E marte, 27.07.2021, 07:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Azem Shkreli: Lirika e Pojanakut

E marte, 02.06.2015, 07:24 PM


AZEM SHKRELI  : lirika e POJANAKUT “ rrjedh vetë,krijohet vetë…”

(letër e dates 7. 09. 1993)

Përgatiti Eris Pojanaku

Këtë thënie, parifrazuar në titrat e këtij botimi,thënie të ikonës së poezisë shqiptare Azem Shkrelit, për poezinë e Pojanakut,që daton në vitin 1993,nuk po ja sjell lexuesit si zbulim. Jo,nuk është ky qëllimi im,kjo sepse letrën e publikoi për herë të parë,Shtepia Botuese “Onufri” si parathënie te librit “Xhindet kërcejnë polka”,botim i vitit 2000.

Ajo që dua të nënvizoj me ngazëllim, është fakti se ikonat e poezisë, ndër vite,gjenitë e artit,jo vetëm nuk gabojnë tek zbulojnë së pari një talent të ri, por edhe e ndihmojnë atë me zell dhe përkushtim. Nëse arkeologët zbulojnë një thesar të hershëm dhe rrëmbehen nga gëzimi pasi me anën e tij do gjejnë të fshehtat e së kaluarës,tek zbulojnë një talent të ri,Ata, gjenitë e vërtete, ngazëllehen sepse përcaktojnë të ardhmen që vjen pas.  I njohur nga aktorja e madhe Justina Aliaj me poezinë e Pojanakut,Azem Shkreli nen kujdesin e tij personal, do  botone në gazetat kryesore të Kosovës poezinë e poetit shqiptar Pojanaku,do ja niste aktores në Belgjikë,dhe Aliaj, do i përcillte në Shqipëri. Herë tjetër do zbulojmë për herë të parë,shkrimet e dorës, që aktorja magjike ,do të  linte në hapësirat e gazetave, teksa ja niste Pojanakut. E reja në këtë hyrje, e pathënë deri sot,ose më saktë i vetmi deshmitar i takimit të poetit të madh  Azem Shkreli me Pojanakun  në Pogradec,ne vitin 1995,ka qënë aktori dhe regjizori,tashmë i njohur i skenës së teatrit, Kastriot Ramollari, që mbetet njëheresh njohësi dhe hulumtuesi më i afërt i poezisë së Pojanakut që në fillimet e para poetike  e deri më sot.

Ja si e rrëfen aktori shqiptar Ramollari, gati deri në detaje,takimin mes kollosit të letrave shqipe Azem Shkrelit dhe poetit Pojanaku,që sapo kish nisur të botonte në atë kohë.

“Me sa më kujtohet ka qënë viti maj i vitit 1995, kur në Pogradec për një javë rrjesht u organizuan dhe u kryen aktivitete kushtuar vepres dhe jetës së Lasgush Poradecit.  Aktivitetet financoheshin nga Ministria e Kulturës në kujdesin e Z.  Teodor Laco, atëhere Ministër i Kulturës dhe Qëndra Kulturore Lasgush Poradeci. Unë kujdesesha për aspektin artistik të aktiviteteve.  Ishin ftuar mjaft personalitete të letrave dhe teatrit shqiptar dhe ndër ta edhe poeti Azem Shkreli dhe studjuesi Sabri Hamiti.  Në më të shumtën e kohës së lirë, unë rrija e flisnim me Z.  Azem Shkreli dhe Z. Sabri Hamiti për Vepren dhe jetën e Lasgushit por edhe për artin në përgjithësi. Dobësia për Lasgushin ishte e përbashketa e bisedave tona. Isha i lumtur që më bënë aq lehtë mikun e tyre.  Gjithashtu, e dija se Azem Shkreli kishte botuar në Prishtinë disa poezi të Dhimitrit,poezi me të cilat e kish njohur  aktorja Justina Aliaj.  Atë ditë, pasi drekuam si zakonisht me Azemin, që mua më magjepste me urtësinë dhe qetësinë e tij  antike dhe me Sabri Hamitin në dijet e thella për letërsinë dhe poezinë shqiptare dhe evropiane dhe kryesisht ,me përshtypjet e Sabriut për takimin qe ai kishte patur me Lasgushin për përgatitjen e botimit të veprës së tij "Vdekja e Nositit" në Prishtinë, një moment Azemi më thotë se po afronte ora të takohej me poetin e ri pogradecar, një lirik i veçante për të dhe mjaft origjinal, Dhimiter Pojanaku.  I kishte kërkuar recepsionistit të hotelit dhe ky i kishte telefonuar Dhimitrit në shtëpi dhe i kishte lënë takim të vinte tek Turizmi se donte ta takonte Azem Shkreli.  . . . . Dhimitri po vonohej. . . Ndërkohe ne u ulem dhe po prisnim në një lokal përballe turizmit ku bëhej kafe e mirë dhe ndërkohë unë mora përsipër që të vëzhgoja për mbërritjen e Dhimitrit. . . Ndërsa bënim bisede të lirë, ora po kalonte. . .  Më kujtohet si sot se mua filloi të më pushtonte një siklet në rritje, të cilin Azemi një çast, e vuri re.  Nuk arrija të kuptoja se si mund të mos i dilje të takoje një njeri aq të urtë, aq të ditur dhe aq të madh sa Azem Shkreli, një ikone e poezisë shqipe, që në Pogradec, shumë artistë i afroheshin me një respekt të thellë. . . . Pse s'po të mban vendi Kastriot? , më pyeti Azemi. . . Kishte kaluar mëse një orë. . . Nuk e kuptoj pse s'po vjen Dhimitri , i thashë. . .  Azemi buzëqeshi i qetë dhe tha. . .  “S'ka problem për mua, mbase nuk ia kanë thënë emrin tim,s'ka problem. . . poetë janë qënie komplekse dhe duhen mirëkuptuar. . . poetët, prandaj janë poetë se janë të veçante nga të tjerët. . . . Nuk vërejta në atë portret të qeshur e të paqtë, për habine time, asnjë shënjë hatërmbetje apo fyerje.   E admirova aq fort në ato çaste atë shpirt aq të madh, jo vetëm me durimin e tij por edhe me mjeshtërinë për të hapur biseda të mençura që ma fashitëen dora -dorës  sikletin e vonesës së Dhimitrit.  Më kujtohet se pritëm rreth 2 orë, që për mua, ishin sa të sikletshme aq edhe magjepëse, për nga temat, argumentat, erudicioni dhe mençuria e Azem Shkrelit dhe Sabri Hamitit. ( Ps.  Mesa mora vesh më vonë nga goja e Dhimitrit arsyeja që ai nuk erdhi, ishte se kishte dashur që telefonatën, ta merrte nga vetë Azem Shkreli dhe jo nga recepsionisti i turizmit. Kam dëgjuyar,ka shtuar Dhimitri,se shpesh me poetët e rinj ,bëhen telefonate loje me emra poetësh të mëdhenj…mendova se  ndoshta,ishte  një grackë…Kur mësova të vërtetën,ishte tepër vonë dhe ky mostakim, më ka mbetur  peng I rënde sepse nuk munda ta shlyeja dot nga ikja e parakohshme,aq e papritur e poetit të madh shqiptar…)

 

POJANAKU, S0T

 

Pasi ka botuar ne vitin 2014,vellimin poetik “Lumenjtë kthehen në shtëpi”,prej të cilit po i sjellim lexuesit disa poezi,në vitin 2015 ,gjatë muajit  prill,Pojanaku shënon një rast unikal në konkurimet e tij ndërkombetare. Në më pak se dy javë,poezia e tij “Përsëri për nënën”,përkëthyer me pasion nga poeti Aleksandër Shallvari,laureohet nga juritë ndërkombëtare të konkurimeve poetike në  Milano dhe  Romë,Itali.

 

 

Macet e zeza

 

Kur rrugën

Presin

Në mes,

 

Nuk ndjellin

Ters,

Macet e zeza.

 

Pas tyre

Maskuar,

Gjurmojnë,

Perndjekin,

Hije,

Këmbë,

 

Të pabesa,

Ngritur   nga skëterra,

 

Janë pa  faj,

Macet e zeza,

 

Syshkruarat! 

 

Festë

Grisim qiejt për shami,
I grisim.

Rregjim lëkurën e maleve dhe u biemë daulleve,
E rregjim, u   bjemë
.

Shtyjmë lumenjtë me pëllëmbë dhe i thurpërojmë si kuaj
t,
I shtyjmë,   i thurpërojmë.

Leskërojmë nga gjokset çmërset e  vetmisë
Dhe i rrahim në havanë
.
I rrahim,leskërojmë
.


Ngordhim nervin e mërisë dhe  mbushim humnerat me amalgamë,
E ngordhim, i  mbushim
.

Hyjmë llogoreve si korridoreve të vilave
Kampet armike i pimë, pajtojmë,
I pajtojmë , i pimë
.
 
E, bamp, e bump!
E,  tam, e tum!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora