E marte, 03.08.2021, 06:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: Dezhavy e një jete

E enjte, 18.12.2014, 08:23 PM


ROMANI SI NJE DEZHAVY E NJE JETE

(Mbi romanin “Ankthi i së vërtetës” të Mjeshtres Madhe të  Penës)

Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

“Gjëja më e vështire në botë

është të shkruash një prozë të

sinqertë e të ndershme për

qëniest njerëzore”

Ernest Heminguej

Nga Vladimir Muça

1-HAPSIRA BOTUESE PER PROZEN BASHKEKOHORE

Në kujdesin e poetit, analistit, përkthyesit, drejtorit ekzekutiv të Shtëpisë botuese “Nacional” Mujë Buçpapaj,lexuesi shqiptar më së fundi po lexon vetë-veten, po gjykon për autentikën e jetës së tijë, ngërthyer në handikapët shoqëror, problemet sociale e shpirtërore të cilat e kanë shoqëruar në vitet e diktaturës, por dhe në këto vite të një tranzicioni shoqëror.

Botimi i romanëve bashkëkohorë të krijuesve shqiptarë me një përkujdesje profesionale e një nivel të lartë cilësor të shtampës, është përgjigja më e mirë që i bëhet botimeve për bujë të çastit e komerciale, nga disa shtëpi botuese, të mbira si këpurdhat gjatë këtij reçesioni të dhimbshëm që po kalon edhe letërsia shqiptare, në kërkim të vetë-vetes.

Botimi i romanëve autoktonë të Vilhelme Vranarit (Haxhiraj), por dhe i disa autorëve të tjerë, kryesisht me përkushtim vendor, është një shuplakë që i ipet komercializmit letrar i cili po e asfikson letërsinë e vërtetë e cila duhet të levrohet pas shndrimëve të mëdha shoqërore.

Kjo është një betejë letrare për të vërtetat e përjetuara në luftë me letërsinë e hosanarëve, të porositur, të disa individëve që kanë veshur purpuranten e shkrimtarit, pa kurrëfarë atdhetarizmi, përkushtimi patriotik për vendin amë.

Koncepti i një globalizmi të sëmurë, përkujdesja për gjithçka të importuar (edhe në letërsi, ashtu kallp) jua ka errur mëndjen.

Shtëpia botuese “Nacional” e ka në nderin e sajë, që ndezi një vatër në këtë kohë cigme, dhe po ngroh me tërë mundësitë që i jep koha, autencitetin e letërsisë shqiptare e cila promovon supstancialen kohore të këtij populli, në kërkim të vërtetave dhe në letërsi.

Mbështetja e premovimit të romaneve të Vilhelmes e të disa promotorëve  të tjerë letrarë, vërteton gjurmimin që bën zoti Mujë Buçpapaj për një letërsi për të cilën aspiron shoqërija shqiptare: origjinale, me të vërtetat lakuriqe, siç e dikton memoria dhe imagjinata e supstancës shoqërore e cila gjurmon drejt një irracionaliteti aq shumë të ëndërruar nër vite të shndërimeve shoqërore por, kormecializmi botues nuk po e lejon që në materien librare lexuesi të shohë veten.

Në librat që po premovon, në kuadrin e aktiviteteve të Institutit të sajë ekselent, lexuesi, nga dita në ditë, me atë zjarrin e vatrës të sajë po ngroh shpirtin krijues.

Me flakën e ngrohtësinë që përvidhet hapsirave të qiellit shqiptar, nga dita në ditë, po ringjall artin e vërtetë, bio-shqiptar, i cili padyshim do të djegë komercializmat e hosanarat sharlatane.

Origjinaliteti dhe e vërteta e përjetuar do marrin cilësit e “pasqyrave të Vërsajës” ku çdo njëri sheh vet-veten ngado që të vërtitet, si një imitin i ngritur në art i asaj që kemi përjetuar e që ndeshim përdita e jo bredhje pindarike në “qiejt që pikojn yje”.

2-NJE ROMAN DHE SI KUJTESE HISTORIKE

Eshtë nderim i anasjelltë, si për shumë të tjerë, për shkrimtaren Vilhelme Vranari (Haxhiraj) që boton romanin “Ankthi i së vërtetës” pas botimit të një seti botimesh të suksesëshme. “Si lak në fyt do të qëndrojë e vërteta dhe nuk do të lërë të marrësh frymë lirisht edhe pse dukesh shpërfillës, përsëri ai laklitar do të torturojë dhe në orën e fundit të gjykimit.”

Një apotheozë e një të vërtete që përcjell mesazhe jo vetëm për individualitetet e lidhjeve gjakonore, por me hapsira ideshë e mendimesh për të vërtetat në jetën shoqërore, politike, krijuese, të cilat reflektojnë në këtë roman, me dukuritë e atyre shtresave diamantike, të nxjerra nga palimsestet e jetës të autores.Një roman i cili tej strukturës narrative moderrne, mozaike, vjen i bruajtur me majanë shoqërore, e tejardhur nga dramaciteti intrigues liriko-shoqëror, i cili të fut në fikcion, të imponon ta shfletosh me ëndje e për të kuptuar braktisjen enigmë që çuditërisht është sa e hidhur por aq dhe e bukur.

Një estetikë kjo e letrarizuar në prozën romaneske sipas estetit Umberto Eko i cili perifrazon: “Një karakteristikë e të ashtuquajturës postmoderrne është të japë vepra që tërheqin një publik të gjerë,megjithëse kanë referime të ngritura dhe zgjedhje stilistike të “levruar.”(“Për letërsinë” f.208 botim Dituria 2007)

Intriga dhe dramaciteti liriko-shoqëror, në këtë rekurs estetik të Ekos, e hap siparin në aeroportin e Rinasit, mbas njëzet viteve, ku kjo dramë ka evoluar nën mjegullën e një agrovimi të fshehtë të ndjesive njerëzore.Në romanin “Ankthi i së vërtetës” ai vjen me dukuritë e një dramaciteti klasik shekspirian, realisto ekzistencial, në dialogun mes nënë Norës dhe Andreas në kryeqendrën e veriut, djepit të kulturës, Shkodër. Jo rastësisht autorja e vendos zhvillimin e ngjarjeve në skenën urbane të këtij qyteti e rrethina.Në këtë qytet ku kultura e familja u godit më shumë se në çdo vend, zhvillohen me ashpërsi gjer në limitet më të skajshme, të gjitha ngjarjet e fenomenet që kanë ndjekur familjet shqiptare në persekutimin material, moral e shoqëror.Romani në këtë skenë qytetse vjen si një univers njerëzor duke përfshirë në vorbullën e sajë fabulare mëndjet, shpirtërat e njerëzve që jetojnë në këtë qytet, gjatë një diktature e cila nuk ka lënë gjë pa provokuar në jetën e botën shpirtërore të  këtyre njerëzve që frymonin në këtë habitat e më gjerë.Ata vec frymonin e nuk jetësonin nën atë diktaturë.

Nga zhvillimi i intrigave shoqërore e morale, në ato zgripet e thella shoqërore, dukej se qyteti i tërë jetonte si në ato ethet e shekujve më parë në kështjellat e Danimarkës, në universin e tragjedive shekspiriane.

Familja e Nikolinit dhe e gjithë atyre me “cene” po, përjetonin tragjedinë shpërbërese të familjes,po goditej për vdekje ajo bërthamë mbi të cilën ngrihet e militon shoqëria njerëzore.

Romani, “fatkeqsisht” u botua në 2013, vonë, kur familja shqiptare, me depresionin e madh, me ndrimin e sistemeve u godit dhe nga emigracioni galopant.Braktisja e shumë familjeve, për një jetë më të mirë, në një periudh krizash morale, shoqërore, ekonomike, u bë indi patogen në mushkërin e familjes.Le të jetë ky roman i Mjeshtres Vranari një kujtesë historike, bartës i mesazheve e recetave pedagogjike-didaktike, kalorës templarë në gjetjen e kodeve të reja që janë thellë në shpirtin e mendjet e njerëzve.

3-NE KERKIM TE KODEVE TE REJA FAMILJARE

Shkatërrimi i familjes është një nga tragjeditë sociale me të dhimbshmet në përsekutimin shoqëror që e ndiqte njeriun në sistemin totalitar.Autorja me mjeshtëri narrative na shpjegon rrugët dhe opsionet dramatiko-shoqërore që e ndiqnin këtë fenomen shkatërrimtarë të familjes e cila si bazë kishte moralin e ulët.

Vilhelmja analizon në kuadrin e gjykimit të personalitetit duke letrarizuar me artin e fjalës teoritë frojdiste në rrugnajën e diversitetit të dypersonalitetit që krijohet në këtë kontekst.Gjithçka vjen si një DEZHAVY e një kohe të shkuar.

Individi dhe familja, dy nyje lidhëse, përbërëset ftilluese të bërthamës në shoqërinë njerëzore janë shqetësimi maksimal që përcjell shpirtin e autores dhe të lexuesit në këtë rrugnajë romaneske.Dizarmonia mes tyre e fut familjen në krizë identiteti.Askushi merr frenat e shperberjes rrënjësore, në rolin e atij indi kanceroz që gllabëron qelizat jetësore, gjer në vdekjen e plotë të kësaj shoqërie.Kjo – evidenton autorja – ishte më e keqe sesa torturat në birucat e Spaçit e të Burrelit, sepse gjithçka në familje: “Ngjante me brishtësinë e enës së qelqit, që nuk është më e tillë pasi ka pësuar krisje.”

Shkatërrohej diçka që nuk mund ti rikthehej më njeriut, i shkatërrohej familja, sepse siç meton autorja në dialogun  e mama Norës me të birin Andrean: “Familja quhet e bukur, e mirfilltë, kur përgjegjsite ndahen mes bashkëshortëve” në të kundertën jeta në familje kthehet në një ankth të vërtetë, një krizë që vuhet në çdo çast, çdo ditë e çdo natë nga familjarët.

Në kuadrin e lëvizjes feminile, të kontributëve të njejta të femrës dhe të mashkullit në shoqëri, shkrimtarja, duke e parë fenomenin në këndvështrimin e përjetuar, aspak në mënyrë sipërfaqsore siç ndodh ngahera në botimet e sotme “aventurore”, është përpjekur dhe ka arritur me sukses të na japë hapsirat e reja që kërkon kjo lëvizje e shumëpeshuar në drejtpeshimin që duhet të marrë familja e re shqiptare.

Qëndrimi indiferent, mbyllja në atë guackën e vetë-vetes, jashtë kuadrit shoqëror, me metamorfozën e re leksikore të kohës supstanciale në të cilën kërkojmë të aspirojmë, sot mund të quhet mëkat shoqëror (si i Nikolinit i mbytur në të).Gjithçka – meton autorja – në dialogun me të birin, vjen si derivat i ndjenjave, si shpërthim dyfi shpirti i cili nuk burgoset në atë “Kështjellën” e Franë Kafkës, por kërkon hapsirat e mohuara shoqërore, duke dridhmuar çdo qelizë të trupit.

Si rezultat i një psikoanalize të tillë të marrëdhënieve në familje, autorja me të drejtë, në këtë këndështrim konkludon: “Tu mohosh të drejtën dhe gëzimin fëmijëve, është njëlloj sikur të vrasësh xhentilencën në emër të virtytit” dhe me besimin e një lidereje në luftën për të drejtat e grave, të rritjes e fuqizimit të lëvizjes  feminile në kontekstin pedagogjiko-didaktik nëpërmjet Norës, Vilhelmja predikton prerazi: “Të jeshë nënë, duhet të jesh diçka më shumë se grua, duhet të jeshë mbinjeri.”

Shembull i një “Poeme Pedagogjike” të tillë makarenkiane është Andrea.Në dialogun në Hotel Turizëm me të ardhurin përtej Atllanikut dhe Andresë, autorja nëpërmjet prototipit Andrea të rritur “jetim” evidenton rolin e babait në familje si dhe pasojat sociale, sepse: “I larguari pa shkak, pa adresë, pa dijeninë e familjes dhe i vdekuri janë njëlloj.” Pa babanë je gjithmonë në kokë të presë, njerëzit e tu të dashur kthehen në “askushi” brenda guackës së tyre e supkoshienca në çdo hap pohon: “Mosekzistencën, si dënim që u jep jeta e tyre, duke u shndruar në një hije e sajuar, dikush pa identitet.”

Epilogu është kreshendoja e gjithëçkaje që përshkon romanin si një lumë malor me rrapëllima shpirtërore, me atë vrullin e kësaj lëvizjeje bazale në rigjenerimin e marrëdhënieve ndërfamiljare, si një domosdoshmëri në mbajtjen në bedenat e së drejtës familjen aq shumë e tronditur nga absurdi që e ka shoqëruar si në rregjimin totalitar, si dhe në këto vite tranzicioni shumë represiv për shoqërinë e marrëdhëniet, që aspirojmë për ndërtimin e një familjeje të shëndoshë.

Familja sot është objekti social më i viktimizuar, ku “stina e divorceve” ka nisur me hapa galopante drejt një kalbëzimi të skajshëm shoqëror, ku në bazë të dhënave zyrtare 60% të lidhjeve familjare rezultojnë divorce të pakthyeshme, ku prindërit me pendesë të vonuar bëhen: “gjykatës i ndërgjegjes të tijë të ndotur.”

Kjo ndodh nga që marrëdhëniet e dashurisë prindërore lindin, lidhen e forcohen nga përditësia, mëson lexuesi kur lexon këto konceptime filozofike të stisura në art, mbi familjen, në këtë roman me antributet e një pedagogji-didaktike.

4-UNIVERSI SHEKSPIRIAN NE NJE DIVERSITET TE RI

Në komplecitetin prozadorik, narracioni i Vilhelmes mbarështrohet në shtratin e një realizmi me dukuri ekzistenciale, ku natyra mozaike e rrefimtarisë strumbullohet rreth një social-prozaizmi, ndërmjet një rracionaliteti të përjetuar, drejt një irracionaleje të ëndërruar.Ndonëse kanë kaluar njëzet e katër vite që kanë filluar shndrimet e thella sociale e kulturore e si rezultat ka një hapje letrare me, një ekspansion dhe pluralizmi krijues tashmë është bërë binjaku i “njëqind luleve” kineze, komercializmi në shkencën humane të letërsisë është bërë “normë”, ka krijuese si Vilhelmja që, modernen e importuar në estetikë e stilistikë, me gjuhën drejtshkrimore, zhargonin e artë krahinor, mjetet artistike, poetikën narrative, i brujnë me magjinë e vendit të tyre, me majanë e përftuar nga jeta përditore, me ngjarjet e fenomenet që përjetohen.Ajo sjell para lexuesit në këtë roman dramacitetin liriko-shoqëror i cili në shikim të parë, duket si i largët, një realitet fiktiv tej imagjinatës i cili metamorfozohet si në kështjellat e Elsiorit, magjik e herë-herë si një ardhje misterioze.

Në fakt sapo gjithçka në ato rrugicat e qytetit, brigjet e Bunës, kalasë së Rozafës, brigjeve të Velipojës merr jetë, lexuesi gjen fijet dekoduese të boshtit rrëfyes e jetësohet me personazhet, përfshihet në ankthin e madh mbarë shqiptarë. çdo njeri lehtas identifikohet, çdo shqiptarë bëhet një shkodran.Të gjithë bëhemi në cikë Hamletë, e një çikë Danko apo Jago, nga sekretari i Parë, kryetari i Degës, gjer tek ai punonjësi më i thjeshtë, ajo përgjegjësja e lavanderisë, sekretares Organizatës bazë të partisë Spitalit.

Kushdo qofshin këto mbi krye, thellë në shpirt me ate komunikim përditor të shkodranëve si “gurë pendimi” u rrin “Ankthi i së vërtetës”, i cili kokoleps fushat e jetës e të ekzistencës njerëzore.Shpaloset një botësi në “Shkallë e të Humburve” e shtrirë në hapsirë e kohë përmes këtij dramaciteti në një konteks të ri kohorë, me një supkoshiencë të re, në kërkim të një irracionaliteti të ri.

Kjo botë njerëzore në kërkim të vetë-vetes së humbur, monumentalizohet në këtë roman në kuadrin e një universi shekspirian por me një diversitet të ri, duke marrë cilësi e veti shqiptare, duke marrë në tërësinë e produktit patentën bio-shqiptare.

Gjithcka aktrohet në ashpërsinë e këtij diversiteti shoqëror, përballë heroizmit të një nëne, me tradhtinë e një bashkëshorti me shpirt të shitur, me dijen dhe padijen, besimin në vetë-vete, në  të vërtetën, hetimin e gjykimin e paramenduar, dënimin e mosdënimin e persekutorëve ku, gjuha e “birave të gardhit” dhe pëshpërimave të sigurimsave akoma shungëllon si një kambanë e shurdhuar nga plasat.

Bota shpirtërore dhe shoqërore e Norës (dhe e Vilhelmes) në këtë tranzicion akoma është në një vetë-kërkim si në një fjalëkryq, ku çdo shkronjë e mendon në dyzim, është apo nuk është saktësi e fjalës, duke rrugëtuar dhe tani si në një kopësht mbushur ngado me rebuse, me hapësira që stë nxjerrin kërkund.

Këtë huazim stilistik hamletian, autorja me të drejtën e sajë të përjetimit e të ëndërrimit, në roman e trajton në hapsirat e universit të sajë, duke u marrë në mënyrë thelbësore me atë supstancë kohore, të cilën aspiron shumia e popujve në kuadrin e përfitimëve me zhvillimet e reja teknollogjike.Gjithçka mbarset me nocione moderrniste ku produkti shoqëror që kërkon të kurojë maisjen e plagëve të këtij tranzicioni, lufton dita-ditës në shkrirjen me një racionaleje sepse:

“Në qenien tënde unë shoh të vërtetën, nënë.Më vjen keq që se kam vlersuar kohën si duhet.Nëse nuk harron të kthesh kokën pas në kohë, kurrë ske për të qenë në gjëndje të krahasosh të shkuarën dhe të vlersosh të sotmen”

Për të përftuar këtë supstanciale kohore, në kuadrin e një universi tepër intrigues hamletian, duhet të njohësh mirë vetë-veten, ndryshe mbetemi në kuadrin e intrigave të thella, gjer në tragjizma familjare e shoqërore.

Në këtë kënd-vështrim, si diçka e re në këtë univers, autorja me frymën e gjykimin e nënës monologon: “Ende nuk e di se cili je dhe çfar je në gjëndje të bësh për ta përballuar ate” këshillon në mënyrë didaktiko-pedagogjike romancierja nëpërmjet  personazhit Nora.

5-RAPORTI SHKRIMTARES ME VEND-LINDJET

Në shumicën e rasteve ndodh që shkrimtarët të kenë dy e më shumë vend-lindje.Njera është ku lind, nxjerrë e shpërndan tingujt e parë, të qarën e belbëzimet feminore, e tjetra ku përfton ndjesitë që ja fal ajo natyrë e i vlon gjithçka shpirtëror për këtë vend-lindje të dytë.

Përshkrimi përmallues i vendlindjes, si në një tabllo e Van Gogut, me një sinkronizim poetik të madhështisë të maleve, pyjeve, lumejve, rrugicave të Shkodrës me ato muret e gurta e ato arkapija si damarë gjaku të komunikimit qytetar, gjer në imtësirat e tingëllimat zanore të natyrës magjiplotë, është akuareli që u fal autorja lexuesve.

Një magjistrim i tillë natyror e ngren vendlindjen në ato rekurse artistike sa joshëse aq dhe misterioze, ku zërat mitike e meloditë e pyllit, oshëtima kumbuese e maleve, kënga e ujvarave që zbret nga majat e thepisur e bëjnë atë vend sa magjik aq dhe enigmatik e të adhurueshëm për cilindo.

Një prozë atdhetare kjo, aq shumë e domosdoshme sot kur çoroditjet e migrimit demografik, largimet në emigracion të pakthyeshëm e kanë lënë vendin në shkreti e kur nga thellësitë e varreve të vdekurit (të parët tanë) zgjazin duart e thirmojnë: “Mos ik! Mos ik! Mos ik!”.Shumë pak autore e trajtojnë këtë problem të çoroditjes demografike nën kënd-vështrimin e dashurisë për dheun amë, ku të ka “rënë koka” e me një mall të mbushur me një fluiditet të till natyror.

Tema e aktualitetit e mesazhet që autorja përcjell nëpërmjet kujtimëve retrospektive të vendlindjes së sajë Mirditës dhe të vendlindjes shpirtërore Shkodrës, është amalgama e gjithë dialogëve nënë e birë, si një dualitet që e përçon dashurinë për vendlindjen nga një brez në tjetrin, si një domosdoshmëri e zhvillimit të një shoqërie në hapsira e kohë të caktuar.

Në romanin “Ankthi i së vërtetës” me bindjet e mia, përceptoj se natyralizmi është pjesë e pandarë e konceptimit estetik të romanit.Kjo i ka dhënë dhe karakterin e një filozofie natyralise. Përshkrimet pejsazhiste, vinë si paralelizma figuratv të botës së brëndëshme të personazheve.Ky alternim përfekt i supstancës shoqërore, asaj njerëzore e natyrore i jep jetë e gjallëri tërësisë narrative, si në kontekstin kohor (stinor) dhe hapsinor.

6-PACIFIZMI SI DOMOSDOSHMERI NE ULJEN E TENSIONEVE SOCIALE

Pacifizmi vjen në shoqërinë njerëzore si pjesë e majasë shpirtërore, mbi të cilën shtrin këndvështrimet dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) mbi aktualitetin e jetës si dhe zhvëllimoren e sajë.Pacifizmi një nocion që i ka shoqëruar dhe i shoqëron të përndjekurit dhe gjatë këtij tranzicioni të dhimbshëm.

Një mesazh biblik “Paqja qoftë me ne” e rrenjëzuar aq shumë në mëndjen e shpirtin e kësaj shtrese të shumvuajtur por, që asnjëherë nuk ka shfaqur urrejtje klasore, sepse siç evidenton autorja ndërsa kalonte rrugës mes ferrit të luftës në qytetin verior (aludohet lufta 2 botërore dhe 097): “i nuhasja aromë jasemini, trëndafili, borziloku, jargavani, dorenje, zymbyli, livandoje”. Nuk ka se si mes këtyre luleve të mos ketë paqe! Ndaj mesazhi biblik “Paqja qoftë me ne” është mesazhi metaforik, alegorija e gjithçkaje shpirtërore që del nga shpirti i personazheve dhe i autores.

