Përjetësi » Ismajli
Nuhi Ismajli: Paraqitje e tmerrshme e shqiptarëve!
E premte, 13.04.2012, 07:49 PM
Paraqitje e tmerrshme e shqiptarëve!
Nga Nuhi Ismajli
Përfaqësuesit
e sotëm më të lartë politikë e shtetërorë shqiptarë, me paraqitjet e deklarimet
e tyre, para botës, për shqiptarët, pashmangshëm, nxisin pyetjen:
a ka sot
shqiptarë ?!
Një pyetje e tillë, më shumë se absurde, sot nxitet si nga deklarimet e paraqitjet e përfaqësuesve të sotëm më të lartë politikë e shtetërorë të Prishtinës, si nga ata të Tiranës. Këto qendra të udhëheqjes së shqiptarëve, për turp kombëtar e njerëzor, siç duket nga paraqitjet e deklarimet e tyre alternative, duket se deklarimet më të errëta për shqiptarët i bëjnë me një koordinim i plotë.
Në
Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para do kohe, kryeministrin
turk e quajti “vëlla”, pa marrë parasysh se qeveritarët turq po e quajnë veten
trashëgimtarë të P. Osmane dhe po përpiqen për vazhdimin e politikës së saj!
Ministria e Arsimit e Kosovës, pas kërkesës së ministrit turk të Arsimit për ndryshimin e teksteve të historisë, aty ku flitet për kohën e pushtimit osman, pa fije turpi u përkul dhe vendosi t’i ndryshojë tekstet e historisë, në të cilat, tani e tutje, P. Osmane nuk do të quhet me emrin e vërtetë: pushtuese, po mike e çlirimtare e shqiptarëve, kurse robëria osmane pesëshekullore, që rëndoi më shumë se te çdo populli tjetër, në vend se robëri, që solli shkretëtirën e përgjithshme, pasojat e së cilës ende nuk është arritur të mënjanohen përfundimisht, do të quhet liri!
Në
Tiranë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, më parë, e veçmas tash, përveç
vetvetes që e quajti turk e vëlla të turkut, ai, turk e vëlla të turkut, i quajti edhe të gjithë
shqiptarët!
Shih
absurdin: një individ, pa marrë parasysh ndërgjegjën e kolektivitetit shqiptar
e mendimin e tij, njëjtësoi të gjithë shqiptarët me një popull tjetër, me
turqit; njëjtësoi një komb të tërë me pushtuesit e dikurshëm osmanë; pra,
njëjtësoi një komb të tërë (shqiptarët), me origjinën, gjakun, jetën, punën e
veprimtarinë “e përbashkët vëllazërore” pushtuese!
Madje,
kryeministri shqiptar, Sali Barisha, si “dëshmi të vëllazërisë” së shqiptarëve
me turqit, ia kujtoi homologut të tij turk edhe kontributin e jashtëzakonshëm të
sherbëtorëve shqiptarë të P. Osmane, duke i njëjtësuar tradhtarët shqiptarë e
sherbëtorët e pushtuesit osman me gjithë kolektivitetin shqiptar!
A nuk
është kjo një gjë tejet e tmerrshme, kur një përfaqësues i lartë shteti luan,
faqe botës, me dinjitetin dhe identitetin e mbarë një populli, kur një komb të
tërë e identifikon me pushtues dhe
pasardhësit e tij të deklaruar botërisht ?!
A nuk
është një gjë e tmerrshme, kur një kryeministër pohon se “Shqiptarët kanë
luajtur rol kyç në P. Otomane” dhe të njëjtësojë një komb të tërë me tradhtarët
e tij e bashkëpunëtorët e pushtuesit dhe një popull të tërë ta nxjerrë si
pushtues, krahas P. Osmane ?!
Ata që
shqiptarët i identifikojnë me turqit (pra, edhe me pasardhësit e P. Osmane, siç
po quhen vetë), së pari thonë një të pavërtetë të madhe, se shqiptarët dhe
turqit nuk kanë origjinë të përbashkët, as nuk patën raporte vëllazërore, sepse
nuk mund të quhen vëllezër pushtuesit dhe të pushtuarit, raporte në të cilat qenë
turqit dhe shqiptarët.
Së dyti,
ata që shqiptarët i identifikojnë me turqit (pra, edhe me pasardhësit e P.
Osmane, siç po quhen vetë), bëjnë një gënjeshtër të madhe dhe një shpifje
jashtëzakonisht të keqe për shqiptarët, se ashtu, qartazi, shqiptarët cilësohen
si bashkëpushtues të P. Osmane!
A nuk është ky krim kur një popull i tërë identifikohet me pushtuesin dhe cilësohet pushtues, kur ai vetë ishte i pushtuar dhe e pësoi më keq se të gjithë të pushtuarit tjerë ?!
Hiç më
pak nuk është tragjike as identifikimi që qeveritarët shqiptarë i bëjnë kombit
shqiptar me tradhtarët shqiptarë, të cilë iu bënë shërbëtorë P. Osmane e
luftuan për të e për interesa personale.
Populli
shqiptar, si edhe çdo popull tjetër në botë, veç heronjve tejet të shquar
njerëzorë e kombëtarë, nga gjiri nxori edhe bashkëpunëtorë të pushtuesit, siç
qenë edhe ata shqiptarë, që i shërbyen pushtuesit osman e u bënë “të famshëm”
në luftë kundër popujve të ndryshëm, e edhe kundër vetë shqiptarëve. Por, ata
nuk mund të identifikohen me gjithë kolektivitetin shqiptar, as kolektiviteti
shqiptar i pushtuar edhe vetë nga P. Osmane nuk mund të identifikohet me ta.
Tradhtarët e kombit e bashkëpunëtorët e pushtuesit janë turpi i kombit e i mbarë njerëzimit! Me të tillë nuk mund të krenohet askush, si nuk është krenuar as krenohet as populli shqiptar. Lavdi me ta është veç një marrëzi e papërshkruar.
Dihet se
pushtuesin dhe bashkëpunëtorët e tij kurrë nuk i lavdëron populli, as shumica e tij.
Pushtuesin,
bashkëpunëtorët e tij, tradhtarët e kombit, për turp, mund t’i lavdërojë e të
krenohet me ta vetëm një pakicë, me origjinë nga pushtuesi, dhe nga ata me
shpirtin e tjetërsuar.
Pushtuesin
osman, në rastin tonë, mund ta lavdërojë vetëm ai ”shqiptar” me origjinë
osmane, siç është dëshmuar gjer më tash nga ndonjë “shqiptarë” me origjinë
osmane, dhe nga ata “shqiptarë” të tjetërsuar në pikëpamje kombëtare.
Individët
dhe pakica, ndërkaq, nuk kanë të drejtë të flasin në emër të shumicës, nuk kanë
të drejtë të shpifin, nuk kanë të drejtë të karakterizojnë negativisht e ta
ngarkojnë me mëkate një komb të tërë.
Individi, pra, qoftë ai edhe përfaqësuesi më i lartë i shtetit, as pakica, nuk kanë të drejtë të identifikohet me shumicën dhe të flasin në emër të saj.
I gjithë njerëzimi e ka për ideal luftën për lirinë, dinjitetin, identitetin dhe vlerat e popujve të botës.
Liria, dinjiteti dhe identiteti i popujve të botës janë vlera, të cilat i çmon e i mbron i gjithë njerëzimi.
Këto
vlera e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e shtetit, pavarësisht nga fakti
se kush gjendet në krye të tyre, dhe jo të ndodh , siç po ndodh me rastin
shqiptar, që nga pozita e institucioneve të luftohet kundër dinjitetit,
identitetit dhe krenarisë kombëtare.