Kulturë
Kadri Tarelli: “Ura e bashkimit”, vlerë atdhetare
E shtune, 27.12.2014, 07:00 PM
VLERË ATDHETARIE. SHOQATA “URA
Në ditët e fundnëntorit 2014, u ndodha në Itali, në qyetin Legnano ku banon dhe punon një komunitet mjaft i madh shqiptarësh. Rastësia mbret i jetës, siç e thotë populli. Në bisedë me miqtë dhe të njohurit, mësova se në këtë qytet vepron shoqata atdhetare kulturore me emrin simbolik “Ura e bashkimit”. Për mua ishte një lajm i lakmuar, ndaj më erdhi mirë që pas kaq kohësh, shqiptarët e atij rajoni të gjërë kanë krijuar një shoqatë. Vetë ky emër i gjetur me dy fjalë, flet shumë. “Urë bashkimi” e mërgimtarëve me mëmëdheun, “Urë bashkimi” me popullin e vendit mikpritës. Për krijimin dhe veprimtarinë e shoqatës, në dëshirë dhe në të shkruar gjithçka është e lehtë dhe e bukur, ndërsa realiteti është i mbushur me plot vështirësi dhe të papritura, të cilat duan mendim e punë të përbashkët, mundim, mençuri, harxhim kohe dhe shpenzime, të cilat edhe sado të vogla qofshin, të bëjnë t`i grisësh xhepat duke rrëmuar qindarkat.
Si fillim
u tkova me Dom Antonio Giovannini, prift Italian, i cili me një shqipe të
kulluar ulet në bisedë: kam pak kohë që jam kthyer nga Shqipëria, ku shërbeva
për gati 15 vjet në kishat e zonës së Shkodrës, Pukës dhe Tropojës. Tani jam
këtu në Legnano dhe jam shumë i kënaqur që po vazhdoj traditën e vendosur këtu
e dhjetë vjet të shkuara, që një herë në muaj mesha të jepet në shqip. Veç
kësaj, duke e ndjerë se fëmijët shqiptarë e kanë problem mësimin e gjuhës
shqipe, bëmë të mundur që në oratorio (mjediset pranë kishës), t`u lirojmë një
dhomë (klasë), ku të zhvillojnë mësim.
Më pas
takohem me Petrit Gjinaj, kryetar i shoqatës, një djalë energjik, i qeshur dhe
mjaft i afrueshëm, i cili ka dëshirë të tregojë: Shoqata është krijuar me
qëllim që shqiprarët të kenë një organizëm ku të përfaqësohen dhe të gjithë së
bashku të përpiqen të mbajnë lidhje me mëmëdhenë, njëkohësisht, sa të jet e
mundur të ruajnë gjuhën dhe traditat atdhetare, sidomos te brezi i ri. Në çdo
takim e bisedë me shokët e miqtë, ndjehet i njëjti shqetësim i përbashkët: po
humbasim lidhjet me njëri-tjetrin dhe si pa u ndjerë po humbasim identitetin
tonë kombëtar. Fëmijët tanë që kanë lindur këtu në Itali, çdo ditë e më pak po
flasin shqip. Nuk po them gjë të re, po shumë punë këtu në dhe të huaj nuk mund
t`i zgjidhë individi, ndaj duhet një institucion që ta ngrerë zërin për ta.
Është një përvojë e vyer, që shqiptarët e
Pa më lënë shteg për pyetje Petriti vazhdon: Jemi munduar të veprojmë në disa drejtime:
Së pari: kemi krijuar marëdhënie të mira me drejtuesit e komunës, kur dihet se sa të ftohtë janë lombardezët ndaj emigrantëve. Me këtë rast po përmend se, vitin e shkuar komuna dha 119 çertifikata mirënjohje për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali. Kam përshtypjen se është rast i rallë.
Në
vazhdim, me ndihmën e priftit Italian dom Antonios, kemi siguruar një klasë ku
zhvillohet mësimi i fëmijëve tanë në gjuhën shqipe. Këtu vullnetarisht japin
mësim tre mësues, Xhevahire Gjonaj, Ludovik Vulaj dhe Lulzim Hysaj.
Veç këtyre, po organizojmë veprimtari ku të mblidhen sa më shumë shqiptarë. Një detyrë sa e bukur, aq edhe atdhetare. Deri tani kemi festuar 100-vjetorin e pavarsisë dhe së fundit festat e Nëntorit, ku siç e vutë re, në sallë kishe mbi 350 vetë. Nuk qahemi nga vështirësitë. Për ta bërë më të gëzueshme festën, veç grupit të fëmijëve tanë që kënduan, vallzuan dhe recituan në shqip, ftuam edhe këngëtarët Pëllumb Vrinca, Greta Koçi dhe Donika Vuçinaj .
Së fundi,
dua të shtoj se punët e shoqatës nuk kanë të sosur.
Me këtë rast ju falëndroj për interesimin. Kemi nevojë të shkëmbejmë përvojë. Njëkohësisht ju falënderoj që pranuat ftesën dhe na nderuat me fjalën tuaj në këtë tubim festiv. Ishte mjaft e bukur tema: “Historia e shiptarëve e lavdishme. Historia e Shqipërisë ka shumë dhimbje”. Na preke aty ku shpirti na dhemb më shumë, tek krenaria kombëtare.
Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës më 17. 12. 2014.