E shtune, 05.10.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me veprimtaren, pedagogen, intelektualen, poeten Miradije Gashi

E diele, 18.12.2011, 09:05 PM


 

INTERVISTË ME VEPRIMTARËN , PEDAGOGËN, INTELEKTUALEN, POETEN MIRADIJE GASHI

 

Ekskluzive nga Ramiz DËRMAKU

 

Miradije Gashi, është një veprimtare, një humaniste, një mësuese, një poete, një intelektuale, një gazetare e cila jeton dhe vepron në Shtutgart të Gjermanisë. Kjo intelektuale me përkushtim e devotshmëri po edukon gjeneratat e reja të cilat po rritën në diasporë, po ua mëson : Gjuhën, historinë, kulturën, po ua shtonë dashurinë ndaj prindërve dhe Atdheut, si dhe po i mbronë ata nga asimilimi. Kjo veprimtare, kjo humaniste, kjo mësuese, po bënë ate që dikur bënin Rilindasit tanë. Ajo gjatë bisedës më tha:“ Arti dhe Kultura janë elemente kryesore, që ndikojnë dhe kultivojnë imazhin e një kombi“.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju lutem z. Miradije Gashi , na tregoni për lexuesit e Zemra Shqiptare në pika të shkurtëra kush është Miradije Gashi ?

 

Miradije Gashi: U linda në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, por të flas për këtë fshat duhet të jam njohëse e mirë e historisë së kësaj ane.Vendi i lindjes është vendi i rinisë, kur përcaktohet rruga e njeriut në jetë. Shkollën fillore mbarova në vendlindje, të mesmen Akademinë pedagogjike, Shkollën e Lartë Pedagogjike  dhe Fakultetin Filozofik Degen e Pedagogjisë të  gjitha i diplomova në Prishtinë.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Që nga mosha e re keni filluar të merreni me poezi, na tregoni çka ju shtyri që ju, ti përkushtoheni poezisë ?

 

Miradije Gashi: Si e re mësova, kërkova, ëndërrova për të ardhmen e popullit, u gëzova për jetën, për shkollën, edhe u hidhërova kur çasjet e mija u frenuan në rrugën që do t'i zhvilloja prirjet s'pari në ushtrimin e detyrës së arsimtares. Më rastin e suspendimit nga vendi i punës, vuajtjet më kaliten shumë, fillova të merrem më poezi , sepse poezia  s'është talent, por burim zemre...

 

ZEMRA SHQIPTARE: Shumë shpesh në botimet tua jeni paraqitur me pseudonimin Fanesha, pse ?

 

Miradije Gashi: Emri Fanaj vjen nga atdhetari stergjyshi im, që është martuar më një vajzë nga brigjet e lumit fanaj të Mirditës së Shqipërisë. Nisur nga ky fakt unë shpesh në botimet e mija jam paraqitur me pseodonimin Fanesha.

 

ZEMRA SHQIPTARE: z. Miradije Gashi, a ju kujtohet poezia e parë që ju shkruat dhe kur?

 

Miradije Gashi:  Pas vitit 1981...

 

Kanë rrjedhur shumë ujëra, u bënë shumë krime...

 

Para syve t'fatosave të klasës së parë,

ne vend të ditarit prangat në dorë !!!

....

 

ZEMRA SHQIPTARE: Poezit tuaja u botuan pothuaj në të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare si :“Pioneri“,“Zëri i Rinisë“,“Rilindja“,“Jeta e Re“,Flaka e Vëllazërimit“;“Bota e Re“,"Gepi"“Kosovarja“,etj, si e ndienit veten në ato momente.., në ato ditë.., kur nga cenzura që ushtronte regjimi , ishte shumë e madhe dhe ishte vështirë të botoheshin diku ato vargje- poetike ?

 

Miradije Gashi: Djalli la botën, kur kuptoi se njerëzit, bëjnë vetë ferrin.

 

Askujt gjë s'i rrëfej

Për t'miat hidhërime,

E kam mbyllur çdo pikllim

Thellë n'zemrën time !!!

 

ZEMRA SHQIPTARE: Pasë kryerjes së SHLP-ke në Prishtinë, ju filluat të punoni si mësuese pranë Shkollës Fillore“ Emin DURAKU“, në Arllat, si ju pritën nxënësit, kolektivi dhe fshatarët ?

 

Miradije Gashi: Ruaj kujtime të bukura për vendlindjen, qyshë si fëmijë kisha mësuar nga babi im, si një detyrë të madhe ndaj diturisë, atdheut si ushqim shpirtëror. Babi im ishte njeri më katër vite shkollë por i zgjuar dhe i mprehtë më mësoi dhe inspiroi për një të ardhme më të ndritur, duke kuptuar mirë se pa shkollë s'ecën dot...Unë nga vendlindja u shkëputa vetëm për të bërë mësimet e meseme dhe studimet në Prishtinë më pastaj u këtheva përëseri në fshat. Ishte një emocion i veçantë, pritja e e atyre mësuesve që më parë më kishin mësuar, edhe tashti kur i përgjigjem pyetjes suaj, i kujtoj më mall kurbeti, të gjithë nxënësit, kolegët e vendasit e mijë dhe i përshëndes.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju sipas informatave që ne disponojmë , edhe ndaj jush regjimi kriminel serbe, ushtroi dhunë, pra thënë shkurtë edhe ju ishit e suspenduar nga procesi edukativo arsimor, cila ishte akuza ndaj jush ?

 

Miradije Gashi: Më shkaktoni dallgë të thella emocionesh më këtë pyetje zotëri !

 

Vendlindja !

Edhe pse më ndaluan hyrjen e orës!

e bukur vendlindja si ne verë me lule ,

edhe n'dimër me azarin e dëborës !!!

 

Të shkruash në vetën e parë, është vështirë, por meqë insistoni po ju rrefej ashtu siç ka ngjarë. Ne mësimdhënësit (disa) edhe përmes humorit rrihnim probleme politike, duke mos e besuar kurrë se ne sallën e arsimtarëve hynin edhe njerëz të ligjë nga shpirti, hipokritë, të cilët bartnin diskutimet tona në shtabin e komitetit komunal dhe skandalizoheshin nga fakti se çdo regjim që ka ardhur në shoqëri, tek mësuesit ka ndeshur e hasur në rezistencën e tyre, sepse Ne ishim ata duke ndjerë të paret peshën e rëndë e të vështirë të popullit shqiptarë! Kështu ngjau pikërisht me mua. Një ditë nëntori veprimtaria ilegale dhe diskutimi im hapur para mases ra ndesh më sherbimin komunist. Imperativi i kohës, urdhëri, nuk vonoi as për një ditë dhe u vu në zbatim nga organet.Të nesërmen pa pritur në vendin e punës më arrestuan katër policë shqiptar, por ajo që ma prishi më keq mendjen, arrestimi u bë në prezencen e nxënësve! Për mua ishte t'merr i madh! Në atë kohë u ngritën përsona të caktuar dhe çdo gjë timen  pozitive e errësuan. Por decidivisht, çdo gjë në këtë univers e dëshmon argumenti. Po të flasë më pjekurinë politike të sotme për problemet e asaj kohe, ndoshta nuk i kam kuptuar thellë gjërat siç i kuptoj sot. Andaj shumë shpejt  mësova që sherbëtoret e Beogradit të asaj kohe qenë të kategorizuar në tri grupe: 1. Të përbetuarit, 2. Frikacakët, 3.Të mashtruarit. Kjo ishte tragjedia jonë politike. E kisha të qartë faktin se Kosova pas vitit 1981 vuante nga një regjim i urryer, por edhe nga një vetëvrasje graduale nga kuadrot politike shqiptare të atyre viteve! Gjithmonë mbi trojet tona është bërë politikë brutale e ndyrë...Ishte një trishtim i madh të vëreje se si një pjesë e këtyre politikanëve harruan krejtësisht se çfarë u besoi historia. Dhe nuk ishte befasuese, pse udhëheqësit e asaj kohe shumë shpejt janë gjetur të izoluar prej popullit, sepse janë përpjekur masen ta detyrojnë që të flasë dhe të veproj kundër vetes!!!

 

ZEMRA SHQIPTARE: Çka ju shtyri që ju ti vazhdoni studimet pranë Univerzitetit të Prishtinës, në degën e Pedagogjisë ?

 

Pasi më suspenduan nga vendi punës, fillova studimet në Degën e pedagogjisë. Babi, i cili më rriti, më edukoi e më mësoi ta njohë jetën time gjer në detaje, më të mirat dhe më dobësitë e saj, me ngjalli shpresën për të vazhduar më krenari jetën në studime tjera, dhe më mbeshteste e ndihmonte financiarisht. Bile më bleu edhe makinë, e që unë isha e vetmja studente që shkoja në fakultet më

veturë.  E quaj fat të madh qe më takoj të shkollohem ne kryeqytetin univerzitar te Prishtinës. Gjithmonë do t'i kujtoj Profesorët me mirënjohje e respekt gjithçka na dha fakulteti në fushen e dijes e të kulturës, përpjekjet e tyre, të gjitha u bënë dritare për njohjen dhe kuptimin më të thellë të jetës.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Pasë diplomomit pranë Fakultetit të Pedagogjisë, ju fituat titullin profesoreshë.., çka tani..,

 

Miradije Gashi: Meqenëse në vazhdimësi isha në sherbim të popullit e të arsimit, kam pasë nderin pas diplomimit të zgjidhem  anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptarë të Republikës së Kosovës se bashku më veprimtaret; zotin Gani Sylen, dhe zotin Gjemë Binaku. Zhvillimet e procesit edukativo arsimor të udhëhequra nga LASH, që zhvilloheshin në Prishtinë i bartnim tek drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gllogovcit për atë kohë.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju ishit veprimtare e dalluar, një kohë ishit anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptar (Ministrisë së Arësimit) në Republikën e Kosovës, si punohej në atë kohë, kur regjimi serb kishte mobilizuar të gjitha forcat e tij, për pengimin e procesit mësimor me planprograme të Republikës së Kosovës ?

 

Miradije Gashi: Krenaria kombëtare, besnikria ndaj kombit, sakrifica për popull janë tipare më fisnike të karakterit të njeriut që si bazë kanë njohjen e thellë të se kaluarës.  Kisha përshtypjen se në luftën për mprojtjën e arsimit shqiptar për organizimin më të mirë, nuk ishin të organizuar të gjithë njësoj. Potenciali intelektual në Kosovë ishte i madh, por jo edhe sa duhet të guximshëm. Detyra jonë parësore  ka qenë që Serbisë t'i pergjigjeshim me mjete përkatëse që ta pengonim sigurimin e saj për shkatërrimin e arsimit tonë. Me që Serbia nuk arriti të bëjë argatë, atëherë ndërmorri veprime në fushën e ndryshimeve të legjislacionit administrativo-juridik duke nxjerrur do farë ligjesh që parashihte rregullim unik për- tërë teritorin e Sërbisë. Edhe këtu serbia nuk e arriti qëllimin sepse shqiptarët nuk shitën shkollën për para. Në fund, përdori represionin dhe masat vandaliste duke uzurpuar shkollat me dhunë dhe duke rrënuar gjithçka shqiptare që nga rrënimi edhe i përmendoreve. Duke i pasur parasysh këto ne bëmë përpjekje të mbrohemi nga këto sulme, punuam nepër shtëpia private pa paga por krenar. Njeriu që gjendet para situatave të vështira dhe që përpiqet t'i zgjidhë ato vështerësi është zakonisht optimist dhe patjetër fiton.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju ishit e angazhuar edhe në kryesinë e Forumit të Intelektualëve të Kosovës, çka punohej më tepër gjatë asaj kohe ?

