Intervista
Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova
E shtune, 18.09.2010, 09:59 PM
Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova
''NE MENYRE TE ORGANIZUAR SHKONIM NE QENDER TE GJAKOVES DUKE U PERLESHUR ME FORCAT SERBE'' THOTE AKTIVISTI LEKE HAJDARAJ
Nga Albert Shala, Gjakove
Kur e keni filluar aktivitetin kombtare?
Aktivitetin kombetar e kam filluar ne shkolle te mesme ne Gjakove se bashku me shoket e mi: Shpend Pergjegjaj, Shkelzen Mehmetin, Nike Hajdarin, Agim Beqirin, Ymer Ramen etj. Keshtu une isha banues ne Konviktin ''Sadik Stavileci' ne vitin 1989 ne Gjakove ku kam organizuar punimin e nje Shqiponje nga nje djalosh gjimnazist, shqiptar nga Maqedonia. Ai pas ca hamendjeve pranoj te beje Shqiponje kombtare. Pas dy diteve e perfundoj vizatimin e Shqiponjes kombtare me permasa 12o-
Cka ndodhi?
Me perjashtuan nga Konvikti dhe mbeta ne rruge. Kjo ngjarje me dha vullnet dhe te punoj per ceshtjen kombtare edhe me shume. Keshtu ne vitet 1989-1990 kam marre pjese dhe kam organizuar se bashku me shokte e lartcekur protesta ne mbrojtje te Shkolles Shqipe e cila ne ate kohe goditej ne menyre brutale nga regjimi serb. Protestat tona kane qene ne vazhdueshme. Cdo dite ne ora 12. Takimin e benim ne Koder te Cabratit dhe pastaj me masen e protestuesve ne menyre te organizuar shkonim ne qender te qytetit te Gjakoves duke u perleshur me forcat serbe, me crast ne keto protesta ka pas te vrare. Aty jane vrare deshmoret e kombit Fatmir Kerleshi dhe Xhevat Hoxha dhe ka pas te plagosur. Njeri nder me guximtaret ka qene veprimtari Shpend Pergjegjaj i cili ne asnje moment nuk kursente vehten. Ballafaqimi i tij me policine serbe ka qene heroik.
Si rrodhen ngjarjet me vone?
Qendrimi im ne Kosove u be i veshtire. Filluan perndjekjet duke me marre ne bisede informative dhe keshtu duke pare presionin e madh ,vendosa te emigroj ne Gjermani.
A e vazhduat aktivitetin ne Gjermani?
Edhe atje si shume mergimatre tjere ju bashkangjita organizimeve dhe veprimtarive me interes kombtare.Keshtu neper klube shqiptare kam organizuar njereze per pjesmarrjen ne lufte te UCK-se dhe kam dhene kontributin me tre perqindeshin te ardhurave per Kosove.Ky kontribut konsiderohej si obligim i vecante per ekzistimin e Shkolles Shqipe.Pastaj kam kontrubuar edhe ne fondin e UCK-se ''Vendlindja therret'' sbashku me vella Uken kemi dhene tri mije marka.Gjithashu kemi rekrutuar edhe vullnetar ne Munih te Gjermanise per UCK-ne.
C'punoni momentalisht?
Kam kryer Fakuletin e Edukimit dhe kam regjistruar magjistraturen ne Tetove ne Univerzitetin Shteteror ne fakultetin e sociologjise-drejtimi Pedagogjik.
Per fund...?
Shfrytezoj rastin te pershendes ''Zemrenshqiptare'' dhe te gjithe veprimtaret kombetare te cilet mundin dhe gjakun e tyre e sakrifikuan per Atdhe qe sot te jemi te lire. Pershendes gjithashtu Shtetin Amerikan dhe shtetet Evropiane dhe UCK-ne qe na cliruan nga roberia shekullore.