Kulturë
Lulzim Logu: Dashni pa zë
E shtune, 27.12.2014, 05:29 PM
Lulzim Logu
Nga libri i ri “Dashni pa zë”-
...
S’mund ta lë hajkun
Pa shkruar prapë
Verë dashnie…
…
Dridhem kur kujtoj
Se s’vjen tjetër
Ishe ditënata ime…
…
Honet e mosthënjes
Pengu im mbetur
Ku thyej qafën…
…
Hëna e verdhë
Si shpresë e varur
E shuajnë retë…
…
Krishtlindje pa borë
Mungesa jote e shton
Trishtimin…
…
Akoma sjell dhurata
Natën luaj babadimrin
Dhe gënjej veten time…
…
Macen e zë gjumi
Mbi zëmrën time
Tretet aritmia…
…
E ndjeu vdekjen
Më flihet, tha pastaj
Loti ja mbylli sytë…
…
Lotin marr si kujtim
E kthej puthje
Në buzën e rreshkur…
…
Sa herë e puthja
Më dukej e fundit
E puthja prapë…
…
Diell mbi dëborë
Pikë mbi i’
Shkundet fjalia…
…
Vazhdoj duke të dashur
Ta shlyej hezitimin
E dikurshëm…
…
Të thoja të dua
Sa vështirë e kisha
Shituar bukurie…
…
Ka shkuar vonë
Ta mendoj kthimin
S’ka qiell tashmë…
…
Loti s’ numërohet
Kur rreknehet
Prej zemre…
…
Arushët e kuq
Në pemën e krishtlindjes
Përpijnë dritën…
…
Zogjtë hanë troha buke
Pas pak bie borë
Ata ndjellës…
…
Verbërisht të dua
Anipse e di
Do humb sytë…
…
Shoh me zemër
Atë që ndjej
Qartësi diell…
…
Veriu ulërin si ujk
I çartur urie
A mos jam preja?!...
…
E pashë ujkun përballë
Sytë e kaltër, të bukur
Por s’u mashtrova…
…
I egër, apo i butë
Kjo është çeshtja
Si të mbijetosh?!...
…
Jam lazdruar dashnie
Kthehem fëmijë
Vrapoj zbathur…
…
Zbathur e ndjeja
Zjarrminë dikur
Tash ftohjen…