E marte, 12.11.2024, 12:17 PM (GMT)

Editorial » Zejneli

Xhelal Zejneli: Shqipëria zhvillohet me të shpejtë

E hene, 20.04.2015, 05:30 PM


Permendorja e Gjergj Kastriotit në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë

SHQIPËRIA ZHVILLOHET ME HAPA TË SHPEJTË

Nga Xhelal Zejneli

Shqipëria është atdheu i shenjtë dhe i shtrenjtë i çdo shqiptari në botë. Hienat e Ballkanit: Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria shën-stefaniste, të ndihmuara nga Rusia cariste dhe bolshevike, e plagosën rëndë. Ajo sot është e copëtuar në gjashtë pjesë: Shqipëria e cunguar, Kosova, Kosova lindore, (Presheva, Bujanovci, Medvegja), Maqedonia perëndimore, viset shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëria.

Shumë shqiptarë gjatë historisë, si pasojë e sundimit osman, u detyruan të vendosen në: Sicili, Kalabri, Zarë, Odesë, Konstancë, Kishinjev, Bukuresht, Sofje etj. Shqiptarët kanë diasporë të madhe në Europë, në ShBA, në Australi, në Kanada dhe gjetkë.

Shqiptarët, kudo që janë, Shqipërinë dhe Kosovën e kanë në zemër.

Shqipëria dhe Kosova çdo ditë ndryshojnë për të mirë: zhvillohen ekonomikisht, ndërtojnë infrastrukturën rrugore, ndërtojnë autostrada, ndërtojnë fabrika, e zhvillojnë industrinë, e zhvillojnë turizmin, çelin vende të reja pune, ndërtojnë shtetin ligjor dhe i zhvillojnë proceset demokratike. Shqiptarët sot, kudo që janë, synojnë integrimin në strukturat euro-atlantike. Pas 30 vjetësh, Shqipëria me dy detet e saj – Adriatikun dhe Jonin, do të jetë Zvicra e Ballkanit.

Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Aleate e shqiptarëve është Londra. Miq të natyrshëm të shqiptarëve janë: Vatikani, Gjermania, Austria, Italia. Shqiptarët kanë miqësi historike me Kroacinë, Hungarinë. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, rilindësit tanë zhvilluan një veprimtari kombëtare të gjallë në Bukuresht. Për këtë, shqiptarët i janë mirënjohës Rumanisë.

Figura vigane të periudhës së Rilindjes janë Jeronim de Rada, apostulli i shqiptarizmit - Naimi, Konica, Noli, Fishta etj. Nënë Tereza – laureate e Çmimit Nobel për paqe, është nderi i kombit shqiptar. Ismail Kadareja, i krahasuar nga kritikët botërorë me Homerin, me Kafkën dhe me Markezin, është krenaria e kombit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar Adem Jashari janë nderi, lavdia dhe historia e kombit shqiptar.

Shqiptarët kanë një prejardhje – ilire, kanë një histori, kanë një hero kombëtar – Gjergj Kastriotin, flasin një gjuhë dhe janë një komb. Ideal i çdo shqiptari në Ballkan dhe në diasporë është bashkimi kombëtar, krijimi i Shqipërisë etnike.




(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora