Intervista
Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo
E premte, 25.11.2011, 10:05 PM
Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo
Duke ndihmuar Kosovën e ndihmojmë Evropën
Ekskluzive nga Ramiz Selimi
Projektet ambicioze të agjensionit shkojnë në dobi të popullit të Kosovës, hapin vende të reja pune, ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara. Vështërsit e agjensionit në implementimin e projekteve është përvoja e hidhur e tyre, përvoja e një tregu të ashpër, ku nuk respektohen rregullat, ku mbizotëron i forti dhe korrupcioni.
Franz Jetschgo, është person humanist që u aktivizua shumë për të ndihmuar Kosovën dhe rajonin, kushëriri i parë i z. Alois Mock, aktualisht është kryetar i agjensionit Badea. Veprimtar i dalluar shumëvjeçar, afarist e menaxher i dëshmuar dhe shumë i suksesshëm, bëmirës i madh, besimtarë i divotshëm, humanist i shquar. Ne patëm rastin dhe kënaqësin të marrim një intervistë ekskluzive për Zemra Shqiptare dhe Bota Sot. Ai edhe pse gjithnjë i angazhuar dhe i zënë me punë, me dashuri të madhe pranoi të bashkëbisedoi me ne, në lidhje me të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen tonë.
Pershendetje zoti Franz Jetschgo! Së pari me lejoni që të ju shpreh përgëzimet e mija dhe urimet, për misionin tuaj me organizatën BADEA!
Franz Jetschgo: Ju faleminderit që më kerkuat të shprehem për gazetën tuaj
Zoti kryetar ju si shtetas Austriak keni themeluar një agjension për zhvillimin e Ballkanit. Na thuani si dhe pse u themelua ky Agjension?
Franz Jetschgo: Rreziku i destabilizimit të mëtutjeshëm të Ballkanit perëndimor është çështje e cila brengos thellë BE-në. Për mënjanimin e këtij rreziku, u themeluan agjensione në shtete të ndryshme për të ndihmuar rajonin në zhvillimin ekonomik. Edhe në Austri në vitin 2006, ne themeluam një agjension të tillë, i quajtur “BADEA”. Inicimin e kishte bërë kushëriri im z. Alois Mock, bashkë me mua dhe z. Manfred Allerstorfer. Duke parë që numri i azilkërkuesve nga rajoni ishte shumë i madhë, ne menduam që me këtë agjension t’ju dalim në ndihmë këtyre njerëzve në vendin e tyre, aty ku është edhe zanafilla e të gjitha problemeve. Pothuaj të gjithë azilkërkuesit vinin dhe akoma vijnë të ne për shkak të kushteve ekonomike. Kjo dukuri duhet ndalur, vendi i juaj ka nevojë për njerëzit e vet. Ata të kenë mundësi që të bëjnë një jetë dinjitoze në shtëpitë e tyre, të kenë një vend pune në vendin e vet. Krijimi i vendeve të reja të punës është një nga prioritetet e agjensionit, pra ky ishte qellimi i themelimit të kësaj organizate. Thjeshtë, duke ndihmuar Kosovën e ndihmojmë Evropën, e ndihmojmë veten tonë. Pse pikërisht agjensioni është përqendruar në Kosovë, është merit e z. Selimi që t’a ndihmojë vendin e vet përmes këtij agjensioni. Ky agjension e kishte dhe e ka shumë seriozisht të ndihmojë vendin në zhvillimin ekonomik. Në kryesi të Badea-s bëjnë pjesë politikan nga Austria, BE dhe Kosova. Ne hapëm një filial tonën edhe në Kosovë, hapja e kësaj filiale ka për synim eliminimin e mashtrimeve për përfitime të momentit dhe sjellje të mentalitetit europian atje si dhe realizimin dhe implementimin e projekteve. Ne kemi aktivitete edhe në shtetet tjera ballkanike, kemi ndihmuar me plot sukses në Kroaci, Bosnje dhe Rumani.
Cilat janë prioritetet e agjensionit tuaj për Kosovën?
„Prioritet i prioriteteve tona është hapja e vendeve të reja të punës në sektorin publiko-privat. Kjo është di?ka e re për vendin tuaj, por që është aplikuar me plot sukses në vendet europiane. Këto projekte publiko-private e kalitin shtetin dhe sistemin në përgjithësi“.
Franz Jetschgo: Që në fillim të aktiviteteve tona, ne vizituam disa herë Kosovën. Këto vizita na shërbyen pikërisht për caktimin e prioriteteve në veprimtarinë tonë. Ne i identifikuam që atëherë se sektori i bujqësisë është njëri nga prioritetet kryesore. Duke u bazuar se Kosova në ish-Jugosllavi njihej si kopshti i perimeve, ne menduam që vendi juej duhet prap të zhvillojë këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet ushqimi për banorët e vet. Pasi që toka është pjellore, me investime të vogla mund të aktivizohet ky sektor. Prioritet i dytë është trajnimi i kuadrove në drejtime të ndryshme nga ekspert të lëmive të ndryshme, si dhe ndërlidhja e komunave mes veti dhe shkëmbimi i studentëve. Prioritet i prioriteteve tona është hapja e vendeve të reja të punës në sektorin publiko-privat. Kjo është di?ka e re për vendin tuaj, por që është aplikuar me plot sukses në vendet europiane. Këto projekte publiko-private e kalitin shtetin dhe sistemin në përgjithësi.
Kam informacione se ju keni ndihmuar me agjencionin tuaj sektorin e bujqësisë dhe atë të arsimit. Çka mund të na thoni, cilat janë aktivitetet që keni kryer gjerë me tani?
Franz Jetschgo: Aktivitetet tona ?doherë jemi munduar t’i bëjmë në koordinim me institucionet tuaja. Për këtë qëllim ne ftuam një delegacion të ministrave në Austri ne vitin 2007. Ata i njoftuam nga dora e parë për funksionimin e agjensionit dhe mundësinë e bashkëpunimit me organet tuaja. Së bashku vizituam kompani të ndryshme private dhe publiko-private. U këmbyen mendime dhe ide, u shpalosen dëshira nga delegacioni, të cilat ne provuam t’i realizojmë. U dakorduam që të ndihmohet bujqësia së pari me paisje bujqësore. Pjesa më e madhe e tokës ishte djerrinë, ajo duhej punuar që së paku ushqimi të mos importohej. Ne i mbushëm 4 Mauna me paisje te ndryshme bujqësore, i dërguam në Kosovë, dorëzimi i tyre dy shoqatave bujqësore një nga Klina dhe tjetra nga një komunë tjetër u bë përmes mediave. Se, a janë shpërndarë ato mjete në formë korrekte, këtë nuk mund t’a them me saktësi. Pastaj i ndihmuam dy shkolla fillore në komunën e Klinës me paisje kompjuterike. Me aranzhimin e agjensionit tonë dhe në koordinim me Ministrinë e Arsimit në Austri dërguam disa student për studime falas në fakultetin e bujqësisë në Wien.
Agjensioni i juaj ka nënshkruar edhe disa kontrata me kompani të ndryshme në Kosovë për eksportin e produkteve kosovare në BE?
Franz Jetschgo: Po, është e vërtet që kemi nënshkruar kontrata. Ne si agjension jemi organizat që kemi ndihmuar në zbulimin e tregut dhe testimin e kualitetit të produkteve. Duke parë që për ato pak prodhime që kishte Kosova mungonte tregu, ne u angazhuam menjëherë të gjejmë një treg, ku mund të plasohen prodhimet e tyre. Atë e bëmë me plot sukses. Arritëm që të kontraktojmë perimet në tregun rumun, kontrata shkonte në 2000 Mauna, dërguam lëngjet e disa kompanive për testime në Evropë. Pritja dhe mbeshtetja oratorike nga njerëzit kompetent linin vend dhe shpresë, se mund të ndodhë di?ka e mirë atë vit. Në fillim ne kërkuam nga Qeverija e Kosovës dhe AKB-ja, të sigurojë një transport të sigurt nëpër territorin e shtetit serb gjerë në Rumani. Të gjithë njëzëri zotoheshin dhe na i rrihnin krahet se ky nuk do te jet problem.
Na thuani zotëri, kishit ju probleme ligjore, apo cilat ishin ato pengesa që juve dhe agjensionin tuaj e penguan në realizimin e projekteve të para?
“Perimet duhet të transportoheshin në Rumani, maunat e para u nisen, por ato në Merdare nuk u lejuan të kalojnë tranzit nëpër territorin serb. Nuk qante koken kush për neve, as nga qeverija e as nga AKB-ja”
Franz Jetschgo:Probleme ligjore nuk mund të themë që patem, por kishim vonesa në rregullimin e dokumentacioneve për transport që nuk ndodhë në BE. Nganjëherë ne ishim të detyruar të presim edhe me nga dy ditë për të rregulluar dokumentacionin. Në fillim ju besuam Qeverisë, Kompanive, AKB-s, në premtimet e tyre, se ?do gjë do të jetë në rregull, por nuk ishte ashtu. Dëshprimi i parë nuk vonon shumë, pasi ne testuam pothuaj se të gjitha pijet dhe prodhimet Kosovare për standardin dhe kualitetin e tyre. Asnjë nga këto pije nuk ishte e standardeve Evropiane, përpos verës, që duhet t’a ceku se edhe ajo mezi kapte standardet Evropiane. Me këtë kualitet që kishte prap nuk ishte konkurruese me pijet Spanjolle dhe Italiane, për shkak të ?mimit. E gjithë ajo eufori e fillimit gjatë nënshkrimit të kontratave na u kthye në bumerang. Perimet duhet të transportoheshin në Rumani, maunat e para u nisen, por ato në Merdare nuk u lejuan të kalojnë tranzit nëpër territorin serb. Nuk qante koken kush për neve, as nga qeverija, e as nga AKB-ja. Ne provuam në drejtime tjera, patëm probleme edhe në shtetin boshnjak, perimet mbetën në qarkullim më shumë se një javë,më këtë u rritë edhe kostoja e prodhimeve. Perimet u dëmtuan, nga ky dëmtim pësoi agjensioni jonë Badea, që i bëri të gjitha pagesat bujqëve. Paguam transportin dhe dënimin kompanisë kontraktuese në Rumani, për mos furnizim me perime. Ne humbëm mbi 100 mijë euro.
Po kualiteti i perimeve përputhej me standardet Evropiane?
Franz Jetschgo: Kualiteti i perimeve nuk ishte i dobët, por ne edhe këtë problem patëm. Ishte e pamundur të kontrollohej ?do paket. Si duket mentaliteti ballkanas manipulimin e ka në gjak, shumë paketa ishin dekoruar vetëm në sipërfaqe, kurse në brendi ishin të pa klasifikuara. Është mirë që Kosova së pari të prodhojë perime për nevojat e veta, të trajnohet në klasifikimin e tyre, në menyrë që kontratat dhe nënshkrimet të respektohen. Si duket ne ishim pak para kohe në Kosovë!
Çka mendoni më këtë, respektim të kontratave?
“Shumë kompani të huaja më telefonojnë, kërkojnë mendim dhe këshilla nga unë. Edhe pse kamë simpati për shqiptarët, ?ka mund t’ ju themë atyre, pasi që përvoja e ime në Kosovë nuk ishte e mirë!”
Franz Jetschgo: E themë nga përvoja ime, kontratat, memorandumet e bashkpunimit, premtimet, nuk respektohën dhe zbatohën në Kosovë. Ato bëhën sa për informacion mediatik, për të përfituar personat zyrtarë, kurse në realitet është di?ka krejt tjetër. Ne nënshkruam memorandum bashkpunimi ku sigurohej kualiteti, transporti dhe rregullimi i shpejt i dokumentacionit, asnjëra nga këto nuk u realizua, bile, bile merrnim edhe përgjigje nga ta, “pse a do punojë unë falas, ?’përfitim kemi ne?”. Nuk qanin kokën se më këto kontrata përfitonin bujqit, përfitonte Kosova. Do të jetë vështirë më këtë qasje, me këtë mendim të thithen investitorë të huaj. Shumë kompani të huaja më telefonojnë kërkojnë mendim dhe këshilla nga unë. Edhe pse kamë simpati për shqiptarët, ?ka mund të ju themë atyre, pasi që përvoja e ime në Kosovë nuk ishte e mirë.
Gjatë këtyre viteve, ju keni provuar disa herë të hapni një lavatore, ku do të punësoheshin edhe njerëz me aftësi të kufizuara. Më sa jamë i informuar, ju keni kërkuar truall nga komuna e Prishtinës dhe keni kërkuar nënshkrim të Memorandum Bashkpunimit me Ministrin e Shëndetësisë. Deri ku keni arritur, si qëndrojnë punët me këtë projekt?
„Projekte këto që kapin shumën dhjetra milionshe. Injorimi i tyre nga ana e qeverisë mund të shpjegohet vetëm me një formë, ata nuk janë duke e kuptuar sakt funksionimin e tyre, ose e shohin mundësin e interesave personale aty“!
Franz Jetschgo: Kjo ishte deshirë e vet kosovarëve e qeverisë së mëparshme, ne u angazhuam që t’ua plotësojmë deshirat. Ky projekt është një megaprojekt, që pret të realizohet në ditët e ardhshme. Ju kosovarët e keni problem t’a kuptoni se si funksionon një projekt publiko-privat, këtë e vërejta në takimet që pata atje. Premtime marrim ?doherë, si nga komuna ashtu edhe nga qeverija, asnjëherë nuk thuhet një e prerë e sakt, po ose jo. Në këto projekte palë kontraktuese është qeverija. Lavatorja në shërbim të spitaleve dhe klienteve tjerë me punësim edhe të njerëzve me aftësi të kufizuara e kalit me shumë shtetin. Projekti në shërbim të spitaleve nuk mund të dështojë. Ne kemi përvojë shumë të sukseshme me rrjetin social ARCUS, Badea po tenton që t’a instalojë në Kosovë rrjetin social të ngjajshëm. Kryesia e agjensionit në përbërje edhe nga kosovarë është kontrollues i funksionimit të projekteve, hapë ndërmarrje në komuna të ndryshme dhe zgjedhë drejtorët. Këto projekte kanë mbeshtetje të fort financiare nga Bashkimi Europian. Projekte këto që kapin shumën dhjetra milionshe. Injorimi i tyre nga ana e qeverisë mund të shpjegohet vetëm me një formë, ata nuk janë duke e kuptuar sakt funksionimin e tyre ose e shohin mundësin e interesave personale aty.
A është i informuar Bashkimi Europian për projektin tuaj?
Franz Jetschgo: Po, janë informuar të gjithë deputet, kemi marrë letër edhe nga Pierre Mirel, Stefan Fühle dhe Dr.Paul Rübig. Nuk është mirë për Kosovën që këto projekte injorohen. Ato janë paratestim për investitorët e huaj, këto projekte e matin seriozitetin e shtetit karshi qytetarëve të vet dhe investitorëve. Nuk do të vijë asnjë investitorë privat, nese shteti nuk respekton këto projekte publiko-private. Bashkimi Evropian akoma e mbështet instalimin e këtij projekti. Ne me agjension, edhe këtu kemi bërë investime të mëdha, pagesa e katër ekspertëve që ishin disa herë në Kosovë, punimi i projektit në letër dhe përgaditja e fizibilitetit, e kishin një kosto të lart.
A jeni konfrontuar me korrupcionin në Kosovë?
Franz Jetschgo: Nuk dua të jemë konkret, por me ato dukuri jemi ballafaquar. Konkurrimi në një tender e zbuloi edhe këtë anë. Për të qenë fitues të sigurt të tenderit më është kërkuar një shumë e caktuar e të hollave, që unë kamë refuzuar t’a paguaj dhe më pas humba tenderin. Më kujtohet shumë qart edhe një rast kur një person shumë i fuqishëm në Kosovë gjatë bisedës me jepte siguri se do të angazhohet maksimalisht për të kaluar projekti im, ai kërkonte një përqindje që e shkruante në fletore, pasi që ai nuk kuptonte mirë anglisht.
Cilat janë përshtypjet që ju kanë mbet nga Kosova?
Franz Jetschgo: Duke mos menduar në dështimet e biznesit, që është ana negative e kujtimeve, kamë edhe mendime të mira për ju. Mendojë se populli i Kosovës është popull shumë bujar dhe mikpritës. Ai meriton shumë më shumë, meriton një punë, një tretman social më të mirë. Meriton të jetojë si gjithë popujt tjerë Evropian. Bukurit natyrore i keni shumë të mira, për fat të keq Kosova është shumë e ndotur. Më ka ra në sy nga aeroplani sistemi i ndërtimit, një ndertim i egër, i vetmi në këtë formë në Evropë. Nga lart kuptohet se sa respektohet ky shtet nga qytetarët e vet.
Çka kishit me ju preferu apo sygjeruar njerzëve dhe politikës në Kosovë?
Franz Jetschgo: Shteti i juaj është një shtet i ri në ndërtim e sipër. Të gjithë qytetarët së bashku dhe qeverija duhet të japin kontributin maksimal në ndërtimin e sistemit dhe funksionimin e tij. Pas luftës së dytë botërore ne në Austri për dhjetë vite radhazi punuam vetëm për kafshatën e gojës. Ajo gjenerat e kishte fatin që të japë më shumë në ngritjen dhe ndërtimin e shtetit, në mënyrë që gjenaratat tjera të bëjnë një jetë normale. Qeverija duhet të jetë korrekt ndaj qytetarit dhe ndaj biznesit, kështu që të ketë respektim të ndërsjellt. Qytetari duhet t’a detyrojë veten vullnetarisht në respektim të ligjit dhe rregullave shtetërore. Të jeni të sigurt se unë nuk mund ta dua vendin tuaj më shumë se ju, prandaj ju duhet të kujdeseni për të, është di?ka që ju përket juve.
Z. Kryetar, faleminderit për bisedën dhe kohën që ndat për ne.
Franz Jetschgo: Ishte kënaqësi e imja