Përjetësi » Ismajli
Nuhi Ismajli: Shpirti i robit në fron!
E hene, 04.11.2013, 09:05 PM
Shpirti i robit në fron!
Nga Nuhi Ismajli
Sundimet
e gjata dhe të egra të pushtuesve të ndryshëm mbi shqiptarët, kanë shkaktuar,
si pasojë, ndër të tjera, edhe krijimin e një tipi të tillë të shpirtit të robit,
nga radhët e shqiptarëve, i cili gjallëron gjithnjë, esencialisht dhe përjetësisht,
i lidhur me botën e pushtuesit. Një shpirt i dobët robi, nga radhët e shqiptarëve,
është krijuar edhe nën shtypjen greke e serbe, por ky tip i robit kurrë nuk
arriti të tregohet i fuqishëm dhe të ketë efekt ndikimi mbi masën shqiptare. Ai
nuk arriti të ketë kurrë as forcën politike, as forcën e fjalës propaganduese,
as forcën e pushtetit. Tipin e shpirtit të robit, të krijuar nën shtypjen
greke, e luftuan dhe e bënë të pafuqishëm, në radhë të parë, shqiptarët
ortodoksë, kurse tipin e shpirtit të robit të krijuar nën shtypjen serbe e
malazeze, e luftuan dhe e bënë të pafuqishëm, në radhë të parë, shqiptarët
katolikë. Tip i një shpirtit të robit të fuqishëm, të gjallë, të përkrahur, të stimuluar
gjithnjë, tipi i forcës politike, i shkrimtarisë e fjalës propaganduese dhe i
pushtetit, është shpirti i robit të krijuar nën ndikimin e sundimit osman. Tipin
e tillë të shpirtit të robit, nga radhët e shqiptarëve, e bëri sundimi i egër e
i gjatë osman. Dihet, se për pesë e më tepër shekuj të sundimit të tyre, osmanët,
përmes sundimit të tyre të egër, në mënyrë të planifikuar, u përpoqën për
ndryshimin e karakterit të shqiptarëve, duke i sjellë dëme të konsiderueshme
qenies shqiptare. Rrëmbimi i fëmijëve
shqiptarë dhe formimi i tyre për nevojat e pushtetit osman, shtypja e rëndë sociale,
shkatërrimi dhe ndalimi i zhvillimit të kulturës shqiptare, ndalimi i arsimit
shqiptar, gradimi, avancimi në pozita shtetërore dhe shpërblimi material i
shqiptarëve kombmohues e shpirtshitur, hapja e shkollave turke dhe i shkollave
të tjera joshqiptare, shfrytëzimi, veçanërisht, i fesë së pushtuesit si mjet të
përpunimit ideologjik të shqiptarëve etj., shkaktoi krijimin e një shtrese
mikste shqiptaro-turke, që nuk do të njohë kombin as atdheun e vet të origjinës,
që do ta konsiderojë veten me identitet e përkatësi turke dhe që atdhe të vetin
do ta konsiderojë Turqinë, që do të luftojë për interesat turke e kundër
shqiptarëve e Shqipërisë, që do të lërë pas trashëgimtarët e përhershëm të shpirtit
të tjetërsuar etj. Tipi i një shpirti të
tillë të robit, gjithnjë ka qenë dhe do të jetë i gjykuar nga shpirti i natyrës
dhe idealit të vërtetë njerëzor e kombëtar. Sepse nga natyra njerëzore e kombëtare
nuk është pranuar, as pranohet kurrë si vepër e denjë njerëzore të dalësh në anën
e së keqes, në anën e pushtuesit e të robërisë, dhe kundër së mirës, kundër
kombit tënd e njerëzimit. Por, përderisa kurrë një njeri dhe një pjesëtar i
denjë i një kombi nuk