E diele, 13.10.2024, 12:13 AM (GMT+1)

Intervista

Fazli Maloku: Intervistë ekskluzive me poeteshën e vogël Ermale Brahimi

E shtune, 13.10.2012, 09:33 AM


ËNDËRRAT E MËDHA TË POETESHËS SË VOGËL

-Intervistë me Ermale Ismajl Brahimi-

Nga Fazli Maloku

Zonjusha Ermale, të lutem për lexuesit e Revistës ZemraShqiptare dhe ShqipëriEtnike na përshkruani shkurtimisht autobiografinë tënde.

Po. Me plot dëshirë.

Unë quhem Ermale Brahimi. E lindur më 30 mars 2000 në Prishtinë. Jetoj në Prishtinë në Lagjën Kodra e Trimave, me prindërit e mi babai Ismajli, (ish ushtar i UÇK-së, tani oficer i FSK-së me gradën-major-FM) nëna Emine (apsolvente e Fakultetit të Edukimit-FM) dhe vëllai Ermali të cilin e dua shumë.

Shkollimi yt i deritashëm?

Jam në klasën e shtatë dhe vijoj mësimet në shkollen fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Gjithashtu ndjek kurset e matemetikës, gjuhës angleze dhe asaj franceze.

Cili është rezultati yt i deritashëm?

Rezultati im i deritashëm është të gjitha pesa. Çdo herë jap maksimumin nga vetja për t’u përgatitur dhe të jem sa më aktive gjatë elaborimeve të lëndëve mësimore nga arsimtarët e mi të dashur e të respektuar.

Kur keni fillu të merreni me poezi?

Me poezi kam filluar të merrem që në moshë të vogël,  saktësisht nga klasa e dytë, kur fillova te shkruaj peozi për kukullat e mia dhe vëllain tim të vogël.

Si të lindi ideja dhe kush të shtyri të shkruash poezi?

Qysh në moshën katër vjeçare vijova mësimet e para në bibliotekën për fëmijë “Hyvzi Sylejmani” te Prishtinës, dhe aty edukatoret na lexonin poezi të ndryshme, nga aty mua filluan te më pëlqenin shumë poezitë të cilat i recitojë me shumë ëndje.

Sa poezi ke shkruar deri tash?

Deri tash unë kam shkruar rreth 90 poezi të ndryshme. Kam filluar me poezi për kukullën, fluturën, fëmijët, shkollën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dëshmoret,  e për të gjitha ato ngjarje te cilat me kane lënë mbresa e përshtypje më shumë. Jam munduar të shkruaj vargje për to në mënyrën se si unë i kamë përjetuar dhe përceptuar.

Ku i botoje poezitë e para si dhe a keni arritur ta botoni ndonjë libër deri tani që po flasim?

Unë kam botuar një libër me poezi në qershor të këtij viti, të cilin e titullova “Rruga e Diturisë”, por para se ta botoja librin, kam botuar shumë poezi edhe në revista të ndryshme për fëmijë, sidomos tek revista Pionieri, njëra nga revistat më të dashura për fëmijë.

Keni bërë promovimin e librit të botuar, kur dhe ku është bërë promovimi?

Po. Promovimin e librit e realizova në Amfiteatrin e Shkollës “Prenk Jakova”, organizuar nga arsimtarët e shkollës “Elena Gjika” dhe prindërit e mijë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjën që më kanë dhënë.

Kush mori pjesë në atë promovim dhe si u prit libri yt nga të pranishmit?

Në promovimin e librit kanë marrë pjesë shumë të ftuar nga gjitha sferat e jetës si: mësues, arsimtarë, shkrimtarë, oficerë, familjarë dhe gjithsesi shokët dhe shoqet e mia.

Libri është pritur shumë mirë nga të pranishmit mbështetur nga fjalët e shumta që u thanë në promovim dhe me këtë rast kisha dashur ta veçoja fjalën e mësueses time të respektuar,z.Zyhrie Azemi si dhe analizën kritike nga shkrimtari e kritiku letrar z.Sadik Pervetica, të cilët vlerësuan lartë librin tim me poezi, të cilët shfrytëzoj rastin që përmes Revistës t’uaj t’i falënderoj nga zemra.

Mësuesja Zyhrije për veç tjerash deklaroi:

“Ndjehem krenare me nxënësen time Ermalen, e cila talentin e saj të mrekullueshëm e shtrinë po thuaj në të gjitha fushat si dhe në të gjitha lëndët mësimore, por edhe në aktivitetet e lira. Ermalja shkëlqen dhe rrezaton dashuri, kulturë, mirësjellje, respekt dhe është udhërrëfyese për shokë e shoqe. Përspektiva e saj është e ndritshme...”

Ndërsa shkrimtari dhe kritiku letrar z. Sadik Përvetica pos tjerash tha:

“ Jam i befasuar me talentin e Ermales për poezitë e saja në librin që na e dhuroj “Rruga e Diturisë”, duke u nisur nga mosha e saj ende e njomë. E gjithë ideja e librit është puna, dashuria për njerëzit e për të gjithë ato që na rrethojnë, dashuria për vendlindje, dashuria për tokën, dashuria për Lirinë që shqiptarët e fituan duke derdhur lumenj të tërë gjaku, për dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë, me një fjalë dashuria për jetën. Ermales i dëshiroj punë të begatë edhe në të ardhmën. Talenti i saj nuk e vë në dyshim këtë...”

A të pengon marrja me poezi në obligimet shkollore, si dhe në kohën e lirë?

Edhe pse e dua shume poezinë,  unë prioritet i jap mësimit, mirëpo kam kohë të mjaftueshme  për të shkruar gjithashtu edhe për t’u argëtuar me vëllaun  dhe shoqet.

Vazhdon edhe më tutje të shkruash poezi?

Po. Unë jam duke vazhduar me shkrime e sidomos me  poezi dhe besoj se libri im i radhës do te jetë në dorën e lexuesit shumë shpejt.

Çfarë porosie ke për moshatarët e tu?

Porosia ime për të gjithë moshatarët e mi është që të mësojmë dhe të lexojmë sa më shumë sepse truri ynë është si një fjalëkryq i madh, një fjalëkryq i madh që nuk ka fund, dhe vetëm duke mësuar e duke lexuar, ne do arrijmë ta mbushim atë, sepse vërtetë libri është shoqëruesi, mësuesi, si dhe nxitësi i njeriut për ecje drejt shtigjeve të reja.

Cili nga poetët shqiptarë të pëlqen më shumë?

Poetët të cilët më pëlqejnë janë të shumtë,  por kisha dashur ta veçoja poetën më të talentuar shqiptare, sidomos për poezitë e saja për fëmijë Z. Adelina Mamaqi, pastaj Xhevahir Spahiu, Rifat Kukaj, poetin e shkrimtarin për fëmijë, të madhin Rexhep Hoxha,  si dhe fanarin e letërsisë shqiptare, te madhin Ismajl Kadare, dhe urojë shumë që ai këtë vit ta fitojë çmimin Nobel për Letërsi.

Sa libra ke lexuar dhe cila të ka lënë mbresa më shumë?

Kam lexuar shumë libra nga poetët që i zura në gojë më lartë e sidomos poezitë e  Adelinës, por një mbresë të veçantë më ka lënë libri “Presidenti i Planetit të Kuq ” nga Bedri Dedja.

Po më vëllain tënd Ermalin,  keni farë bashkëpunimi dhe si e kaloni kohën e lirë?

Unë vëllaun tim e dua shumë. Luaj me të, këndojmë së bashku, shkruajmë poezi,  por më së shumti më gëzon fakti se dhe ai ka filluar të shkruaj poezi. Kohën e lirë e kaloj me të duke kënduar e luajtur me kitarë, të cilën Ermali e adhuron shumë dhe i bie mirë. Duket se do të bëhet një kitarist i shquar, por edhe s’bashku me prindërit e mi vikendeve dalim shetisim duke i shijuar bukuritë natyrore të vendit tim.

Cili është profesioni yt i adhuruar kur të rritesh?

Ënderrat e mia kur për të ardhmën janë të shumta. Dëshira ime e madhe është të bëhem mjeke për t’i ndihmuar dhe për t’i shëruar ata të cilët kanë nevojë, por duke mos i anashkaluar asnjeherë shkrimet të cilat janë frymëzim dhe shtytje për mua.

Sa është ndihma e prindërve tu në gjithë këtë punë  tënden?

Prindërit e mi bëjnë të pamundurën për mua dhe vëllaun tim që ne të edukohemi dhe shkollohemi. As një herë nuk me ka munguar mbështetja e tyre dhe për këtë unë i falënderoj pa masë.

Zonjusha Ermale, në emër të stafit të redaksisë së Revistës ZemraShqiptare  dhe asaj ShqipëriEtnike, si dhe në emër të lexuesve të tyre, por edhe unë personalisht të falënderoj për këtë intervistë mjaftë interesante si dhe për pritjen e ngrohtë e miqësore që e përjetova në familjen e juaj. Shpresoj se është edhe dëshira jote që një ditë të jesh bashkëpunëtore   e revistave të mirënjohura ku edhe do të botohet kjo intervistë.

Shëndet e punë të begatshme në të ardhmën!

Për lexuesit  tanë  i kam shkëputur e po i botojmë këtu më poshtë  disa poezi nga libri: “Rruga e Diturisë”  së autores së re , poetes së vogël, por me anderra të medha,  Ermale Brahimi.

 

Ushtare jam

 

Ushtare jam

edhe pse pushkë s’kam.

 

Pushkë kam lapsin me fletore,

në betejë me to

në shkollën fillore.

 

Luftoj me to,

sa kam fuqi

Për vetën time e dituri.

 

Këshilla

 

Babi më pat thënë

as vetë sa herë se di,

“Vetëm puna e mirë

njeriun e bën njeri...”

 

Ime nënë e dashur

ca herë m’ka porositur:

“Mos nxito të flasësh,

Gjërat pa i ditur...”

 

Në mendje kam prore

fjalët e prindërve të mi,

të sillem mirë

të bëhem vajzë për mrekulli.

 

17 Shkurti

 

Është një mburrje,

është një gëzim,

festë kombëtare

në vendin tim.

E përkujtojmë këtë ditë

e kremtojmë përherë,

është Dita e Pavarësisë

në Kosovë gjithherë.

 

Me gjakun e UÇK-së

e fituam shtetin e ri,

shumë e dhanë jetën

për të shtrenjtën liri.

 

Tash jemi të gëzuar,

ndjehemi krenarë,

por unë kur të rritem,

do të jetë i bashkuar

i gjithë populli shqiptar!



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Selimi: Intervistë ekskluzive me udhëheqëset e Organizatës NESsT Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (VI) Lulzim Logu: Intervistë dimërore me piktorin Abdullah Gjongecaj Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me ish-ushtarin e UÇK-së Sinan Morina - i arrestuar nga policia austriake me fletarrest nga Serbia Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (IV) Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me humanisten Fatime Blakaj Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I) Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me veprimtaren, pedagogen, intelektualen, poeten Miradije Gashi Gjon Neçaj: Intervistë Ekskluzive me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora