje trishtuese

Duhmë kundërmuese

E strukur duke u dridhur

Me buzë të kaltërta

Pa bërë zë porsi një gurë

Porsi zog nate i lënduar

Q s‘mund të fluturojë

Përkulej pa thënë një fjalë

As ujë as bukë s´kërkonte

Të gjithëve na shikonte

Sytë i lotonin

E i mbetën hapur

Të flasë me gojë dëshirë kishte

Një fjalë të na e thoshte tentonte:

Për liri u flijova

Për vendin tim luftova!

 

Kjo ishte fjala e fundit

Që dëshironte t‘na fliste

Ai ishte çasti i errët

Kur viktima po vdiste.

 

 

KËNGA E LIRISË

 

1.

 

Maji është i mbushur

Me lule të kuqe

Me lule të bardha

Me lule të verdha

Me lule të kaltërta

Me lule të gjelbërta

 

Në maj zogjtë këndojnë

Dasmat fillojnë

Vajza e djem lozin

Për atdheun këndojnë

Në martesën madhështore

Për ata bota ndriçonë

Lulet e pranvërës mugullojnë

Recitohen në klube peozi

Për të dashur Arbëri

Këndohen këngët për liri

Të gjithë janë në lumturi

 

2.

 

Për ata që luajtën më parë

Zemrën e kishin beharë

Për ta ka lule në gjithë botën

Për ata këndohen këngët

Ninullat e lirisë

Këngët e trimërisë

Vargjet e pavarësisë

 

Mes nesh nuk janë

Shpirtin tek ne e kanë lënë

Çfar ti deshe atë e bëre

Çfar ti dëshirove

Atdheut jetën ia kushtove

 

Kjo ish dëshira jote

Në stuhi breshër e shi kalove

Këtë e bëre o trim Kumanove

Për shqiptarinë mendove

Dhe atdheut tënd jetën ia dhurove

 

O trim i kësaj bote

Shpirtin na e përvëlove

Karadakut zemrën ia dhurove

Historisë një fletë ia shtove

Për rininë tënde nuk mendove

Për lirinë e shqiptarëve u flijove

 

Trim o trim Kumanove

O dëshmor i trojeve tona

Zemrat tona i lëndove

Shpirtin e shenjtë mëmëdheut

Dhe ëndrrave tona ua dhurove.

Lavdi për Ju o trimat e Arbërisë

Ju e ngritët flamurin e lirisë

Dhe ratë viktimë e tradhëtisë

 

Populli e di se armiku ësht’ i tërbuar

Shtazët e egra lirinë na e kanë mohuar

Ti s’u trembe o sokol i bekuar i Perëndisë

Jetën e shkrumove për t’drejtat e shqiptarisë

O bir i Kumanovës së trojeve amtare

Popullit shqiptar zemrën ia dogje…



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora