E marte, 15.10.2024, 07:37 AM (GMT+1)

Intervista

Gjon Neçaj: Intervistë Ekskluzive me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani

E marte, 13.12.2011, 09:05 PM


Intervistë me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani

 

GJURMË MALLI NË JETËN TIME…

 

Ekskluzive nga Gjon NEÇAJ

 

Kjo qafë që shihni në foto, për 60 vjet me radhë, ishte sinonimi i ndarjes së njerëzve të një gjaku, prindërve nga fëmijët, vëllait nga vëllai, motres nga motra, kur vetëm pak metra ishin larg njëri tjetrit, e çdo mëngjes shiheshin  dyshekllëku  i kullave tre katëshe shumëshekullore, pra aq afër,  sa siç i themi nga anët tona, vetëm “një pash njeriu”.

Njëri nga ata, protagonisti dhe personazhi i intervistës sonë, Tahir Bezhani, nga Smolica e Gjakovës, tashmë me banim në një lagje në perfieri të qytetit, intelektual dhe krijuesi 64 vjeçar, rrëfen…

 

Ku keni lindur dhe si ishte fëmijëria e juaj e hershme ?

 

Unë jam lindur në Smolicë të Gjakovës në maj 1947, nga nëna ime Razë dhe babai Avdullai.Ime ëmë ishte bijë e fshatit Zogaj, të  krahinës së Bytyçit të Tropojës, e shtëpisë së Zenun Halilit,  e njohur  për mikpritjen, besën dhe bujarinë në krejt fisin  e më gjerë.

 

Pas lindjes sime, kur nuk isha vetëm 5 javësh, siç më ka treguar më vonë ime ëmë, kemi shkuar te dajat, sipas traditës së ahtëhershme, se mashkulli pas pesë javësh duhet të kalojnë një natë te dajallarët, e unë i lidhur lulak, para duarve të nënës, kemi ka kaluar  bokave në rrugën leqe-leqe përmes fshatit Babaj i Bokës e në Zogaj.Fshati i prindërve të nënës ishte afër dhe duhej kaluar vetëm një biçim qafe për të shkuar atje.

E pas tre netë te dajat, kurrë për jetë nuk u takuam…( Këtu Tahiri ofshan dhe ndalon bisedën tone, ndërkohë sytë i mbushen me lotë).

 

Si e kalonte jetën nëna e juaj pas ndarjes me prindërit?

 

Kur mbusha 6-7 vjeç dhe vijova  shkollën fillore me oshatarët e mi, sa here që kthehesha në shtëpi ( atëbotë jetonim në Smolicë në kullën trekatëshe, që tashmë  nuk ekziston, se u shkatërrua nga lufta e fundit ), gjeja time ëmë duke qarë me lotë.Qante vazhdimisht, po unë muk dija pse ajo qant e qante çdo ditë e natë.

Një here, më kujtohet dhe nuk më shqitet kurrë nga mendja, teksa po luaja në fushë afër kullës, u afrova në oborrin e kullës,  e nga Brenda saj vinte një vajtim, gjëmë e dhimbshme , e ushtonte krejt kulla trekatëshe.Ato gjëm , ofshama dhe lotë që rridhnin si gurrë, më shponin zemrën time të njomë.

Hyra bvrenda dhe u afrova afër saj, ku ishte dale në dritare të dyshekllëkut të kullës, e drejtuar prej vendlindjes së saj, Zogajve, dëneste e thoshte nepër dhëmbë,  e trishtuar :  “Kurrë nuk do t’ju shoh ma, as babe, as nanë, as motër, as vëlla.As dasëm as dekë nuk do të përjetoj ma kurrë, kurrë…E ajo kalonte në dyshekllekun tjetër të kullës, në drejtim të Tropojës, atje ku kishte të martuara dy motrat:  Hyrën në Shipshan e Kadën në Bujan.

“Qyqja unë,  e mjera unë, pse të jem gjallë.Ç’ka më duhet kjo jetë pa askënd të gjakut tim”, dëneste ime ëmë.

 

E vaji e dhimbja vetëm shtohej, e ndërkohë fillova të qaj edhe unë.Ajo kur më pa u shtang, u turr drejt meje, më përqafoj…Pse qa?- e pieta.E kjo pyetje e thënë shumë e shumë here prewj meje, fëmijë, mbeti pa përgjigje me vite e vite.

 

Kështu më ndodhte here pas here me nënën time të zhuritur nga malli për prindërit e saj, vendlindjen, Zogajt e Bytyçit të Tropojës.

 

Si e përjetove si një fëmijë 12 vjeçar vdekjen e nënës Razë?

 

Vitet kalonin të rënda si plumbi.Nuk e di as sot e kësaj dite se nga e kishte marrë  lajmin për vdekjet radhazi që i kishin ndoshur: babait, nënës dhe vëllait të vetëm Selimit në ushtri, kurse për kushërinjët e farefisin nuk dinte kush kishte vdekur e kush ishte gjallë.

 

Tashmë ajo, ndonëse vetëm 47 vjeçare , jepte shumë e shumë më tepër, e thinjur,  e me shumë sëmundje në trupin e saj.

E një ditë pranvere të vitit 1960, duke u kthyer nga shkolla, mora lajmin e idhët të vdekjes së time ëme.Ajo kish ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit.

Edhe sot e kësaj dite, kur kujtoj ato caste rrënqethem, drobitem e sytë më lotojnë.Unë , fëmijë 12 vjeçar, në lulen e jetës, për një cast u shtanga, dielli ndaloi rrezet, terri kaploi jetën time,  e ç gjë në ato momente i ngjasonte vdekjes.Ajo plagë nuk më sherohet kurrë, kurrë.Unë jetova, u rrita dhe po plakem, por kalvari i  jetës, rritja jetim, nuk harrohen kurrë, edhe po të lidheshin dy jetë në një rrfanë.

 

Në takimin pas 60 vjetësh me të afërmit e nënës,  ç’emocione ndjeve ?

 

I ngarkuar gjithë jetën me peshën e dhimbjes dhe mallin për të afërmit e asaj që më kishin bërë kokën, në fillimvitet nëntëdhjetë, sapo frynë erërat e demokracisë, kalova në Tropojë, në fshatin e lindjes së nënës, Zogaj, te dajallarët e mi.Kam ndier emocione që nuk përshkruhen kur jam takuar me tezen Hyrë e bashkëshotin e saj Mustafën, djemtë, kushërinjët e mi, Aliun, Ademin e Bajramin, ndërsa Kada, motra tjetër e nënës nuk jetonte.

Në Zogaj jam pritur ngrohtësisht nga të afërmit e nënës, se nga trungu familjar nuk kishte të jetuar, pasi kishin vdekur prej kohësh.Këto përjetime më kanë frymëzuar edhe më tepër për të shkruar,  e sië thotë një shkrimtar i madh, jeta e vështirë të frymëzon në krijimtari, duke thirrur muzën pranë.Kështu edhe mua, kam shkruar e botuar shumë libra, duek patur burim frymëzimi jetën time 64 vjeçare.

Dajallarët Alushin, Ademin e Sadikun i kam në kujtesen time të përjetshme, si mishërim i gjakut tim dhe nënë Razës.Herë pas here me Isufin, Kujtimin e Gëzimin, takohemi në “Bajram Curri”( vendlindja ime e dyte ) apo në Smolicë e Gjakovë, duke kujtuar të kaluarën, e duke iu gëzuar këtyre viteve që arritëm të takohemi pas një ndarjeje të dhimbshme prej 60 vjetësh.

Momente  që nuk më shqiten nga mendja, është  vizita te varri i gjyshit tim, Zenun Halilit, babait të sime ëme.

 

Ç’është jeta sipas jush, meqë jeni edhe krijues ?

 

Malli shpërlahet nepër kohë,  e koha përserit dhimbje”, jam shprehur dikund në një varg poezie.

Shumë vite pas vdekjes së nënës, kuptova e mësova për kufirin e hekurt e plot gjëmba që gëlltiti jetë njerëzish, që përvëloj zemra për së gjalli si nënën time. Me që kështu ishte e “shkruar”, jetën e përballa me zymtësinë e saj, duke përjetuar shumë hidhërime e pak gëzime, të paktën deri në moshën e burrit. Por unë tashmë eci krenarisht, qendroj vertikalisht, në sy e shikoj botën trimërisht. Akoma këtu jam…

Tashmë mbaj në kujtesë çdo të kaluar me dhimbje të jetës sime.Tashmë dua të shijoj çdo gjë të sotme që nuk e shijuam unë as moshatarët e mi dikur.

 

Unë jam çdo ditë në Zogaj e Bajram Curri, here me dajallarë e here me shokët e kolegët e mi krijues. Jeta rrjedh e në trungun e saj rrojmë bashkarisht.

Jeta ime, siç u kam thënë fëmijëve të mi, është gjurmë malli, ndaj duhet risjellë në kujtesë here pas here.

 

Ju faleminderit për intervistën dhe ju dëshirojmë çdo të mire në jetë ju dhe fëmijëve tuaj.

 

Faleminderit juve.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora