E enjte, 28.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Përjetësi » Ismajli

Nuhi Ismajli: Seminari i nëpërkëmbur!

E merkure, 03.09.2014, 06:10 PM


Seminari i nëpërkëmbur!

“Asgjë nuk ndodh pa shkak” (Volteri)

Nga Nuhi Ismajli

Sesioni Shkencor i Letërsisë, i Seminarit XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, për temë pati temën: “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, temë të cilën Sabri Hamiti e ka trajtuar në një shkrim të tij para njëzet e pesë vjetëve. Ditën e parë të Sesionit Shkencor (29 gusht), morëm pjesë nga kureshtja për të dëgjuar se ç’thuhet lidhur me çështjen e kodit në letërsinë shqipe. Mbresat e mia, në këtë rast, më shumë se me habinë për të mirë, më pushtuan me habinë për të keq. Sabri Hamiti, titulli i shkrimit të të cilit ishte marrë për temë të Seminarit, jo vetëm që nuk ishte në radhën e referuesve, por as që u duk fare në mesin e të pranishëmve tejet të paktë. Sigurisht, ai ka pasur bindjen se çështjes së dijeve dhe mendimeve për kodet e letërsisë shqipe ia ka vënë pikën. Sigurisht, një bindje të tillë, madje, edhe bindjen për Sabri Hamitin, si për një “patriark” të letërsisë shqipe dhe si për një “themelues të një shkolle letrare”, e kanë pasur edhe ata të cilët titullin e shkrimit të tij e kanë caktuar për temë të Seminarit. Sesioni i Letërsisë, më 29 gusht, sipas planifikimit, filloi me kumtesën e Kujtim Shalës: “Zbulesa e modernitetit: kodet e vogla të letërsisë shqipe”! Nuk dimë si kishte guxuar Kujtim Shala të dilte jashtë temës së mentorit të tij (po edhe jashtë temës së Seminarit!) dhe, në vend se për kodet e mëdha, krye më vete, të fliste për “kodet e vogla të letërsisë shqipe”! Nëse kjo për mua ishte një habi shqetësuese, për Kujtim Shalën kjo nuk paraqiste asnjë shqetësim, sepse, siç u vërejt në atë rast, ai lexoi e lexoi plot zemër tekstin e tij të stërzgjatur, edhe para një auditori prej tre-katër vetësh! Por KujtimShala, gjithsesi, me arsye, nuk u habit në asnjë mënyrë e lëre më të shqetësohet, veçmas pas përfundimit të leximit maratonik të tij, pasi me mënjanimin e debatit, nuk pati asnjë kontestim të pohimeve të tij. Pra, askush nuk i bëri pyetje Kujtim Shalës pse nuk i është përmbajtur temës së Seminarit. Askush nuk i bëri pyetje Kujtim Shalës pse thoshte se “zbulimi” i persones, vetjes, individualiteti etj., të shkrimtarit, është zbulim i modernitetit, kur dihet se persona (personaliteti), vetja, individualiteti i shkrimtarit është shprehur e zbuluar prej se ekziston letërsia përgjithësisht dhe, veçanërisht, prej se ekziston lirika, e cila nuk mund të mendohet pa shprehjen dhe zbulimin e personalitetit, vetjes, apo të individualitetit të të shkrimtarit. Më tej, Kujtim Shala nuk u ndje i shqetësuar nga mendimet e paqëndrueshme të kumtesës së tij për letërsinë, sepse, me shmangien e debatit, askush nuk i bëri pyetjen pse mendon p. sh. se Lasgushi, Koliqi e Migjeni e kanë zbuluar në veprën e tyre personalitetin, vetjen apo individualitetin e tyre e nuk e merr për shembull Buzukun, kur dihet se në veprat me frymë fetare, siç janë p. sh. lutjet origjinale të Buzukut, po edhe pasthënia e veprës së tij, shprehet më mirë se në çdo vepër letrare personaliteti, vetja ose individualiteti i shkrimtarit. Dhe, n? t? nj?jt?n m?nyr?, si? mund t’i shtrohej pyetja lidhur me Buzukun, Kujtim Shal?s do t? mund t’i shtrohej pyetja edhe lidhur me Budin, Bogdanin, N. Frakull?n etj., etj.

Natyrisht, ne u habitëm në mënyrë shqetësuese, kurse Kujtim Shala doli i kënaqur, pas leximit të stërzgjatur të tij, pasi, me shmangien e debatit, askush nuk ia shtroi pyetjen pse i njëjtësonte dhe nuk i dallon fare modernën dhe postmodern?n, kur shihej se në shkrimin e tij synonte të thoshte diç që nënkuptohej si postmoderna, kurse tërë kohën ai përdor vetëm termin moderna; kur Lasgushi, Kuteli dhe Migjeni, të cilët në gjithë shkrimin e tij përmendeshin si përfaqësues të modernës, kurse në fakt ata më tepër janë modernistë etj. Kështu, nëse ne mbetëm të habitur për keq, Kujtim Shala kishte arsye të dilte i pahabitur e i pashqetësuar, sepse askush nuk i bëri pyetjen se për ç’arsye edhe ky, në shkrimin e tij, si mësuesi i tij, Sabri Hamiti, kur flet për çështjet që kanë të bëjnë me modernizmin, postmodernën dhe postmodernizmin, përdor vetëm termin modern-a?! Etj., etj. Më 29 gusht, as kureshtja, as këmbëngulja e madhe nuk na e frymëzuan dot durimin e duhur për të përcjellë gjer në fund Sesionin Shkencor të Letërsisë, të Seminarit.

Stërzgjatjet e fryra me fjalamani për “kodet” e vogla e të mëdha, ashtu si e pohoi vetë njëri për vetveten (“m’nalni kur duhet mem nalë, se une kur t’nisna nuk di m’u nalë”!), “përsiatjet e thella” për çështjet që nuk kishin të bënin fare për atë që quhet kod letrar, shqiptimi gjuhësor tejet primitiv, madje edhe me ton e timbër, i ndonjë mësimdhënësi të Departamentit të Letërsisë Shqipe, po si ai i “filozofes” (H. I.), në hapjen e Seminarit, më 18 gusht, e të tjera dukuri si këto, na e shuan çdo motiv për të dëgjuar më tej. E, si të vazhdonim të ishim më tej, në Sesionin Shkencor të Letërsisë, kur në fillim të seancës së tretë, referuesi i parë, Milazim Krasniqi, do të lexonte kumtesën e përçudshme e në kundërshtim të plotë me synimet e Seminarit: “Poezia romantike si prodhuese e mitit dhe ideologjia kombëtare si prodhuese e realitetit: triumfi tragjik i mitit mbi historinë”?! A nuk po kuptohej tejet qartë, qoftë edhe vetëm nga titulli, e lëre më edhe nga teksti i abstraktit, të botuar në Programin e Seminarit, se Milazim Krasniqi nuk po bënte në të shkencë, po ideologji dhe mite të reja antishqiptare?! A nuk po kuptohej tejet qartë, qoftë edhe vetëm nga titulli, e lëre më edhe nga teksti i abstraktit, të botuar në Programin e Seminarit, se Milazim Krasniqi po e vështronte letërsinë, kulturën, ideologjinë dhe historinë shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, sipas pikëpamjeve tejet të qarta antishqiptare të pushtuesit turk?! A nuk po kuptohej tejet qartë, qoftë edhe nga vetëm nga titulli, e lëre më edhe nga teksti i abstraktit, të botuar në Programin e Seminarit, se Milazim Krasniqi, mbi bazën e ideologjive antishqiptare, po përpiqej për diskreditimin e ideologjisë e idealeve kombëtare shqiptare, kontributit kombëtar të rilindësve shqiptar? dhe idealeve të tyre të pavdekshme kombëtare?! A ishte e natyrshme dhe a kishte kuptim të ishim edhe më në Seminar për të parë krejt se çka ka depërtuar e po lansohet nëpëmjet Seminarit?!

Bindja jonë, në bazë të asaj ç’pamë sivjet në të, është që Seminari duhet të shmangë çdo gjë që prish imazhin e tij të mirë e, mbi të gjitha, të mënjanojë çdo gjë që është në kundërshtim me intencën e tij fillestare. Së paku, Seminari mund të mbrohet në bazë të asaj që na e mundësojnë tekstet e abstrakteve.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora