E premte, 29.03.2024, 11:45 AM (GMT)

Intervista

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja

E merkure, 15.10.2008, 10:02 PM


Mazllum Saneja

EKSKLUZIVE

INTERVISTË ME POETIN, ESEISTIN DHE PERKTHYESIN E NJOHUR  MAZLLUM  SANEJA

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

Mazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë, Kosovë. Në Prishtinë ai kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë, për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake. Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. Jeton në Varshavë.

Libra me poezi:

Në Poloni janë botuar edhe këto vepra me poezi të Mazllum Sanejës:
„Purpurowa podró?” (1992)
„Ja nie jestem ten" (1996)
„Ognista ziemia” (1999)
Ndërkaq, Mazllum Saneja është bashkëautor i librit gjuhësor
„Mini rozmówki alba?skie” (bisedime polonisht-shqip, me A.Wójcik) (1992)
 
Përkthimet - Nga gjuha polake në gjuhën shqipe:

Karol Wojty?a: „Bregu i qetësisë” (1989, 1992)
Tadeusz Ró?ewicz: „Rrëfime traumatike” (1991)
Wis?awa Szymborska: „As fund as fillim” (1997)
Zbigniew Herbert : “Zoti Cogito” (2000)
Ewa Lipska : “Mësohu me vdekjen” (2000), “Unë” (2006)
Stanis?aw Jerzy Lec: „Mendime të pakrehura” (2002)
Adam Zagajewski : „Të shkosh në Lvov” (2002)
Czes?aw Mi?osz : „Qyteti pa emër” (2008)
 
Nga gjuha shqipe në gjuhën polake:

Ali Podrimja: „?y?” (1993), „Skradziony p?omie?” (2007)
Eqrem Basha: „Wiersze” (1999)
Visar Zhiti : „Upragniona b?yskawica” (2008)
 
Antologjitë - Autor i tri antologjive:

„Vetëm Itaka mbetet”(„Tylko Itaka pozostanie”) (Antologji dygjuhëshe e poezisë shqipe dhe polake e shekullit XX) (1993)
„Fëmijët e epokes” (Antologji e poezisë polake e shekullit XX) (1997)
„Nie jest za pó?no na mi?o??” („Nuk është vonë për dashuri”)
(Antologji e poezisë shqipe e shekullit XX) (2005) 
 
INTERVISTA

Pervecse nje poet, jeni edhe perkthyes i njohur, qe jetoni dhe veproni vite e vite me radhë  në emigracion. Do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e artit përkatësisht rolin e poezisë, që të ndikojë tek lexuesit...

Nuk ka dyshim se poezia eshte gjinia me e afert letrare per mua. Mbase per shkak se me thellesisht e me lirisht mund te shprehem, mund te shfaq boten e ndjesive te mia karshi botes qe me rrethon.Pastaj, si ne asnjeren gjini letrare, mund te formosh e te ndertosh fjale qe t'u japesh ngjyren perkatese. Tevona, poezia - duke i falenderuar mundesive te saj te pakufishme ne te kerkuarit e se vertetes dhe ne te zbuluarit e fshehtesise se botes, gjithnje me teper, vihet ne mbrojtje te individeve te shoqerise njerezore. Duke qene e bukur dhe madheshtore - poezia, kjo zonje nazeqare, kurre nuk le qe te na roberoje kush, sepse gjithnje eshte ne mbrojtje te vlerave me te shenjta njerezore, ne mbrojtje te guximit, dinjitetit dhe lirise. Gjithnje do te na perkujtoje mendimet fragmentare te Pascalit si te verteta, se njeriu eshte porsi kallami, ndaj jemi qenie te mbyllura dhe te fuqishme, jemi thjesht njerez me ca madheshti, ku askush nuk ka te drejte legjitime, as te na poshteroje e as te na mosperfille.Nderkaq, njeriu nuk eshte pleh, duhet patur besim ne madheshtine e njeriut. Pikerisht, per keto vlera te njemendeta na perkujton arti - poezia, e cila perpiqet aq sa ka fuqi te shpetoje njeriun nga marrezirat, paudhesite, prapesite dhe veteshkaterrimi.

Thone se te perkthesh poezine eshte nje pune me e veshtire se sa te perkthesh prozen. A thua mendoni qe perkthimi i poezise arrihet ne nje nivel edhe me te larte ne qofte se perkhtyesi eshte vete poet, apo dicka e tille nuk ndikon...

Perkthimi i poezise, eshte ne te vertete nje proces dhe pune e veshtire dhe e nderlikuar,dhe me e veshtire se perkthimi i prozes, dhe kjo pune mjeshterore i ngjan mjeshterise se perpikte te skulptorit gjate skalitjes se statujes. Nderkaq, ngandonjehere ndodh qe te heq dore nga ndonje krijim poetik, qe te mos humb forcen gjeniale te vepres, duke menduar se vepra e tille me mire tingellon ne origjinal. Sepse ka poete dhe vepra poetike qe nuk mund te perkthehen dot ne asnje gjuhe. Keshtu me ka ndodhur mua, kur iu kam qasur vepres gjeniale poetike te Boleslaw Leshmjanit.

Kur kemi te bejme me perkthimin e autoreve polake..., ideja e nje perkthimi vjen nga emri i autorit...., meqenese ai eshte i njohur, ose nje pretendent nobelist, apo gjithcka vjen natyrshem dhe eshte vete poezia qe lexoni, ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtyn te merreni me te...

Ideja e nje perkthimi nuk vjen nga emri i nje autori, po vjen fare ne menyre te natyrshme. Keshtu gjithmone ka ndodhur dhe ndodh me mua si nje lexues i apasionuar i letersise polake. Sa per ilustrim le te me lejohet te ze ngoje disa emra te shquar te letersise polake qe gjithnje me mahnisin me artin e tyre te fuqishem poetik: Konstanty Ildefons Galczynski, Julian Tuwim, Czeslaw Milosz, Witold Gombrowicz, Zbigniew Herbert, Slawomir Mrozek, Zbigniew Jerzyna  dhe Ewa Lipska, qe gjithnje i lexoj me perkushtim dhe pasion.Per shembull, poeti i madh polak ne bote Zbigniew Herbert, i cili konsiderohet si princ  i poeteve bashkekohes jo vetem ne Poloni, po edhe me gjere ne bote, , i cili si nje intelektual i madh evropian , si nje humanist bashkekohes, ne menyre te distancuar, duke hulumtuar dhe studiuar historine dhe bashkekohesine, permes poezise - na e mban te gjalle kujtesen tone, na e zgjon te miren, te bukuren dhe te verteten, ne te kerkuarit e pareshtur te kuptimit te ekzistences njerezore. Ai me vepren e vet ushtroi nje ndikim te madh ne formimin krijues te popeteve te rinj dhe, u be nje shkolle e vertete ne gjithe poezine moderne polake. Dhe me siguri poezia e tij ka lene gjurma te medha ne boten time krijuese. Nderkaq, edhe e udhes te theksoj se, ekzistojne ca karakteristika  qe i bashkojne poetet, pa marre parasysh ne epoken dhe gjeresine gjeografike. Keto jane ndjeshmeria dhe mahnitja.

Nderkohe ju prezantoni letersine shqipe gjithnje me teper tek lexuesi i huaj perkatesisht tek lexuesi polak, sa me denjesisht. Deshirojme te dime se cilet autore shqiptare te perzgjedhur  nga Ju, kane lene mbresa te vecanta  tek lexuesi polak...

Tashme tridhjete e pese vjet me radhe kaluan, qe kur prezantoj letersine shqipe ne hapesiren kulturore te Polonise. Deri me tani kam arritur te botoj ne polonisht 14 vepra , te cilat jane botuar ne edicionet e njohura botuese . Eshte e udhes te ve ne spikame fjalorin polonisht-shqip ("Rozmówki alba?skie", "Wiedza Powszechna", Varshave,1992), tri Antologjite : "Vetem Itaka mbetet"(Tylko Itaka pozostanie"), (antologji dy gjuheshe e poezise shqipe dhe polake , "Latona", Varshave,1993), "Femijet e epokes"(antologji e poezise polake e shek.XX, "Pavo", Varshave,1996) dhe "Nie jest za pó?no na mi?o??"("Nuk eshte vone per dashuri)(antologji e poezise shqipe e shek.XX, "Pogranicze", Sejny,2005) e deri te librat e butuara me poezi te zgjedhura te poeteve modern shqiptar Fatos Arapi, Agim Gjakova, Ali Podrimja, Mazllum Saneja, Eqrem Basha dhe Visar Zhiti.
Nderkaq, ajo qe me ben te ndihem krenar, eshte fakti se sot letersia shqipe ka zene te njihet dhe te pranohet jo vetem tek lexuesit polake, po edhe ne qarqet intelektuale krijuese te Polonise. Mjafton te ze ngoje, Antologjine time te fundit te poezise shqipe te shek.XX "Nie jest za pozno na milosc"(Nuk eshte vone per dashuri"), i cili liber u radhit nder dhjete librat me te mire te botuar per vitin 2005 dhe konkurroi per Cmimin prestigjioz NIKE 2005.

Jetoni aktualisht ne Poloni... Cka do te thote per nje poet te jetosh larg vendit dhe mendoni qe vete largesia nga vendlindja, eshte muza poetike e shume prej temavbbe tuaja poetike...

Artisti ne mergim, ne dhe te huaj megjithate mbetet i huaj, sic nje poet i kohes sone:"Ne qytete te huaja/ mbetem si gure si drure. Dendur i kredhur ne mendime pyes vetveten, se a mos jam nje ousajder, se gjithnje me veshtire eshte te jetosh larg atdheut, larg te gjalleve dhe te vdekurve tu. Dhe njeriu cfare jam une  - eshte ne nje shtektim te perjetshem. Ne kohen tone marramendese me perplot trauma, kriza dhe katastrofa  gjithefareshe, ankthe e pasiguri qe i mberthyer njeriu i sotem - ne te vertete nuk e di se ku eshte atdheu i tij. Thuhet se atdheu eshte nje dhe i vetem, po per mua si individ atdheu me i sigurt eshte vete njeriu. Le te me lejohet te citoj nje maksime te mendimtarit te madh polak ne bote, Stanislaw Jerzy Lec, ku me te drejte thote:"Atdheu nuk eshte vendi ku jeton, po eshte vendi ku te kuptojne dhe te akceptojne njerezit". Une mendoj se njeriu duhet te jetoje aty ku ndihet me mire shpirterisht. Nderkaq, tani ne kohe te fundit une jetoj me shume ne Varshave se ne Gjakove. Thene te verteten e hidhur se une tere jeten po ndjej pezmin e hidhur te qiraxhiut ne emigracion, qe nuk eshte aspak i lehte per emigrantin  e vetmuar.Se kendejmi une jam tashme nje poet tjeter, ngase ne poezine time shtroj tema dhe motive tjera, cfare e pershkojne qyteterimin e sotem, epoken e sotme me ngjyra e drithma te reja.

Krijimtaria juaj i perket nje periudhe mbi tridhjete vjecare. Mendoni qe keni ende  per te thene dhe ndiheni i paplotesuar ne drejtim te perkthimeve...

Gjithnje me thote mendja se akoma kam shume t'i them botes dhe njerezise. Me siguri qenia njerezore asnjehere deri ne fund nuk mund te realizohet, po gjendet gjithnje ne kerkim te shtigjeve te reja. Keshtu ngjet edhe me mua, edhe si njeri edhe si krijues. Ka kohe qe kam zene te shkruaj Ditarin, qe do te jete nje liber trondites i jetes sime ne emigracion, ku pata renie dhe ngritje, ku pata rastin te njoh shume ndodhi e njerez interesant jo vetem ne fushen e artit, te shkences, te kultures... Ne paca shendet dhe jete kam ndermend ta beje nje Antologji te prozes shqipe ne polonisht, pastaj te perkthej vepren e poetit MIhal Hanxhari si dhe te perkthej nga polonishtja ne shqipet veprat: "Ditarin" e shkrimtarit te njohur Witold Gombrovicz, dramat e dramaturgut me fame boteror Slawomir Mro?ek dhe poezine e poetit polak hebraik Jerzy Ficowski.

Shpesh autoreve te medhenj boteror i eshte dashur te perballen me nje jete te veshtire, madje edhe me zhgenjime... A ka qene ndonjehere zhgenjimi pjese e jetes juaj...

Biografia e krijuesve te medhenj a te vegjel ,duke ia filluar qe nga epokat me te hershme,  edhe sot eshste biografi e nje jete veshtire, qe kupen e hidhur te jetes e paten te mbushur perplot. E njejta gje ndodh edhe me krijuesit e sotem, me krijuesit me te vetedishem  te shoqerise dhe te kombit, qe gjithnje perballen me sfida te llojllojshme ne jete, te cilen nuk kane kujdesin dhe ndihmesen e shoqerise se vet. I njejti fat me ka ndodhur mua, qe asnjehere deri me sot askurre nuk pata kujdesin dhe ndihmesen e shoqerise cfare e kane nje pjese e krijuesve, te cilet jane te perkedhelur edhe nga shteti edhe nga shoqeria, te cilet gjithnje i marrin shperblimet dhe cmimet e majme financiare dhe, te njejtit emra te ashtuquajtur krijues gjithnje marrin pjese neper festivale dhe manifestime letrare. Ne mjedisin tone te ashtuquajtur krijues qe eshte nje mjedis i semure dhe paranoid, ku nuk cmohen vlerat e mirefillta krijuese, ku te gjitha gjerat rregullohen dhe kurdisen brenda dyerve te mbyllura dhe neper kafeteri dhe restorante duke bere cakerqejf, dhe lihen anash vlerat e njemendeta letrare dhe injorohen dhe e mosperfillen pjesetaret me te vetedishem te kombit, qe gjithnje e afirmojne gjuhen, letersine dhe qenien tone kulturore dhe kombetare ne bote. Te gjitha keto pune te paudha, pazarlleqe dhe allishverishe ndodhin ne hapesiren tone te ashtuquajtur kulturore si ne Kosove, Shqiperi  dhe Maqedoni. Kjo me dhemb, kur e di mirefilli se cfare kam bere tani e 30 vite ne afirmimin e letersise shqipe ne hapesiren kulturore te Polonise si nje pune pioniere duke botuar vepra me rendesi cfare eshste per shembull Antologjia e poezise shqipe "Nuk eshte vone per dashuri", nje veper qe beri jehone te madhe ne qarqet intelektuale te Polonise(ku mora cmimin prestigjioz te Pen Club-it te Polonise), derisa ne Kosove  dhe Shqiperi kjo kryeveper imja ne fushen translatore kaloi heshturazi. Kjo deshmon per nivelin tone te ulet kulturor dhe qyteterues, per nje shoqeri klanore dhe fisnore qe i ndajne cmimet ne mes vete, cfare nuk ngjet nje dukuri e tille ne shoqerite qyteteruese evropiane. Dhe, me thuani a do fare komenti ky zhgenjimi im i justifkuar.

Jeni autor i tri antologjive... Cfare mund te na thuani per autoret dhe rolin Tuaj ne keto antologji?

Po, brenda trembedhjete vitesh bera dhe hartova tri antologji : antologjia e pare "Vetem Itaka mbetet" nje antologji dygjuheshe e poezise shqipe dhe polake ku prezantova 25 poete shqiptare dhe 25 poete polake. Pastaj bera antologjine e poezise polake ne shqipet "Femijet e epokes"(per te cilen veper mora cmimin prestigjioz  ZAIKS (1976) te Autoreve te Polonise )si nje arrijtje e rendesishme ne fushen e perkthimit te letersise polake,ku prezantova 30 poete polake. Dhe se fundi bera  dhe botova antologjine e poezise shqipe ne polonisht"Nie jest za pozno na milosc"(Nuk eshte vone per daashuri"), ne te cilen perfshiva 30 autore  - poetet me te mire shqiptar qe nga Vorea Ujko  e deri te Ledia Dushi.

Me ne fund ju lutem nje keshille per krijuesit e rinj si dhe nje pershendetje per lexuesit dhe admiruesit e letersise shqiptare dhe boterore...

Keshilla me e mire per krijuesit e rinj ngadoqofshin ata ne bote : te behen te ndershem dhe te vyeshem, se vetem puna dhe nderi mund te na shpetojne nga krizat dhe katastrofat qe kane kaperthyer epoken tone,  derisa lexuesit e vemendshem le te vazhdojne edhe metej te cmojne artistet ne fushen e artit, te shkences dhe te dijes. Sepse nje shoqeri pa kujtese dhe identitet kombetar dhe kulturor eshte nje shoqeri e vdekur. Dhe ne fund  pershendes perzemersisht redaksine e "Zemres shqiptare" dhe bashkeatdhetaret tane ane e kend botes.
    
Ju falenderoj nga zemra per mundësimin e kësaj interviste, duke ju uruar në realizimin e veprave që do kishit dlshirë të realizoni. Gjithashtu ju uroj shëndet dhe krijimtari të mbarë.

 



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix) Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me aktoren dhe këngëtaren e mirënjohur Maya Aliçkaj Ajete Zogaj: Intervistë Ekskluzive me Prof. as. dr. Begzad Baliun Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Bleona Qereti Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me fotografin Shkëlzen Rexha - Xeni Lorena Stroka: Interviste Ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Albert Zholi Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me zonjen Keze (Kozeta) Zylo, gruan e vitit 2008 Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me kengetarin e mirenjohur REMI Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi Alma Papamihali: Ekskluzive, Zëri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kësaj rradhe kumboi në Berlin Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me legjendën e valles popullore Besim Zekthi Intervistë Ekskluzive me Azaleja Gashin, ëngjëllin e talentuar të lindur në mërgim Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me regjisorin dhe dramaturgun Fadil Hysaj Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me shkrimtarin Lazër Stani

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora