Intervista
Sylejman Morina: Intervistë me arbëneshin Josip Matassi
E marte, 01.07.2014, 08:05 PM
Josip Matassi i prinë shoqatës së re kulturore të arbneshëve të Zarës
Ekskluzive nga Sylejman Morina
Në manifestimin tradicional kushtuar "Zojës Loret" që mbahet më 5 maj në Arbnesh, befasi e këndshme ishte paraqitja në program të një shoqate të re kulturore, e cila me krenari e mbanë emrin e "Vicko Zmajeviqit", personalitetit, me të cilin është e lidhur historia e procesit të vendosjes së arbneshëve në këto pjesë të Dalmacisë (1723). Shoqatën e re e udhëheq Mr. Josip Matassi -kryetar, me të cilin e zhvilluam një bisedë që të njoftohemi me personalitetin e z. Matassit dhe shoqatën kulturore të sapo formuar të arbneshëve të Zarës.
Z. Matasi, ka lindur në qytetin e Zarës, më 01.12. 1978. Shkollën e fillore dhe të mesme e ka mbaruar po aty, ndërsa shkollimin e mëtejshëm e vazhdon në Itali në Universitetin Ca Foscari të Venedikut, në drejtimin e ekonomisë dhe turizmit. Pas mbarimit të fakultetit kthehet në Kroaci dhe fillon të punojë, kryesisht në sektorin e turizmit. Krahas kësaj paralelisht edhe i ka mbaruar studimet interdisiplinare posdiplomike në Universitetin e Zarës, "Studimet evropiane: gjuhët dhe kulturat në kontakt". Me mbrojtjen e tezes së magjistraturës "Aspektet Kulturore të Turizmit Rural në Zhupaninë e Zarës -Gjendja dhe Mundësitë" arrinë titullin shkencor të magjistrit. Lidhur me këtë e lidhë edhe marrëdhënia e punës, ku thotë: “Momentalisht jam i punësuar në agjencinë zhvillimore të Zhupanisë së Zarës, si udhëheqës i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar, ku merrem me punët rreth përgatitjes së zbatimit të projekteve të BE-së'' - u shpreh Matassi.
Si u prit nga publiku arbnesh paraqitja e juaj?
Me paraqitjen e parë para publikut, bashkëvendësit kishin reaksione pozitive.Banorët e Arbanasit kënaqësi në më të madhe treguan, që ne gjeneratat e reja të bashkuara kemi filluar me dëshira të mëdha që të përparojmë cilësinë e jetës kulturore tek ne.
Për shoqatën tuaj a kanë treguar interesim për bashkëpunim edhe intelektual tjerë arbëresh?
Me thënë të vërteten, jemi të kënaqur që shumë intelektualë arbnesh kanë treguar interes për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në aktivitetet tona .Kësaj radhe po e përmendim dr. Maksimilijana Barançiqin, pastaj profesorin e universitetit të Zarës prof. Dr Serxho Dokoza -Nikpali, po ashtu ka edhe intelektual të tjerë.
Shumë intelektual arbnesh japin kontributin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë shpirtrore, identitetit arbnesh, individualisht ?
Dëshira e jonë është që ne të rinjtë s'bashku me të vjetrit, duke u bazuar dhe në përvojën e madhe të bashkëvendësve tanë, të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta ruajmë trashëgimin tonë historike, dhe njëherit t'i ndihmojmë zhvillimit të tërësishëm të arbneshëve?
Çfarë do të jenë mundësitë financiare për zhvillimin e aktiviteteve tuaja. Prisni ndihma nga qeveria lokale, ose donacione për pakica etnike?
Kemi përkrahje të mirë nga qyteti i Zarës. Zhupania e Zarës, Bashkësia turistike e qytetit të Zarës, por në një të ardhme kur të forcohemi pak mund të llogarisim edhe në mjetet e BE-së.
Mbështetje të madhe kemi edhe nga ana e famullisë sonë " Zoja Loret", e cila mbështetë dhe ndihmon punën tonë. Megjithatë, mjete financimi për komunitetet e pakicave ne nuk mund të shfrytëzojmë, sepse arbneshët nuk janë pakicë kombëtare, veç kroatë (çke dashur të thush), por që ushqejnë kujtesën për të kaluarën e tyre dhe ardhjen e të parëve tanë nga rrethi i Liqenit të Shkodrës.
Ju keni thënë në shtyp se " Shoqata është themeluar me qëllim të ruajtjes, promovimit, zhvillimit, valorizimit dhe të përparimit të trashëgimisë e krijimtarisë kulturore si dhe artistike të arbneshëve, si mund ta arrini këtë?
Ne jemi një shoqatë e sapo formuar dhe me realizimin e të gjitha aktiviteteve tona, jemi bërë të njohur në Arbnesh ku gjithnjë gjejmë përkrahje të fuqishme. Kështu në të vërtetë mendoj që mund të arrijmë me punë të vazhdueshme edhe me ndihmën e bashkësisë së gjerë.
Po ashtu e keni përmendur se :" Dëshira e anëtareve të shoqatës është bashkëpunimi me shoqatat e njëjta dhe shoqëritë të cilat kultivojnë trashëgimin arbneshe dhe në pjesët tjera të Evropës, si në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Bullgari ?
Ne e dimë për ekzistimin e shoqërive të ngjashme kulturore në të gjitha këto vende, pra në planin tonë qëndron dëshira për të vënë kontakte me to dhe së bashku të përpiqemi ta shfrytëzojmë mundësinë e përfitimit të fondeve të BE-së, për organizimin e veprimtarive të përbashkëta kulturore apo veprimtari të tjera të përbashkëta.