E shtune, 02.11.2024, 03:28 PM (GMT)

Intervista

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo

E shtune, 24.09.2011, 06:05 PM


 

SHQIPTARË ARTISTË NËPËR BOTË

 

ÇELËSI I GJITHÇKAJE, ËSHTË PASIONI

 

INTERVISTË ME PIANISTEN E NJOHUR DHURATA LAZO

 

Ekskluzive për Zemra Shqiptare

 

Nga Alma Papamihali

 

Dhurata Lazo, pianiste e njohur tashmë edhe në Gjermani ku jeton prej shumë vitesh, ka lindur në Gjirokastër dhe mësimet e para të shkollës së pianos i ka marrë në qytetin e bukur e të gurtë. Më pas vazhdon studimet në Liceun Artistik "Jordan Misja " në Tiranë, siç e quan ajo "foleja" e gjithë muzikantëve dhe artistëve të sotëm. E quan kështu sepse pikërisht në këtë periudhë iu shtua pasioni mbi artin dhe pianon, nga disiplina e metodave të profesoreve tanë.

''Jemi ushqyer me art duke bërë koncerte, edhe pse ishim studenta shumë të rinj, por kemi qënë shumë të motivuar dhë të respektuar mes nesh. E kujtoj me shumë nostalgji atë kohë...''

Më pas vazhdon studimet në Konservatorin tonë, sot Akademia e Arteve që ka qënë një nga etapat më të forta si nga ana shpirtërore, por edhe mendore. Diplomimi si pianiste ishte shumë me rendësi, sepse më pas do prekej jeta reale, e cila kërkonte shumë përgjegjesi.. Ka realizuar mjaft koncertore prestigjioze dhe ka treguar talentin e saj në mjaft skena te qyteteve kryesore të Evropës perëndimore.

 

Arti juaj i ka kapërcyer tashmë kufijtë.

Ku jeton Dhurata momentalisht...dhe ç´mund të na rrëfesh për rrugëtimin tuaj…

 

Aktualisht jetoj në Gjermani, prej 2 vitesh. E adhuroj shumë këtë vend të bekuar dhe kam gjetur një qetësi shpirtërore që më ndihmon shumë në gjetjen e të resë , e të mësuarit çdo ditë. Kam jetuar per 19 vjet në Itali dhe aty krijova familjen , studjova në akademi te ndryshme për tu perfeksionuar dhe çdo ditë thithja kulturën shumë të pasur italiane. Eshtë shumë mbresëlënëse për mua ...

 

Sa e vështirë është për një grua artiste kombinimi i familjes me artin…

 

Pyetje shumë delikate (qesh)…Të jesh grua dhe nënë, është dicçka e mrekullueshme dhe jam shumë me fat që familjaret e mij, (bashkeshorti dhe mamaja ime, që jeton me mua prej shumë vitesh ) më kanë dhënë nje mbeshtetje të fortë, sidomos ajo më e rëndesishmja "shpirtërore", ku e adhurojnë profesionin tim. Kalojne ditë që nuk i shoh kalamanjtë, për shkak të aktivititeteve, por ju dhuroj shumë dashuri .

Ka dhe momente që me shume durim, duhen ekuilibruar, sepse familja kërkon shumë përgjegjesi, sidomos kur femijët janë adoleshente dhe duhen kuptuar.

Jam me fat, sepse bashkeshkorti im është artist dhe më kupton, e bën të pamunduren, që unë të lehtësohem nga shumë strese të përditshme...

 

Mbështetja, apo inkurajimi që keni gjetur ku e kanë burimin…

 

Janë shumë faktorë. Tek dashuria e familjarëve, e studentëve të mij, që shkëmbejmë në laboratorin tonë opinione të ndryshme mbi shkollen e pianos , sigurisht edhe tek publiku, kur mirepritem mirë nëpër koncertet, bashkë me kritikat. Të gjitha këto me inkurajojnë për të ecur përpara , për të kërkuar më shumë e për të gjetur diçka të re në individualitetin tim.

 

Ju jeni jo vetëm një pianiste, por edhe një bartëse e çmuar e artit shqiptar, pasi arti juaj merr me vete edhe shumë kompozitorë dhe emra të njohur, duke i prezantuar nëpër botë ata krahas emrave dhe klasikëve më në zë…Ç´ mund të na thoni më shumë.

 

E adhuroj dhe shijoj pafund muzikën shumë të vyer të kompozitoreve tanë te shquar shqipëtarë .Gjatë gjithë periudhës së gjatë 21 vjeçare larguar nga Atdheu, nuk i kam abandonuar kurr,, përkundrazi i kam perfeksionuar më shumë, ku gjej vërtet një interesim të veçantë. I kam vendosur dhe në programin e studenëve të mij dhe argëtohem me "perlat " miniaturat e kompozitorit shumë të talentuar Tonin Harapi, ose kryevepra e tij Teme e Variacione, Delja Rudë, ku dhe i kam regjistruar, per Casa Discografika Pheonex. Janë melodi të fresketa me shumë sharm, të mbështetura në folklorin tonë të mrekullueshem. Luaj pjesët e kompozitorit artistit të popullit Çesk Zadeja, një ndër muzikantët më të respektuar në kopetencen e tij si kompozitor e teoricen dhe frymezohem shumë, sepse është një lidhje direkte puna që kam bërë me të, e cila ka qënë një eksperiencë e paharrueshme, sidomos në 1989 ku më dedikoi ciklin e fundit të veprave për piano.

Kompozitori shqiptar për mua do të thotë një "baba" i dytë, i lidhur me botën e bukur shpirtërore të artit. Kur luaj veprat e kompozitoreve tanë, ndjej dinjitet , krenari, lumturi, përfytyroj peisazhet e bukura të atdheut tonë, ndjej që jam Shqipëtare, ndjej mall për cdo gjë atje.

 

Disa emra të dashur të pjesëve, apo emra pa të cilët edhe muzika juaj nuk do kishte kuptim…

 

Preferoj muzikën romantike, dhe shpesh luaj Chopen në repertorin tim dhe disa prej tyre që i kam në zemër janë, Mazurkat , Preludet , Ballada 1 & 2 ,Scherzo nr 2 , Andante Spianato e Grand Polonese. Më pëlqen shumë Grieg sidomos koncerti për pianoforte e orkestra dhe ciklet e pjesëve për piano ,Rachmaninov preludet dhe Concerti në 2 për piano e orkester dhe momentet muzikale, Franz Liszt concerti nr 1 për piano dhe studiot concertale, Mozart që është si ilaç për shpirtin dhe Beethoven. Disa nga sonatat dhe koncerti nr 1,2,3 për piano e orkester , Debussy e Ravel.

Repertori pianistik eshte shume i larmishëm dhe shumë i madh. Këto që përmenda i kam luajtur nëpër koncerte e vazhdoj ti studjoj, se nuk jam në paqe me veten. Kërkoj gjithmonë një hapesirë tjetër në kërkim të thellesisë së tingullit, në eksprevitetin e gjuhës muzikore , në pasurinë e koloratures timbrike, etj ku jam shumë e etur për të zgjeruar më shume informacionin, për të qënë me e vetedijshme dhe ta arrij maksimumin e mundesive, e cila këkon një punë të vazhdueshme dhe të madhe për te arritur mes te tjerave mes depertimit dhe dialogut me publikun.

 

Tashmë koncertet tuaja shtrihe në disa qytete të rëndësishmë evropiane…

 

Kam luajtur në Venezia , Udine , Trieste , Romë , Padova , Pordenone , Treviso , Monfalcone etk (Itali ) Paris, Chateraux (France ), Luxemburg (Luxemburg) Stuttgart , Bad Kissengen, Kaiserslautern, qyteti ku jetoj (Gjermani) etj.

 

Po Shqipëria çdo të thotë për ty. Sa e njohur dhe e mirëpritur është muzika klasike sot…

 

Shqipëria është atdheu im, gjuha ime e përditshme me familjarët e mij. Ajo nga unë vij dhe jam, është perla tjetër e shpirtit, edhe pse gjatë kësaj periudhe të gjatë prej 21 vjetësh jam kthyer për 3 koncerte me distanca shumë të shkurtra kohe dhe jam pritur shumë mirë nga publiku, miqtë e profesorët e kohës time, por nuk mund të jap informacion të saktë, por di që dhe aty vazhdon jeta koncertore e muzikës klasike dhe gezohem shumë kur degjoj lajme të mira, përsa i perket artistëve shqiptarë në Shqipëri .

 

Çfarë do t ju sugjeroje të rinjve muzikantë në Shqipëri…

 

Sugjerimin tim, do ta cilesoja me dy thënie të famshme të F.Nietzsche

" Jeta pa muzike do ishte gabim" dhe "Vetëm në art, njeriu e shijon vetveten si përsosmëri… "

 

Ç´ do të thotë miqësi për ty dhe cila është ajo cilësi e saj që do ta mbante të fortë…

 

Miqësia është diçka e shtrenjtë për mua, është një dashuri e fortë që ja shpreh një mike ose një miku, e cila të bën të ndihesh mirë, të jep shumë komfort dhe mëson shumë prej saj. Një nga cilesitë e saj është besnikeria dhe raporti reciprok mes saj, ku e pasuron më shumë.

Më mirë një mik se një 'ciflig'. Kjo shprehje më kujton kohën tonë e shkuar, por shumë me vlerë, sepse sot kemi ciflig, por po humbasin miqesitë.

Të kesh një miqësi të pastër dhe të shëndosë, une personalisht mendoj është VIRTYT !

 

Përveç koncerteve dhe aktiviteteve të natyres tënde…çfarë do kishe dëshirë të eksperimentoje njëherë në jetë… (lidhur po me muzikën)

 

Do te kisha shumë deshirë të dirizhoja një koncertin tim për piano dhe orkestër në la mazhor, nr 12, por është thjesht një ëndërr ose një eksperiment për mua . qesh .

 

Përveç një pianiste mjaft e njohur dhe e talentuar, keni provuar të merreni me kompozime ndonjëherë…

 

Gjithomë kam pëlqyer të shijoj dhe interpretoj pjesët e kompozitorëve.Nuk besoj se kam ndonjë prirje të veçantë të kompozoj, megjithatë nuk i dihet asnjeherë në të ardhmen.

 

Nëse do shndërroheshit në një send, çfarë mund të ishit…

 

Pyetja më interesante që kam patur në gjithë intervistat që kam dhënë më përpara Do të shndërrohesha në një "piano " (qesh )

 

…Dhe unë e dija përgjigjen tuaj, pa e thënë ju ende atë.

 

Nëse muzika nuk do dominonte jetën tuaj, ku tjetër mund ta shihnit veten…

 

Nuk e imagjinoj dot jetën time pa muzikën....por besoj se më pëlqen shumë dhe psikologe për femijët, më terheq shumë dhe në jeten time të përditshme. Të japësh mësim, duhet te jesh dhe psikolog, për te kuptuar mire aftesitë e të ndjerit sigurisht dhe intelektuale të një studenti .

 

Cila është motoja, që jua ndikon jetën dhe të ardhmen si  një grua artiste…

 

Dashuria për familjen, jetën , miqtë, studentët e mij, pasioni mbi Artin, por sidomos shijimi i çdo gjëje të vogël, shkurt, e jetuara me Pasion!

 

Faleminderit dhe suksese!

 



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora