E shtune, 05.10.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani

E diele, 12.12.2010, 10:59 PM


INTERVISTE  ME AKTIVISTIN, HUMANISTIN, ORGANIZATORIN  E ATDHETARIN E DENJE TE CESHJES KOMBETARE z.TAHIR SHABANI

 

MOS  PRIT  CKA  BENE  VENDI  PER TY, POR  CKA  BENE  TI  PER VENDIN ( Kështu thonte i madhi, F.S.NOLI ).

 

Intervistoi: Ramiz DERMAKU - Zemra Shqiptare

 

Kështu më tha aktivisti, humanisti, organizatori dhe atdhetari i denjë i çështjes kombëtare z. TAHIR SHABANI.

 

Zemra Shqiptare: Biografia e juaj - Kush është Tahir Shabani?

 

Tahir Shabani, ka lindur në vitin 1967, në fshatin Metehi, ku kreu 4-klasë të shkollës fillore. Klasën V-VIII-të në Kerpimeh, gjimnazin matematikor në Besianë (ish. Podujevë). Regjistrohet pranë Fakultetit Elektroteknik në Prishtinë, deri ne vitin 1991, Për shkakë situatës së vështirë politike edhe ky u detyrua në vitin e tretë të fakultetit elektroteknik (mbylljes së fakultetit nga regjimi barbarë serb, u detyrua të merrë rrugën e gyrbetit. Momentalisht i punësuar në shtypshkronjën „Reprodinst Gmbh“, në Freiburg. I martuar me z. Nexhmije, (udhëheqëse kuzhine në restoranin "Zum Hirschen"- tek dreri), Babë i Arbërit, Gencit e Arianitit. Për punën dhe sukset e tij, shkruan mediat e shkruara ssi dhe ato elektronike kuptohet në gjuhën gjermane. Në dhomën e tij pam shumë; mirënjohje, falenderime, kupa e shpërblime të marra si nga subjektet shqiptare ponjashtu edhe ato gjermane.

 

Zemra Shqiptare: Çka ju shtyri të largoheni nga Kosova, dhe kur u larguat?

 

Tahir Shabani: I jam shumë mirënjohës dhe e falenderoj edhe sot, nga zemra mësuesin, Xhemshir Hazirin me familjen e tij, për një pritje të ngrohtë të përzemërtë dhe vëllazërore. Pasi i shkëmbyem ca fjalë përshëndetse ai shtoi. - „ Bukë, kryp e zemër, në shtëpinë time“, thënje që nuk do t'ia harroj kurrë. Kishte sjellje e fjalë të mira..,fjalët dhe pritja e tij ndikuan që pak çaste të çlodhemi . Kur ai fliste nga goja nxirrte  (siq thotë fjala e popullit ); "kur fliste mjaltë prej goje nxirrte". Por ne, insistuam që të mos i bëhemi barrë e tij, sepse ai kishte mjaftë obligime ndaj familjes së tij. Ne u larguam të nesërmen, sipas udhëzimeve të tij, shkuam në byron për të huaj, në qytetin e Osnabrykut. Takimi me punëtorët tanë, që ishin me "Letra", ka qenë shumë vëllazëror, gjë që i falenderoi të gjithë për ndihmesën dhe këshillat e dhëna.

 

Zemra shqiptare: Cka ju shtyri të merreni me çështjen kombëtare, aktivitete kulturore, arësimore, humanitare, sportive, etj ? Na tregni si e perjetuat largimin nga: familja, vendlindja dhe Kosova ?

 

Tahir Shabani : Gjendja e vështirë ekonomike, si dhe ajo  politike që mbretronte në Kosovë, mbyllja e fakultetit, thirrjet e shpeshta në biseda informative, ndikuan që edhe unë të largohem me lot në sy nga Kosova me 12 janar 1992.

 Në ato vite ne jetonim në bashkësi familjare me prindërit, vëllezërit , motrat, e të fejuarën time. Në fillim kisha vendosur të largohesha nga Kosova, i vetëm, mirëpo, familja ime, e sidomos e ndjera nëna ime e dashur - Selime, nuk pranonte që unë të marrë rrugën e gyrbetit i vetmuar, prandaj vendosa që të largohem së bashku me të fejuarën time. Ndjenjat i kisha të përziera, isha shumë i dyshimtë për këtë rrugë, kurr nuk më ka shkuar ndërmend që edhe unë një ditë do të largohesha nga Kosova, kjo gjë më dukej  si një ëndërr e tmerrshme. Pas shumë mundimeve e sakrificave arritëm në qytetin e Osnabrykut-Gjermani. Po atë kohë, pasi na transferuan në Papenburg, Për herë të parë unë me të fejuarën time jemi takuar me një punëtore të entit social në Stacion të Trenit. Pyetjen e parë që na e bëri, ajo ishte: "Çfarë nacionaliteti jeni‘‘ ? ! Natyrishtë, një zëri me bashkëhorten ju kemi përgjegjur, shqiptarë nga Kosova. E kuptova se ajo diçka dyshonte në përgjegjën tonë ! Pasi kaluan disa hapa ajo na tha: ‘‘Shqiptarët nga Kosova nuk janë të bardhë, si ju !“. Më vonë ne mësuam se në atë vend më parë kishte patur refugjatë romë nga Kosova, të cilët ishin deklaruar si shqiptarë të Kosovës. Por unë i falenderoj ata, se kishin qenë shumë të lidhur mes veti dhe e ndihmonin shumë njëri tjetërin, e shpeshë na ndihmonin edhe ne.

               Pas një viti, d.m.th. në vitin 1993, kanë ardhur shumë refugjatë shqiptarë me familje nga Kosova, në Papenburg. Aty jemi organizuar si në aspektin e dhënje,s së 3% - shit, mbanim tubime informative, ndihmonim shkollën shqipe në Kosovë, studentët, Univerzitetin, merrnim pjesë në manifestimet gjermane, ku aty prezentonim kulturën, historinë tonë, ndertonim ura të reja miqësie.., etj. Këtu vlenë të falenderohet, konributi i mësuesit Xhemshir Haziri, i cili prej Osnabryckut na i sillte veshjen kombëtare, si CD - en me vallen e Shotës. Dy vajzat Sofija e Adelina me mjaftë suksesë lujtën vallen e shotës para publikut gjerman si dhe Vëllaznimi e Arsimi, u përcollën me duartrokitje të gjata frenetike nga shikues të shumtë. Pasë këtij programi kulturoro- artistik, gjermanët mbetën të mahnitur, Falë aktiviteteve kulturore të motrave e grave tona ne siguruam një vend të përhershëm në manifestimet e ndryshme kulturore, që organizoheshin nga gjermanët, prezentimin e kuzhinës me specialitete ushqimore shqiptare. Kuzhina shqiptare, mori mirënjohje edhe nga, (zavendësi i ish. kancelarit gjerman, z..Helmut Kohl) , z. Seiters, i cili e përcolli programin tonë dhe provoi të gjitha specialitetet shqiptare- flijën tonë. Dua ta falenderoj në mënyrë të veçantë Z. Fazli Memën, i cili vazhdimisht na furnizonte me materiale informative, me tema për Kosovën, dhe rreth saj,( të cilat materiale ne gjatë takimeve tona të shpeshta, ia prezentonim palës gjermane), e që na i sillte nga Qeveria në ekzil, e Bujar Bukoshit, në Bonn. Ka qenë pranëvera e vitit 1994.

            Në fund të vitit 1998, me familje kemi ardhur në Emmendingen qytezë  (afër Freiburgut) republika e Badenwürtembergut. Ne vëllazërit Shabani ,  për tu punësuar hapëm një restoran me vëllëzërit, Mustafën Brahimin, i cili ishte shumë aktiv në fushën e kulturës, së bashku me Shkodran Tolajn, Sinanin me vajza, si dhe me djemtë e Avdyl Latifit. Pasi që ne kishin krijuar kontakte të shkëlqyera me disa parlamentarë gjermanë, si dhe deputetë të rrethit, të cilët i informonim për dhunën, presionin, burgosjet, vrasjet që bënte regjimi barbarë e kriminel serb.  Brahimi gjatë asaj kohe ishte student i Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Freiburgut. Në restoranin tonë e kishim bërë si një mini konzulatë ku shkëmbenim mendime, bisedonim , informonim palën gjermane për gjendjen në Kosovë. Restoranin e patëm emërtuar "Sport Journal", e në kohën e luftës ky restoran u vu në shërbim të çështjes sonë kombëtare: si në mbledhjen e ndihmave humanitare, organizimin e demonstratave, protestave, aty vinin edhe gazetar të mediave të shkruara dhe atyre elektronike, e aktivitete tjera të mëdha në Freiburg.  Brahim Shabanit, ishte bartës i çdo organizimi . Me 1998, së bashku me bashkatdhetarët tonë ne orvateshim të bënim sensibilizimin e opinionit vendas lidhur me çështjen e Kosovës dhe luftën e drejtë që bënte UÇK-ja. Por ndikim të veçantë tek pala gjermane, bënë fotografitë e krimeve sërbe të kryera nga ushtria, policia e paramilitarët, mbi shqiptarët e Kosovës. Aktivisti e organizatori, ‚‘zemra‘‘  e çdo orgnizimi Brahim Shabani, kishte shkruar një pankartë ku shkruante:- UÇK-ja, nuk është terroriste, por terroriste është Serbia, me ushtri, polici dhe paramilitarë, që vrasin popullin e pafajshëm shqiptarë. Pastaj, Mustaf Shabani mblidhte peticione në Emmendingen.

             Në atë kohë, mërgimtaret tanë kanë dhënë edhe lekun e funditë për ti ndihmuar atdheut. Në vitin 2002, me nismën e Mustafë Shabanit, Besim Rexhepit ,Brahim Shabanit, Fadil Sokolit, Agim Avdullahut dhe unë, ia arritëm ta hapim shkollën plotsuese shqipe në - Merwein Schule, me mësuesin z. Fadil Klaiqin. Gjatë punës për hapjen e shkollës plotesuese shqipe ne na pengonin disa "shqiptarë", mirëpo ne ia arritëm qëllimit, që ta hapim shkollën plotesuese shqipe, në mënyrë zyrtare,. Kontribut të madh për hapjen e shkollës plotesuese shqipe dha  drejtoresha, z.Almuth Langbein. Shkolla punoi vetëm një vitë e gjysmë; me fajin e papërgjegjshmërin  e disa prindërve, të cilët „ ia dinë rëndësinë mësimit e arsimimit“, e që si pasojë mbeti vetëm një klasë. Pastaj, edhe tërheqja pa paralajmërim e mësuesit Fadil Klaiqi, nga procesi mësimor, për çka u informuam vetëm nga z. Langbe. Pra faji ishte i dy anshëm: i prindërve, por edhe i mësuesit. Nga ajo kohë deri në shtator të vitit 2009, ne mbetëm pa shkollë plotesuese shqipe.

 

Zemra Shqiptare: Në qytetin ku ju jetoni, a ka patur subjekte shqiptare?

    

Tahir Shabani: Në qytetin ku unë jetoj nuk ka patur asnjë subjekt shqipëtar, përveç atyre që janë angazhuarr në baza vullnetare, si persona që i ceka më lartë. Por është tragjike se ka njerëz që punuan mbrapsht dje ..,, por ka edhe sot, por fatmirësisht janë në pakicë.

 

Zemra Shqiptare: Ju jeni në mesin e aktivistëve më të dalluar në Freiburg e më gjërë?

 

Tahir shabani: Unë i takoj aktivistëve më të dalluar që veprojmë në rrrethinë LK e Emmendingenit, por duhet cekur edhe këta:

4.Familjet Shabani,

Familja Ibrahimi,

2.Familjet Shala,

Familja Shatri,

Familja Berisha,

Familja Gjoni,

Familja Jahiri,

Familja Rrecaj,

Familja Rracaj,

Familja Shehu,

Familja e Avni Shabanit,

Familja e Syle Mehmetit,

Familja Geci,

Familja Klaiqi,

Familja Blakqori,

Familja Ajvazi,

Familja e Afrimit....,

Kurse si individ të dalluar janë: Tenori i shkëlqyer Shkodran Tolaj, Don Marijan Demaj, Esat Bajrushi, Anita Baralija, Sadik Halilaj, si dhe me Sport Eshref Krasniqi e Mujë Halili...., e të tjerë…

 

Zemra Shqiptare: Kohëve të fundit po organizoni takime me palën gjermane, keni formuar shoqatën "Yjet e Kosoves" , ku gruaja është‘‘ Motor‘‘ i shoqates, gjë që kjo ndodhë shumë rradhë, çka ju shtyri?

 

Tahir shabani: Siç ceka edhe më lartë, ne kemi vepruar më tepër si individ, e herë herë, si të bashkuar, por jo të regjistruar si komunitet, në mënyrë që të jemi si partner me palën gjermane, d.m.th. si komunitet, ngase si individ ose si familje ka qenë partneriteti. Por kryesorja është se jemi bërë shumë familje, pastaj edhe femijët po rriten, e ne kemi qalue në shumë drejtime, Duke parë interesimin e shumë grave për tu kyqur në akativitete të ndryshme, ne në nëntor të vitit 2008, formuam Shoqaten "Yjet e Kosoves" e.V, me synim që t’përfshiejmë të gjitha familjet shqiptare. Shtresa e fortë burrat , të cilët harronin gjëja duke u angazhuar me futboll..,  disa nuk qanin kokën për fëmijët dhe gratë e tyre, u bënin presion atyre.., duke ju thanë…,  " Ne po kënaqemi e ju rrini në banesa me fëmijë" , kjo më dukej e pa drejtë, jo demokratike, siç e ceka më lartë ne formuam shoqatën e gruasë.

           Ju keni parashtruar një pyetje shumë të mirë, aty qëndron forca jonë te gratë dhe fëmijtë që po rriten çdo ditë në mënyrë që nesër edhe në formë biznesi, si të bashkuar të veprojnë në Kosovë dhe në trojet shqiptare.

           Takimet me palën gjermane janë jetike për shoqatën tonë si psh.Festimi i përbashket i Ditëlindjes së parë të Kosovës me mëse katër orë program të fëmijëve dhe me prezencën e mëse 30% të gjermanëve,(shiqo www.sterne-kosovas.de ; ne meny, kliko Medien pastaj kliko presse/zeitungsartikel)

           Pason mbrëmja informative kushtuar humanistes, nobelistes së madhe ‚‘‘Nënës Terezë‘‘, në qershor të vitit 2009, me tenorin e shkëlqyer z .Shkodran Tolajn, dhe Regjisorin, Mustafë Shabani, që prezentuan vlera të mirëfillta në atë takim. Në manifestim morrëpjesë shumë: gjermanë, italianë, kroatë, shqipëtarë , si dhe ndihmen e Shoqatës ‚‘‘Nëna Tereze‘‘ nga Luzerni, nën drejtimin e z.Pjetër Gjoni.

           Takimi me Policinë rreth rrezikut nga alkooli dhe droga.

           Dhënja e mirënjohjes z.Wofgang Schnaiter për shërbimin në Kosovë, si dhe ligjëratën rreth Kosovës.

           Takimi me Z.Peter Weiss Deputet i Parlamentit Gjerman dhe z.Mevlyde Hyseni praktikante ne Bundestagun Gjerman,

           Në këtë takim pati njerëz intelektual, duke filluar prej fëmijëve tanë që ishin 22 gjimnazista, 6 Studenta si dhe ish- arsimtarë dhe ish -studentë të Kosovës ;e tash së fundi,

           Manifestimi me rastin e 100 - vjetorit të lindjes së nënës së madhe e të dashur ‚‘Nënës Tereze‘‘.

Me krijuesit tanë e nën patronatin e Ambasades së Republikës së Kosovës në Berlin, z.Dr.Villson Mirdita ( lexo:http://www.zemrashqiptare.net/article/Reportazh/18268/).

 

Zemra Shqiptare: Cilat ishin rezultatet e  klubit "LIRIA"(nëse s'gaboj) ?

 

Tahair Shabani: Nuk kam qenë as anëtar i atij Klubi, sepse unë kam ardhur me vonesë këtu në Emmendingen, por i përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar në një formë ose në një tjetër për kauzën shqipëtare.

 

Zemra Shqiptare: Jeni pjesëmarrës dhe organizator i të gjitha aktiviteteve , duke filluar nga ato; humanitare, arsimore, kombëtare,kulturore, sportive, me një fjalë ishit aty ku demostrohej, protestohej, punohej, ndihmohej Atdheu-Kosova?

 

Tahir Shabani: Ju falenderoj për këtë pyetje, se gati ju mbetëm borxh lexuesve, se përveç demostrateve në Bon, e më pas në Freiburg, prej atyre fillestare e deri te ajo më e madhja, jemi të parët, që me 17 - shkurt të vitit 2008, deri sa mbahej mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosoves , ne dualëm në qytetë, me pankarta në dorë ku shkruante: „Danke Deutschland und USA“ ,në qendër të qytetit të Emmendingenit, falë idesë së atdhetarit, Mustafë Shabanit, e që në të hënën, pra me 18.shkurt, gazeta ‚‘‘ Badische Zetung‘‘, në faqen kryesore ka raportuar për këtë shprehje gëzimi, ku me qindëra bashkatdhetar marshonin me vetura drejtë qytetit të Freiburg për të festuar. he kemi festuar. Më shumë rreth aktiviteteve mund të informoheni në faqen www.sterne-kosovas.de

 

Tash në LK e Emmendingenit kemi 7 Paralele në gjuhën shqipe falë shoqatës "Yjet e Kosovës" e.V , si dhe gatishmërisë dhe vullnetit të prindërve dhe nxënësve

Në Emmendingen(2) kemi rihapur shkollën shqipe, në shtator të vitit 2009, kurse në emër të shoqatës, por me angazhimin e prindërve Shabanit,Ganiut e Gjyle Fetajt për herë të parë hapen shkollat në Waldkirch (2)e Kollnau(1) në shkurt të vitit 2010 , ndërsa tash së fundi po ashtu për herë të parë në shtator të 2010 në Endingen falë angazhimit të Shoqatës dhe aktivistëve Esat Bajrushi, Rasim Berisha si dhe Jahja Dogani, Din Sylmetaj dhe Bedri Osmani kemi 2 paralele.Gjithsejt afër 120 Nxenes. Ku vlenë të falenderohet z.Cllemens Hauser, si dhe Ambasada e Kosovës në Berlin Z.Dr.Vilson Mirdita ,z.Milazim Vlasaliu, z.Faket Kajtazi, z.Nuhi Gashi, si dhe z.Adem Shala për ndihmesën dhe këshillat, në mënyrë që ta merr formën zyrtare si shkollë.

I falenderojmë edhe të dy mësueset, për mbarëvajtjen e procesit arsimor Znj. Xhyle Fetaj dhe Znj.Rabije Baralija.

 

Zemra Shqiptare: Pasë çlirimit të Kosovës, ne diasporë, ka rënë aktiviteti kombëtarë , humanitar, kulturor, sportiv, etj, ndersa tek ju ndodh e kundërta , si e spjegoni ju këtë ?

 

Tahir Shabani: E ceka edhe më heret është nevojë e jona, e fëmijëve tanë, që njëherë e përgjithëmonë të jemi partner me vendasit dhe të integrohemi, duke ruajtur, kultivuar e prezentuar kulturën tonë, pra që ta ruajmë identitin që e kemi, por edhe këtu të krijojmë identitin e ri, e të dyja paralel na qojnë kah ardhmëria e familjes sonë e ne pergjithësi si njerëz kuptohemi më mirë, e jo të jemi të izoluar, sepse kjo është vetvrasje kur dihen integrimet, globalizimi e shumë, e shumë tjera, ju lutem ne me grupin e valleve kemi marrë pjesë para pubikut gjerman më se 14 herë, me valle tradicionale dhe Hip Hop, si dhe tash së fundi kemi marrë pjesë në programin për mësimin e kompjuterit për gratë tona me dy kurse; a mos është kjo gabim që nënat e fëmijëve tanë, të ecin me kohën.I falenderoj gratë tona dhe përulem para tyre, se sa e marrin seriozisht angazhimin. I madhi F.S.Noli ka thënë:- “ Mos prit çka bën vendi për ty, por çka bën ti për vendin".

 

Citoj, fjalët e Naimit - Punë punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë.

 

Weingarten 5.12.2010

 



(Vota: 286 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora