Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Recital i shqiptarit
E hene, 12.01.2015, 09:29 PM
Recital i shqiptarit
Nga Fahri Xharra
0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
“Flamuri
shqiptar qe trashegojme nga iliret i ngritur ne 1912 e qe shpalli pavarsine e
trojeve shqiptare nga sllavet, turqit, greket etj qenka flamuri i "te
pavertetes"?
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi mendor,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
“Pas
akteve terroriste në
Një
lideruc partiak në Makedoni (Besa), xhihadist muhamedan në shpirt por i rruar e
i kollarisur ngjashëm me sivëllain dhe eprorin e tij ideopolitik neootoman,
satrapi Erdogan, na doli me një prononcim akuzues, sikur mediat botërore, me
reagimet e tyre kundër terrorizmit islamik në
Nëse xhihadistët dhe muxhahidinët muhamedanë nuk do të kishin lavdërues, përkrahës, relativizues dhe arsyetues të angazhimeve të tyre terroriste, si Skender Rexhepi dhe soji i tij, ata do të mendonin më racionalisht nëse do të bënin ose jo krime terroriste, barbare e kriminale.(I.K)
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë.
Pergezimet me te mira te gjithe arberesheve qe diten te ruajne aq mire gjuhen,folklorin ,kulturen dhe traditat e popullit tone. Fatmiresisht kam shume miq arbereshe,dhe ve re tek ata qe flasin me shume dashuri per shqiperine dhe qe organizojne ne fshatrat e tyre koncerte me kenge e valle arbereshe.Mendoj qe shteti yne duhet te ndihmoje ne kete drejtim duke organizuar bashke me ta koncerte si dhe emisione televizive ku te ftone kengetare dhe valltare te trevave te ndryshme arbereshe.Ata jane nje trashegimi e gjalle e kultures dhe folklorit shqiptar.
Po shtoj dhe dicka tjeter.Gjeja me e bukur qe ka ndodhur ne keto vitete e tranzicionit jane martesat midis arberesheve dhe shqiptareve.I kam quajtur martesa historike.Keto martesa bene lidhjen midis arberesheve dhe shqiptareve,prandaj mund te quhen MARTESA EPOKALE.Uroj shume lumturi ne te gjitha familjet ,Fat e mbaresi per te gjithe shqiptaret e arbereshet.Jemi nje nga popujt me te vjeter te Europes dhe me i vjetri i Ballkanit.Kemi ne gjak genet e nje populli te madh ,te Ilireve.Gadishulli i Ballkanit ku jetojme sot,ka qene quajtur Gadishulli Ilirik.( Nga Loreta Bedalli )”
Mjerimi mendor ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
“ Komb i dashur, më fal se me dashje apo pa të ndihmova armiqtë e shqiptarëve. Më falni se mbolla diskriminim në shtëpi: mes burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Vjehrrës dhe nuses. Më falni se në vend të edukatës predikova dresimin! Lavdërova paditurinë dhe mallkova mençurinë. Më fal o komb i dashur dhe lutu për mua! Më fal se nuk predikova në gjuhën që krijoi Zoti personalisht, në gjuhën shqipe, që e krijoi Zoti para se të krijonte shumë profetë !”
Dhe, ky komb, ka falur edhe shumë tragjedi tjera në histori dhe të falë edhe këtë gabim të madh, me rëndësi është djali yt të këndellet dhe nuk do ta quajë më Nënë Terezën shkinë e bijë shkine (xx)
Mjerimi mendor s'ka fat. Kërko të falur kombit shqiptar or mbellës i mjerimit mendor!
FAHRI XHARRA. . 11.01.15
GJAKOVE