 

Miradije Gashi: Unë ndiqja me qejf konferenca mbi historinë kombëtare, i dëgjoja me vemendje, analizat që u beheshin, ngjarjeve ideve, flitej realisht nga intelektualet.

Aso kohe organizoheshin më tepër tribuna politike, arsimore, shkencore etj.

Do të veçoja momentin ku edhe vetë jam paraqitur me kumtesa të ndryeshme ;

Sferat e interesit dhe çështja shqiptare në Ballkan, Gjendja në arsim, problemet dhe përspektiva, e kujtoj si sot në  Tribunën për arsim, kur Prof. Dr.Fehmi Agani tha: Se përiudha e tashme nepër të cilën po kalon shkolla shqipe është kaptina më e ndritshme dhe njikohësisht më tragjike e arsimit shqiptar. Qëllimi i Serbisë ishte ta mbyllë arsimin univerzitar, ta sakatosë arsimin e mesëm dhe ta përziejë arsimin fillor. Është fitore e madhe se me organizimin e mësimit paralel e kemi thyer këtë tendencë serbe. Në bisedimet për shkollën shqipe dhe më herët karakteristikë konstante e qëndrimit serb ishte mashtrimi. Në vazhdim profesor Agani tha se Serbia është vënë në pozitë ta pranojë legalizimin e shkollës shqipe. Duhet të dominoj ndjenja e domosdoshmërisë për ruajtjen e vazhdimësisë së shkollës shqipe, kurse synimi kryesor është kthimi në objektet shkollore përfundoi profesori i paharruar Agani !!!.

 

ZEMRA SHQIPTARE: z. Miradije, kur u larguat nga Kosova dhe çka ju shtyri ?

 

Miradije Gashi: Në vitin 1993/94 më është pamundsuar veprimtaria ime edukativo-arsimore nga pushteti serb i cili gjatë atyre viteve qe barrikaduar ne Komoran-Gllogovc, dhe pas bastisjeve të rënda dhe kërcnimeve në vazhdim, disa muaj më vonë u detyrova të migroj politikisht në Gjermani.

....

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju akoma pa u stabilizuar mirë në Gjermani-Villingen-Schweningen filluat kontaktet me shkollën VHS ( Shkolla e Lartë e të gjitha nacionaliteteve në Villingen-Schweningen) . Falë aftësive që dispononi ju filluat të mbani kurse për të huajt , të cilët ishin të interesuar ta mësojnë gjuhën shqipe ?

 

Miradije Gashi: Është një jetë që e kam vënë deri sa të vdes në sherbim të popullit shqiptar.

"Dhjetë herë po të lindësha dhjetë herë do të bëhesha mësuese". kështu veprimtarinë e vazhdova në arsim në qytetet e Schwarzwaldit, përkatësisht në shkollën VHS- Shkollë e Lartë e të gjitha nacionaliteteve në Villingen-Schwenningen Atje ua mësoja gjuhën shqipe gjermaneve të interesuara, por edhe të tjerëve.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Si e vlerësoni organizimin e mërgatës sonë në Gjermani, a ka suksese, dhe nëse jo çka duhet ndërmarrë mërgimtarët tanë për ta ruajtur: gjuhën, kulturën, traditën, historinë, besën dhe dashurinë ndaj atdheut ?

 

Miradije Gashi: Nëse ka diçka që na lidhë na bashkon e na bënë te quhemi të një gjaku Iliro-Dardan, është mbi të gjitha gjuha jonë shqipe, gjuhë e lashtë si vetë vendi. Gjuha e folur dhe e shkruar është mjeti primar i çdo kombi, e për kombin shqiptarë është i vetmi thesar!

 

Reformatori gjerman Martin Luter,shkroi kështu:

"Aty ku për ngritjen e fortesave, kullave shpenzohet një flori, aty për arsimimin e drejt të vetëm një të riu, duhet shpenzuar njëqind florinjë"!

 

Që nga Komenski, Ruso, Pestaloci, Ushinski, Disterwegu, Steineri, Sami Frashëri

të cilët këshilluan; "Duane  më tepër mësimin se fitimin"! "Me mirë të dishë sesa të keshë". Arsimtari nuk duhet të jetë kurrë indiferent ndaj asaj që procesin edukativo-arsimor e nderlikon kush, në çfarëdo forme çoftë. Nxënësi  ynë është i kërcnuar nga gllabrimi i asimilimt të gjuhës shqipe. Nxënësve të Mergatës iu kemi shumë borxh.

Fëmijët shqiptarë nuk janë fajtorë që janë dhe kanë lindur ne mërgim. Mendoj se ne të ardhmen do të shkruhet; "Brezi i rrethanave të rënda përsekutuese"!

Por s'guxojmë të harrojmë: mërgimi masiv i të rinjve tanë në botën e jashtme përfaqëson rrezikun më të madh për ardhmërinë tonë. Politika pansllaviste që politikë kryesisht e dëbimit të rinisë shqiptare nga Kosova.

Prandaj këtyre nxënësve iu duhet një mprojtje, mprojtja e tyre jemi ne të gjithë sebashku. Para se gjithash janë Institucionet e Republikës së  Kosoves .Sa do të ishte humbje e madhe dhe e pakompenzueshme poqëse mësimdhënësi të qëndroi krejtësisht politikisht indiferent.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Momentalisht jeni duke ushtruar punën e mësuesës, në Shtuttgart, ju lutëm na tregoni se a janë përfshirë të gjithë fëmijët e mërgimtarëve tanë në shkollën plotsuese shqipe në Stuttgart ?

 

Miradije Gashi: Të shqiptaret emigrimi ishte dhe mbeti dukuri e hidhur, shkaku i saj është historia jonë mijëvjeçare e sterngarkuar më luftra, dhe bëri që gjatë këtyre viteve të syrgjynosura metropoleve të "Botës se Madhe"të rropatemi larg atdheut më lotin ne sy për mërgimtaret dhe fëmijët e tyre!

Tani jetoj dhe veproj në këtë qytet, mbajë mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkatëdhetarëve tanë, punoj në disa shkolla të Stuttgartit dhe kam 136 nxënës. Rinia kahdo e kudo është delikate, varet si trajtohet, këshillohet, respektohet  dhe ndihmohet. Po bëjmë përpjekje për përfshirjën e të gjithë nxënësve shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, mirëpo kena edhe shumë për të bërë në këtë drejtim. Rolin kryesor e lozin më tepër prindërit e nxënësve, pa përkrahjen dhe mbeshtetjën e prindërve, është vështirë të arrihen rezultate të mëdha.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju si nënë, bashkëshorte, intelektuale dhe poete si po arrini ti kryeni të gjitha këto detyra ?

 

Miradije Gashi: Si nënë:

Durimi i nënave në familje, është kurora e sukseseve.

Kush ka fëmijë por s'ka lek, ai s'është i vobekt.

 

Një fëmijë është më se një libër, në të cilin duhet ditur të lexojmë,

mundemi edhe të shkruajmë, varet çka, por jo, vetë çka dojmë !

 

Si bashkëshorte:

Bashkëshortja duhet njohur melodinë e zemres se bashkëshortit, sepse melodia martesore është specifike.

Maji i jetës gjethon njëherë, e kurrë s'përseritet më... me respekt reciprok dhe harmoni tejkalohen shumë vështerësi.

 

Si intelektuale:

Kam parasyshë thënjen e Babelit: "Kërkesa e parë për ta njohur te vërtetën është ta flakësh paragjykimin" ...

 

Si poete:

 

Nga krijuesi kërkohet gjithmonë që ai të jetë fymëmarrja e kohes ne të cilen le gjurmen e fjales se tij, çdo kohë është koha e krijuesit, ndersa ne jemi vetëm ata që e kërkojmë kohën e tij.

 

Po më pelqen vargu nga   A.V.

 

Kur fola, më thanë: hesht

Kur heshta më thanë: fol!

Folehesht, hesht e fol qe Jeta ime.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Cili është mesazhi juaj për Ministrinë e Arsimit?

 

Miradije Gashi: Prej të keqes së djeshme mësohet shumë, por prej karrierës se sotme nuk jetohet gjithmonë....

 

Duke e kujtuar me mall e dashuri atdheun, mendoj ta themi atë që ishte dhe është:

Dikur shqiptarët e mergatës ishin pjesëmarrës të drejëpërdrejtë apo terthorazi të Odisesë sonë kombëtare, dikur e deshtem mërgaten shqiptare kur dha ndihmë, kur ndërtoi kosovën  me mallin dhe lotin, më djersën dhe gjakun e tyre, kur i thanë botës se madhe në mënyrën e qytetruar populli shqiptarë mëriton zgjedhjen e drejtë "Lirinë"... Sot kjo nuk është krejt në rregull, kur kemi të bejmë me tërë këtë rini e cila poashtu është pjesë e Republikës së kosovës. Tani kujtoj se ministri zoti Ramë Buja, ka obligim zyrtar e kombëtar të kujdeset në mënyrën e duhur për këtë brez fëmijësh mërgimtarë kur dihet fare mirë se në çfarë rrethana erdhen dhe linden fëmijët e bashkëatdhetarëve të cilët sot jetojnë jasht vendit, duke mos ditur fare as për rrenjët e prindërve të tyre. Mbi të gjitha mendoj për mbeshtetjën morale nga ministri dhe nevojen urgjente të takimit më prindër, nxënës dhe arsimtaret e mergatës se Badenwürtembergut pikërisht ne Stuttgart.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju kujt do t’i falenderoheshi për të gjitha këto suksese ?

 

Miradije Gashi: Paraqitja e disa dëshmive njëra pas tjetrës, bënë që sa më shumë kalon koha, aq më tepër më shfaqet se këshillat e babit m'ishin shumë të forta, shumë bindëse,shumë të drejta, e kam çmuar shumë babin edhe si shok, mik, baba. Kishte aftësi brilante, qëndrimi i tij e kapërcente njohjen vetjake. E falënderoj babin, familjën, pastaj bashkëshortin tim i cili duke filluar vetë përsonalisht që nga Schvarzwaldi e deri në Stuttgart më ndihmoi në hapjen e të gjitha shkollave shqipe.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Sa e lexoni ju gazetën e internetit “Zemra Shqiptare“, dhe a keni ndonjë vërejtje apo sygjerim ?

 

Miradije Gashi: Mengjesin e filloj më leximin e Zemra Shqiptare.

 

Sipas mendimit tim, Zemra Shqiptare ka koncepcion dhe vizion të qartë të unitetit kombëtar, ndaj plotësisht e miriton dhe e arsyton emrin e vet.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Si e vlerësoni mbrënjen letrare poetike të mbajtur në Osfildern, ku u bë promovimi i i 10-të librave ?

 

Miradije Gashi: Nuk kam marë pjesë.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Çka u preferon nënave dhe baballarëve të cilët kanë fëmijë dhe të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe ?

 

Miradije Gashi: Ky  brez nxënësish, nëse vazhdojnë të mos përfillin ultimatumin e arsimtarëve për vijimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, pas një kohe do të jenë ndoshta në gjendje të dinë se vetëm kanë dëgjuar për gjuhën shqipe, më tepër hiç.

 

ZEMRA SHQIPTARE: Në fund çka jeni duke shkruar.., pra çka presin lexuesit nga ju ?

 

Miradije Gashi: Me qenëse jam shumë e angazhuar më nxënësit e mergatës shqiptarte,

 

shkruaj herë pas here...

 

Çë ndaluar shpirti magjik!

Imperativ i pengut tragjik!

 

ZEMRA SHQIPTARE: Ju famenderit për kohën dhe intervistën që ia dhatë “Zemrës Shqiptare“...

 

Miradije Gashi:  Ju lutem.



(Vota: 100 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Neçaj: Intervistë Ekskluzive me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora