Kulturë
Qazim Shehu: Qytetaria e Dibrës dhe Xhelal Marku
E marte, 16.12.2014, 08:43 PM
QYTETARIA E DIBRËS NË NJË VLERËSIM
PËR XHELAL MARKUN
NGA QAZIM SHEHU
Udhëtimi drej Dibrës, këto ditë, ndonëse koha sjell shi dhe mjegull, i ngjet një magjie.Për mua që udhëtoj për herë të parë drejt këtyre visesve,kjo magji vjen dhe shton dozën e një kuriorizeti, atëhere kur para teje, pas Qafë Buallit shfaqen fusha të gjëra dhe intime, tretur në një mjegull panoramike që e shton enigmën e magjisë.Si një fëmijë pyet për zonat e banuara,fshatrat fushat, kodrat e vogla, urat dhe ja:Drini që rrjedh përmallshëm siç thotë Lasgushi:mes për mes nër Shqipëri.Shkojmë në një event në Bashkinë e Peshkopisë,Xhela Marku, ish gazetar, telekronist, publicist dhe personalitet i shquar i medias investigative, merr titullin qytetar nderi nga Komuna Reç, dhe ceremonia do zhvillohet në pallatin e kulturës “Haki Stërmilli”.Peshkopia është një qytet magjepsës, një perlë e fshehur në guackën e brishtë të kodrave,ajo vjen nga fjala pesë shtëpi, siç thotë një vendas, apo peshkop, nuk ka rëndësi.Peshkopia i është larguar fushës së Maqellarës, për tu bërë më e bukur mes kodrave ose për të jetësuar frymëmarrjen e tyre.Po si mund të shkojmë në pallatin e kulturës, pa bërë një foto pranë statujës së Sënderbeut,ku dikush para nesh ka vënë një tufë lule, një foto pranë Elez isufit ,apo Vehbi Dibrës?Duket se ata na presin të parët.Është një ndjesi historike, një mall dhe dëshirë e vevetishme që ka njeriu për të përqafuar me mallin e tij këto figura emblema të historisë shqiptare.Dibra i ka dhënë shumë historisë sonë, duke qenë një avantpost, ajo është përballur e para me hordhitë turke,serbe, me Nëntë Malet e saj,Grykën e Vogël e Grykën e Madhe; sepse Dibra ruajti e para etninë, mori edhe udhëtimin e fjalës nga Shkodra që pushoi në Dibër, tek këta njerëz që të rrahin me pambuk duke i dhënë fjalës ngjyresa të një ngacmimi shpirtëror pa të ofenduar; por duhet të jeshë mjaft i kujdeshëm ,sepse nuk e di nga cila çerdhe arsyetimi vjen metafora që merr krahë mençurie.Por le të kthehemi tek Xhelal Marku, i cili gjithë jetën e vet e shkoi pranë punëtorëve minatorëve, inetektualëve,me laps në dorë,kamera në sy.Janë dhjetra e qindra kronika ,filmime,reportazhe të një mjeshtri të gërmimit në shpirtin njerëzor, për të pasqyruar në kohë të vështirë një kohë të punës dhe të ndërtimit, një jetë gjerdan brezash , të cilët gjithnjë çanë malet, nxorën mineralin, ndërtuan diga e realizuan detyra vetëm nëpërmjet punës.Gjithë aktivitetin e vet gazetaresk Xhelali e shkoi në Mirditë Pukë,por duke qenë bir i Reçit, ai njëkohësiht nuk e ka lënë pas vëmendjes edhe vendlindjen e vet,sidomos në librin e ri për turizmin shqiptar.Ende ka zona të harruara, bukuri që flenë në prehër malesh, lumenj, lëndina, monumente natyrorë që aq shumë ka nevojë njeriu shqiptar t`i njohë,e veçmas turisti i huaj.Ndaj, për këtë kontribut,Reçi e nderon birin e vet me titullin qytetar nderi.Siç do të thotë Ilirian Agolli, gazetar I” Zërit të Amerikës”, është herë e parë që këtë titull e merr një gazetar,sepse jemi mësuar që këtë titull ta marrin, politikanë, biznesmenë apo të kategorive të tjera sociale.Në kontekstin e vlerësimit të fjalës, aty ku fjala merr konotacione të gjëra edhe këtu Dibra tregon një shembull; është një shembull që ta sjell edhe një herë në vëmendje se sa të vërteta dhe mbresëlënëse bëhen këo vlerësime kur është fjala për njerëzit e penës dhe të ektranit.Kur është fjala të portretizojmë një gazetar të atëhershëm menjëherë në fokusin e njohjes sonë, na vijnë kohë të mira dhe të errta.Gazetari atëhere nderohej dhe gëzonte një status nderimi të veçantë.sepse ishte mjaft i kujdesshëm dhe duhej ta verifikonte faktin mirë;por gazetari ndodhej edhe në trysninë e burokracisë partiake sdhe shtetërore,sepse e vërteta i damkoste burokratët e provincës nga syri vëzhgues i udhëheqjes lart.Nuk ka krahasim me sot, ku gazetari buron përmes manipulimit dhe lehtësisë që jep interneti,nga mllefet dhe pasionet e dyfishta,;gazetaria në atë kohë kërkonte një sakrificë tjetër.ajo kërkonte lodhje, terren, shkuarje në vendin e ngjarjes, verifikim të lajmit nga disa burime.Ishte një kohë pasionante, përkushtuese,brenda së cilës Xhelali e rriti personalitetin e vet prej gazetari duke u bërë një zë i spikatur investigativ.Xhelali e shpëtoi dinjitetin e vet prej profesionisti, sepse kurrë nuk bëri propagandë , por ai pati si të vërtetë ,vetëm të ndodhurën reale, ndonëse propaganda e përfshinte gjithë vendin në tam tamet e një suksesi të manipuluar.Kështu ishte ajo kohë, dhe ne duhet ta japim me gjithë intonimet e saj nga e bardha tek grija.Në fund koha dhe sistemi bien, po vlerat e njerëzve kurrë.
Ndërsa
kryetari i këshiliit të komunës së Reçit,zoti Petrit Premçi i dorëzon Xhelalit
çerftifikatën e qytetarit të nderit, në një gjendje emocioni, nuk ka sesi të
mos mendosh sesi asnjëherë njeriu dnuk duhet të gjendet i papërgatitur para
këtyre rasteve,por emocionet tradhtojnë.Është një rast i spikatur, një nderim
dhe jo vetëm kaq, por edhe një obligim që njeriu e merr në vetvete.Nëse bën për
njerëzit,atëhere ata dinë ta thonë fjalën për ty.Edhe Sabri Lajçi, nënkryetar i
bashkisë së Peshkopisë,sikur nuk do të rrijë jashtë këtij vlerësimi.Ai i
dorëzon protagonistit të këtij shkrimi çertifikatën e mirënjohjes së qytetit të
Peshkopisë.Brenda një dite dy vlerësime dhe të dyja në rrjedhën e qytetarisë
dibrane,e njohur për mençurinë dhe drejtësinë e vlerësimit.Janë këto dy akte të
rëndësishme për një njeri, një kurorëzim vlerësimi sinjifikativ,të cilat e
ndezin atmosferën në sallën e pallatit që mban emrin e shkrimtarit të shquar
dibran Haki Stërmilli, ku drejton njeriu pasionant Veli Vraniçi, i cili meriton
fjalë miradije për gjithë atë punë që bënë edhe në organizimin e veprimtarive
të tjera ku më e spikatura mbetet Oda dibrane.Të përshkruash emocionet e një
dite të tillë,ku zyrtarizmi shkrihet në një atmosferë miqësore dhe ku çdonjëri
ndjehet sikur merr pjesë dhe ka diçka nga ky vlerësimi është shenjë e qartë e një
poetike mbresëlënëse njerëzore.Natyrisht një gjest i tillë zyrtar e merr këtë
vorbullim njerëzor si përfaqësim i ndjenjës së vlerësimit të gjithë qytetarëve
dibranë, atyre njerëzve punëtorë dhe mjaft të komunikueshëm të kujdesshshëm
ndaj mikut , respektues dhe të muhabetit sikur të keshë kohë që njihesh me
ta.Kjo ndjesi përftohet ndërsa shkrihesh
në biseda me njerëz të ndryshëm, të cilët nuk i jnjeh, po ata ta heqin këtë
pengesë me afrimin e tyre gjithë njerëzi dhe kulturë.Dhe patjetër fjala mbetet
e para, interesi për të ditur, për tëpyetur, për të këmbyer diçka të mundshme
për një njohje tjetër më të gjatë.Duke parë me syrin tim këtë nuk mund të rri
pa shprehur edhe faktin se për Xhelalin kanë ardhë enkas edhe nga Mirdita, Bibë
Gjon Marku, Ndue Dedaj gazetar dhe kulturolog,Filip Gjon Markaj, Bardhok
Gjikola ,Gjon Deda,kryetar i bashkisë Rrëshen, sepse edhe Mridita, para ca
kohësh, e vlerësoi Xhelalin me çertifikatën e mirënjohjes.Mirdita dhe Dibra
janë motër e vëlla, po midis tyre gjithë gjendet një bashkëlidhje brezash në
mote të shkuara e në të sotmen.një histori e famshme kapedanësh dhe
bajraktarësh me zë, me miq në Reç e Lurë, me miq në Bulqizë e Zerqan, Gjoricë e
Maqellarë.Është pikërisht një trevë e cila shtrihet më gjërë në historinë
kombëtare, një trevë me pjesët e saj që vijnë në plotësim të fjalës, mikpritjes
besës dhe dashurisë për trollin amtar.Një histori bashkimi dhe ndërkëmbim
vlerash që gjithnjë i patën dhe i kanë zonat e Veriut, ndaj, kënga për Hajredin
Pashën e plotëson nganjëherë në sfond peshën e fjalës dhe i jep një ngjyresë të
një timbri të bukur poetik.Nga Pukka vjen regjizori dhe kuratori i veprimtarisë
së bukur ,Fran Vukaj, njeri me talent, çmontues i situatave dhe ndërtues i
tyre, njeri i dashur, i gjendshëm, pasionat, me shije dhe sens të spikatur
njerëzor.Gjithçka thurët natyrshëm jo për ti bërë lavde Xhelalit,po për të
ngritur në një sistem vlerash të vlertën njerëzore, për të treguar sesi mund të
bëhet një veprimtari e tillë, jashtë çdo ftohtësie akademike,ku akademizmi dhe
zyrtarja nuk përjashtohet.Kjo ardhje e shumtë njerëzish,miqsh, shokësh, njerëz
të artit dhe kulturës, pushtetarë dhe zyrtarë të dikurshëm e të sotëm, tregon
për rrezatimin e sjelljes njerëzore në kohë, për mirëkuptimin, tolerancën dhe
gjendshmërinë njerëzore, cilësi që spikatin tek një njeri për të merituar
titullin e qytetarit të nderit.Jashtë çdo konsumizmi të fjalëve të bukura të
cilat i mbartin vetvetiu këto raste, ne mund të themi se Xhelal Marku është një
personalitet në fushë të gazetarisë dhe të ekranit, i shfaqur si studiues kohët
e fundit, në fushë të turizmit dhe hulumtimeve etnokulturore të trevave
shqiptare.Kjo, i ka sjellë atij që pasionin e kahmotshëm të gërmimit në
shpirtin njerëzor, kur me një motor përshkonte rrugët e Pukës dhe Mirditës, në
vapë e zheg,shi e borë,ta zgjerojë sot në fusha më të thella e të sjellë
ndihmesa në këto fusha; duke pasur në proces edhe një libër tjetër me
publicistikë që përfshin një punë
disavjeçare.Puna skrupuloze e tij,një punë që vjen edhe në respekt ndaj
gjuhës,po të sillnim këtu konstatimin e Ilirian Agollit:dikur korigjonim
detyrat e shtëpisë nga lajmet e TVSh-së;është një thirrmë që duhet dëgjuar për
gjithë ata gazetarë të sotëm të cilët shkruajnë me gabime, apo flasin pa
respektuar rregullat derjtshkrimore.Kjo natyrisht e sjell edhe një herë kthimin
e vëmendjes drejt përvojës sa individuale aq kolektive.Selman Marku,Mal
Cani,kryetar i shoqatës “Nënë Tereza”, Abaz Marku do vënë në dukje edhe kontributin e sotëm të
Xhelalit në rrafsh të aktivizimit të tij social e human,në risjellen e përvojës komunikuese drejt
njerëzve në nevojë.Kjo, patjetër, i shton një dimension tjetër figurës së tij,
është një trashëgimi e kësaj treve të Reçit që ka nxjerrë burra të besës e të mikpritjes ,burra të faljes e të gjërësisë
shpirtërore ,siç është Sheh Ymeri.Reçi që është një zonë me këmbët në Dri e
kryet në lartësi të Korabit , një zonë e bukur turistike, natyrisht mbetet një
trevë ku historia flet me gjuhën e traditave po edhe e të sotmes , ku
bashkëvepron historia me realitetin në një ndërlidhje të mrekullueshme vlerash
qytetare e kulturore.Di të vlerësojë, të masë fjalën dhe të gjendet në çastin e
duhur të vlerësimit ashtu siç ndodhi me Xhelal Markun.Natyrisht, ky vlerësim
nuk është një e bërë e përfunduar, përkundrazi një përmasë e së shkuarës dhe e
së ardhmes ,një vijimësi e ndritur e asaj që mrekullisht duhet bërë, sepse një
zonë dikur mbahej me burra të mirë dhe të qenë, sot mbahet me intelektualë dhe
njerëzit e ditur që nxjerr, me personalitete të fushave të ndryshme, dhe populli
gjithnjë di ta vejë notën,larg çdo paragjykimi apo interesi të ngushtë.Dhe Reçi ka nxjerrë personalitete të
shumta, ka nxjerrë njerëz të cilët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme në
nivel kombëtar edhe më gjërë,ashtu siç e gjithë treva e mrekullueshme e
Dibrës.Xhela Marku përfaqëson një figurë më vete, ai është një shembull i
punëtorit të palodhur të fjalës dhe një arkivbërësi i pamjeve vizive për dyzet
vjet në Mirditë, Pukë e më gjërë, duke dëshmuar një punë sistematike përmes
sakrificave të kohës,duke shënuar një kujtesë në atë kohë të vështirë e
njëherit sa pasionante.Kjo e ka sjellë profilin e tij në vëmendjen e një
opinion të gjërë të njerëzve të gazetarisë,të artit kulturës e më gjërë, po kur
rreth tij u soll vëmendja e vendlindjes, besoj, kjo mbetet për të vlerësimi më
i bukur, një kurorëzim i merituar ,sa shpirtëror aq edhe shoqëror, sa kulturor
aq edhe filozofik, sepse vendlindja përbën për çdo njeri jo vetëm bërthamën e
ngjizjes ,por edhe motivin e rritjes, motivin e ecjes,dhe kur e shikon që ke
ecur mirë,me gjithë pengesat dhe stërkëmbshat; kupton se kjo lidhje nuk është
shkëputur dhe ndjehesh krenar kur pret vlerësimin e saj….