Pacifizmi, një tematikë aq shumë e lakuar në propogande, shumë pak e prektikuar në jetën shoqërore shqiptare, por shumë e kultivuar në bahçen shpirtërore të përndjekurve e të autores në romanin “Ankthi i së vërtetës”. E kjo është diçka e veçantë në letrat shqipe, në një kohë kur po trumbetohet me tam-tamin anadollak një e ashtuquajtur “letërsi e burgut” që i bën veç keq kësaj shtrese. Ka vetëm një letërsi shqipe ku militon dhe ish e përndjekura, e shumë lakuara e kësaj shoqërie për të cilën të gjithë aspirojmë, Znj Vilhelme.

Koncepti “letërsi burgu” ushqen mllefin, urrejtjen e cila sju nda këtij populli me dhjetra e dhjetra vjeçarë.Mllefi sçon kurkund, “Paqja qoftë me ne” e vlonjates të çiltër të çon në bashkëjetesë shpirtërore e shoqërore për të cilët ka aq shumë nevojë shoqëria shqiptare.

7- DUKURI NE STRUKTURE E SHARM FILOZOFIK-POETIK

Romani “Ankthi i së vërtetës” e hap rrugnajën fabulare me një narracion filozofik, e cila më pas, me sentencat e pasazhet mozaike, shërbejnë si nyje lidhëse për gjithçka që do të shtjellohet me pas.

Me këto sentenca autorja paravendos kapriatat e ngrehinës romaneske, në të cilën do të bazohet e gjithë rrëfimtaria e shtjellimi i intrigave në planin moral, ekonomik, shoqëror.Kjo i jep që në dyzet faqet e para një strukturë të re mozaike romanit, mbushur dëngëshëm me pasazhe poetike, aforizma e fjalë urta nga zhargoni popullorë e diturakët e mëdhenj botëror.Autorja mbështetet tek një arsenal i tillë artistiko-bindës sepse: “Veç ankthi i së vërtetës e tremb.../oh, sa e tremb…/ dhe përjetë atë e mban peng”.

Dhe nga kjo pjesë poezi, si prolog i romanit, ku retiçensat janë një përbërës i artit moderrn shumë domethënës e janë përdorur nga autorja me efikacitet artistikë si një nënkuptimorë, ndjehet përthithja e gjithë domethënies.

Në fakt jeta jonë ka ecur e është ndalur nëpër këto retiçenca, të cilët autorja me një fikcion brilant ja lën lexuesit të mendojë sipas gjykimit e pikëpamjeve të tijë, pa ushtruar presion psikollogjik tek lexuesi, siç ndodh rëndom në letërsin e soc- real (suerralizë kam bindjen se ishte).Loja psiko-analitike që bën autorja me dypersonalitetin ku: “Jam apo nuk jam unë?kam kombësi apo mos aksidentalisht jam jasht-tokësor?!” në stilin e Zhan Pol Satrit tek romani “Neveria” luan me këtë dypersonalitet në kuadrin e letrarizimit të teorive drojdiste, duke ushqyer këto sentenca filozofike me diversitetin shoqëror që autorja ka përjetuar dhe përjeton akoma.

Me këtë manovrim filozofik, Vilhelmja bën dhe argumentin psiko-analitik duke evidentuar elementët psiko-terapeutik të jetës, këtij rregullatori jetësor të njeriut sepse: “Tek ajo heshtje e zymtë fshihej mundimi, vuajtja dhe e vërteta, të cilën njeriu merr me vetekur vdes.”

Apo ngulimi në kërkimin e rifiniturave të prototipit në personazhet e sajë autorja nga bota e personazheve replikon: “E çmund të të falë tjetër burrëria, vec hiçit apo mosekzistencës?”

Këto konceptime filozofike kanë marrë përmbajtjen natyrore dhe nga përdorimi i interpretimit popullor si një gjetje autentike e cila mbarështrohet me konceptet e filozofisë më të kultivuar botërore ku : Po të shkojsh pas brumbullit te plehu do të shpjerë”.

Në fabularen narrative të këtyre persihatjeve psiko-analitike dhe futjen e pjesëzave prozatore korsive mozaike, me ato dukuritë e veçanta në formën e një retroje, por duke moderuar me sukses nxjerrjen në dritë nga mjegullnaja e kohës karakteret e fshehura, si në një mizanskenë të jetës së personazheve, duke ma dhënë të plotëruar të vërtetat e secilit.

Ky intepretim arrin gjer në ato dukuri saqë Ajo (Nora): “Nuk po e kuptonte pse ajo fytyrë, tmerrësisht e huaj, i dukej si një grumbull tiparesh të parregullta prej të cilave dilnin gjemba helmues që i nguleshin thellë në shpirt”.

Psiko-analitika dhe psiko-terapeutika, si esenca filozofike e gjithë sentencave, pasazheve, vinë si ato gurët këndorë në godinën narrative, mbi të cilën ecën e gjithë muralja ndërtimore e romanit.

Një shembull etalon është kjo sentencë e cila dualizon e merr kontributet psiko-terapeutike: “duke parë mirë brenda vetes dhe çka u ka ndodhur të tjerëve, që të mos gabosh kurrë, nuk humb gjë nëse pyet ndërgjegjen.Ti je unë… dhe kur veten e sheh në skëterren tënde kur ti je i zhytur, më thuaj çduhet të bëj?” sepse “Kështu je e aftë të përballosh vështirësitë.Duhet ta kesh të qartë se çdo veprim e ka një çmim bija ime” definon në kuadrin didaktiko-pedagogjik djali i Norës në katarsesin e qëndrimit moralo-familjar, në vetëgjygjsinë e tijë në takimin me Nikolinin (babain) në kafen e Madhe.

Dualiteti e lidhja e ngushtë shpirtërore nënë e bijë e nënë e birë, vjen si produkt i shumë viteve të shkuara, si një produkt social në një familje të shëndoshë ku : “para se të kryej një veprim, duhet të jetë ajo (nëna V.M) e para që duhet ta dijë” Me të drejtë autorja ngulmon se me një familje të tillë duhet të ekzistojë një lidhje e pazgjidhëshme, si mishi me kockën, si gjaku me zemrën, ku njëra nuk ka kuptim dhe nuk mund të ekzistojë pa tjetrën.Kjo është motoja që metohet me të drejtë nga kjo autore në raport me romanet e tjerë të kohës, prodhuar me shumi e që nxisin në fakt këputjen e këtyre lidhjeve familjare, gjakonore, thirrjeve shpirtërore.

Një batërdi e tillë shkrimore ka bërë çprishjen e këtyre lidhjeve, gjë që e cila reflektohet nga një politraumë e familjes shqiptare.

Familja është mikroshteti në kuadrin sociollogjik dhe kur çekuilibrohet ky mikroshtet, kjo bërthamë sociale, patjetër që në të gjithë strukturën shoqërore do të kemi çpërbërje të elementëve lidhës të shoqëris.Këto lidhje, aq shumë të domosdoshme për një familje të shëndoshë, ku transparenca është insulina që ruan këto raporte të domosdoshme në jetë.

Në konceptin makarenkian, të pedagogjisë e të didaktkës e “shkuara është e pakthyeshme” por ama nuk duhet të harrojmë se ajo : “Vlen si shkollë apo përvojë prej së cilës mëson shumë.”

Kjo është majaja që brumëson “Ankthin e së vërtetës” gjatë gjithë rrëfimtaris romaneske, shtjelluar me atë mozaikën e ngjarjeve e të fenomenëve të një nëne e një biri në luftën e pabarabartë për mbijetesë.

Jeta është ndryshim dhe ndryshimi duhet të sjellë zhvillim, të mira për njeriun e jo një vullkan dhimbjesh ku ndërthuren rrugët që vrasin vetëveten.

Kujtimet në rrugën tonë –thotë autorja- nuk duhet ti ngjajë asaj lules së blirit që çel e kundërmon mbi një varr: Kush mund të joshet nga aroma e sajë e këndëshme? A i vlen gjë atij njeriu që dergjet nën këtë tokë!”

Një supërmetaforë funksionale, brilante, me rrezatimin e atyre pyetjeve retorike mbi vlerësimin e jetës dhe të marrëdhënieve të njeriut me të.Kjo ndodh nga që, ne jemi vetë ekzekutorët e jetës sonë.Kjo është fatkeqsi definon autorja nëpërmjet nënës të Andreas.

Mesazhi është i qartë: Njeriu duhet të jet gjithënjë në një lustracion shoqëror në mënyrë që në jetën e tijë të ketë një katarsis ku irracionalja e dëshiruar të jetë në përballje me racionalitetin e përjetuar.

8-“MBALLOMAT”ARTISTIKE DHE POETIKA ROMANIT

Siç mund të evidentohet dhe nga një lexim i shpejt, romani është i mbushur dëngëshëm me sentenca  pasazhe poetike, fjalëurta dhe rrëfenja.

Në filozofinë e zanafilës të prozës, që nga lashtësia, fjalëurtat e rrëfenja janë ftillesa e tregimtarisë.Këtu qëndron dhe vitaliteti i kësaj proze romaneske.Vilhelmja mbështetet fortaz tek koncepti i përdorimit me bollëk i fjalëurtave e rrëfenjave, si zanafilla të një arti të madh siç është romanistika.Ndaj ky art i mbështetur në ato zanafilla, mbarështrohet, lulëzon, frutohet aq natyrshëm në atë bahçen krijuese të Vilhelmes, duke marrë dhe antributet e një përgjithsimi në më shumë se mbarëkombëtarë të risive stilistike, duke mos përjashtuar trashëgiminë.Me skrupulozitetin e një demiurgeje autorja u mbështet fortas te të vërtetat e këtij tranzicioni edhe tek trashgimia më e mirë e shkencës humane të letërsisë shqipe, si mitra ku do të ngjizej e rritej produkti i sajë letrar.

Trajtimi në këndvështrim filozofik e urtakëve, sentencave si një mishelë e mendimit të personazheve dhe të autores, integrimi i tyre në kuadrin romanesk, vjen si një vlim turbulencash diellore, nga ku dalin mesazhe parabolike, në barazinë gjinore e shenjtërinë e familjes.Përdorimi i tyre drejtshkrimorë ka rritur nocionin artistik të shprehurit, të komunikimit letrar të personazheve me autorin e anasjelltar siç janë: “pikërisht tringëllimat e fatit tim të pafat që s     më lënë të dëgjoj zile e kambanë.”apo urtakja në dialogun brilant të Shotës me Marinë “Kur bilbili e zë këngën në folenë e kanarinës, a nuk është mëkat nga unë që ta ndërprisja atë melodi?”

Shumi të tilla nga xhevahiret e popullit, vinë si ato shtresat e diamantëve në xehe të thella, që dalin me atë fortësi e shkëlqimtari rrezautese por dhe një tejpameri në gjykim e mendim.

Siç duket në përdorimin me shumi të këtyre “mballomave” artistike shkrimtarja jonë e nderuar ka parapëlqyer estetikën e Umberto Ekos i cili përkufizon : “disa vepra shfaqen si të ndërprera e megjithatë japin një përshtypje frymëmarrjeje të madhe dhe koherencë të formës.Mballonat janë parë si pika mbështetjeje të nevojëshme për ecurinë e së tërës, si ura, saldime (ku artisti vepron me kujdes me të paktë, me padurim më të madh e deri me mospërfillje, thuajse me nxitim kalimthi që, pikërisht se janë detyruar prej nevojës për të shkuar më tej, mund ti lihet konvencionit, paragjykimin e së tërës)” (Umberto Eko “Për letësinë” f.199 botim Dituria 2007)

Këtyre “Mballomave artistike” ajo që i jep shkëlqimtari është pathosi poetik që ato reflektojnë në linjat prozaike.Pasazhi e fryma që ato reflektojnë është bashkëudhëtarja gjatë gjithë leximit të romanit.Ata e ushqejnë romanin me ndjenjë e pathos në atë masë sa që bëhen dhe promotorë të protonizmit, nga dalin të gjitha mesazhet urtake të një nëne.

Ngarkesa poetike është e tillë saqë mund të them me të drejtën time se, në korsivën e tyre të dukshme ato kthehen, herë-herë, në balada e herë në poema prozaike, me frymë e maja poetike.

Një gjë të tillë e përforcon dhe karakterin mozaik të ngjarjeve e fenomenëve që evolojnë gjatë romanit.

Kjo risi në romanin “Ankthi i së vërtetës” vjen si një transplant i një moderrneje që ka zënë të futet në estetikën e romanit bashkëkohorë që para viteve 090 me Ismail Kadarenë, Faik Ballancën, e më pas me Skënder Drinin, Sulejman Mato, Fatos Kongolin, Ben Blashin, Zija çelën, Mira Meksin, Fatmir Terziun.

Veçoria e Vranarit është se ajo ka bruajtur, brumin e vet narrativ, me më shumë maja autoktone, duke natyralizuar me elementë të thekur të jetës, fenomenëve, natyrës shqiptare, duke na dhënë një modernitet të sojit, me një pasaprotë bio-shqiptare, e jo siç ndodh rëndom nga përkthimet “at literium.”

Mjeshtrës së Madhe të Penës, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), i takon merita se: në këto vite tranzicioni, me zgjimin e muzave të prozadorisë, ishte ndër të parat që po lufton për nxjerrjen e letërsisë shqiptare nga narkoza e soc-surrealizmit, duke hapur kanatat e një fryme të re, me nocione moderrne, e hapur, produkt i indikacionëve të shndrimeve politiko-shoqërore.

Supstancialja e re gjykimore e mendimore e personazhëve të krijuar me aq përkujdesje artistike, si prototipe të sajë e tejkalon kohën krono, duke u përballur me ardhjet më cilësore në kuadrin global, me diversitetin e një shoqërie, e cila është në kërkim të mbijetesës, në luftë me absurdin që e ndjek.

Dyrah Dhjetor 2014                                              Vladimir Muca

Shkrimtar   Studiues

Email:vladimir_muca@yahoo.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora