E marte, 27.07.2021, 10:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Leon Duhanaj: Shekulli i ri i politikës shqiptare

E merkure, 03.06.2015, 07:54 PM


Shekulli i ri i politikës shqiptare

Shkruan Leon Duhanaj

Koheve të fundit, në vazhden e botimeve dhe studimeve në leminë e shkencave politike. Bibliografisë shqiptare iu shtua edhe nje studim mjaft interesant dhe cilësor, nga Prof. Dr. Veton Latifi, Botuar nga Botimet TOENA.

Prof.dr. Veton Latifi në librin e tij më të ri Shekulli i ri i politikës shqiptare. me përpjekjen dhe vizionin e tij, paraqet në mënyrë, analitike të arriturat e politikës shqiptare,  përgjatë një shekulli, duke venë në spikam parimet, vlerat, traditen e kultures shqiptare, njëheresh edhe  sfidat, dobësitë dhe krizat, të cilat kanë sipatur elitat si dhe politiken shqiptare në përgjithsi, në trojet shqiptare, përgjatë një shekulli.

Prof.Latifi, studion tiparet e politikës shqiptare, traditën, kulturën politike shqiptare, me theks të vecantë bazuar në trashegiminë kulturore e politike të trasuar nga Rilindja kombetare, siç ishte  toleranca ndërfetare, në favor të unitetit nacional, e që është shëmbull unik, njëkohesisht edhe paradokset, difektet dhe dobesitë, të cilat e karakterizojnë politiken shqiptare në vazhdimësi.

Dr. Latifi, në mënyrë përmbajtjesore  paraqet diskursin politik të elitave  aktuale të politikës shqiptare  gjithandej trojeve ku jetojnë.Duke venë në pah logjikën provinciale, dobësitë brenda spektrit politik siç janë; bajraktarizmi, tendencat monopoliste e despotike, korrupsioni në shkalle të lartë bashkepunimi me krimin e organizuar ekonomik nga elitat politike, nepotizmin dhe joprofesionalizmi dhe dobësi tjera të shumta, e të evidencuara edhe nga faktori ndërkombetar ne vazhdimësi.

Dr.Latifi, njëherësh  kërkon një qasje të re drejtë ndryshimeve pozitive dhe reformave substanciale në politikbërjen shqiptare, duke gershetuar vlerat  historike me ato  të politikës moderne shqiptare. Duke i pasuruar me ide inovative të shekullit të ri të politikës shqiptare, sic thotë Ai, do duhej të bazohen në një mënyrë të re të politik-bërjes, dhe, të dalim njëherë e përgjithmonë si komb nga “atributi i dukurisë së vetizolimit” dhe ecja me “hapat e breshkës së vorbullës ballkanike”

Trashegimia e  e vetme e qendrueshme dhe e zbatueshme, përgjatë shekulliot të parë të politikës shqiptare, sipas autorit, mbetet periudha e filozofisë politike të Rilindjes Kombëtare, mendim i cili artikulohet përmes shkrimeve të individeve të shquar sic jane: Tajar Zavalani, Branko Merxhani, Vangjo Nirvana, Ernest Koliqi etj.

Autori konstaton se, krijimi dhe studimi i shkencave  politike tek shqiptaret, ka qenë process i vonuar, duke qenë se fillon vetem pas rënies se komunizmit dhe, si pasoj edhe vëllimi i studimit të politikës shqiptare është minimal.

Regjimet politike të mbeshtetura në forma diktatoriale dhe komuniste, janë të deshmuara se historikisht kanë frikë nga studimi i lirë pa kontroll ideologjik.

Autori, vë në spikamë aspektin  e problematikes  paraqitur në koherat e pluralizmit politik. Duke qenë se shumica e partive politike të kësaj periudhe gjithandej në vendet ballkanike dolen nga transformimi i partive komuniste, duke u riformuar në parti socialdemokrate, nga njëra anë dhe demokratike nga ana tjetër. Shumica e politikanëve  të pluralizmit shqiptar ndodh të kenë qenë aktiv në politikë edhe në kohen e sistemit monist, të cilët në kushte të reja vazhdojnë të marrin pjesë në organizimin demokratik por jo edhe me parametra të mjediseve të reja demokratike.

Filozofia politike shqiptare sipas Dr. Latifit duhet të bazohet në historinë e mendimit filozofik të rilindasve shqiptar, mendimi politik i të cilëve paraqet njëkohësisht edhe një nxitje por në të njëjten kohë, edhe një sfidë intelektuale për studimin e politikes së re shqiptare dhe, mendimin politik në përgjithsi nga periudha antike deri me sot. Në thellësinë e politikes shqiptare qëndron filozofia morale, e cila në teori identifikohet si ajo filozofi që fokusohet në ekzistencen e njerëzve, prandaj njihet edhe si humaniste.

Mendimi politik shqiptar është i përbërë, nga thirrjet e vazhdueshme dhe, analizat e qendrueshme të marrëdhëmieve mes lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.

Kultura politike shqiptare sipas Dr. Latifit, është një karakterizim i përbashket pavarësisht copëzimeve gjeografike të kombit dhe, se kjo kultur është e kultivuar me të gjitha elementet e veta në një frymë perendimore dhe profilizim natyral sipas parimeve të filozofisë politike të Rilindjes Kombëtare.

Uniteti dhe kohezioni i kultures politike shqiptare edhe përkundër faktit të shumllojshmerisë fetare brenda kombit, njekohesisht edhe kohezioni unik i kultures së përbashket  politike shqiptare në mjedise dhe shtete të ndryshme, mund të jetë rast mjaft interesant studimi , për studiuesit e shkencave shoqërore ne të ardhmen.

Dr. Latifi, poashtu vë në spikamë edhe elementet negatove, të cilat e karakterizojnë kulturen politike shqiptare si: paqartesia ideologjike  në shumë aspekte, pastaj klientelizmi dhe dukuri tjera që ndoshta vinë si pasoj e vakumit kohor.

Parimet politike dhe vlerat e politikes shqiptare, sipas Dr. Latifit, duhet të jenë të bazuara në programin politik të Rilindjes Kombëtare e cila në esencë, burimin e vetë filozofik e kishte në parimet demokratike të revolucioneve të Europës Perendimore.

Procesin e tranzicionit dhe reformave në rajon dhe,  reformave integruese drejtë Bashkimit Europian (BE), Dr. Latifi nuk e sheh si komplikim shtesë të cilat sfidojnë njëri-tjetrin por, përkundrazi ato duhen trajtuar si dy procese suplementare.

Jo të gjithë përfaqësuesit politik të shqiptarëve gjithandej Ballkanit, përfaqësojne politika të mirëfillta në frymen e parimeve dhe vlerave dhe filozofise politike shqiptare. Prandaj dhe jo rastësisht shumicen prej tyre i përcjell vetem shterpësia e ofertave dhe, i  udheheq botëkuptimi i despotizmit.  Është immediate ndyshimi i mënyrës së politikëbërjes. Në shekullin e ri të politikës shqiptare, është më se i nevojshëm funksionimi i një procesi politik të plotë, pa ndërprerje, që në vetvete do të ngërthente të gjitha hapat që e përbëjnë terësinë e një procesi demokratik politik: krijimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave të shqiptarëve.

Partitë politike duhet të mos hezitojnë instalimin e metodave inovative duke qenë të gatshme të heqin dorë nga praktika boshe e populiste.  Instalimi i politikave inovative, do të duhej  të drejtoheshin nëpërmjet vendosjes së mekanizmave të cilet do ta modernizonin shoqërinë shqiptare gjithandej. Të ndertohet një demokraci gjithëpërfshirëse e qendrueshme e orjentuar kah rritja ekonomike, duke mos harruar në asnjë moment vlerat dhe parimet origjinale të politikës shqiptare ndër shekuj dhe, duke i përshtatur ato në kontekstet globale. Sundimi dhe zbatimi i ligjshmerisë, qeverisja e mire dhe zhvillimi  i qendrueshëm ekonomik si dhe procesi i demokratizimit  të shoqerisë civile dhe skenës politike janë terësisht të ndërvarura në mes veti në realitetet demokratike bashkëkohore.

Procesi i integrimeve europiane, për shqiptarët dhe Ballkanin në përgjithësi, si rezultat i procesit të sterzgjatur të tranzicionit, ka sjell politikat e Bashkimit Europian para situatave të reja komplekse dhe sfiduese. Ballkani një vend i konflikteve të papërfunduara nacionale, vetem shpresa për integrimin europian mbase në përgjithësi ndihmon ruajtjen e paqes së brisht rajonale.

Levizja nga komunizmi në demokraci, në rastine  Ballkanit ndodhi pa një tranzicion kuptimplotë dhe, pa ndryshim konceptesh, duke ndryshuar vetem sistemin. Kjo qasje behet pengesë në kuptimin e formulave integruese në strukturat europiane. Vendet e Ballkanit në mënyrë iracionale përmes retorikave dhe në mënyrë deklarative synojnë integrimin, e jo përmes reformave sistematike të kerkuara. Një pjesë e konsiderueshme e elitave politike në Ballkan si për ironi, përpos retorikes në favor të integrimeve, në thelb sikur i frikësohen integrimit qenësor, pasi që një integrim kerkon edhe reformim dhe demokratizim rrenjësor.

Nuk duhet harruar mitin ballkanik të vetëshkaterrimit dhe, atributi i dukurisë së vetëizolimit, edhe pse kaluan njëqind vite nga shperthimi i Luftës së Pare Botërore, problemi kryesor i marrëdhënieve mes shteteve mallkanike mbetet diskursi mbi të kaluaren, ku secili e ka “ të verteten e vet”.

Ky mit i vetshkatërrimit dhe kontestimit të historisë së njëri-tjetrit është pëngesë reale drejt integrimit europian.  Në këtë kontekst, ndoshta shqiptarët edhe pse mund të kritikohen për qindra ngecie në kuptim të reformave politike, por se paku shqiptarët kanë marrë leksionin në raport me historinë dhe kanë tejkaluar sfidat që mund të imponojnë mitet e vetëshkatërrimit dhe vetizolimit, ndryshe nga shumë popuj të tjetë ballkanik. Në këtë kontekst kërkohen ndryshime rrënjesore dhe, nga shpejtesia e breshkës, përshpejtim i hapave, në vend të kamufllazhit politik dhe vetëkënaqësisë të behen ndryshimet e kërkuara institucionale si dhe të mendësive dhe kulturave politike.

Dr. Latifi, potencon se politikat inovative të shekullit të ri shqiptar, duhet të zhvillohen në frymen e modernizimit politik dhe, kerkon akomodim në vazhdimësi ndaj rrjedhave bashkëkohore të praktikave demoktarike perendimore, (si udherrefyes i përcaktimit strategjik të shqiptarëve).

Në shekullin e ri të politikës, shqiptarët kudo që janë duhet të bashkëpunojnë në vazhdimësi drejt  modernizimit për një demokraci reale e funksionale. Është  koha e fundit kur shqiptarët do duhej të krijonin strategji për zhvillimin dhe integrimin kombit dhe shoqërisë. Prandaj, në  shekullin e ri të shqiptarëve, le të fillojë procesi i modernizimit në frymën e politikave të reja inovative, si dhe duke i mbajtur gjithnjë gjallë dhe të reflektuara vlerat e tolerancës e gatishmërisë për partneritet nëpërmjet dimensionit universal e humanist të politikës shqiptare.

Për fund dëshiroj të potencoj se vizioni i Dr. Latifit, përmes  botimit Shekulli i ri i shqiptarëve, përpos që është i qelluar, është dhe i realizuar mirë. Do të jetë frytdhënës për gjeneratat e studiuesve të rinj të Shkencave Politike.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora