Intervista
Marjan Sebaj-Sopi: Intervistë me Don Izidor Lukiq (Shoqëria e Salezianëve)
E marte, 13.08.2013, 06:00 PM
Intervistë me Don IZIDOR LLUKIQ (Shoqëria e Salezianëve)
Ekskluzive nga Marjan Sebaj-SOPI
U lind me 14 shkurt të vitit 1966 në
familjen pesë antarshe, katër vëllezër e një motër në Kabash afër Vitisë në
Kosovë. Qysh kur ishte i vogël si nxënës i shkollës fillore ishte ministrant në
famullinë e vendlindjes. Në vitin 1980., shkoi në seminar, në Suboticë, si
kandidat për prift i ipeshkvisë Shkup-Prizren. Pas gjimnazit klasik të kryer në
Suboticë regjistron fakultetin teologjik në Institutin Filozofik-teologjik te
Jezuitët në Jordanovac në
Në Prishtinë kah
mesi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit XX është ngritur kisha katolike e
Shën Ndout. Don Zef
Gashi, salezian, ishte si anëtar i provincës së Sllovenisë famullitar në Prishtinë.
Tani është argjipeshkëv i Tivarit. Prishtina e ka vetëm një famulli dhe kisha
është gjithmonë plot gjatë meshës. Përveç kremtimeve të meshëve në famulli
ekzistojnë edhe aktivitete tjera: këndimi me kor, katekizimi, grupi i lutjes,
takime katekistike të të rinjve dhe katekumenati. Famullitari është Don Nosh
Gjolaj, kurse Don Izidori është katekist i nxënësve katekistikë dhe të rinjve.
Në Prishtinë po ndërtohet qendra e madhe »Don Bosco«. Në përbërjen e saj do të
jetë oratoriumi, shkollat profesionale, gjimnazi, terene sportive, salla dhe
qendra për të rinjtë. Vlera e kësaj qendre vlerësohet diku 5 deri 7
milion euro. Një gjë e madhe dhe shumë interesante. Investitor i këtij projekti
është Shoqëria Saleziane në bashkëpunim me organizata humanitare dhe me
qeveritë evropiane nga Gjermania, Spanja dhe Italia. Provinciali i Napolit e emëroi Don
Izidorin drejtues të këtij projekti. Prania saleziane shquhet mjaft me
arsimimin publik dhe për këtë arsye është vendosur për atë projekt të madh.
Marjan Sebaj-SOPI: Don Izidor, nga biografia e juaj
mësojmë shumë gjëra, shohim se keni patur një jetë të bujshme, mirëpo
paraprakisht na thuani diç mbi fëmijërinë, mbi rininë tuaj. Kur hetuat apo
ndiejt zërin që të merrni rrugën e meshtarisë?
Don Izidor Lukiq: Rrjedh nga një familje kroate që kanë zbritur (jemi shpërngulur) para
shumë vitesh në Kabash të Vitisë nga fshati Vërnakollë afër Letnicës. Prindërit
e mi janë marrë me bujqësi, kanë punuar tokën dhe babai ka punuar në
koperativat e atëhershme. Atëherë varfëria ka qenë e madhe sepse pikërishtë
atëkohë ishe edhe Lufta e Dytë botërore e cila përveq dëmëve në njerëz që bëri,
varfëroi me të madhe edhe popullatën e këtyre trojeve. Pranë të gjithave
prindërit e mi si dhe të tjeret nuk janë dorezuar dhe ajo çfarë i ka mbajtur
gjallë ka qenë feja e gjallë, besimi në Zot. Në rend të pare ata janë
mbështetur në Zotin dhe në Nanën tonë qiellore Zojën e Bekuar apo siç njihet në
popull Zoja Crnagore. Në kët frymë të besimit, fesë së gjallë, mbështetje në
Zot, jam rrit edhe vetë unë. Qysh sa mbajë mend unë në familjen tonë ka
mbizotrua lutja, lutja e Rruzares dhe lutjet tjera, kurse pjesëmarrja e jonë
(familjes) në meshë shenjte ka qenë jo vetem ditëve të Diell, por për çdo ditë.
Në familjen tonë ka mbizotrua fryma e
fesë dhe dashurisë, mirkuptimit ndaj antarëve të familjes dhe më gjerë. Kam pas
fatin të rritëm dhe edukohem në një familje të devotshme siç ishte familja ime.
Edhe sot si meshtar dëshiroj ta imitoj baban tim i cili ka jetuar prej fesë dhe
nënën time e cila edhe sot në moshën e saj 85 vjecare nuk e le asnjë ditë të
kaloj pa marrë pjesë në Meshë Shenjte dhe e cila gjithmonë mbanë (ka) rruzarën
në dorë ku lutet në çdo moment. Në këtë familje kam marrë gjithçka që sot jetoj
dhe praktikoj në jetën time meshtarake. Lutja, besimi, dashuria ndaj të tjerëve
dhe besimi i gjallë në Zotin. Unë si fëmijë gjithnjë kam pas dëshirë të
ministroja (të shërbej meshtarit afër Altarit) e kështu edhe të marrë pjesë në
Meshë Shenjte. Çdo ditë unë kam marrë pjesë në meshë me prindërit e mi, dhe aty
dalngadal me ka lind interesimi, kam ndie thirrrjen meshtarake e cila ka zgjuar
në mua gjithnjë e më shumë një dëshirë të madhe për ta ndjekur Krishtin, rrugën
e Tij. Kështu kur isha në klasën e VII,. ka lindë në mua thirrja e fuqishme për
t’i shërbyer Zotit kuptohet duke i shërbyer të tjerëve e veçanarisht atyre që
kanë më së shumti nevoj, të varfërve.
Marjan Sebaj SOPI: Nga biografia e juaj mësuam
rrugën tuaj të shkollimit, si në vendlindje Kabash-Viti (shkolla fillore),
pastaj Suboticë (gjimnazi Klasik),
Don Izidor Llukiq: Po, isha në Zagreb
dhe isha në vitin e dytë të fakulltetit të filozofisë dhe ne si rregulltar
salezian e kemi si detyrë (obligim) t’i kryejmë dy vite praktikën pedagogjike.
Në atë kohë, viteve 1989., pati ardhë një superior nga Roma në vizitë
bashkësisë saleziane ku na foli për misione dhe ofroi mundesinë që kush
dëshiron të bëjë një esperiencë të jetës misionare dhe se këtë Ispettoria e
Romës iu mundëson. Kështu që gjatë kësaj Konference, në mbrendësinë time ndjeva
një zë të fuqishëm ku më tha; „Duhesh të shkosh..“ dhe pa hamendje u qova në
këmbë dhe kërkova nga drejtori im të më përkthen nga gjuha kroate në gjuhën
italiane ku shpreha dëshirën time të
bëjë këtë përvojë misionare. Ishte një çudi e madhe për krejt
sivëllezërit e mi salezian për kët vendim të shpejt dhe të sigurt. Dhe nga e
gjithë kjo mund të them se kjo përvojë misionare më ka përforcuar në thirrjen
time. Ishte një përvoj e paharueshme e cila ka lënë një jetën time kujtime të
pashlyera e që nuk harrohen askurrë. Ishte një përvoj që më ka bërë më të mirë,
më të fortë dhe më të përshpirtshem, si dhe me një kulturë më të gjerë e të
cilën e kam marrë duke mësuar gjuhët dhe
kultura të ndryshme. Falë kësaj përvoje unë sot i flas pesë gjuhë
rrjedhshëm dhe dy tjera i kuptoj. Përvoja në Madagaskar të largët më ka mësuar
me i dashtë më të varfërit, të braktisurit. Në qendrën tonë në Madagaskar kemi
pas mbi 150 fëmijë të vobektë e pa prindër. Në këtë qendër ata janë rritë dhe
edukuar, kanë mësuar zanate dhe kanë vijuar shkollën, dhe kur kanë mbushë
moshën 20 vjeçare ata kanë qenë të aftësuar me zanatin e marrur në Qendrën „Don
Bosko“ dhe të aftë, të përgaditur të ballafaqohen me sfidat e jetës. Pikërisht
për këta të rinjë, unë isha në një mënyrë baba, nënë, motër e vëlla i tyre. Aty
e kam përjetuar atë çfarë do të thot mos ta kesh askënd nga familja, të jesh i
braktisur dhe se çka do të thot të jesh i varfër! Në këto rrethana është
dashur të rinjëve t`ju dhurosh shpresën për një jetë më të mirë, për një të
ardhme shpresëdhënse dhe prosperuese.
Ishte një mision shumë i mirë edhe pse e pranoj se i vështirë, por që më ka
mësuar se si duhet me u ballafaquar por edhe me i luftuar sfidat e jetës.
Fëtyrat e tyre edhe sot i kam parasysh dhe të gjithë ata më qëndrojnë në zemrën
time, sepse isha në mesin e tyre por edhe njëri prej tyre, mik dhe vëlla, me të
cilët për tre vjet rresht ndamë gjitha përvojat por edhe kafshatën e gojës.
Isha bërë pjesë e tyre, më kanë pranuar dhe dashur së tepëri, mirëpo dëtyrat
dhe nevojat tjera më ftuan për misione tjera. Kështuqë pas lirisë së pritur të
shqipërisë Superiori im më ftoi dhe dha dëtyra e obligime tjera. Ai më tha se
nga Zagrebi pasi isha kthyer nga Madagaskar tanimë të ateroi dhe të vazhdoj
misionin tim në trojet e stërvuajtura shqiptare, dhe siç na obligon edhe
premtimi dhe betimi i dhënë, unë kësaj ftese me dashuri të madhe iu përgjigja.
Kështu fillimisht veprimtarinë time e fillova në Shkodër, pastaj në Tiranë dhe
ja sot gjindëm në Prishtinë. Por, mund të them se pa atë përvojnë e
fituar në Madagaskar vërtetë shumë më vështirë e kisha patur t’i përballoj
vështirësitë e jetës. E them se mua gjithmonë më kanë përcjellë padyshim lutjet
e Juaja, vet Jezu Krishti, Zoja e Bekuar dhe don Bosko.
Marjan Sebaj-SOPi: Pasi u
kthyet vazhduat studimet dhe më pas u shuguruat meshtar, por jo për dioçezën
tonë, të Kosovës. Çka ishte vendimatare që të kaloni në rregullin apo shoqërinë
Seleziane, një rregull mjaftë aktiv dhe i përhapur në botë, veçmas i njohur në
edukimin e brezave të rinjë?
Don Izidor Lukiq: Pasi jam kthyer nga qendrimi
im tre vjeçar pa vizituar vendljindje mbrenda këtyre tre viteve asnjëherë, unë
më të kthyer menjëherë vazhdova studimet e ndërprera. Me ndihmën e Zotit
gjithçka shkoi mirë, mund të them më mirë se siç e kam menduar edhe vet unë.
Vitet studimore kaluan shpejt dhe erdhi koha e xhakonatit dhe më pas koha e
shugurimit meshtarak. Vitin 1994., në vjeshtë i kam dhënë kushtet e përjeshtme
si e kërkon rregulli ynë si salezian rregulltar. Kështuqë menjëherë mbas dy
muajve jam shugruar xhakon në Zagreb, në Katedralën e Zagrebit. Vitin në vijim
saktësisht me 25. 06. 1995., jam shuguruar meshtar së bashku me 36 kandidat
tjerë në Katedralen e Zagrebit dhe shugurimin meshtarak e kam marrë nga
kardinali i Kroacisë tanimë i ndjerë Franjo Kuhariq. Në mesin e 36 të
shuguruarëve tre ishim selezian kurse të tjerët meshtar të argjiipeshkvisë së
Zagrebit, kuptohet se në mesin e tyre kishte edhe rregulltar tjerë siç ishin françeskan,
Jezuit e dominikan.
Ajo çfarë më ka
tërhjek që të bëhem salezijan ka qenë pikrisht
përshpirtëria Saleziane e Don
Boskos, pastaj kujdesi i madh, përkushtimi ndaj të rinjëve e veçmas kujdesi
ndaj të varfërve. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të punoj me rininë dhe
kështu duke lexuar biografinë, jeten e Don Boskos, ajo edhe më shumë më ka
frymëzuar dhe entuziazmuar ta përqafoj atë dhe të jetoj jetë rregulltare në shërbim të Zotit dhe të
rinjëve. Gjithmonë në zemrën time ka qenë brengë e madhe jeta e të rinjëve ku
as shteti dhe shumë pak institucionet tjera si ato fetare dhe jo fetare bëjnë
për rininë. Rinia ka nevoj për më shumë kujdes, mirëkuptim e në veçanti dashuri
të sinpertë. Dhe pikërisht dashuria ndaj të rinjëve ka qenë ajo çfarë më ka
shtyrë të bëhem salezian.
Marjan Sebaj-SOPI: A mund të
na thoni diç mbi historikun apo veprimtarinë e Selezianëve në përgjithësi
(themeluesi, qëllimi i themelimit të shoqërisë etj…) e në veçanti veprimtaria e
Selezianëve në shoqërinë tonë, në mesin e popullit tonë?
Don Izidor Lukiq: Don Bosko ka lindur me 16. 08. 1815., në Bechi afër Torinos. Rrjedh nga një familje fshatare dhe shumë e
varfër. Ai qysh në moshë të vogël dyvjeçare e humbë babain i cili vdes nga
sëmundja e TBC (tuberkulozit) që atëherë ishte sëmundje e pashërueshme. Nga ai
moment jeta e familjes Bosko ishte edhe më e vështirë meqë e gjithë barra
tanimë i binte mamas së tyre që së bashku me tre fëmijë të vegjël ishte e
dëtyruar të punoj (tokën) shumë për të mbijetuar. Gjonit qysh si fëmijë i vogël
I pëlqente libri saq qysh në moshën nëntë vjeçare ai lexonte libra e literaturë
të autorëve të mëdhenjë botërorë. Shkaku i varfërisë së madhe që mbretëronte në
familjen Bosko, dëshira e madhe e Gjonit të vazhdoi shkollimin e të bëhej
meshtar nuk u realizua e shkoi siç e dëshironte ai, por u dërtyrua të kërkoi
një vendstrehim dhe vendpune për të fituar dhe vazhduar shkollimin e ultë e më
vonë edhe atë të lartë. Kaloi një jetë të rënd, përvoj të hidhur por e gjitha
kjo ishte edhe një lloj parapërgaditje për te dhe jetën e tij. Gjithë këtë kohë
sa e kaloi jashtë gjirit familiar e kaloi duke punuar lloj-lloj pune edhe nga
më të rëndat, mirëpo nga kjo u pasurua meqë mësoi zanate të ndryshme e që më
vonë do i shërbejnë shumë në mësim dhe
edukim të të rinjëve. Gjoni i vogël, më pas edhe si i ri gjithnjë kishte
mbështetjen e nënës së tij Margarita e cila ishte në gjendje të bëjë gjithçka
për te por në tend të pare duke e edukuar në sjellje të mirë, në virtyte të
krishtera, në fe, shpresë dhe dashuri ndaj Zotit dhe të afërmit. Nëna apo siç e quajmë Mama Margarita ka
lujtur një rol të rëndësishem gjatë gjithë jetës së tij.
Marjan Sebaj-SOPI: Ku gjindët sot ky rregull, na
thuani sa meshtar apo rregulltar ka në botë, me çka mirrën në përgjithësi, apo
shkurtë mbi strukturën e shoqërisë?
Don Izidor Lukiq: Shtëpia amë e rregullit tonë fillimisht ka qenë në
Struktura është
shumë mirë e organizuar. Stuktura gjenerale më pas ndahet në shumë dikastere
si; dikasteri i misioneve, dikasteri për rini, dikasteri për ekonomi, dikasteri
për mass-media dhe dikasteri për familjen saleziane. Këto dikastere
funkcionojnë shumë mirë dhe bashkëpunojnë njëra me tjetrën dhe në gjithçka janë
në harmoni dhe kordinim.
Sot Kongregata
(Rregulli selezian) jonë numron afër 19 mijë rregulltar në botë. Jemi të
pranishem në të gjitha kontinentet e botes që dua të them në mbi 130 shtete të
ndryshme anë a mbarë botës shtrihet veprimtaria jonë saleziane. Qëllimi i
veprimtarisë tonë është edukimi dhe formimi i të rinjëve, përgaditja dhe
aftësimi i tyre për jetë.
Marjan Sebaj-SOPI: Diç mbi
veprimatrinë e Shoqërisë (Kongregatës) Seleziane në mesin e popullit Shqiptarë
sot? Dimë se Selezianët kanë qendra të njohura edukative, më saktësisht me çka
mirrët shoqëria Seleziane e cila më duket se edhe në popullin tone gëzon një
respekt?
Don Izidor Lukiq: Qendrat tona në
troje shqiptare sic e that edhe ju vet vërtetë gëzojnë shumë respekt, një për
arsye sepse janë qendra të cilat mirren eskluzivisht me rininë. Qendrat tona i
ofrojnë rinisë tonë alternativa të ndryshme jetësore si ato kulturore,
shkencore, sportive dhe më e
rëndësishmja i ofron rinisë ngritje në aspektin shpirtërorë e për të cilën gjë
rinia shqiptare dhe ajo e përgjithëshme më së tepëri edhe ka nevoj sot. „Qendra
Don Bosko“ në Tiranë, „Qendra Don Bosko“ në Shkodër, përfshinë një numër të
madhë të rinjëve të cilët frekuentojnë ambientet tona e ku ushqehen me
përshpirtëri dhe edukimin sipas shembullit të Don Boskos që është Sistemi
parandalues. Ky system bazohet në ARSYE,
BESIM DHE DASHURI. Shoqëria jonë mirre me Oratorin ku
të gjithë të rinjët kanë të drejtë të frekuentojnë atë dhe të jenë pjestarë të
Oratorit ku zhvillohet edukimi i tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme
artistike-kulturore, sportive dhe fetare siç është katekizmi. Shoqëria jonë
mirret me trajnimet profesionale, si kurse të gjuhëve të ndryshme e kurse tjera
të ndryshme për aftësim profesional të të gjitha lëmive. Kongregata apo
Rregulli ynë mbanë nën përkujdesje të saj duke filluar që nga çerdhet
(kopshtet), shkolla profesionale dmth gjimnaze dhe shkolla tjera profesionale
deri tek fakultetet e ndryshme. Prezenca e të rinjëve në qendra tona është e
madhe. Falë punës dhe angazhimit të salezianëve dhe bashkëpuntorëve salezian
shoqeria jonë ka bërë themelet e mira për një edukim të shëndosh, të mirë dhe
të mirfilltë. Shkollat tona, mësimet, pra qendrat tona shkollore janë shumë të
kërkuara dhe të preferuara si nga ana e të rinjëve poashtu edhe nga ana e
prindërve. Shkollat tona janë të hapura për të gjithë të rinjët pa dallim feje,
gjinie, nacionaliteti...
Marjan Sebaj-Sopi: Mendimi apo
vlerësimi i Juaj mbi rininë tonë, ku gjindët ajo sot? Apo shkon kah përparimi
apo degjenerimi? A ka perspektivë rinia e jonë Shqiptare e në veçanti ajo
Kosovare?
Don Izidor Lukiq: Sipas mendimit tim
rinia e jonë, e Kosoves, ende gjindet në një udhkryq. Unë jam i bindur se akoma
është një rini e gjallë, e shëndosh, dhe mund të punohet me ta për ta shpëtuar
nga globalizimi apo nga një shoqëri e cila është profane dhe mundohet të
ndërtoj njeriun pa Zot. Nëse secili meshtar në famullin e vet apo vendin e tyre
ku jetojnë do të angazhoheshin edhe më shumë për shpëtimin e rinisë ky do te
kishte me qenë një signjal i fort për udhëheqësit e shtetit tonë që edhe ata të
mirrën më shumë me çështjet rinore. Rinia është e ardhmja e Kishës tonë,
e ardhmja e kombit. Prandaj, duhet të investojmë shumë në rininë tonë sepse
rreziku është i madhë që rinia jonë të braktisë vlerat dhe traditat e
familjes dhe të bashkohet ofertave jo të
mira e të dëmshme të cilat mund të ofrojnë shoqëritë e ndryshme të cilat mund
të jenë të rrezikshme dhe shkatërrimtare të rinisë së pafaj. Rreziku që kërcnon
rininë janë dukurit negative si: droga, alkoholi, prostitucioni dhe shumë
dukuri tjera të cilat shfaqën në shoqërit në tranzicion.
Marjan Sebaj-SOPi: Folët mbi
aktivitetet Tuaja në Kosovë? Çka tutje, planet për të ardhmën?
Don Izidor Lukiq: Aktivitet tona në
Kosovë janë të shumta sidomos ato që ne bëjmë në qendrën tonë në Prishtinë dhe
besoj se këto aktivitete së shpejti do të vazhdojmë ti aplikojmë edhe me hapjen
e Qendrës tjetër në ndërtim e sipër të don Boskos në Gjilan, e cila qendër ka
po të njejtin mission. Ne siç cekëm edhe më lartë merremi kryesisht dhe
ekskluzivisht me edukimin e rinisë. Nëpërmjet shkolles sonë rinia pasurohet me
dituri, ajo këtu tek ne merrë edukim dhe vlerat të mirëfillta të cilat duhet të
ket një i ri i kohës së sotme. Rinia ka nevoj dhe e meriton një kujdes
të veçant, ka nevojë ndoshta më tepër se kurrë më parë për mirëkuptim, për
mbështetje dhe përkrahje. Me rininë tonë në Kosovë e cila ende është e shëndosh
neve mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjithësesi që neve duhet asaj ti
përkushtohemi me tërë qënien tonë. Ne këtë mision e bëjmë çdo ditë në Qendrën
don Bosko në Prishtinë. Kjo qendër që tanimë vepron vite me radhë në Prishtinë
ka marrë emër dhe vlerësohet lartë si qendër edukativo mësimore sipas parimit
të don Boskos; gjithçka për rini! Shkolla jonë, mësimet tona, edukimi
ynë të tërë bazën e ka në sistemin parandalues e cila i ofron shoqërisë e në
veçanti të rinjëve atë se si duhet të vlerësojnë dhe logjikojnë e me këtë edhe
të marrin përgjegjësi në jetën e përditshme. Plani ynë në një të ardhme të
afërt është të rrisim sa më shumë kapacitetet e qendrës me aktivitete dhe me
struktura siç janë palestra sportive, internati për të rinjë të cilët
dëshirojnë të vijnë te ne, në shkollat tona e sidomos ajo shtresë që ka
gjendjën më të rënd ekonomike e që nuk kanë mundësi të paguajnë qera.
Marjan Sebaj-SOPI: Porosia e
Juaj, si meshtar me një përvoj të madhe i cili mirret me edukimin e rinisë, çka
do e porositni rininë tonë?
Don Izidor Lukiq: Kisha për të thënë
se edukimi rrjedhë nga zemra apo siç thoshte edhe edukatori i madh dhe ati i të
rinjëve shën Gjon don Bosko; „Mjaftoni të jeni të rinjë e unë ju dua!“ Don
Bosko i ka pas për zemre e në zemër të gjithë të rinjët, kështuqë edhe unë
mundohem t’i përngjaj don Boskut me jetën dhe shembullin tim, me angazhimin
tim. Rinia e ditëve tona ka nevojë për meshtarë dhe edukatorë të mirë,
shembull, të cilët e shpenzojnë jetën e tyre dhe gjithë energjinë për ti
edukuar sa më mirë të rinjët, dhe për t’i drejtuar ata në rrugë të drejtë dhe
vërtetë, drejt Zotit.
Marjan Sebaj-SOPI: Ju
falemnderit që gjetët kohë për këtë intervistë shumë të hapur dhe shpresoj
edukative dhe në të mirë e dobi të rinisë dhe ardhmërisë së popullit tonë të
stërvuajtur shqiptarë. Ju urojmë shëndet e suksese në të ardhmën.
Don Izidor Lukiq: Edhe juve nga
zemra ju falenderoi për këtë intervistë apo më mirë ta quajt bashkëbisedim i
përzemërt dhe shpalosje të përvojave tona jetësore. Shpresoj se shumë të rinjë
do te frymëzohen e do të nxjerrin diç të mirë për jetë nga pyetjet dhe
pergjigjejet e bëra këtu, nga përvoja e jonë. Suksese dhe punë të mbarë edhe
Juve!
Intervistoi:
Marjan Sebaj-SOPI
Binçë, Gusht ’ 2013