E diele, 28.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Malsore Llapashtica: “Heshtja e dashurisë”

E merkure, 17.12.2014, 06:41 PM


Në Lecce të Italisë

PROMOVOHET VEPRA E MALSORE LLAPASHTICËS

Në abientet e Panairit të Librit “Fiera salentina” 2014”, që po mbahet në Lecce të Italisë, ditën e shtunë, më 13 dhjetor 2014, në orën 13, shtëpia botuese Saentobook, promovon përmbledhjen me poezi “Heshtja e dashurise” ("Il silenezio del amore") të Malsore Llapashticës nga Prishtina.

Përndryshe, kjo është përmbledhja e tretë me radhë e kësaj krijuese të re nga Prishtina. Ne fakt, përmbledhja me poezi “Heshtja e dashurise” është e botuar paralelisht në gjuhën shqipe dhe në atë italiane. Kjo përmbledhje me poezi është redaktuar nga Fatime Kulli dhe është përkthyer nga Klara Kodra, që të dyja nga Shqipëria.

Do përmendur se Malsore Llapashtica u lind në Prishtinë, më 13 prill 1980. Më 2006 u diplomua në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe. Në Kosovë ka botuar përmbledhjet me poezi: “Zogu i mbyllur” (1997) dhe “I kam mërzitur vrasësitë” (2000). Ajo tash punon dhe studion ne Itali.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora