E hene, 29.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Mendime

Kelmendi: Milazimit ia ka lëshu mjekrrën Muhameti

E premte, 22.08.2014, 08:08 PM


Milazim Krasniqit ia ka lëshu mjekrrën profeti Muhamed...

(Replikë ndaj opinionit të tij, botuar në gazetën “Epoka e re”, me 17 gusht.)

Nga Ibrahim Kelmendi

Milazim Krasniqi:

“Mercenarët me prejardhje shqiptare që participojnë në organizata si ISIS janë të frymëzuara nga mësimet ekstremiste, të cilat universalizmin e dikurshëm islam e kanë zëvendësuar me një lloj arabizmi arkaik. Nga ana tjetër, nuk do të ishte i mundshëm rekrutimi i të rinjve shqiptarë në këso organizatash, pa kaluar ata vetë nëpër një proces të thellë të tjetërsimit, pra të shkëputjes nga identiteti kulturor e kombëtar shqiptar.”

Meqë e ka fjalën për djemtë tanë, të angazhuar aktualisht në luftimet sektare islame për kalifat islamik në Siri e Irak, nuk u shkon atyre të vlerësohen “me prejardhje shqiptare”, meqë nuk janë djem të diasporës se hershme shqiptare në Siri, Turqi, Egjipt, po janë djem të prindërve shqiptarë që jetojnë e shqetësohen tani në Kosovë, Shqipëri, Makedoni.

Shumë lehtë po i (dis)kualifikojmë këta xhihadistë muhamedanë si mercenarë, terroristë, kriminelë, vetëm që të mbrohet islami “paqësor”.

Milazimi ka për borxh të informoj “universalizmin e dikurshëm islam”. Ka ndonjë islam tjetër, që nuk mbështetet në doktrinën arabe të Kur’anit dhe në angazhimet inkriminuese të “profetit” Muhamed? Cili është dallimi në mes të arabizmit arkaik dhe islamit zanafillor? Ka hise vet Milazimi në tjetërsimin e të rinjve shqiptar me paraqitjet, angazhimet e shkrimet e tij?

Këto janë tematika që do të dëshiroja t’i shtjelloja, për të ju kundërvënë këtyre shabllonizmave të Milazimit.

Shumica e djemve të indoktrinuar me islamin zanafillor nuk janë mercenarë (të paktën deri tani nuk janë ofruar prova konkrete), por janë të bindur se duhet t’i zbatojnë urdhrat xhihadiste që i përmban Kur’ani dhe udhëzimet e urdhrat e “profetit” të tyre.

Nuk kemi nevojë të heshtim, se Lavdrim Muhaxheri i ngjan me veprime kriminale “profetit” të tij të viteve 624-632, i cili brenda një dite ua hoqi kokat në sheshin kryesor të Medinas rreth 600-800 burrave të fisit arab Bany Kuraiza, besimitarë hebrenj, dhe i groposi mu aty, ndërsa gjatë viteve 624-627 i përzuri nga Medina dhe i masakroi të gjitha fiset që i përkisnin besimit hebre.

Taktika kryesore e Muhamedit ishte, pasi t’i vriste burrat jo-myslimanë në sulme plaçkitëse, ai dhe xhihadistët e tij të përdhunonin vajzat e gratë e zëna robë, për t’i tmerruar jo-myslimanët që të mos rezistonin, por të konvertoheshin në islam.

E tmerrshme se si Muhamedi i ka përdhunuar dhe i ka detyruar të martohen me te gratë e udhëheqësve të fiseve hebre, siç ishin Xhuvejrija Bint al-Haris dhe Safijja Bint Hujajj, sapo ua kishte vrarë baballarët, burrat, vëllezërit, kushërinjtë. Pseudo arsyetim ishte hakmarrja kundër tyre, pse ato fise paskëshin ndihmuar fisin Kurejsh (fis që i përkiste Muhamedi) kur sulmuan xhihadistët muhamedanë në të ashtuquajturën betejë e llogorve në vitin 627.

Këto krime janë të fiksuara në ajetet vijuese:

“E ithtarët e Librit (hebrenjtë), të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob.” [33:26 / shqipërim i Hasan nahit]

“dhe ju dha trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre, dhe tokën që nuk e keni shkelur më parë; Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.” [33:27]

Ja, sa paqësor është Kur’ani, tekstin e të cilit e sajojë Muhamedi me bashkëveprimtarë, dhe sa paqësor ishte “profeti”, të cilit dëshirojnë t’i ngjasojnë tani Lavdrim Muhaxheri dhe soji i tij.

Milazim Krasniqi dhe soji i tij i fshehin ose i arsyetojnë krimet fashistoide të “profetit”, ose i arsyetojnë si mbrojtje nga sulmet e kundërshtarëve. E, e vërteta e tmerrshme është, se Muhamedi sajojë një fe, plagjiaturë të hebrejizmit e krishterimit (ngjashëm me Nismën e Fatmir Limës që doli nga PDK ose me LDD e Nexhat dacit që doli nga LDK...), atë po ua impononte me dhunë banorëve vendorë, kurse ata po rezistonin e po mbroheshin kundër asaj dhune.

Demagogjia për të sulmuar islamistët e sojit të Lavdrim Muhaxherit si “ekstremistë”, “fundamentalistë”, “terroristë”, në llogari të mbrojtjes së islamit “paqësor”, nuk funksionon më, sepse tashmë secili i ka mundësitë të informohet për doktrinën burimore të islamit (Kur’anin) dhe për porositë dhe urdhrat e “profetit”, siç është mjekra muhamedane, që “profeti” ia ka lëshuar edhe Milazim Krasniqit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora