
Poeti që i këndon atdheut e
vendlindjes me zemër...
Nga Tefik Selimi
S’ka
shkrimtar shqiptar që nuk i ka kënduar atdheut e vendlindjes. Atdheu është mbi
të gjitha. Ai, si do që të jetë, është Atdhe. Atdheu është foleja më e ngrohtë
e njeriut. Është identiteti i tij. Nuk ka gjë më të dashur se atdheu! Ku s’ka
atdhe, s’ka liri. Për atdhe, njërëzit kanë dhënë më të shtrejtën e tyre, jetën.
Edhe Beqir Buzuku, poet gjilanas, ka shkruar poezi për atdheun, vendlindjen
etj. Ai, ditë më parë botoi veprën poetike “Atdheu me dy zemra” (2014). Është
kjo vepër më e veçantë e tij arti, i cila, ngërthen në vete poezi lirike që
artikulojnë vargje të lehta e të lira për fëmijë e të rinj. Këto janë
reflektime poetike të poetit gjilanas, të cilat frymëzime janë fort joshëse për botën e lexuesve. Në këtë
vepër poetike fëmijët gjejnë vargje për atdhedashurinë, heroizmin e popullit,
por gjejnë vargje edhe për vendlindjen e ngrohtë, stinët e vitit e motive të
tjera poetike. Beqir Buzuku është njëri nga poetët që ka filluar të shkruajë ka
herë nëpër gazeta e revista tek ne në Kosovë. Ai në veprën e tij të fundit i ka
kënduar me zemër atdheut e vendlindjes së tij. Te ky autor gjemë vargje plot
lirizëm poetik, të cilat frymëzime janë të dala nga thellësia e zemrës e
krijuesit. Pra, në veprën e Beqir Buzukut
“Atdheu me dy zemra”, gjejmë poezi plot jetë e gjallëri, ku autori i ka kënduar
atdheut, vendlindjes, fushave, kodrave, maleve, prindërve, por i kënduar
fëmijëve dhe botës së tyre ëndërrimtare. Sepse, fëmijët janë pjesë e atdheut.
Pse jo? Fëmijët e duan atdheun. Atdheu pa fëmijë, është sikur pema pa frute.
Poezitë e veprës së B. Buzukut janë artikulime të qëndrueshme poetike, të cilat
rrëfejnë ngjarje e kohë të jetës sonë. Beqir Buzuku shkruan për fëmijë, por
shkruan edhe për të rinj. Pra, bota e tij poetike është e pasur me motive më të
ndryshme jete e pune. Beqir Buzuku është poet mjaft të njohur në letërsinë për
fëmijë. Ai gjer më tani ka botuar shtatë
vepra me e novella për të rinj, e ato janë: “Pesha e ngjyrave” 1995, “Ejte për
buzëqeshje” 1995, “Çupëza e ngjyrave” 1996, “Përtej të sotmes” novelë 1997,
“Lahuria e lulemollëve” 2001, “Çelësat majë lapsit” 2004, “Rrëshqitje në
udhëkryq” 2005, “Tri ditët e shtojzovalles” novelë për të rinj 2009. Vepra më e
re e tij, i cila doli para do kohe, është “Atdheut me dy zemra”. Autori këtë
vepër poetike e ka ndarë në këto cikle: “Treni që s’ndalet kurrë”, “Mbretëria
ee xixëllonjave”, “Iku stinë e lodrave”, Zogu dhe vajza e mirë” dhe “Fluturat e
vendlindjes”. Ky është një “dizajnim” i bukur i veprës në fjalë, për faktin se,
këto cikle janë të dala natyrshëm nga vetë vepra e autorit. Këtu vërehet
dashuria për vendlindjen, atdheun stërgjyshor, dashuria për bukuritë e natyrës
së vendlindjes, dashuria për mrekullitë
e stinëve të motit etj. Po kështu, autori nga vargu në varg e nga poezia në poezi
etj., e rrumbullakësoi një krijim poetik tërheqës me titull “Përroi i jetës”
për të ardhur gjer te krijimi monument i tij poetik me titull “Të fala nga
Xhela”. Kjo poezi është një “dizajn” i bukur i këndimit të atdheut me zemër.
Këtu janë metaforat e forta të autorit, të cilat shprehin dufin dhe zjarrin e
frymëzimeve poetike të tij. Ja si është pikturuar liria në poezinë: “Dita
e re”, ku autori shton: “Është drita e
syve/ Lulja e bardhë e jetës”. Po ky frymëzim mbyllet me ato rreze që
reflektojnë qartë nga brenda, si shton autori: “Sot dita ka tjetër këmishë/ Me
ngjyrë pranvere/ Me gaze harlisare”. Po ashtu, edhe stinët e vitit autori i ka
pikturuar me ngjyra të gjalla e me plot
optimizëm e përshkrim të lirë. Ja titujt e poezive të veprës së B. Buzukut:
“Përroi i jetës”, “Dita”, “Kënga për ty, mëmdhe”, “Vallja e Nëntorit”, “Atdheu
me dy zemra”, “Ngjyra krenarie”, Piktura flamur”,” Treni i jetës”, “Çelësat e
mrekullive”,”Mbretëresha e xixëllonjave”, “Plaku koprrac”, “Letër e laps të një
ngjyre”, Çelësat e dritës”, “Pemë diturie”,”Drita”, “Kur mungon guximi”, “Një
hartim me dy ngjyra”,”Ëndërr dëshire”,”Vera në bjeshkë”,”Në vjeshtë”, Imazh
dimri”, “Shpejt vjen marsi”, “Portreti i vendlindjes”, “Piknik në vendlindje”,
“ Të fala nga Xhela” etj. Poeti, Beqir
Buzuku, të kaluarën nuk e ka harruar. Thuhet, ai që e harron të kaluarën, do të
përsëritet ajo kohë. Andaj, e kaluara e shqiptarëve ka qenë e zymtë, me droje,
por edhe me vuajtje e nën okupimin prej të huajve. Këtë tema autori i veprës në
fjalë nuk i ka anashkaluar, por i ka trajtuar me buzëvaj e me përkushtim. Ai
thotë se, kur jeton njeriu në ditën e re, ajo është “lulja e bardhë e jetës”.
Por, dje ishte kohë, një mjegullnajë: vuajtje, skamje e pa vullnet, ku populli
luftoi për ta mbrojtur atdheun e të parëve dhe për ta fituar lirinë e
shtrenjtë. Poeti shton: “Dje jeta pa dritë/ Kish mjegullnajë/ Kish mynzyrë e
vaj/ (f.9). Apo: “Sot dita ka tjetër këmishë/ me ngjyrë pranvere/me gaze
harlistare” (po aty). Beqir Buzuku, në poezinë “Këngë për ty, mëmëdhe”, ai
atdheun e quan fole, sepse vërtetë është foleja më e dashur dhe më i ngrohtë e
njeriut, i cila, në liri ndërtohet me shumë ngjyra. Por, atdheu për poetin e
kësaj vepre është “më i ngrohti prehër/ ku dua të rroj e të vdes”. Këtu na përkujton poetin e madh të
Rilindas sonë Kombëtare, A. Z. Çajupin, i cili pati shtuar: “... ku rroj me gaz
e me shpresë, ku kam dëshirë të vdes!”. Poeti ia qan hallet atdheut, sepse ka
dhimbje, ku dhimbja e tij (e atdheut) peshon dhe është, si thotë poeti: “këtu e
në qiell”. Por, edhe pas kësaj “gjendjeje” jo të mirë, se populli ka dalë me
vuajtje e i lënduar nga lufta, poeti nuk heziton duke kënduar me afsh atdheut,
dhe thotë, “emrin ta ruajmë në zemër” (f.10). Poeti në veprën e tij “Atdheu me
dy zemra” i këndon edhe UÇK-së, e cila i ka tri shkronja të mëdha, të cilat
shkronja i ruamjë në zemër. Për autorin dhe të tjerët, UÇK-ja është simbol i
lirisë, e cila solli lirinë dhe shtetësinë. Nuk ka poet për fëmijë që nuk i ka
kënduar Pavarësisë së Kosovës. Edhe B. Buzuku i ka kënduar me zjarr këtij
momenti historik të shqiptarëve. Ai në poezinë “Flakërim gëzimi”, poeti Buzuku,
ia thotë vargjeve poetike: “Një ditë të gjithë tok/ Dolëm nga amullia/ dhe
ndodhi mrekullia...” Pra, 17 shkurti i vitit 208 u përjetësua jo vetëm tek ky
poet, por edhe te shumë krijues, të cilët, kush me shumë e kush ma pak, këtë
akt madhor e kanë qëndisur në vargjet e tyre poetike. Tek vepra e Beqir Buzuku “Atdheu me dy zemra” lexuesi
gjen poezi që autori ia ka kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai në poezinë “Vallja e Nëntorit”, shton se, 28 Nëntori është festë brerore
lirie, ku hedhet vallja nga Molla e Kuqe, Çamëria, Shkup, Tetovë, Manastir,
Likovë, Gostivar, Strugë, Ulqin, Plavë, Grudë, Tuz, Guci, Preshevë Bujanoc, Karadak,
Medvegjë...etj. Këto janë troje shqiptare, e autori shton: “Shqipëria do të
jetë, Shqipëria do të rrojë, sa të ketë
yje në qill, malet e lumenj në tokë” (f. 14). Autori gëzohet edhe kur lindin
fëmijët në familje. Ai i gëzohet lindesimit, sepse atdheut i shtohen dy
shkollarë e dy ushtarë. Në poezinë “Panoramë kohe”, autori flet për internet,
për UÇK-në, për robot, por flet edhe për arsimtar e për trimat legjendarë. Por,
nuk harron dhe flet edhe për këtë kohtë të reja, ku shton: “Kjo kohë, kohë e
re/ s’është krejt mrekulli/ në të ka edhe mangësi.../ Në rrugë, në kënde të
trotuareve/ njollë shtëmtie/ duart të shtrira të lypsarëve” (f.30). Këto vargje
të përkujtojnë poetin e mjerimit, Migjenin, i cili varfërinë e trajtoi në
skajshmëri të kohës kur jetoi. Në veprën e B. Buzukut na dalin vargje të
lloj-llojshme, të cilat janë të lira dhe shpërthejnë lirshëm e natyrshëm. Në
poezinë “Në piknik”, poeti na rrëfen për Prekazin legjendar, aty ku u
flijua familja e të madhit hero, Adem
Jasharit. Në veprën e autorit gjejmë
edhe poezi të mrekullueshme, të cilat janë krijime të rralla artistike. Autori
i veprës jetën e sheh me dy ngjyra. Ai shton: “Jata s’është krejt shkëlqim/
sikur pasqyra/ po është me dy ngjyra/ njëra e zezë, e shëmtuar, tjetra e
bardhë, e mrekulluar. Dikush thur perde terri/ dikush mbëlton mollë sherri!” Më
në fund, autori “ngjarjes” së rrëfyer i jep fund duke shtuar se: “Pema nuk ka
shije/ pa u pjekur mirë” (f.61). Në këtë vepër poetike nuk mungojnë poezitë për
stinët e vitit. Ja si shton autori për
vjeshtën: “Bujku i vyeshëm / hedh farë në arë/ Xha poeti me vargje/ uron punë
të mbarë” (f. 69). ”. Në fund është fjala e redaktorit, Rushit Ramabaja, i cili
në përmbyllje të vlerës së veprës, ai ka shtuar: “Kurorë e të gjithë kësaj dege
motivore janë vargjet poetike, të cilat sot e përgjithmonë, tingëllojnë: “Tash
dy zemra ka kjo Shqipëri,/ Njërën në Tiranë, tjetrën në Dardani!”.
