E enjte, 24.07.2025, 10:43 PM (GMT+1)

Kerko: a

Gani Mehmeti: Bashkimi kombëtar nuk bëhet vetvetiu

E marte, 26.05.2015, 07:55 PM


BASHKIMI KOMBËTAR NUK BËHET VETVETIU

Nga Gani Mehmeti

Deri sa ne u copëtuam nga të huajt pse ishim të ligj, pa ushtri, pa armë, pa përgatitje për luftë kundër të gjithë tyre që na rrethojnë, vallë, si do të mund të bashkohemi pa një forcë më të madhe se që e kanë edhe sot ata që neve na rrehojnë ? Kush sa po i kontribuon kësaj dëshire të përhershme, që kur u ndmë ?

Jam shumë skeptik për këtë që shkruajnë dhe deklarojnë qeveritarët e të dy shteteve sot – Shqipërisë dhe Kosovës, e sidomos të kryeministrit Edi Rama.

Se është një dëshirë e madhe e shqiptarëve për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, e bashkimit të të gjitha pjesëve të ndara dhunshëm nga fqinjtë tanë e pastaj me miratimin e Kongresit të Londrës më 1913, po edhe më tutje, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, dihet. Nuk besoj që të mos e ketë këtë dëshirë çdo shqiptar.

Sikur të bëhej bashkimi vetëm me deklarata, ne do të ishim bashkuar moti, por jo.

Madje, sa më shumë që deklarojmë, aq më larg bashkimit do të jemi. Po, sepse aq më shumë do të sulmohemi nga  ata që na kanë ndarë, aq më të gatshëm do të jenë ata se sa ne. Përse ?  Sepse ne përveç deklaratave nuk bëjmë asgjë në atë drejtim, ndërsa armiqtë tanë janë të armatosur deri në dhëmbë dhe me armatim më modern, deri sa ne nuk kemi asgjë ; sepse ata kanë punuar gjithmonë për shtet, ndërsa ne vetëm për vete ; sepse ata nuk tradhtojnë shtetet e tyre, ndërsa ne po ; sepse ata nuk flasin fare por punojmë, ndërsa ne vetëm flasim e nuk punojma fare në këtë drejtim, e kam fjalën si shtet, sepse ka individë që punojnë, por vetëm si individë nuk mjafton.

Me folklor i  kemi bashkuar që moti trojet shqiptare. Me dëshirë, po ashtu, me poezi – po, me shkrime të ndryshme – po,  tani edhe me deklarata – PO !

Unë po kam frikë nga këto deklarata, jo pse janë kundër dëshirës sime, nga që kjo është dëshira ime prej si fëmijë dhe nuk shuhet deri sa ta shohë se vërtet – u bashkuam. Por, deklaratat e politikajve duhet të jenë më ndryshe. Ata edhe nëse e kundërshtojnë nganjëherë, por që punojnë për të – do t’i çmoja më shumë.

Nuk ka korrur askush pa mbjellë. Në këtë drejtim nuk po shoh se është bërë diçka, prandaj nuk ka të korrura.

Në të dy shtetet shqiptare sot, që nga kryeministrat e poshtë, secili mendon vetëm për vete, vetëm për xhepat e vet dhe as që e çan kush kokën për popull, për shtet e për komb.

Të gjithë ndërkombëtarët na qortojnë se ne kemi shkallë të lartë korrupsioni – çka është e vërtetë, se ne kemi mungesë sundimi të ligjit, pse mbi ligjin kanë dalë qeveritarët tanë, prandaj nuk kemi Europë, nuk liberalizim vizash (në Kosovë), nuk kemi punë, dhe kemi mbetur më të varfërit, për çka është edhe një turp i madh  yni në përgjithësi, e në veçanti ky turp le t’u takojë atyre që e prunë gjendjen deri këtu.

Krahsojeni zhvillimin e Finlandës, që pavarësinë e ka fituar në vitin 1917, pesë vite pas Shqipërisë !

Ne kënaqemi, mburremi dhe krenehome me një autostradë Kombëtare me emrin e të Madhit Ibrahim Rugova, po sa autostrada kanë shtetet e tjera, duke u nisur edhe nga ato që na rrethojnë !

Deri sa tepsia jonë pret mazën e kojshisë, vështirë do t’i kemi të gjitha, pra edhe Bshkimin Kombëtar !

Neve na vriten tanët nga kushdo qoftë dhe nuk jemi në gjendje të reagojmë as politikisht, as diplomatikisht e as ushtarakisht. Kjo u pa edhe më 9 maj në Kumanovë. Kush, nga ffdy qeveritë reagoi ashpër dhe menjëherë që të mos bëhet terror policor, të mos vriten shqiptarët, ani pse të armatosur, kur ata ishin sulmuar nga policia sllavo-maqedeonase. Ku ishin dy ministritë e punëve të jashtme – e Shqipërisë dhe e Kosovës në këtë trast, sepse ishin shtetas të Kosovës? Ata kanë mundur të arrestohen edhe pa u vrarë, edhe pa konflikt, por qëllimi i laqedonasëve ishte të vrasin shqiptërët, për çka i kishin futur në zjarrë qëllimisht, duke i tradhëtuar, për t’i vrarë.

Këtu shihet forca jonë, këtu shihet Bashkimi Kombëtar, i cili, as që merret me mend se do të bëhet pa fituar miqët ndërkombëtarë, në të cilin drejtim asgjë nuk shoh se është kah bëhet.

Prandaj, pajtoj plotësisht me shkrimin e Kolec Trabionit në E Vërteta-al.com.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx