Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Pse Leka ilir u deklarua për grek
E premte, 13.03.2015, 08:00 PM
Histori
Si dhe pse, Leka i Madh ilir, u deklarua për grek
Nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Njerëzit e tillë, të cilët, për interesa personale, mohojnë origjinën e vet, kushedi sa të suksesshën të jenë në profesionin e tyre, duhet të ndëshkohen nga bashkëatdhetarët e vet, e jo të dekorohen, siç ndodhi me akademikun maqedonas të Shkupit, gjë që vlen edhe për spiunët ose politikanët shqiptarë të cilët permes veprimeve të ndryshme kanë dëmtuar ose dëmtojnë kombion e vet. Por, t i kthehemi titullit. Që Leka i Madh kishte origjinë ilire, tanimë e dinë edhe zogjt e pemëve, përveç se ndonjë grekofilit shqiptar ose historianit që i ka mbetur ora dhe mendja në kohën e komunizmit. Për origjinën e tillë të tij, është shkruar dhe stërshkruar jo vetëm nga studijuesë tanë por edhe të huaj, prandaj do të ishte e tepërt të përsërisnim të njëjtat gjëra, përveçse faktit që monedha e Shqipërisë mban emrin e tij dhe që këtë, Greqia, sa e di unë, kurrë nuk e ka kontestuar, ose të ketë reaguar, siç ndodh me emrin e Maqedonisë. Përndryshe, sa i përket pyetjes që qendron në titull, janë tri shkaqe kryesore për këtë.
Rrenditja e shkaqeve
1. Leka i Parë, pra gjyshi i Lekës së Madh, nëse mund ta quaj kështu, për të marrë pjesë në Lojrat olimpike, para Komisionit përkatës, mohoi origjinën maqedonase (ilire) duke u paraqitur me origjinë të largët, që përputhej me atë të grekëve, gjegjësisht helenëve. Meqenëse, në ato lojra, zuri vend të lartë, ndoshta të parë, grekëve u konvenonte ta paraqesin para botës si të vet. Pikërisht aty ka gjenezën ngatëresa lidhur me origjinën e Maqedonëve të vjetër, kuptohet edhe e Lekës së Madh, ngatëresë kjo, e shkakëtuar, jo nga grekët, por, nga anëtarët e familjes së mbretit tonë ilir. Prandaj, Greqia, ka plot të drejtë që ka përvehtësuar Lekën e Madh, edhepse historianët grekë janë të vetëdishëm për këtë ngatëresë të madhe historike, gjë që dëshmohet edhe me, siç thashë, mos kontestimin e emrit të monedhës së Shqipërisë.
2. Të njëjtin gabim bëri edhe pasardhësi i Lekës së Parë-Filipi II, i cili kur pushtoi Greqinë, për t i përfituar grekët kundër Persisë, deklarohej për grek, gjë që i përgji
gjej grekëve, për të mos thënë para botës që në krye kanë një barbar, siç i quanin maqedonët më parë. Pra, edhe Filipin II, sikurse Lekën e Parë, për arësyet që thek
sova, e vendosën në rradhën e grekëve, gjë që vlen edhe për djalin e Filipit II-Lekëln e Madh, i cili pas vdekjes së T et, vazhdoi politikën e tij lidhur me përkatë
sinë etnike.
3. Që ky i fundit kishte dëshirë të deklarohet për grek, fajtor ishte edhe edukatori i tij Aristoteli, i cili, për interesa poashtu personale, për të prosperuar në profesionin e vet, deklarohej për grek-helen, duke e fshehur pra origjinën maqedonase (ilire) të tij.Vepronte kështu edhe për të bashkuar forcat greke dhe maqedonase kundër Persisë të cilën e urrente pa masë për shkak të vrasjes nga ana e saj të një mikut dhe njeriut më të afërt të tij. Për t u hakmarrë për këtë, ka lexuar literaturë të shumtë që kishte të bëjë me taktikën luftarake etj. të persianëve dhe të cilën ia përcillte nxënësit të vet- Lekës së Madh, gjë që pati efektin e dëshiruar, gjegjë
sisht qe një ndër shkaqet kryesore për fitoret legjendare të tij kundër perandorisë më të madhe të asaj kohe-Persisë-thonë disa nga biografët e tij.
Në vend të përfundimit
Nga sa thashë,
Ps.
Lidhur me origjinën e Lekës së Madh, sa
pa hiç, do kujtoj lexuesit vetëm
me tekstin në vijim. Në revistën maqedonase “Dello”, 10. 05.1996 të
Shkupit, thuhej se