E premte, 29.03.2024, 10:22 AM (GMT)

Intervista

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi

E enjte, 18.09.2008, 09:40 PM


Lirio Nushi
EKSKLUZIVE

Intervistë me kantautorin e njohur Lirio Nushi

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

Së pari përshëndetje dhe faleminderit që pranuat ftesën time, për një bashkëbisedim për lexuesin e gazetës  "Zemra Shqiptare", emri i  së cilës korespondon më së miri me tematikën e këngëve tuaja.

Një zemër shqiptare në mërgim, që nuk e harron kurrë vendlindjen.
Nje zemër shqiptare që përcjell nëpërmjet këngës dhe teksteve muzikore, mallin, nostalgjinë, dashurinë...Tinguj që duken sikur qajnë, por edhe gëzojnë njëhkohësisht.
Qajnë për vendin e lënë...gëzojnë dhe krenohen për origjinën dhe prejardhjen që su harruan kurrë.

Kjo është ndjesia dhe motivi që përcjell tek dëgjuesi, zëri i Lirio Nushit, i cili  bën të dallohet nga çdo artist...nga çdo këngëtar tjetër. Është pikërisht roli i një historiani, që  vjen në opinionin shqiptar, por edhe ate të huaj, por kësaj radhe nëpërmjet këngës.

Fakte të shoqëruara me muzikë...

Pikërisht me këtë fjali, do doja ta nisja dhe intervistën time me ju...
Ç´domethënie ka për ju tek dëgjoni të përmendeni si i vetmi kantautor shqiptar, që i është përkushtuar tërësisht këngëve arbëreshe...

Arti për mua është një mënyrë të shprehuri. Dëshira për të ndërgjegjësuar opinion publik mbi egzistencën e këtyre komuniteteve me origjinë shqiptare, ka qenë shtysa e ndërgjegjies sime për tu përballuar me një realitet, që i ka mohuar ata në mënyrë të dukshme dhe të padukshme, ose më e pakta, që i ka lënë ata në harresë.
Duke e njohur këtë realitet nga afër, jam ndjerë se ne jemi një komb që kemi pranuar shumë lehtë të na fshijnë memorjen tonë historike. Sado e hidhur të jetë kjo për tu dëgjuar - është e vërtetë!

Personalisht i ndërgjegjësuar, nuk mund ta mbaja dot në zemër gjithë këtë indiferentizëm që është treguar deri tani nga të gjitha strukturat egzistuese shtetërore, apo të kujtdoqoftë,  influence kombëtare ndaj arbëreshëve të Italisë dhe arvanitëve-arbërorë të Greqisë, duke gjetur një mënyrë për të folur, për të bërtitur, për tu shprehur, nëpërmjet një arti popullor-masiv, sikurse është kënga.

E vërteta e hidhur qëndron që kudo shkova jashtë Shqipërisë u kuptuan “klithmën” time, por vetëm në Shqipëri “daullet kanë rënë në vesh të shurdhët”.!
Por mendoj se ka domethënie të natyrës: “TANI AKULLI ËSHTË THYER”.
Shqiptarët po dëgjojnë më shpesh për Arbëreshët, po kuptojnë diçka. Por akoma janë shumë larg konceptualisht nga orientimi kombëtar për të njohur vetveten-të vërtetën e “rrënjëve të tyre të shkulura”.
Kam thyer një akull dhe jam ndoshta i vetmi që e njoh këtë realitet më mirë se askush tjetër, sepse e kam prekur atë nga afër. Kam shëtitur  me këmbë shumë prej zonave ku ata jetojnë.
Por kjo nuk do të thotë aë arti im është i kuadratizuar vetëm në këtë drejtim. Nëse ka diçka që më problematizon, e kujtdo forme qoftë, unë do e përdor artin për tu shprehur.
Sepse arti i përdorur në formën e duhur është “armë”sensibilizues.

Jeni realizues i dy albumeve, një  me këngë arbëreshe, i dyti me këngë nga i gjithë ballkani, dhe dy filmave dokumentarë mbi arbëreshët dhe arvanitët, për të cilat keni punuar me shumë vullnet e pasion për vite të tëra. Pyetja që më ngjall kureshtje:
Pse e nisët karrierën tuaj muzikore, pikërisht me këngë të tilla...
Kur e patët shkëndijën, apo frymëzimin e parë për to...

Mendoj që njerëzit duhet të punojnë, sejcili në drejtimin e vet, për të realizuar diçka që është në dobi të të tjerëve dhe të shoqërisë. Mbas daljes së diskut me këngë arbëreshe, njerëzit kanë marrë gjithë këtë informacion mbi arbëreshët. Me qindra të rinj shqiptarë kanë treguar interes të jashtëzakonshëm për tu informuar. Më kanë befasuar me mesazhet e tyre elektronike në e-mailin tim zyrtar.
Kjo më bën sinqerisht mua të ndjehem më mirë se sa të bëja nji album me këngë tematikash që trajtojnë dashuriçka të thjeshta. Më bëjnë të ndjehem special, i veçantë, i sukseshëm, por mbi të gjitha i dobishëm.

Shkëndija e parë? – Në një bisedë mes disa miqve të mi intelektual grekë, dikush tha, ... duke përmendur këngën “E Bukura More.., - ato janë fshatra grekfolës...!?
Më vonë me një interesim të veçantë, mësova se i gjithë opinioni publik grek ishte i të njëjtit mendim, ishin të bombarduar me këtë gënjeshtër të frikshme dhe për një shqiptar të vetëdijshëm si mua, kjo ishte e papranueshme. Ju kishin shpëlarë trurim me gënjshtra dhe “kjo nuk ëshë e vetmja”.! 

A... - po do ju godas fortë thash me vete... -, ...me shumë stil... dhe keni dhe për të më thënë dhe faleminderit. Kjo ishte dhe arsyeja që zgjodha ta prodhoj dhe ta nxjerr në qarkullim diskun me këngë arbëreshe në Greqi, duke e publikuar atje fuqishëm.
Me nji boooom të jashtzakonshëm i gjithë shtypi serioz grek botoi artikuj shumë pozitiv për punën time. Intervista e parë që më kanë kërkuar nga mediat ka qenë BBC. Kam qarë nga gëzimi. Sepse mbas një pune shumë të lodhshme, kisha arritur të thyeja një gënjeshtër tabu të frikshme kundër shqiptarëve dhe të bëj të njohur egzistencën e minorancave shqiptare në një plan edhe jashtë kufijve kombëtar.
Më bëri përshtypje diçka në Greqi. Grëkët edhe pse puna ime i “godiste” respektuan me madheshti deri në detaje, seriozitetin me të cilin kisha punuar. MË KISHIN PRANUAR ME RESPEKT!

Meqenëse koncertet tuaja kanë qënë të mirëpritura në Italine e Jugut, konkretisht në Kalabri... C´mund të na thoni më shumë për publikun e atjeshëm...ose nëse dini diçka konkrete...
Si është ruajtur gjuha shqipe edhe pak kaq kohësh...Nëpërmjet shkollimit, të praktikuarit të së folurës së përditshme ...apo...

Befasohesh kur shkon në katundet arbëreshe. Flasin shqipen e kohës së Skënderbeut, janë më patriot dhe atdhetarë se shqiptarët e sotëm. Ruajnë  me fanatizëm deri në detaje çdo zakon shqiptar me nji nocion të patjetërsuar, janë shqiptarët më antik egzistues.
Janë “një kështjellë e vjetër” që të kthen 600 vjetë pas në kohë. Flasin, këndojnë dhe vajtojnë shqip.

Jeni duke punuar konkretisht për ndonjë album muzikor, ose për ndonjë eveniment kulturor...

Me komapinë ndërkombëtare muzikore Sony Music,  me deg në Greqi, po përgatitem dhe jam në përfundim të një  albumi të ri me këngë ku do të ketë dhe kompozitor shqiptar dhe pjesmarës këngëtar shumë të sukseshem grek. Interpretimi do jetë në gjuhën Greke.

Ku i kaluat pushimet e verës së fundit dhe nëse keni  ndonjë mbresë nga ajo...

Mes miqsh dhe familjarëve të mi, shoqëruar me dy ture të vogla koncertore në Korfuz dhe Italy.

Keni në familje të afërm që janë të pasionuar pas muzikës, apo jeni i vetmi që ju përkushtuat kësaj fushe...

 ...jam i vetmi.  Prindërit e mij nuk kanë dashur asnjiherë të merrem me art.

Përveçse kantautor, ju jeni edhe i angazhuar edhe me botën e informatikës.
Janë dy pasione që me siguri kanë diçka të përbashkët, siç është pasioni.
Do të shkëputeshit nga informatika nëse përkushtimi muzikor do ta kërkonte diçka të tillë...
Pra do sakrifikonit për muzikën dhe profesionin...

Tashmë un nuk punoj më në fushën e informatikës. I jam përkushtuar pjesës së artit dhe njëkohësisht manaxhoj disa biznese të miat në Shqipëri. Por asnjëherë smë ka prishur punë qe kam studjuar këtë profesion. Më pëlqen të ekspoloroj vazhdimisht profesione të reja. Vetëm se me pjesën e artit merem gjithmonë mbasi kam mbaruar punën me biznesin.

 E ka gjetur Lirio, shpirtin binjak... (Jeni i dashuruar...)

Shpirti binjak? – Egziston?!
I dëshiruar po,  i dashuruar me periudha të shkurtra.

Kam bindjen e plotë  për shkak të temave që trajtojnë këngët tuaja, që jeni mëse i informuar, mbi aktualitetin shqiptar.
Nëse do t ju jepej mundësia...çfarë do ndryshonit pikë së pari në ate realitet...

Pyetje e vështirë kjo!
Nëse do të mund të krijoja” një shkallë të perfeksionit mbi realitetin”
Do filloja nga zero dhe shkalla 1 është shëndeti, ai fizik dhe mendor, më shumë qendra të shërbimit mjeksor falas,  funksionale dhe  me një teknologji moderne.
“Shkalla e dytë”  do ishte mundësia për të krijuar më shumë të mira materiale, pra një ekonomi më të mirë për shqiptarët.
“Shkalla e tretë”- shkolla ku rinia të studjojë  pa i marrë diplomat me pagesë, sepse është e frikshme kur mendon se në Shqipëri del nji mjek me diplom kur nuk ka studjuar kurrë dhe që nesër do të vras fëmijët tanë nga pa dituria, jurist që do të mbushin burgjet me njerëz të pafajshëm, arkitekt që do të shembin pallate...!
“Shkalla e fundit”- maja e perfeksionit të realitetit në mendjen time ëshë e vështirë. Për këtë më duhet nji shkop magjik- Ti bëja të gjith njerëzit të lumtur!

Motoja e jetës suaj ...

Mos i kthe kurizin ëndrrave, sado e vështirë të jetë rruga për të shkuar në destinacion. Udhëto me zemrën tënde.

Duhet të ketë më shumë në këtë jetë  . . .

Në këtë jetë duhet të ketë më shumë njerëz të lumtur. Lumturia është pika më e lartë kulmore dhe thelbi i egzistencës së njeriut mendoj unë. Është e paharitshmja. Është sfida më e vështirë.

Qyteti i preferuar që ju pëlqen ta vizitoni...

Atje ku skam shkuar akoma. Një qytet në nji planet tjetër.!

Do ta ndjekim ndonjëhere Lirion, edhe në këngën popullore...

Më pëleqen rroku etnik, pse jo,  edhe folk i pastër.

Me cilin...kompozitorë apo kolegë - këngetarë... do të donit të bashkëpunonit?
Dëshirat për tu realizuar?

Do të doja të bëja një duet në gjuhën turke. Më pëlqen shum pesha shprehëse dhe aksepti e kësaj gjuhe. Më intrigon shumë dëshira për të bërë nji film për Skënderbeun, që ta shikonte gjithë bota.
Eposi i kreshinikëve shqiptarë në një serial filmik.

Nëse do ti dërgonit një mesazh lexuesit të Zemrës Shqiptare nëpërmjet kësaj interviste,
cila do të ishte ajo...

Merruni me art mbas pune!
Njihni historinë e kombit tuaj që të njihni më mirë vetveten. Indiferentizmi mbi problemet qe ju shqetësojnë, vret shpresat për një jetë më të bukur.
Dashurohuni sa më shumë. Duajini dhe respektojini miqtë tuaj, edhe kur ata janë në momente të vështira pa kërkuar shpërblim. Mirësinë tuaj,  e shpërblen zoti atëherë ku ju jeni më shumë në vështirësi. Rrini larg drogës-s’keni nevojë për stimulues.
Jepini një motiv pozitiv jetës tuaj.
Më dergoni nji përqafim me e-mail ... (qesh): lirionushi@lirionushi.com .

Edhe një herë ju falenderoj për intervistën dhe përgjigjet tuaja, të cilat ja vlejnë tërësisht të lexohen me shumë vëmendje nga lexuesi.
Ju përshëndes duke ju uruar suksese dhe sa më shumë tinguj muzikorë nga zëri juaj...

Vizitoni: www.lirionushi.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix) Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me aktoren dhe këngëtaren e mirënjohur Maya Aliçkaj Ajete Zogaj: Intervistë Ekskluzive me Prof. as. dr. Begzad Baliun Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Bleona Qereti Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me fotografin Shkëlzen Rexha - Xeni Lorena Stroka: Interviste Ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Albert Zholi Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me zonjen Keze (Kozeta) Zylo, gruan e vitit 2008 Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me kengetarin e mirenjohur REMI Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi Alma Papamihali: Ekskluzive, Zëri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kësaj rradhe kumboi në Berlin Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me legjendën e valles popullore Besim Zekthi Intervistë Ekskluzive me Azaleja Gashin, ëngjëllin e talentuar të lindur në mërgim Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me regjisorin dhe dramaturgun Fadil Hysaj Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me shkrimtarin Lazër Stani Albana Temali: Intervistë Ekskluzive me këngëtarin Ferdinand Bjanku Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro Çako

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora