Intervista
Oralda Lahe: Intervistë me gazetarin Shaqir Foniqi
E merkure, 18.06.2014, 08:04 PM
Flet gazetari dhe monografisti i mirënjohur në Kosovë Shaqir Foniqi:
Gazetarin e bën të njohur puna e vet dhe këmbëngulja ka shumë rëndësi, por nuk duhet të kalohet në bezdi.
Ekskluzive nga Oralda Lahe
Shaqir Foniqi është një nga gazetarët dhe monografistët e mirënjohur në Kosovë. Fama e tij i kaluar kufijtë duke u bërë një figurë e dashur përtej vendlindjes. Intervista me personalitete të afirmuar e dallon dhe e spikat mes shumë të tjerëve. Puna për 36 vjet, dashuria për profesionin ka të njëjtin intesitet ashtu si në ditën e parë të këtij profesioni. Mes librave të shkruar të zhanrit monografi dhe poezi do të përmendim Monografi për Aleksandër Moisiun, Nexhmije Pagarushën, Bekim Fehmiun. Së fundi dhe monografia për Rita Orën këngëtaren me famë botërore. Ndërsa në lidhje me librat e tij me poezi përmendim disa prej tyre si “Drithërimë”, “Diell me diell”, “Porta e diellit” e shumë të tjerë.
“Gazetaria të krijon një lodhje të
bukur. Unë them se sot jam lodhur artistikisht. Ky profesion më ka mbajtur
gjallë.
Lidhja juaj me gazetarinë është e hershme dhe në këtë profesion ju jeni afirmuar. Si i kujtoni fillimet tuaja në fushën e gazetarisë?
Faleminderit
për intervistën dhe kureshtjen tuaj. Jam i lumtur të flas për lexuesit tuaj dhe
ndjehem krenar që i drejtohem një auditoriumi të çmuar shqiptar. Fillimet e
mia, infektimi im me gazetarinë daton shumë herët qysh në moshën fëmijërore.
Kisha një pasion të fshehur deri në fanatizëm dhe i thosha vetes gazetar
televiziv ose hiç fare! I shtyrë nga ky
pasion fillova t’a sprovoj veten qysh në moshën e re. Si çdo i ri fillimet
e veta i ka me poezi, paraqitjen e parë e kisha me poezinë, “Ç’ka dua” e botuar në një revistë
letrare të kohës. Mirëpo meqë poezia nuk ishte profesion, u orientova në
gazetari me gjithë fuqinë. Pasi mbarova Gjimnazin, “Luigj Gurakuqi” të Klinës, në vendlindjen time u regjistrova
në Fakultetin e Gazetarisë, ku isha
gjenerata e parë. Krahas studimeve merresha me shkrime. Pas përfundimit të
Fakultetit të Gazetarisë, u inkuadrova në RadioTelevizionin e Prishtinës, që nga
1978 jam gazetar e redaktor në
Në karrierën tuaj numërohen intervista me personalitete të rëndësishme dhe të shumtë. Personalisht do të doja të ndalesha tek intervista me dy femra të famshme si Sophia Loren dhe Nikol Kidman. Si ishte të intervistoje këto aktore të përbotshme?
E mira e
gazetarisë është se të krijon kontakte me personalitete botërore. Unë kisha
këtë fat dhe mendoj se kam shfrytëzuar ai nuk i ofrohet gjithkujt. Duke qenë
gazetar i kulturës më ka rënë që të përcillja shumë festivale filmi, si festivalin e Berlinit, Berlinale. Në këtë
festival në vitin 2002 ishte dhe ikona e filmit, Sophia Loren e cila ishte e
ftuar për të marrë pjesë në premierën e filmit të saj më të mirë sipas meje, “Çoçarja”. Ajo me të arritur në
aeroportin e Berlinit kishte deklaruar njësoj sikur presidenti amerikan,
Sipas jush çfarë ju bën të njohur si gazetar duke ditur vlerësimet dhe njohja përtej Kosovës?
Gazetarin e bën të njohur puna e vet dhe këmbëngulja ka shumë rëndësi, por nuk duhet të kalohet në bezdi. Sikurse thashë më herët, terreni është një përvojë e madhe sepse duke marrë pjesë nëpër festivale, njeh shumë personalitete, kultura. Nuk e keni idenë sa të thjeshtë, të dashur janë yjet e skenës, vetëm është çështja si të marrësh kontakt me t’a. Qasja ndaj tyre duhet të jetë e kulturuar, e sjellshme, e butë...sikurse është vetë arti.
Ju kanë konsideruar si monografistin më të mirë në Kosovë dhe me të drejtë ky vlerësim. Çfarë të veçante sjell dhe monografia për këngëtaren Rita Ora me famë botërore?
Faleminderit për konstatimin. Është e vërtetë se kam shkruar disa monografi ose përpjekje për monografi. Sepse monografi të plotë nuk mund të shkruajë askush dhe askund. Me këtë rast po theksoj se kam shkruar monografi për aktorin e madh, Aleksandër Moisiun, artisten e këngës së bukur shqipe zj.Nexhmije Pagarushën, piktorin e njohur Gjelosh Gjokajn, artistin me famë botërore Bekim Fehmiun dhe yllin e dritës, Rita Orën. Emblema dhe krenaria jonë në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Mund të them se kam patur pesë intervista ekskluzive me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Intervista të cilat mbase një ditë do t’i zbradh. Sa i përket monografisë së dytë për Rita Orën është një libër biografiko-monografik. Aty jepet fëmijëria e saj ngritja drejt famës, profili i saj artistik. Gjithçka që ka të bëjë me jetën e saj artistike dhe familjare. Me qëllim nuk e kam prekur jetën e saj private, ndonëse në libër flitet, shkruhet për këtë segment. Mund të them se kam zhvilluar intervistën e parë të shkruar me të në 2010-tën për revistën “Imeca”. Fotoja e saj ishte në kopertinë dhe pastaj ka pasuar libri i parë ”E përndritura, Rita” më pas i dyti “Rita Ora”. Unë mendoj se Rita po prek majat e famës botërore për këtë kam propozuar në Kosovë të themelohet një dekoratë që do të quhej, “Ora e Pavarësisë” , e cila do t'iu dhurohet personaliteve të larta, me rastin e shënimit të datave të Pavarësisë së Kosovës.
Nëse nuk do të ishit gazetar një profesion që kërkon orare të zgjatura, punë intensive dhe përkushtim. A ka ekzistuar një moment ku ju keni menduar për t’a braktisur këtë profesion?
Gazetaria
të krijon një lodhje të bukur. Unë them se sot jam lodhur artistikisht. Ky
profesion më ka mbajtur gjallë.