Intervista
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj
E diele, 07.02.2010, 10:00 PM

''Muzika e shoqëron njeriun si në gëzim, ashtu edhe në dhimbje...''
''Mbi të gjitha shqiptarët në emigrim, dëshirojnë të dëgjojnë këngë me temën
e kurbetit...''
Intervistoi: Alma Papamihali - Zemra Shqiptare
Për një artist, largësia nga vendi i tij, publiku dhe prej gjithçkaje që ka krijuar me pasion që në moshë pothuajse fare të re, do të shihej si një vështirësi që do ta shoqëronte gjatë viteve të para të jetës, diku larg në një tjetër kontinent, ku artistes këngëtare Elsa Hamitaj, do i duhej të kalonte për të qënë pikërisht aty ku ajo është sot. Me talentin e saj, ajo mundi të krijojë një repertor të pasur në themel të së cilit qëndrojnë kryesisht këngët e krahinës së Jugut, por njëhkohësisht edhe çdo muzikë tjetër e trevave shqiptare. Tek e sheh Elsën mes entuziazmit të shqiptarëve jashtë atdheut...dhe pikërisht në Amerikë, kupton që sa e rëndësishme është në jetën e secilit prej nesh, muzika...Ashtu siç pyet edhe vetë Elsa...E çdo të ishte vallë jeta pa muzikën...
Mundohemi ti përgjigjemi kësaj pyetje, por thjesht ndërmënd të vjen një fjalë e vetme...E pamundur. Vetë jetës do ti mungonte zëri, do ti mungonte harmonia dhe sensi nëse nuk do të shoqëroheshin nga tingujt muzikorë.
Por misioni i Elsës si artiste, është i dyfishtë...përderisa ajo nuk sjell vetëm tinguj muzikorë tek bashkëvendasit e saj. Njëhkohësisht, ajo ju sjell atyre pranë edhe gjuhën...ju sjell bahkë me këngët tona edhe traditat dhe një pjesë të kulturës të lënë larg, fare larg...matanë oqeanit. Të bisedosh me Elsën, është ndër të tjera një kënaqësi, pasi ajo karakterizohet jo vetëm nga talenti i saj muzikor, por edhe nga një humor dhe dashamirësi... e cila të bën për vete.

Shkëputja nga Vlora ishte vërtet e dhimbshme..Si të gjithë që lënë vëndin e tyre, edhe unë u largova për një jetë më të mirë. U largova nga një det i kaltër dhe gjeta një det me lot...Pak i vështirë fillimi...por u ambjentova ...duhet të përshatesha me jetën , ti bindesha ''urdhrave'' të saj.
Ne fillim bëja punë për të ndihmuar familjen time dhe detyrimet që kisha ndaj shtetit...dhe pasi u ''rehatova'' nisa përsëri të ecja në rrugën e Artit, të cilën e kisha lënë përgjysëm. Ishte e pamundur të mos vazhdoja. Në fillim takova rastësisht një Klarinetist (i cili ka punuar me këngëtarët më me emër në Shqipëri dhe dua ta falenderoj shumë për ndihmën që më ka dhënë), i cili kishte të njëjtin''hall'' me mua...Folëm gjatë e gjërë për muzikën, vitet të cilat unë kam kënduar dhe kështu fillova përsëri të këndoja..të ushqeja shpirtin e uritur nga muzika.
Në repertorin tuaj, cilat janë këngët dominuese...të cilave krahina...dhe ç´plane keni për të ardhmen...
Në repertorin tim bëjnë pjesë kryesisht këngë nga krahina jugore, këngë nga Shqipëria e Mesme gjithashtu, të cilat i dua shumë...këngë çame..këngë shkodrane...këngë nga të gjitha krahinat (vetëm kinezçe jo)...:)
Plane kam shumë dhe shpresoj të më realizohen shumë shpejt...Shpresoj të paktën dhe besoj!
Ç´mund të na thoni për organizimet shqiptare në diasporën e Amerikës...A është mundëruar sadopak krijimi i një copëze atdhe, që ju ngushëllon sadopak largësinë që keni nga vëndi...
Festat këtu, tek janë si pikat e shiut. Ne shqiptarët jem njerëz të ahengut...dhe duam festa përditë...Ne jemi njerëz të muzikës. Bie në sy diçka e tillë. Për festat e 28-29 Nëntorit, të cilat janë festat më madhështore për ne emigrantët...padiskutim që pjesmarrja ëste më e madhe...organizohet shumë bukur...Veshjet popullore tonat, janë nga më të bukurat, që shikon dhe admirohen në të tilla ambiente dhe që të bëjnë të ndihesh vërtetë krenar...sepse vetëm nëpërmjet atyre veshjeve; sheh aty shqiptarë nga të gjitha krahinat shqiptare.

Emocinet pa dyshim janë të bukura, pasi marrin pjesë me qindra shqiptarë të cilët ndihen të përmalluar për vendin e tyre dhe kanë me vite të emigruar. Shumë prej tyre, kanë edhe me vite që nuk i kanë takuar të afërmit e tyre. Mbase është pikërisht kjo arsyeja, që kërkesat e tyre të vazhdueshme dhe që preferohen më shumë për tu dëgjuar, janë këngët me tematikë nga kurbeti.
Përveç organizimeve dhe datave të festave kombëtare shqiptare, a merrni pjesë nëpër organizime të tjera...në ndonjë rang shoqate...
Këtu në Amerikë shqiptarët organiohen në mënyrë që të mbajnë gjithçka të pa asimiluar. Ndër to është edhe shoqata "Kombi"...e cila zhvillon aktivitetin e saj në qytetin tonë.
Ç´dëshirë keni për të ardhmen...
Dëshirat në jetë janë të shumta. Megjithatë kryesorja për mua, është përkushtimi im ndaj dy fëmijëve...që nesër kur të dalin në jetë të jenë të suksshëm dhe të sigurtë në rrugën e tyre. Më pas, padyshim do vijë edhe muzika, e cila ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën time...dhe që unë, dua t´i pëkushtohem padyshim me gjithë dëshirën dhe energjinë time.
Me sa di unë, përveçse në gjuhën shqipe ju keni edhe një repertor të pasur me këngë në gjuhën greke...
Si pritet nga vendasit amerikanë diçka e tillë...Po muzika jonë shqipe...
Unë kam jetuar në Greqi për 5 vjet dhe kam kënduar për gati një vit në një taverne greke. Sikurse dihet ku ka grekë, ka edhe shqiptarë, ndaj aty këndoja jo vetëm greqisht, por edhe shqip. Atje kishte edhe amerikanë..ose të martuar me shqiptarë. U duket çudi kur dëgjojnë muzikë live në shqip..sidomos klarineta...një nga veglat muzikore më tradicionale të muzikës popullore shqiptare. Atyre ju bën shumë pershtypje...dhe e dëgjonin me vëmendje dhe kërcenin. Me një fjalë i përshtaten shumë ambjentit dhe i pëlqejnë këngët dhe muzikën tonë, që padyshim janë të bukura dhe me vlera të veçanta.

Ose cilat janë preferencat që keni në jetë...
Unë kam bërë një shkollë për ndihmës-dentiste. Më pëlqen ky profesion dhe ndihem mirë e veshur me përparësen e bardhë ...gjithmonë në jetë ka diçka për të mësuar...ndaj nëse nuk do të isha këngëtare ...mundem ta imagjinoj veten dhe besoj, që do të isha një dentiste e mirë...
Motoja që ju ka shoqëruar në jetën tuaj...
Motoja që më ka shoqëruar në jetën time..?
Këtë përgjigje do më pëlqente ta shpjegoja pak gjata dhe ta lidh me muzikën, për të dalë tek përgjigja e saktë dhe e kompletuar. Është bukur të këndosh dhe të prekesh, të mallëngjehesh, te ndjesh madje edhe dhimbje.
Dhimbja është ndjenja që tregon shpirtin tim dhe aspak buzëqeshja ime...sepse kur ndjen dhimbje, njeriu ndjen që jeton ...që është gjalle..ka shpirt të madh...humanizem..mbi të gjitha është "Njeri". Ndaj motoja ''Të jesh Njeri'' gjithmonë më ka shoqëruar në jetë.
Kur Elsa përgjigjet shkurt
Stina e preferuar - Vera
Kompozitori - Adrian Hila
Këngëtari/ja idhull për ju - Celine Dion
Mall për ... Vlorën time
Fjala më e dashur ... Nënë
Ju falenderoj dhe ju uroj suksese në çdo aspekt!
Alma P.


Komentoni
Artikuj te tjere
Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra
Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato
Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon
Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi
Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian
Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani
Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin
Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci
Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani
Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri
Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria
Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja
Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi
Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli
Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix)
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me aktoren dhe këngëtaren e mirënjohur Maya Aliçkaj