E merkure, 09.10.2024, 07:45 AM (GMT+1)

Intervista

Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova

E hene, 22.08.2011, 08:04 PM


Intervistë me z. Jahja Kadria, inxhinier i diplomuar dhe veprimtar nga Gjakova

 

''KRENARIA ME E MADHE E IMJA ESHTE QE KAM ARRITUR TA NDIHMOJ DHE TE JEM PRANE KOMBIT TIM NE DITE TE VESHTIRA''

 

Nga Albert Shala, Gjakovë

 

Jeni pjesmarrës i demonstratave të vitit 1981 kur u kërkua Republika e Kosoves. C'mund të na thoni për ato ditë të stuhishme?

 

Më 1981 kam qenë absolvent dhe kam banuar në konviktin numër 3, ku u zhvillua një nder aktivitetet kryesore për demonstratat e 26 marsit 1981. Shok të grupit të studimeve e kam pas atdhetarin Sylë Mujaj. Më 26 mars tërë ditën kemi organizuar grupe të studentëve dhe i kemi informuar për qëllimin e demonstratave. Kështu rreth orës dhjetë është organizuar tubimi kryesor në mes Konviktit 1 dhe 2. Fjalën kryesore e ka mbajtë Ali Lajqi i cili potencoi shfrytëzimin ekonomik të pasurive të Kosovës nga Beogradi. Kështu parulla kryesore dhe e para ka qenë Trepca punon Beogradi ndërton.

Statusi i pazgjidhur i shqiptarve në Jugosllavi, Shkelja e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Diskriminimi kulturor i shqiptarëve dhe paaftësia e politikanëve shqiptar të asaj kohe për të mbrojtur interesin kombëtar dhe si rezulltat i kësaj ka dalë kërkesa: Republikë kushtetutë ja me hatër ja me luftë. Nga kjo parullë ka burimin lufta e zhvilluar në Kosovë dhe Pavarësia e Kosovës. Pas dy ditësh jemi larguar dhunshëm nga konvikti dhe shumica e studentëve jemi kthyer ne vendbanime. Kështu shumica kemi marrë pjesë në demonstratat e 2 dhe 3 prillit nëpër komuna.

 

Si u zhvilluan ngjarjet më tutje?

 

U shpall gjendja e jashtëzakonshme. Ndërhyri ushtria dhe policia jugosllave, u burgosën dhe dënuan me qindra shqiptarë, pat shumë të vrarë dhe të plagosur, filloi diferencimi dhe për cdo gjë që kishte karakteristika kombëtare.

 

Si u zhvilluan ngjarjet më vonë?

 

Në vitin 1989 u mbajtën  grevat e minatorëve dhe më 3 shtator 1990 greva mbarëpopullore e sindikatës së Kosovës. Pas këtyre ngjarjeve Serbia filloi me plane të projektuara në Beograd, pra me rrënimin e ekonomise së Kosovës duke aplikuar masa të dhunshme administrative pothuajse nëpër të gjitha ndërmarrjet pubilke dhe shoqërore duke larguar punetorë shqiptar nga puna dhe zëvëndësuar me serb lokal  dhe të ardhur nga Serbia.

Disa aktivista për tju kundërvu kësaj filluan krijimin e organeve paralele në sektore të ndryshme të politikës dhe ekonomisë. Më 1989 e krijuam Departamentin për Bujqësi për komunën e Gjakovës, kryetar i të cilit u zgjodha unë. Në shkurt të vitit 1990 në Gjakove kemi formuar këshillin  nismëtar për themelimin e partisë fshatare të Kosoves - Dega në Gjakovë, kryetar i grupit nismëtar ka qenë Hasan Sadriu. Në Kuvendin e rregullt të partisë të mbajtur në fshatin Duzhnje të Komunës së Gjakovës jam zgjedhur kryetari i Degës së Partisë Fshatare të Kosovës. Në vitin 1992 kemi formuar Keshillin ekzekutiv të komunës së Gjakovës ku kam qenë udhëheqës për Bujqesi dhe anëtar i keshillit për financa.

 

A keni pasë ballafaqim me pushtetin okupues serb?

 

Ballafaqimi me pushtetin serb ka qenë në dy drejtime: në anën politike si kryetar i Partisë Fshatare në Gjakovë dhe në anën ekonomike si udhëheqës i drejtoratit për bujqësi në Gjakovë.

Në anën politike gjatë zgjedhjeve Parlamentare 1992 jam marrë disa herë në biseda informative në sigurimin serb. Ndërsa është arrestuar dhe maltretuar anëtari i kryesisë Hysen Tolaj që ishte në komision e zgjedhjeve në qendrën e votimeve në Skivjan. Në komisionin qendror si i deleguar i PFK-së është marrë në bisedë informative Ismet Isufi. Gjatë mbajtjes së Kuvendit të pare në fshatin Glloboqicë të partise Fshatare gjersa ishin duke u kthyer në shtepi janë arrestuar nga policia serbe dhe maltretuar fizikisht Shefqet Vokshi dhe Ramë Golaj të cilëve u merret edhe materiali i mbledhjes.

 

Cilat ishin aktivitetet tjera?

 

Themelimi i këshillit koordinues të partive politike në Gjakovë, themelimi i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptarë dhe themelimi i Shtabit të Mbrojtjes.

 

Kush ishte në Shtab?

 

Akademik Besim Bokshi ishte kryetar, Mazllom Kumnova nënkryetar, Jahja Kadria, Murteza Nura, Marjan Marki dhe Ndue Nikaj  anëtar. Në këtë shtab kemi pas për detyre sigurimin e ushqimit të popullates së komunës së Gjakovës. Kemi siguruar dhe deponuar një sasi prej pesëdhjetë mijë kilogram miell, krypë dhe artikuj tjerë jetësor. Një sasi të këtyre mallrave ia kemi dërguar ndihmë Drenicës (Skënderaj) pasi që atje ishte gjëndja shumë e vështirë.

 

Si veprimtar cdo të na thoni për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave?

 

Kam marrë pjesë së bashku me doktor Bardhyl Qaushin, poetin Din Mehmeti, shkrimtarin Murteza Nura nëpër fshatra të komunës së Gjakovës me crast u pajtuan disa familje në gjak dhe ca ngatërresa.

 

Ne fund cdo të shtonit për lexuesin e Zemra Shqiptare?

 

Krenaria më e madhe e imja është që kam arritur ta ndihmoj dhe të jem pranë kombit tim në ditët e vështira kur shkonte koka dhe t'i ndihmoj proceset të cilat kemi kaluar me synim të vetëm,  krijimin e Kosovës së pavarur. I falenderoj aktivistët veprimtarët dhe te gjithe ata që kontribuan. Falendërim të vecante kam për Zemra Shqiptare që u jep hapësirë veprimtarëve të kombit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora