Intervista
Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix)
E diele, 17.08.2008, 08:00 PM
Intervistë me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix)
Veli Sahiti
Nga Jeton Kelmendi - Zemra Shqiptare
Jeni te pranishëm në skenë që nga vitin 1973. Keni një grup tanimë të famshëm, si lindi grupi ‘’Trix’’ dhe diçka mbi historikun e grupit deri në ditët e sotme?
Historiku i grupit TRIX
Ështe formuar në pranverë të vitit 1974 – në fillim ishim tre anëtar – Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi, po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje).
Kështu cë anëtarët e grupit ”TRIX” të kompletuar si asnambël apo si grup ishin:
1. Veli Sahiti – inicues i grupit ”TRIX”, kompozitor, solo ritëm kitarë, si dhe solist vokal i grupit
2. Muhamet Bislimi – prim si dhe kllaviatur orgje.
3. Nuredin Azemi – Kitarë
4. Hil Prenk Palaj – Daulle
5. Gjergj Prenk Palaj – Harmonikë gojore
Në kalimin e kohës si rezultat i punës së palodhshme dhe aktiviteteve të shumta gjatë viteve 70/80 – ta grupi ”TRIX” filloi të bën selekcionime të shumë kengëve që ne atë kohë ishin incizuar ne ish RTV Prishtina dhe bëri pergaditjen e 10-këngëve më të ndegjuara apo TOP HIT gjatë viteve 70-80- ta.
Vlen të përmendet se grupi ”TRIX” është ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974 dhe po në këtë vit u formuan edhe rock grupe:
Grupi ”MAK” nga Mitrovica, grupi ”TNT” nga Mitrovica, grupi ”LUNIAZËT” nga Prizreni dhe lirisht mund të themi se plejada e parë e grupeve të rock and rollit shqiptar ishin këto grupe të cilat u cekën lartë.
Me rrënimin e institucioneve tona gjatë viteve 90-ta nga okupatori shovenist serb ,shumica e anëtarve per arsye ekzistencionale u detyruan ta braktisin grupin dhe ta marrin rrugen e mergimit.
Ndërsa unë edhe sot me xhelozi ruaj ombrellën e grupit ”TRIX” reputacionin e tijë të krijuar me mjaft punë dhe përkushtim, ruajtja e asaj fryme që kshte filluar ne vitet e 70-ta kur u afirmuam ne opinionin kosovar. Me këtë formacion këngët që ishin inqizuar gjatë viteve 70 dhe 80 ne RTP është bërë përzgjedhja e 10 këngëve me të ndegjuara dhe ne vitin 1989 realizuam albumin e parë të titulluar ”KRUSHQIT E PAJTIMIT” kishte rëndësi ngase i përket ngjarjeve që zhvilloheshin në atë etapë kohore. E gjithë kjo bëri që albumi të mirëpritet nga adhuruesit e grupit ”TRIX”.
Nër kërkimin e këtyre vlerave të muzikës dhe avansimit të tyre kan ndikuar edhe shumë personalitete të muzikës ku dhanë kontribut për grupin”TRIX” siq janë:
Ibrahim kërnaja, Daullist,
Ilir Sahiti, Ba kitarist
Avdi Mehmeti, Kitarë
Idaver Xhemajli, Daullist
Isak Maloku,solo e ritëm kitarë
Bashkim Bislimi, kitärë
Ridvan Rexhepi, Daullist
Fadil Gjini, Baskitarë
Mujadin Nuhiu, Vokalist në grup
Njashtu rol të rëndësishëm në këngët e grupit ”TRIX” përmbajn edhe shkruarja e teksteve nga autorët e dëshmuar që nergut i shkruajtën për grup dhe njëherit qu u jemi shumë mirënjohes:
Faruk Tasholli, Bardh Frangu, Rahmi Tuda, Kemajl Aliu, Agim Mehmeti, Xeni-Shkëlzen Behrami, Bashkim Gashi, Biser Mehmeti, Adelina Mamaqi, Emrush Shala, Afërdita Veselaj, Milaim Mezini, Besim Jashari, Ismet Rashiti, Shemsedin Preteni, etj.
Këngët e grupit ”TRIX” qysh nga vitet e 70-ta i këndoi etapave kohore siq ishin këngët ”Krushqit e pajtimit”, ”Bukë kripë e zemër”, ”Toka ime”, po njëherit shumë këngë i u kënduan luftëtarët e UCK-së që flijuan vehten për të shtrenjtën liri q ene sot e gëzojme në shtetin tonë të pavarur.
Kënga ”Baladë për mikun”, ”Epopeja e Jezercit”, ”Hapi sytë o trim” si dhe dhjetëra këngë kushtuar luftëtarëve tanë.
Grupi ”TRIX” nga vitet 70-ta e gjerë më 1988 merrë pjesë në shumë festivale të muzikës.
Festivali i parë i rock bendeve shqiptare të pagëzuar me emërtimin ”Rinia këndon” 74, 74 ku TRIX u prezentua dy vite rradhazi me kengën ”Për Ty” 1974, dhe ”Dashuria në qershor” 1975.
Duhet përmendur se pikërisht ky festival hapi dyert që ne ti rrokemi punës edhe më me seriozitet.
Producent ne ish RTP ishte kompozitori Reshat Randobrava, kitariada muzikore (Prizren) gjatë viteve 70 ta e gjerë BOM FEST që organizohej në Prishtinë ne vitin 1980 muarrëm pjesë 5 vite rradhazi ne këtë bomfest.
Akordet dimërore 1980 Doboj (te Bosnjës) ku u plasuam ne vendin e pare ne nje konkurrence te madhe nga ish republikat jugosllave që i prezentojshin rock bandet e tyre, e shume shume te tjera.
Te shfaqura gjatë viteve 1970-1988 mëse 800 solo koncerte në Kosovë dhe në vende të tjera.
Albumet e realizuara 1989 - 2008
-
”Krushqit e pajtimit” – 1989
-
”Buke krip e zemër” – 1990
-
”Vala e re”-1991
-
”Toka ime” – 1992
-
”Vallja e rinisë” – 1993
-
”Si të them” -1994
-
”Fati nuk është iluzion” – 1995
-
”Qohu more Rexho”- 1996
-
”Balada X” – 1997
-
”Kurora digjet ne zjarrë” – 1998
-
”Lamtumirë gjeneratë” – 2000
-
”Vallëzimi i yjeve” – 2001
-
”Moj e mira te pojata” -2002
-
”Engjëlli im” -2003
-
”Iluzion” -2004
-
”Imazhi ytë” – 2005
-
”Epopeja e Jezercit” – 2006
-
”Rinisë” 2007/2008
Gjatë viteve 2000 janë të edituara 3 CD Live ne duo me shokun Osman Shehu nga grupi “Fontana” nga Kaqaniku.
Ndersa gjatë vitit 1990 u editua video i parë shqiptar muzikor ”Hite ne vite” të titulluar ”20 vjet me ju”.
Pjesëmarrja ime si kompozitor i dedikohet edhe te vegjelve, femijëve 1984-85 isha pjesemarrës si kompozitor i këngëve për fëmijë ne festivalin ”Akordet e Kosovës” me këngët ”Tre shpirtat e nënës” që u plasua në vendin e dytë të shperblyer 1984, si dhe kënga e dytë e titulluar ”Qke harruar moj Elonë” po të njejtin festival.
Duhet permendur festivalin ”Fëmijët e gëzuar” që mbahej në Ferizaj ku themelues dhe ideator isha unë, ku ndihmesë e përkrahje në atë kohë kisha nga vëllezërit ”Gjinis”, Muhamet Bislimi, si dhe Ramadan Ramadani.
Themelues i festivalit të muzikës argëtuese “FERFEST” 2005
Themelues i shoqates së kompozitorëve Ferizajas ne vitin 2004
Pjesëmarrës si kompozitor ne festivalin e këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” tri vite rradhazi nga 2004, 2005, 2007, ku me 2005 vendi i dytë dhe më 2007 vendin e pare.
Në solo karrierën time kam prezentuar në shumë vende të botës si: Gjermani, Zvicërr, Austri, Itali, Belgjikë, Holandë, Turqi.
Vitin 2003 prezentim ne Rock Fest Ballkaniada i cili është organizuar nën patronatin e Dojce welles në Keln të Gjermanisë aty e prezentuam Kosovën në përberje:
Veli Sahiti – Kitarë, solist
Ferki Shala- Kitarë
Haki Krasniqi – Daulle
Istref Krasniqi
Pra në këtë përbërje u prezentuam në emër të grupit “TRIX”.
Sot, jetojmë në një epoke komerciale, ku gjithçka është vizuale, sa e mendoni se është e rëndësishme përformanca skenike e një këngëtari?
Festivalet e mirëfillta do ishin ato që e kalisin një këngëtar, kendim të gjallë (LIVE) e kursesi prezentimet skenike të bëhen nga CD (playback)
Kënga ‘’Zeshkania ime’’, është padyshim në listën e artë të këngëve shqiptare. Është një hit qe s’do të ketë vdekje ndonjëherë. Kur u realizua kjo kënge, pak detaje?
Kënga është realizuar në ish RTP në vitin 1979 si student i asaj periode kohore.
Ne vitin 2001 ju jeni prezantuar para publikut me disa koncerte humanitare me moton "JU NDIHMOJME INVALIDEVE TE LUFTES", a mendoni se ne te ardhme mund te mbani koncerte te tilla, te cilat te kenë si synim përsëri HUMANIZMIN?
Aty ku do na ftonin ne nuk do të mungojmë.
Një rol te rëndësishëm në suksesin e një kënge ka edhe teksti, cilat janë kriteret tuaja të përzgjedhjes se teksteve, doni të përcjellin edhe një mesazh tek dëgjuesi dhe shikuesi juaj?
Teksti i mirë bën që kënga të bëhet e mirë apo të mbijetojë në shumë gjenerata.
Ne albumin tuaj te tetëmbëdhjete (XVIII) me titull "Rinise" keni 6 këngë hite ne vite, te cilat i janë "nënshtruar" një përpunimi muzikor, a mund te na flisni pak për këtë, cila ishte arsyeja e përzgjedhjes se këtyre hiteve?
Sepse këngët të cilat ishin të incizuara gjatë viteve të 70/80, nga kualiteti ishin të dobëta, në studiot te cilat i kemi bërë, prandaj jam detyruar qe sot pasi ekziston mundësia në studio të kemi shumë kanale të mira, nuk kam prituar për shkak të adhuruesve të mi të i hy edhe njëherë asaj pune që të jenë më kualitative këngët.
Nëse nuk do te ishit këngëtar, cili profesion tjetër mendoni se do t'ju shkonte të ushtronit?
Arti figurativ “dega e grafikes”
Padyshim se keni pasur sukses. A mendoni se suksesi juaj i arritur ka një "recete" te veçante dhe nëse po cila është ajo?
Le të mbetet në celësin (qelësin) magjik
Nëse do të bënit një anadromi në jetën tuaj, cili do te ishte stacioni me i
preferuar?
Vet jeta është një stacion, ku njerëzit takohen dhe ndahen për cdo ditë.
Nëse do të përshkruanit vetën tuaj me pesë shkronja, cilat do te ishin ato?
T R I K S