E diele, 06.10.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Intervista

Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (VI)

E diele, 11.03.2012, 04:05 PM


Një pyetje nga Ilir Dardani:

 

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

 

Pjesa e gjashtë

 

Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.

Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifkuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.

A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?

 

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

 

Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.

 

Xhelal Zejneli, Publicist, Analist, Studiues. Profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e Tetovës, Xhelal Zejneli është një ndër shqiptarët më të shquar në Maqedoni dhe në mbarë Arbërinë. Këtë fakt e pranojmë lehtë sapo të lexojmë analizat apo të dëgjojmë e shikojmë profesorin tonë në television. Autori i ''Periudhat dhe drejtimet në letërsi'', ky shqiptar i mbimirë për Kastriotin thekson:

Gjergj Kastrioti – në ne i gjallë jeton

Nga lufta e drejtë 25-vjeçare e popullit shqiptar për t’u çliruar nga pushtuesit osman, të udhëhequr nga komandanti legjendar Gjergj Kastrioti, lindi dhe u ndërtua periudha më historike e këtij populli. Pa këtë periudhë, shqiptarët do të ishin pa histori dhe johistorikë. Pra, ky bir i madh i Arbërisë na bëri me histori, na dha emër. Si çdo luftë në histori, edhe lufta çlirimtare e shqiptarëve në shekullin XV, e udhëhequr nga ngadhënjimtari i betejës së Torviollit dhe të Albulenës, e kishte çmimin e vet. Princi i famshëm i fisit të Kastriotëve, për herë të parë në histori, arriti të bëjë bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar. Figura e Tij sintetizon një epokë të tërë të historisë kombëtare shqiptare – luftën njëshekullore kundër pushtuesit osman (1380-1479), për mbrojtjen e tokës, të lirisë dhe të pavarësisë së vet.

Duke qenë burrë shteti i madh, Gjergj Kastrioti ishte edhe një nga figurat e shquara të historisë së shekullit XV në planin ndërkombëtar. Edhe pas pesë shekujsh, shqiptarët do ta ndjejnë rëndësinë e bashkëpunimit që zhvilloi Ai me shtetet perëndimore më të afërta – me papatin e Romës, me Republikën e Venedikut, me Mbretërinë e Napolit, me Raguzën... Mbi 20 fitoret kundër Muratit II dhe të birit Mehmetit II – pushtuesve të botëve, bënë një jehonë të madhe në mbarë kontinentin e vjetër për qëndresën epike të popullit shqiptar, për të mbrojtur veten dhe vlerat e qytetërimit perëndimor nga inkursionet aziatike. Papa Calixtus III, mburojës së vlerave të qytetërimit perëndimor – Gjergj Kastriotit, ia dha titullin Athleta Christi.

Gjatë sundimit pesëshekullor osman, kur Shqipërinë do ta përfshijë terri aziatik, qëndresa heroike e shqiptarëve e udhëhequr nga Kryezoti i Mesjetës, do të zërë vend në kujtesën e popullit. Për trimëritë e Tij në atë luftë të drejtë, brez pas brezi do të këndojnë rapsodët. Sikur aedët e lashtësisë që u këndonin luftëtarëve të Trojës.

Në mes të shekullit XIX do të duken agimet e para të pranverës shqiptare. Do të lind Rilindja Kombëtare. Pa periudhën skënderbeane, nuk do të kishim as Rilindje. Pa këto dy epoka të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, nuk do ta kishim as Vlorën e 1912-ës të Ismail Qemalit. Me fjalë të tjera, nuk do të kishim liri, pavarësi, dinjitet dhe as shtet shqiptar. Qëndresa epike e këtij mjeshtri të artit luftarak zuri vend në kujtesën historike të çdo shqiptari. Vepra kolosale e këtij vigani paraqet ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar.

Në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të qindvjeçarit XXI, si kurrë në histori, përsëri iu rikthyem këtij mbartësi të një emri me famë botërore. Shembja e ideologjisë totalitariste në Lindje paraqiste kthesë edhe për popujt e gadishullit. Miqve tanë perëndimorë shqiptarët u thanë: “Në shekullin XV, me luftërat antiosmane të Heroit tonë Kombëtar, shqiptarët ishin antemurales Christianitatis.

Qëndresa heroike e shqiptarëve në mesjetë, për të mbrojtur veten dhe vlerat perëndimore, u përmend edhe në Senatin amerikan. Sakrificën sublime të shqiptarëve në shekullin XV, duke u bërë edhe digë para mësymjeve aziatike drejt Perëndimit, në kapërcyell të shekujve XX-XXI, aleatët perëndimorë e shpërblyen duke u vënë në mbrojtje të kauzës shqiptare në Ballkan. Roli dhe rëndësia e jashtëzakonshme e Heroit Kombëtar të shqiptarëve u vlerësua lart prej tyre.

Në nëntorin e vitit 2006 monumenti i Heroit të Kombit u vendos në Shkup. Gjatë rrugës, në çdo qytet të pjesës perëndimore në Maqedoni, u prit nga dhjetëra mijë shqiptarë. Me këngë, valle e lot.ë  df dsfs a; Shqiptarët kurrë nuk e kanë vlerësuar Gjergj Kastriotin nga këndvështrimi fetar, por kombëtar. Veprën madhështore të këtij bashkuesi të kombit  synon ta relativizojë vetëm ndonjë kuisling dhe mercenar.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është figura më integruese e kombit. Sot, si dikur në Lezhë, në prag të pranverës së vitit 1443, mu atëherë kur kishin çelur luleborat. Ai është në shpirtin e çdo shqiptari, sot, si kurrë më parë. Në ne, i gjallë jeton.

 

Enver Bytyçi, Publicist, Analist, Gazetar, Studiues, Botues, Shkrimtar. Prezenca e Bytyçit në media i ka dhënë një dimension të ri gazetarisë dhe publicistikës shqiptare. Kuksiani i shquar, autori i disa librave, ku veçoj ''Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës'' dhe ''Shqiptarët, serbët dhe grekët'', nuk mund të mos kishte këtë përgjigje për Kastriotin:

Është interes i yni që ta njohim vetveten. Në historinë tonë kemi pak momente, me të cilat mund të mburremi më gojën plot. Por kjo nuk do të thotë së shqiptarët nuk kanë bërë histori. Shqiptarët kanë bërë histori, së paku janë i vëtmi komb që ka rezistuar prej asimilimit në tri mijë vjet. Në historinë tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbetet deri më sot personaliteti më i madh i të gjitha kohërave. Jo se ishte i krishterë. Jo se mbrojti Europën dhë krishtërimin. Por se ishte shqiptar dhe mbrojti me vendosmëri trojet shqiptare, duke na lënë ne brezave një shëmbull, të cilin popujt e tjerë e kërkojnë me qiri ta kenë. Natyrisht ai jetoi e luftoi ne mesjetë, atëherë kur feja dhe shteti nuk ishin të ndarë. Megjithatë lufta, politika, bashkimi, diplomacia e Skënderbeut janë edhe sot model i shtetit tone kombëtar. Shumë kush e akuzon Skënderbeun së "bashkëpunoi" më fqinjët kundër një perandorie jashtëballkanike e për këtë arsye ne shqiptarët jemi bërë viktima. Po atëherë nuk kishte SHBA. Kishte Venedik, Mbretëria e Napolit e kështu me radhë. Më këto bashkëpunoi Skënderbeu. U përpoq të bashkëpunonte me Juniadin, por pa rezultat. Fqinjët serbë e tradhëtuan si gjithnjë.

Ka të tjerë që mendojnë se luftrat e Skënderbeut bënë që shqiptarët të mësyjnë detin, gjë që ndodhi edhe në fundin e diktaturës komuniste. Realiteti historik është i tillë. Por shqiptarët nuk mbetën pakicë në Ballkan nga kjo gjë. Ata mbetën pakicë nga disa vese të tjera, sidomos përcarja midis nesh. Skënderbeu dha shëmbullin dhe modelin e bashkimit tonë kombëtar, si asnjë udhëheqës tjetër i kohës në botën që na rrethonte. Ai u orientua nga Perëndimi, edhe pse nuk mund ta dinte se do të vijë një kohë, kur shqiptarët do të kishin të njëjtin orientim. Skënderbeu shërbeu e shërben si udhëheqës i bashkimit të shqiptarëvë nga pikëpamja fetare, sepse ai ishte njëkohësisht edhe "musliman", edhe i krishtërë. Prej këtij shëmbulli shqiptarët mësuan të mos i japin rëndësi fesë, por përkatësisë etnike, të të qënit shqiptarë.

Asnjë personalitet tjetër në botën shqiptare nuk mund të shërbente si shëmbull i frymëzimit dhe bashkimit të shqiptarëve, sa Skënderbeu. E tillë mbetet Nënë Tereza e shekullit te XX, por në një dimension tjetër, jo në atë dimensionin e Gjergj Kastriotit. Prandaj dhe Nënë Tereza nuk do të mund ta zëvëndësojë heroin tonë kombëtar. Këtë nuk do të mund ta bëjë as Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, edhe pse filozofia dhe politika e tij janë modeli i të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve per disa arsye, të cilat nuk është rasti t'i analizojmë.

Fqinjët tanë, serbët, nuk kanë Skënderbe, mëgjithatë ata kanë shpikur të tillë heronj, me qëllim që t'i mbajnë serbët të bashkuar. Ne e kemi një hero real, jo mitik sic janë heronjtë e Serbisë, e ka prej nesh që duan ta "zbresin" prej kalit. Domëthënë ta zhveshin për arsye të jologjikës, ta zbehin figurën e Skënderbeut si hero kombëtar i shqiptarëve. Megjithatë ai është dhe do të mbetet simbol i shqiptarëve, njësoj si edhe flamuri, himni dhe vetë identiteti ynë. Ne dhe brezat që do të vijnë do të jemi gjithnjë krenarë për këtë emblemë të kombit shqiptar, të cilin do ta kishte zili ta kishtë çdo komb në botë.

 

Kristaq Turtulli, Shkrimtar, Gazetar, Piktor. Romancieri i njohur korcar me banim në Kanada, ish gazetari ka fituar disa çmime kombëtare në prozë. Është përkthyer në anglisht. Rjedh nga nje familje e shquar patriotike e cila gjithnjë është gjendur pranë kombit. Anëtari i Unionit të Shkrimtarëve të Kanadasë, i cili vitin e kaluar publikoi romanin tepër të vlerësuar ‘Syri i Ritës’’ shton:

Të falenderoj nga zemra për nderin që po më bëni lidhur me figurën e të madhit Skënderbe.

Për një moment pyetja mu duk krejtësisht abstrakte.

A është Gjergj kastrioti Skënderbeu heroi i gjithë Shqiptarëve? Ju lutem përsëriteni edhe njëherë? Kush guxon ta mendojë të kundërtën, a mban erë shqiptari?

Por i kujt duhet të jetë ky gjeneral i mahnitshem, strateg i shquar, shqiptar i paaritshem, që i bëri ballë furisë më të madhe të kohës ordhisë turke.

E cila kudo ku shkelte linte pas shkrumb dhe hi dhe male me kufoma dhe koka të prera?

A mund të përgojoset gjigandi a mund të nëpërkëmbet i shenjti?

Popujt e rinj, vendet e reja, pa një traditë në të shkuarën e tyre përpiqen me të gjithë mjetet të krijojnë histori dhe heroj ngaqë duan të brujnë të ardhmen e vetë kombit.

Njerëzit e zakonshëm janë të vdekshëm dhe ikin së bashku me të rëndomten e tyre, sepse nuk lënë asgjë pas.

Heronjtë të cilët bëjnë epokë shkrijnë gjithë jeten e tyre për një qëllim dhe aspiratë të lartë.

Ata Zënë vend të rëndësishëm në panteonin e nderit.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu  është figura më madhore e historisë së popullit Shqiptar në shekuj, është nderi, krenaria dhe dinjiteti ynë. Populli shqiptar te ndjehet fatlumtur që nxori prej gjirit të vet një kollos të tillë që luftoi për komb, gjuhë dhe nder dhe u bë mburoje e civilizimit evropian.

Kush jane këta merhumë që duan të përdhosin Heroin?  Perse duan të përdhosin historinë që lartëson një komb? Pa komb, mëmëdhe, heronj dhe histori je një hicgjë.

Ne duhet ta ngremë zërin në kupë të qilellit e të gjitha mendjet intelektuale dhe patriotike të mos e lejojnë që merhumët dhe sahanlëpirësit të zhbëjnë historinë e gatuar me gjakun e martirëve dhe të heronjve.

Edhe sot e gjithë ditën, Kosova nuk u clirua me dogma, por me gjak të Heroit Adem Jashari me shokë.

Shqiptarët bënë revolucionin Grek, Marko Bacari me shokë. Greku e di fort mirë që të gjithë heronjtë e luftës së madhe ishin shqiptarë. Por me mencuri i lartësoi por njëherës i bëri grekë dhe shkuar grekut. sespe e di fort mirë të mbrosh identitetin e nje kombi duhet te mbrosh historinë, në qoftëse nuk e ke krijoje atë.

Cdo pëllëmbë toke e atdheut tonë të dashur është e brutjur me histori mijëra vjecare. Duhet të bëhemi në një zë të vetëm.

Të mbrojmë historinë dhe heronjtë tanë për të lënë trashëgim një komb të fortë.

 

Femi Cakolli. Pastori i Kish?s Protestante ''Bashk?sia Ungjillore e Mesis?'', ?sht? shkrimtar dhe analist q? nuk njeh kompromise kur b?het fjal? p?r problemet madhore n? t? cilat ndodhet shoq?ria shqiptare. Dr. Cakolli rrjedh nga nj? familje myslimane, por shfryt?zoi lirin? e shpirtit t? past?r arb?ror p?r t? qen? ky q? ?sht?. P?r KryeHeroin ton? ka k?t? p?rgjigje:

Gjergj Gjon Kastrioti, i njohur si Skënderbeu është kryeheroi i të gjitha kohërave arbërore-shqiptare. Heroizmin e tij e mbështes në faktin se historia jonë nuk njeh asnjë figurë tjetër që ka luftuar 25 vjet rresht kundër një perandorie dhe në të njëjtën kohë pa u prekur kurrë prej armikut. Historia evropiane dëshmon se pas vdekjes së Janosh Huniadit në Evrope mbeti vetëm shpata e Skënderbeut dhe e popullit shqiptar që po i luftonin osmanët. A mund ta imagjinoni Perandorinë Osmane të shtrirë në tri kontinente dhe kundër Skënderbeut dhe ushtrisë së tij vijnë personalisht tri herë dy sulltanë me rreth 200 mijë ushtarë. Cka thotë kjo cështje? Cka thonë këta numra? Për formimin e kombit shqiptar Skënderbeu ka shërbyer si figura qendrore nga të gjithë përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare.

Nga aspekti i identitetit kombëtar Skënderbeu ka shkuar aq larg se e ka dhënë mesazhin më të rëndësishem historik - ai dhe luftëtarët e tij arbërorë e braktisin islamin dhe i kthehen krishtërimit. E kuptojmë që Kastrioti ka qenë princ, komandant, strateg brilant ushtarak, poliglot, luftëtar, humanist, diplomat dhe kur ka vendosur për cështjen e tij të besimit sigurisht i ka matur të gjitha këto. Cështjen e kthimit të tij në krishtërim e ka kuptuar si cështje morali, nderi, votre, rojaliteti. Skënderbeu nëse do të mbetej mysliman ai do të ishte cdo gjë tjeter por kurrë jo Skenderbe cfarë e njohu cdo arbër, cdo turk e cdo evropian. Shqipëria në kohën e tij kishte ende shumë pak myslimanë arbërorë. E dini kush nuk e harroi kurrë Skënderbeun edhe pas kalimit të tij në amshim? Shqiptarët në trojet etnike, e harruan menjëherë, sigurisht pas procesit të islamizimit, por ishin arbëreshët, të cilët e mbajtën gjallë edhe etninë edhe besimin e tyre që nuk e shlyen për 600 vjet nga kujtesa kryeheroin tonë.

Skënderbeu nuk ka bërë luftë fetare edhe pse Vatikani e donte këtë qëllim. Skenderbeu nuk ishte një kryqëzator, por ai bënte luftë clirimtare kombëtare. Mos të harrojmë se kryeheroi ynë është rritur si mysliman dhe ne nuk shohim se ai e urrente këtë fe, por se për të ishte jetike që luftën nuk mund ta bënte kundër turqëve ndërsa ende mbante fenë e tyre të sjellë në vendin e shqiponjave. Paramendoni se si mund të ishte Skënderbeu mysliman në rastin kur ai me një pjesë të ushtrisë së tij ta kalojnë nje vit duke sjellë rend, ligj, paqe në mbretërinë e Napolit të Italisë.

Gjergj Kastritoti Skënderbeu me vizionin, jetën dhe vepren e tij ka marrë përmasa jo vetëm mbarëkombëtare por panevropiane. E them me modesti dhe pergjegjësi se gjithë heronjtë tjerë shqiptarë dhe gjithë lufterat tona prej mesjetës e këndej nga njera anë nuk peshojnë më rendë sesa Skenderbeu i vetem dhe lufta e tij në anën tjetër. Se Gjergj Gjon Kastrioti luftoi shumë ana tjetër e cmimit të këtij shpirti arbëror është se si pasojë e rezistencës së tij dhe sidomos pas vdekjes së tij, populli ynë por jo grekët, as serbët, as bullgarët, as romunët nuk u detyruan që të shpërndaheshin kaq shumë jashtë trojeve tona nga dhuna turke, perkatësisht osmane.

 

Ylli M. Dilo, Poet, Studiues. Sheperi i Zagorisë është vendlindja e të ndriturit Ylli Dilo, sic është edhe e të ndriturve të tjerë: Ilia Dilo Sheperit dhe Andon Zako Çajupit. Ylli përkohësisht jeton në Greqi por me zemër është në Shqipëri, me shqiptarët e tij, me Kastriotin dhe Kombin e tij:

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është Heroi dhe Kryeheroi Kombëtar i kombit shqiptar, i njohur dhe mirënjohur në gjithë botën si luftëtar me nam kundër pushtimi osman. Gjergji me shpatën e zjarrtë dhe vrrullin e tij prej luani ka frymëzuar vazhdimisht historianët dhe dashamirët e kombit shqiptar gjithandej në botë. Ai ishte shqiptari i vrrullshëm e zulmëmadh që edhe tejmatanë kufinjve të Atdheut, ka frymëzuar një numër i madh udhëheqësish shtetesh që e imituan për të ruajtur identitetin dhe interesat kombëtare, duke frymëzuar një numër të madh poetësh dhe krijuesish që i dhanë formë të gjallë fatit të tij heroik. Çdokush prej nesh e din se Skënderbeu jetoi në shekullin e XV-të, por fama dhe vepra e tij nuk shuhet kurrë. Ne jetojmë me krenari për këtë figurë legjendare, edhe mijëvjeçarin e tretë. Ç’është Skënderbeu për ne sot, pas afro gjashtë shekujsh? Ai është ende i gjallë mes nesh, prijës i patjetërsuar në udhëkryqin e epokës në të cilën jetojmë. Problemi i Tij, 550 vjet më parë, ishte pikërisht i njëjti problem që patëm gjatë Rilindjes Shqiptare.

Rilindësit tanë, duke ndjekur shembullin e Gjergj Kastriotit, ia arritën qëllimit. E çliruan Shqipërinë, e ngritën flamurin e Skënderbeut në Vlorë, dhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pengesat ishin të jashtëzakonshme, por shqiptarët duke i falënderuar fituan trimërisë ilirian të Gjergj Kastriotit, e fituan betejën kundër sundimit të huaj në Ballkan. Epoka në të cilën jetojmë shtron pyetjen: A do t’i luajmë kartat e fundit që të përmbushim parashikimin e Nastradamit? Të gjithë njëzëri, pa dallim besimi fetar, bindjesh ideologjike dhe përkatësie krahinore, duhet të përgjigjemi: Po!  Atëherë bota do të njohi virtytet e shquara të racës sonë bujare. Atëherë bota do të kuptojë e njohë se cilët janë stërnipërit e Gjergj Kastriotit. Një rimëkëmbje e re kombëtare nuk mund të shpresohet pa qenë të gjithë të bashkuar, me një gjak, me një gjuhë, me një kushtetutë, me një flamur, me Flamurin e Skënderbeut, pa e harruar kurrë këtë Kryehero të kombit shqiptar, sepse kujtimi, mendimi dhe gjaku i tij është i gjallë mes nesh!

 

Halil Haxhosaj, Shkrimtar, Publicist, Kritik. Kyetari i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës - dega Gjakovë, Haxhosaj është autori i shumë librave të vlerësuar në poezi, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Gjakovari i artit dhe kulturës shqiptare na dhuron:

Me të vërtetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu është “njëri ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjve” për të gjithë shqiptarët, sepse deri tash këtë e ka vërtetuar, jo vetëm historia e jonë kombëtare, por madje edhe ajo ndërkombëtare. Këtë e dëshmojnë të gjitha faktet historike me të cilat ndriçohet, madje edhe dëshmohet kjo. Gjergj Kastrioti bëri atë që ishte në zgrip të qenies së shqiptarëve, të ekzistojnë dhe të dëshmohen si komb, apo mbase të asimilohen në popuj të tjerë fqinj, e pse jo edhe të perandorive okupatore, romake, sllave, turke dhe të tjera.

Ky strateg me epitetin më të dëshmuar për të kryehero e arriti atë që deri në atë kohë, që deri atëherë në historinë tonë të epokës së re nuk e kishte bërë, madje as arritur askush. Gjergj Kastrioti jo vetëm që arriti ta çlirojë Arbërinë, tokat e shqipeve, për 25 vjet nga sundimi i egër dhe satrap i Perandorisë okupatore Osmane, por arriti atë më të madhen, më kryesoren e më sublimin, bashkimin e të gjitha principatave arbëreshe në një shtet çlirimtar dhe të pavarur e të njohur. Ai me mençurinë, guximin, strategjinë, por edhe gjeturinë dhe vendosmërinë e vet e të bashkëluftëtarëve të tij, ia arriti të bëhet jo vetëm strateg luftarak, por edhe idhull dhe prijës i tyre në beteja dhe momente më të vështira. Rruga e tij nuk ishte e lehtë, madje nuk ishte as e njëtrajtshme, sepse populli shqiptar edhe i asaj kohe nuk kishte të njëjta aspirata, ideologji, strategji dhe madje as qëndrime ndaj pushtuesit. Por mençuria dhe strategjia e tij bëri që të bashkohen të gjithë në çetat çlirimtare të Gjergj Kastriotit sepse: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj”, ishte motoja e idesë, synimit, idealit, e pse jo edhe e besimit, nëse duhet të thuhet edhe e fesë së tij. Madje, ai nuk e shtrini asnjëherë pushtetin aty ku nuk kishte toka arbëreshe, as të tjera. Synimi dhe strategjia e tij prej komandanti, luftëtari, por edhe prijësi nuk ishte e një satrapi, diktatori, por e një heroi të popullit, e shpirtit të tij, e ëndrrës së tij, e synimeve të tij. Dhe mu për këto ai dinte edhe të luftonte armikun, por edhe ta gjykonte e pse jo edhe ta falte mikun për ndonjë gaf e lakmi të momentit, apo mashtrim nga qelizat e armikut të përbetuar (rasti me Moisi Golemin, Hamzanë, etj.)

Prandaj figura e këtij strategu, heroi, madje edhe kryetrimi dhe kryeheroi u bë frymëzimi për shumë vepra të shumë krijuesve, historianëve, por edhe poetëve kombëtarë e sidomos ndërkombëtarë. Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kurrë nuk u nëpërkëmbë, madje as nuk e tjetërsua nga askush prej krijuesve të veprave kushtuar atij, edhe pse në ndonjë rast ata dëshironin me ndonjë “shpifje”, të pavërtetë apo lakmi, ta apostrofonin me origjina nga mesi i tyre, apo edhe me prejardhje nga aty. Këto raste ndodhin vetëm me njerëz të mëdhenj të të gjitha formave, kohëve, epokave dhe historive. Kështu ndodhi edhe më figurën kolosale të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Dhe, duhet ta pranojmë sepse ai asnjëherë nuk pati pretendime të përcaktimeve fetare e religjioze të bashkëkombësve të tij, edhe pse në atë kohë kombi i tij kishte po aq besime fetare e përcaktime religjioze siç i ka sot, myslimane, të krishterë (katolike) dhe ortodokse. Mu për këtë, por edhe për të gjitha duhet të orientohemi, pse jo edhe të mburremi se ne jemi i vetmi komb në Evropë, po se po, por mendoj edhe në botë, që kurrë nuk kemi pasur lufta fetare ndërmjet vete. Edhe kjo është meritë e këtij kryeheroi tonë. Për këtë duhet ët mburremi, madje edhe të krenohemi që jemi nga kombi i kryeheroit tonë më të madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.  Prandaj të gjithë ata shqiptarë që mendojnë apo dhe pretendojnë të veprojmë e gjykojnë ndryshe gabojnë.

Ky strateg u bë frymëzim, inspirim, por edhe prijës shpirtëror për shumë trima, të cilët nuk kursyen asgjë, madje as jetën e vet, pasurinë, por as edhe mbarë familjen vetëm e vetëm që vendi i tyre, pra atdheu, të çlirohet nga okupatorët shumëshekullorë. I tillë është edhe Adem Jashari me familjen, babain Shabanin, vëllain Hamzën, vajzat, motrat, e mbarë familjen Jashari, që u flijuan për lirinë e Kosovës. Me siguri se kjo familje me anëtarët e saj të flijuar, është sot simboli më real dhe më i përpiktë për t’i demaskuar të gjithë ata që mendojnë se duhet në një kohë të epokave të historisë sonë ta vejmë në pikëpyetje, duke e veshur me pikëpamje, ide e izma të tjera, pse jo edhe fetare e ideologjike, siç po ndodh sot me Gjergj Kastriotin, por edhe më të tjerë.

Kastrioti na ka lënë trashëgim përveç të tjerash edhe emrin e mbiemrin e tij me të cilët që herët, por sidomos sot i pagëzojmë djemtë tanë : Gjergj, Kastriot, Gjin, etj, etj. Me siguri me shqip tingëllojnë, por edhe janë këta emra se sa Mario, Myftar, Abullah, Kristo, Dimitrio, e të tjera.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që është kryehero i shqiptarëve, por ai është edhe burim i maksimës së njohur “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Sidomos në këto dekada të para të shekullit XXI, i cili deri tash me të drejtë po quhet “Shekulli i shqiptarëve”. Ashtu qoftë edhe në të ardhmen. Kështu ishte edhe atëherë kur viset shqiptare jetonin në dy shtete më të njohura diktatoriale, në Shqipërinë komuniste e diktatoriale dhe në Kosovën autonomi të rrezikuar për mosekzistencë në ish Jugosllavinë vetëqeverisëse komuniste.

Këtë mendim timin për kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin Skënderbeun do ta përfundoja me thënien e njohur: “Ai që nuk e njeh vetveten, nuk e njeh askënd!” Ta njohim pra!

 

Albert Vataj, Poet, Gazetar. Albert Vataj, pavarësisht se më akuzon drejtpërsëdrejti mua si KundërKastriot, duke refuzuar të marrë parasysh hyrjen sqaruese, është një shqiptar i mirë dhe i zoti në fushën e letërsisë dhe gazetarisë. Për Gjergjin Vataj sigurisht që ka një përgjigje:

Dilema dhe mëdyshje, qasje të ngutta dhe pasione ngrehaluce, të përzishme dhe ndjellakeqe, munen me kenë gjithseçka që ngucat kjo pyetje e pakohë dhe pavend. Gjithëpoaq ma do një ngasje shqipfolëse, për me e vendos vedin në skalionin e debatit, vijë fronti që kenka hap, ndoshta jo dhe aq në kuadrin e një vullnese të mirë për me rishkru Historinë e Shqipërisë, për me dlirë atë nga demagogjia dhe grotesku i kuq,  se sa me ndërsy shqiptarët kundër shoqishoq dhe tevona, kundër kreshtave të patëdyta të nji të shkume historike.

Duke u nis kësaj rruge të thpisun, më duhet me ba me dije mbi arsyet e epërme dhe shestimi shqiptar. Në këtë mëtim t’qytetnuem, më duhet në kryeherë me nxjerr një përfundim, që gatitet ma s’shumë si pararëndje. Pyetjes se:  “A është Gjergj Kastrioti, Hero i të gjithë Shqiptarëve? “ ngutem t’i përgjigjem, se kush nuk e njeh dhe se pranon Gjergj Kastrioti (Skënderbeun) si Hero Kombëtar, ai nuk përban ma problem debati. Një pyetje e tillë, duket kjartazi si një joshje përnga një shtjellë e përzishme idesh dhe pasionesh, të cilat munen me ken personale, dhe kurrë nacionale. Në të gjithë tekstshkrimet historike, Skënderbeu e ka plazmuar në emblemën e shqiptarizmit, gjurmën e tij të lavdisë. Pa dashtun të baj leksion historie, e njëherazi të marr mbi supe një barrë të rand, të historianit, të atyre që thonë fjalën e fundit, nëse nuk e kanë thënë, më duhet me viju, ma shumë si shqiptar se sa si qëmtues.

Ajo që m’ligshton ma s’shmti në këtë debat, asht psikologjia e mëdyshjeve dhe zelli për me kundërshtu, për ma tepër, për me vu në mëdyshje statusin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Mendoj, dhe jam i patundur në idenë se vendi i Skënderbeut, dhe tagri, si Hero Kombëtar është një kapitull i mbyllun. Sidokjoftë fillesa e kësaj qasje debatuese, duhet me pranu dhe kjo asht e njëzëshme, se roli i tij mbetet  vendimtar për fatet e shqiptarëve nën yshtjen e përbindshme të otomanëve. Asokohe kur interesat shqiptare sapo kishin hy në të qenin fakt. Pak rëndësi ka nëse ai u gjegj t’i bëhej prijës interesave shqiptare, me synimin e marrjes të së drejtës si sundimtar, apo bashkimin e princërve dhe ndaljen e stuhisë otomane të vazhdonte më tej. Ajo që do t’i duhet tash e mot, çdo shqiptari, është fakti i pamohueshëm historik, mbi rolin që Skëndërbeu kishte në faktorizimin e interesave shqiptare. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se pas vdekjes së Skënderbeut e deri në fillimesat e 1900-tës, historia ka mbetur një memuare në eter.

Një hendek afro 500-vjeçar, mendoj se erdhi, jo dhe aq nga tërbimi i hordhive të huaja ndaj shqiptarëve, por se interesat kombformuese ishin dytësore, mbas atyne t’përfitimit. Trimat u strukën maleve, të “mençmit” ndërruen fe dhe përfituan ofiçe, dhe djemt e tyne nuk ua morën nizam. Kështu Shqipëria mbeti në duart e atyne që kombin vunë mbas interesave personale. Në thelb filozofia e atdhedashunisë ndër shqiptar, nuk asht se ka ndonjë ndryshim fondamental, edhe tash që një ethe dyshimi na ka moleps. Ata që sot hezitojnë më prani Skëndërbeun si Hero Kombëtar, kumtojnë një të drejt të tyne, të cilën nuk ka kurrkush tagër me ua mohu. Por të drejtave personale, ma do menja, se ua kena pa hajrin me kohë e me vakth. Janë pikërisht këto fillesa që degdisën dhe vijojnë me vithis interesat e Shqipnis dhe shqiptarëve, tash e mot, në duart e atyne që i’a kanë pasë me hile.

Saora, po du me e ndal vërshimin tem dhe me u kumtu një përfundimtare për të mos u zgjat ma tepër, spariherë nga e drejta e secilit lexues për mos me ngys shumë minuta në përcjelljen e këtij ligjërimi.  Gjithseqysh, unë mendoj se sak njajo ndjenjë yshtjeje e allasojtë, që po don me vu në dyshim rolin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut, na ka përndjek dhe vazhdon të na mbajë nën thundrën e kjoftëlargut, para se ky far burri guxoi me ngrit krye kundër një perandorie që po kallte datën Evropës dhe jo vetëm, gjatë zotnimeve të tij, dhe mas, deri tash. Sak tash kur do mendje të trubullueme po dojn me e fut interest kombëtare shqiptare në një rrugë pa krye. Dhe këtë po dojn me e ba, duke fillu nga krenia jonë e kakohëshme, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Na rujt Zoti prej atyne shqiptarve që kombin e duen, si lopë për me e mjelë, dhe vetëm kaq.

Gjithëpoaq, kjo kuvendore që pranova vedin me u shtru, ndoshta po don jo dhe aq me e zbrit prej përmendores së nderit, Skënderbeun sesa me vu durë, e me qëllu apogjeun ku atë e vuni vepra e tij patëdytë, kontributi qi vazhdon me shndrit përplot shkëlqim, edhe pse qasje përbaltëse nuk kanë resht. Nëse dikush asht ngucat nga pasioni për më hyp dikënd tjetër në atë apogje, kurrkush nuk ia ka vu nën fre vrullin e tij. Kreshtat e historisë janë pa tapi, e për pasojë kurrnjeni prej nesh nuk munet me marr leje për me ba këtë, për ma pak me hyp e me zdryp aksh personazh. Apostujt e lirisë kanë besu, në të gjallët e tyne, se vetëm shtegu i veprës së skalitun me gjak, plagë dhe jetë, munet me ken rruga drejt përmendores. Ne na ka mbetun e drejta legjitime e retorikës, dhe klurrçka tjetër.

 

Neki Lulaj, Poet. Pejani i Gjermanisë, por mbi të gjitha Shqiptari i Shqiptarisë, na ka treguar në poezinë e tij, e cila është një botë e mbushur me dashuri e krenari arbërore, se është pasardhës i denjë i Kastriotit. Neki Lulja (sic e quan kolegu ynë Lushaj) na nderon me:

Shqiptarët në të gjitha skajet e botës, mbi tokë e nën tokë, mbi qiellin e praruar me diell e nën diellin e praruar me yje, ne kemi një Hero legjendar e ai është i admirueshëm, i pakontestueshëm dhe i pavdekshëm,  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Për Ju që nënës i thoni nënë dhe babait baba, për ju që atdheut i thoni atdhe, lirisë liri, ujit ujë e bukës bukë, Skënderbeu është dielli dhe ushqimi i historisë sonë që i jep gjak e trimëri, durim e dituri, dhe atë, me tërë qenien tonë, me  krahun shpatë dhe me zërin pushkë xheverdare nëpër shekuj, shqiptarët duke u mbrojtur me mburrje dhe krenari.

Skënderbeun e konsiderojmë si heroin e heronjëve të popullit tonë. Ai ishte prijësi më i lavdishëm i arbërve që luftoi me trimëri dhe mençuri kundër pushtuesve osmanë. Këtë e di çdokush, pleq e plaka, i madh e i vogël.Edhe eshtrat e të vdekurve e pohojnë këtë gjë me kenaqësi. Vetëm turqit këtë s’e dine apo s’duan ta dinë, sepse tremben jo vetëm nga shpata, por edhe nga emri i tij, edhepse eshtrat i morën për hajmali. Me një ushtri të përberë prej trimave më të zgjedhur të shqiptarizmit mesjetar, duke i pajisur me një armatim modest, Gjergj Kastrioti u bëri ballë rreth 30 betejave të pabarabarta e të lavdishme duke dalë gjithmonë fitimtar, natyrisht, me ndihmën e pakursyeshme të popullit.

Kishte apo s’kishte  dallime bindjesh  fetare në atë kohë, siç ka sot, kjo dihet fare mirë: shqiptarët në kohën e tij, pa marrë parasysh faktin se Hamzai apo ndonjë tjetër, formalisht kishin pranuar emrat e pushtuesve osmanë, luftonin si një trup i përbashkët për triumfin e antiosmanizmit në Ballkan. Lufta e popullit liridashës në krye me Gjergj Kastriotin ishte një luftë e drejtë për mbrojtjen e atdheut, të gjuhës, zakoneve, kulturës, identitetit dhe shpirtit shqiptar. Frynte murlani me stuhi, nën flamurin kuq e zi, në epokën e artë të rezistencës të Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit.

I gjithë populli shqiptar, asokohe i krishterë, kurse pas  vdekjes së tij të pavdekshme, myslimanë, ortodoksë  e katolikë,  me zërin e zemrës me pendën e artë i thuri këngë lavdie , vargje, legjenda, romane, kronika, histori, që nga Marin Barleti e deri në ditët e sotme. Shqiptarët që e shfletojnë historinë e legjendave tona të pavdekshme, e dine se më 28 nëntor të vitit 1443, Skënderbeu e ngriti flamurin me shqiponjën dy krenare në Kështjellën e Krujës. Është meritë që duhet t’i shërbejë historisë, kur të gjithë popujt e botës na e kanë lakminë,  e disa edhe zilinë, armiqtë tanë shekullor primitiv, serbët,  krijojnë mite e imagjinojnë skenare falsifikojnë edhe historinë me çdo kusht duke u përpjekur të shtrembërojnë ngjarjet e të na e përvetësojnë Skënderbeun (me epitete Skenderbegoviq e te tjera të ngjajshme) për ta bërë heroin më të lavdishëm të Serbisë antishqiptare, por më kot e kanë.

Kurse ne dëgjojmë do shallamana me tespiqinjë e me shallvare deri mbi thembra, që perpiqen të hedhin pluhur mbi këtë legjendë të pavdekshme të  shqiptarisë. Kthimi i Gjergjit në vendlindje dhe refuzimi i islamit si fe ishte një e drejtë e natyrshme, sepse feja e imponuar me dhunë, me gjak e me dajak, na ndau aq shekuj nga civilizimi europian, dhe si “shpërblim” kanë ngritur male pakënaqësie ata që janë skenaristë të ketyre pakënaqësive. Hoxhallarët injorantë me xhematin e tyre, le të urdhërojnë e te shkojnë në Stamboll, në „Parajsën“ e premtuar në kohën e Grashaninit e Çubrilloviqit! Ata janë kryearmiqtë tanë, kurse Skendërbeu është Hero Kombtar i të gjithë shqiptarëve, dhe ne duhet që fuqimisht të krenohemi me të, pa marrë parasysh bindjet apo logjikën shpirtërore të fetarisë. Ne nuk duhet të shiqojmë as kisha as xhamia, sepse legjenda  Skënderbe  është e tërë shqiptaria. Ata qe e urrejnë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriotin, e urrejnë vetveten dhe historinë tone të bekuar.

Emri i Heroit tonë, kjo legjendë e gjallë për popullin  shqiptar i skalitur nëpër breza ne mendjet e gjithë shqiptarve qe mbi pesë shekuj nuk do të harrohet kurrë, ai ishte sinonim i çlirimit dhe bashkimit për pavarësinë e vendit. E deshëm ne, apo s’e deshëm disa injorantë, Skënderbeu ishte pengesa kryesore e vërshimit të gjakatarëve me shalla e ferexhe osmanlinjë në Europë. Popujt e Europës e të mbarë botës, e çmojnë pa masë Skënderbeun dhe kanë shkruar shumë libra për Heroin kombëtar  të popullit tonë. Për trimin legjendar nuk mjaftojnë këta pakë rreshta. Le ta lexojnë Betejën e Albulenës, apo Betejën e Varikondit, ata që nuk e kanë lexuar, për t’u bindur se si pas kësaj përleshjeje, kur Skënderbeu viziton një familje myslimane, si i përgjigjet Kryetrimit babai i një trimi te vrarë: “Ati Ynë! Po t’i kisha edhe pesedhjetë djem, do t’i rreshtoja me nderë në ushtrinë tënde, se Ju jeni shpëtimtari i shqyptarisë, andaj rri shlirë në të pamën e tim biri! Ju na nderoni me pjesëmarrjen Tuaj!“

 

Prof. Hilmi Saraçi, Analist, Gazetar, Studiues, Shkrimtar. Saraçi është i njohur për lexuesit tanë dhe shtypin në përgjithësi për analizat politike të paanashme në të mirë të qytetarit. Gjithashtu është i njohur për shumë vepra cilësore ku veçoj ''Shpalime nga historia dhe trashëgimia''. Prof. Saraçi na jep këtë përgjigje:

Skënderbeu është hero i të gjithë shqiptarëve

Të nderoj kombin e Atdheun / Të shkruaj bukur për Skënderbeun / Shëmbëlltyrën madheshtore / Shpirt e gjak fuqi arbërore / Me përmasa botërore… (Dr. Zenun Gjocaj: “Rilindjet e orës  arbërore”)

Me këto vargje  desha të filloj  konstatimin se Skënderbeu ishte një hero i madh i të gjithë shqiptarëve  kudo që jetojnë. Historia e heroit tonë  kombëtar është mjaft e gjerë dhe e veçantë.Dallon nga heronjët tjerë në Botë  për identitetin dhe lirinë kombëtare. Gjatë periudhës kohore të jetës së tij janë të njohura  shumë ngjarje dhe luftëra të lidhura ngushtë  me jetën , veprën  për liri dhe pavarësi kombëtare kundër osmanëve, por edhe të tjerëve. Skendërbeu si i ri edhe në kohën kur qëndronte i rrembyer nga turqit ,kur kishte vetëm 9 vjet, tregoi aftësi dhe mjeshtri për artin luftarak si dhe dashuri për Atdheun, prandaj herët tregoi se ai ishte  një personalitet dhe luftëtar i madh. Prandaj Ai kurrë nuk e harroi atdheun dhe identitetin e tij kombëtar edhe pse ishte larg atdheut:

Krujë o qytet i bekuar / Prite,prite skenderbenë / Po vie si pëllumb i shkruar / Ta shpëtojë Memëdhenë… (Naim Frashëri)

Për këtë hero të madh të kombit shqiptar kanë shkruar shumë historian dhe shkrimtarë (poetë) si në poezi ashtu edhe në prozë. Kudo në këto shkrime  ngritet lartë  personaliteti i Skënderbeut si luftëtar dhe hero i të gjithë shqiptarëve , por edhe hero botëror .Prandaj nuk ka qenë e rastit kur shumë popuj janë përpjekur që ta përvehtësojnë si hero të kombit të tyre.Pytja se a është Skënderbeu hero i të gjithë shqiptarëve  nuk duhet të merret si i qëlluar, pasi në këtë rrafsh është e ditur se ata që nuk e konsiderojnë  Skënderbeun si hero të tyre , nuk e konsiderojnë vetën si shqiptar të vertetë, nuk kanë njohuri të duhur për Skënderbeun dhe për origjinën e kombit shqiptar, me të cilin Skënderbeu ishte krenar dhe i lidhur ngusht deri në vdekje. Shqiptarët si pasardhës të ilirëve janë më të vjetrit në ballkan, por edhe më gjerë . Ata  “shqiptarë” që nuk e pranojnë si hero të tyre, me lehtësi do ta mohojnë preardhjen dhe origjinën e tyrë  ilire- shqiptare, duke mbështetur origjinën kombëtare me atë fetare.  Për historinë e kombit tonë  ka shumë vepra kapitale që nga Marin Barleti i cili shkroi për jetën veprën dhe luftën e Skënderbeut mjaft qartë, duke njohtuar kështu opinionin botëror se ky hero shqiptar ka merita të mdha jo vetëm për shqiptarët por edhe për kombët të tjera  që luftuan të rreshtuar përkrah Skënderbeut kundër armikut të përbashkët osman e të tjerë..Në këtë rast nuk po përmendi shumë të tjerë nga radhet e kombëve të tjera  që me njohuri shkencore dhe dashuri njerëzore kanë shkruar shumë vepra që ndriçojnë të kaluarën tonë të dhimbshme , por krenare , sidomos  periudhen kohore të Skenderbeut, por edhe më vonë luftën për liri dhe pavarësi kombëtare jo vetëm  të kryetrimit tone Skënderbeun

Në kohet e fundit, fatkeqësisht, po dëgjohen disa zëra se Skenderbeu nuk është hero i të gjithë shqiptarëve . Kjo “krrokamë” e disa klerikëve  të besimit islam është një përpjekje naive, pa ndonjë mbështetje logjike, shkencore dhe kombëtare . Të tillët nuk kanë njohuri të dallojnë ç’është besimi fetar me atë kombëtar, prandaj mohojnë  Skënderbeun si hero të tyre, pasi wshtw ifesw krishtere.  Këta klerik (individë)  të fesë islame.dhe të komfesionëve të tjera fetare që mendojnë kështu, nuk janë njohës të fesë, sepse sikur të kishin njohuri sikur shumë klerik të tjerë të besimit islam, ortodoks, katolik e të tjerë  të cilët gjatë veprimtarisë së tyre fetare (kombëtare) kurr nuk kanë mohuar se Skënderbeu nuk është hero i tyre, por përkundrazi kanë ngritur lartë figurën e tij si luftëtarë dhe atdhetar i madh i mbarë shqiptarisë, duke ligjeruar dhe shkrua vepra të llojeve të ndryshme për personalitetin e tij , prandaj në këtë rrafsh nuk duhet të humbasim kohë dhe të brengosemi shumë…

Një grusht trima të Arbërisë / Po i shpallin luftë Osmanisë / Skenderbeu formoi ushtrinë / Që nga andej po e mbronë lirinë / Përmbys tiranin e mizorinë / Po kthen prapa Osmanlinë / Çliron trojet e shqiptarisë… (Dr. Zenun Gjocaj :”Rilindjet e orës arbërore”).

 

Bedri Tahiri, Shkrimtar, Publicist, Studiues. Profesor Bedri Tahirin e kam ruajtur p?r n? fund si nj? ?mb?lsir? Arb?rore, sepse ?sht? padyshim nj? nd?r shkrimtar?t e rrall? q? ?sht? p?rq?ndruar t?r?sisht tek bijat dhe bijt? m? t? mir? t? kombit, tek Heroinat e Heronjt? tan? t? pavdeksh?m. Ka v?nd p?r cudi k?tu? Sigurisht q? jo... sepse ?sht? nga Heroikja Drenic?! Autori i shum? veprave madhore, ku do t? veçoja ''Adem Jashari- legjendë e legjendave'', ''Azem Bejtë Galica'', ''Flakadanët e lirisë'', ''Nga Shqipëria në Shqipëri'', ''Për Flamurin kuqezi', shprehet:

Gjergj Kastrioti – Krenaria Jon? Komb?tare

Po t? m? b?nte dikush tjet?r k?t? pyetje nuk do t’i p?rgjigjesha fare, sepse do ta merrja p?r t? çmendur. Mir?po, kjo vjen nga nj? atdhetar zem?rplasur q?, duke d?gjuar fjal? e ide çorodit?se k?tyre dit?ve t? fundit, t? cilat nuk i ha as gomari i Babatasit, gati- gati bie n? pozitat e dikurshme t? t? madhit At Gjergj Fishta. T? gjith?ve na ka r?n? t? d?gjojm? mohueszinj? t? rr?nj?ve tona st?rgjyshore, madje edhe t? till? q? p?rpiq?n t? hedhin balt? mbi heronjt?, kur e gjith? bota nga balta mundohet t? krijoj? heronj. Dhe, nisur nga k?to, me t? drejt? vijn? edhe shqet?simet e Ilir Dardanit, shqet?sime k?to q? duhet na mundojn? t? gjith?ve, ngase ca truthar?, q?llimisht a naivisht, po e gicin keq etnosin ton? rr?nj?thell? e lavdiplot...

T? kthehemi n? tem? dhe q? n? fillim e them nj? PO t? madhe. Çdo popull e ka heroin e vet komb?tar. Edhe ne shqiptar?t e kemi heorin ton? t? lavdish?m komb?tar- Gjergj Kastriotin.  Ai ?sht? hero i t? gjith? shqiptar?ve kudo q? jan? e gjallojn? n? rruzullin tok?sor. Heroi yn? ka p?rmasa m? t? m?dha se sa heronjt? e popujve t? tjer?. Kjo ?sht? shum? e v?rtet?, ngase Ai nuk e mbrojti vet?m kombin ton? nga zhb?rja, por, p?r nj?zet e pes? vjet rresht e mbrojti edhe gjith? krishtenizmin evropian nga hordhit? e p?rtej Dardaneleve q? n? k?to an? soll?n nat?n pes?qindvjeçare. Mu p?r k?t?, gjat? gjith? historis?, t? gjith? u munduan t? na e grabisin e t? na e p?rvet?sojn? Heroin  me dredhira e me falsifikime. Por, kot, shpirti i tij i bardh? d?bor? ishte ngulitur thell? n? zemr?n e çdo shqiptari t? v?rtet?.

Nuk po e zgjas m? tep?r, se kjo tashm?  dihet bot?risht edhe çiliminjt? n? djepa, por, n?se nuk ju m?rzis?, po e paraqes pa ndryshime nj? tregim t? shkurt?r q? e pata botuar n? vitin 2001, n? revist?n “Shpresa”, kur Heroi yn? komb?tar kap?rceu kufirin e mallkuar v?llandar?s dhe arriti n? Prishtin?:

 

KRENARIA JON?

Nj?zet e kat?r luft?ra b?ri / Nj?zet e kat?r vdekje theu / Çka mangut linte Gjergji / Plot?sonte nat?n Sk?nderbeu. (Ismail Kadare)

 

...Janari i eg?r i vitit 1468, krahas d?bor?s s? madhe, solli edhe shum? t? zeza, q? r?nduan ashp?r mbi supet e Arb?ris? s? molisur nga betejat e pareshtura. Rrethimi i tret? i otoman?ve e kishte sfilitur fare, sa e kishte v?n? buz? varrit. Kryezoti po l?ngonte n? shtrat. Çdo lajm i hidhur nga fush?betejat ia çante zemr?n n? dysh, por kot. Shtati prej vigani, q? kurr? nuk njohu p?rkulje, kishte ngecur pa fuqi dhe s’ngrihej dot. Fare pran?, Donika syp?rlotur, dhe i biri tremb?dhjet?vjeçar, Gjoni i padjall?zuar. Tutje, ulur n?p?r frone t? m?dha druri, princ?r e kapedan? flok?thinjur e mustaqedredhur q? nuk b?zanin. Heshtje e r?nd?, plumb. Vet?m kur ia soll?n lajmin e fitor?s p?rfundimtare mori frym? lirsh?m. U ngrit caz? n? b?rryla, ua hodhi nj? sy t? gjith?ve, sa ishin aty, dhe me z? t? ngjizur tha:

-O bashk?luft?tar?t e mi besnik?, o princ?r e kapedan? tima! Un? po ua l? sh?nden?. Amanet Atdheun dhe birin tim t? njom?. Po u l? t? rrethuar nga armiqt?, por, n?se bashkoheni dhe lidheni tok, siç kemi qen? deri sot, do t’ia dilni mban?. P?rndryshe, po u p?rçat?, do t’u  marr? lumi. Lirin?, q? nuk ua solla un?, por e gjeta midis jush, ruane m? shum? se jet?n! Kujdes dredhit?...pusit?...pabesit?...xhelozit?...ndasit?...

Dhe, dit? e zez? agoi. Me shtat?mb?dhjet? janar Lezha u gdhi n? zi. Dielli ngat?rroi rrug?n. Lumenjt? ndaluan gurgullim?n. Zogjt? harruan k?ng?n. Grat? u veshen me t? zeza, nd?rkaq burrat shkurtuan gunat mbi b?rryla. Kali, ngelur jetim, kal?roi e kal?roi derisa mbeti pa frym?. Lek? Dukagjini, flok?shprishur e mjek?rrshkulur, me z? hak?rrues dha kumtin e kobsh?m:

-Mblidhuni, mblidhuni me vrap, o princ?r e sundimtar? arb?ror?. Sot u b?n cop? e grim? dyert e Epirit dhe t? Maqedonis?, sot u r?xuan muret dhe fortesat tona, sot fluturoi t?r? forca  dhe fuqia jon?, sot u p?rmbysen forcat e pushtetet tona, sot u shuan s? bashku me k?t? njeri çdo shpres? jona...

V?rtet, dhjet? vjet m? von?, gj?rat mor?n tat?pjet?n. Çdo gj? u rrokullis n? gremin?. Barbar?t i p?rmbysen t? gjitha. Etnosi yn? zu t? n?p?rk?mbej. U sulmuan gjuha, tradita, kultura, besa. E gjurmuan dhe e gjet?n edhe varrin e kryetrimit. T?r? mllef, urrejtje e frik? u v?rsulen mbi t?, si bishat e t?rbura dhe e zhvarrosen. O tok?, l?shona! Cop? e grim? e b?n? skeletin e tij. P?r çudi, nga frika se po ringjallej a nga d?shira q? t? b?heshin trima si ai, eshtrat ia th?rrmuan dhe i b?n? nuska p?r t’i bartur me vete. K?shtu, trimi, q? lavdin? dhe trim?rin? nuk ia zuri nj?  varr i vet?m, u shtri gjithandej n?p?r Evrop? e deri n? Azi.

Shpirti i tij i ndritur edhe m? von?, si gur sinori, u trazua nga t? tjer?t, q? p?rpiqeshin me çdo kusht ta p?rvet?sonin. I provuan t? gjitha m?nyrat, por pa sukses. Pema s’njihet nga gjethet, por nga rr?nj?t. E ato ishin thell?- thell? n?n shkrepat e thepisur t? Arb?ris?, ku nuk arrinte dot dor? e huaj. Prej andej buronin dhe kujtimet  e pashterrura p?r k?t? kryehero. I p?rjet?suar n? k?ng?, n? legjenda, n? tregime e n? monumente t? ndryshme na p?rcolli denbabaden, duke na e mbajtur ndezur flakadanin e liris? n?p?r shekujt e errr?suar e t? mbpleksur me gjak.

Emri i legjendarit frymoi p?rher? edhe  n? tok?n e lasht? dardane. M? gjall?rues ishte gjat? luft?s s? ndritshme t? UÇK-s?. Nj? dit? nuk u durua m?, edhe vet? ia m?sye k?tej...

28 N?ntor 2001. Kudo q? buk?s i thon? buk? e ujit uj? kishte fest?. Qaf?- Morini kishte gdhir? pa shtir? gjum? n? sy. Ishte dehur fare nga g?zimi. Fati i ratisi t’i bashkoj? shqiptar?t. Aty po takoheshin legjendar?t: Gjergj Kastrioti nga Kruja dhe Adem Jashari nga Prekazi. E madh?rishme. Nj? kuror?zim i rrug?s s? gjat? mbi pes?qindvjeçare.

-Mir? s? vjen, o Gjergj v?llai, o princi yn? i madh, q? p?r shum? vjet nderove Arb?rin? dhe mbar? Evrop?n!

-Mir? s? ju gj?j, v?lla Adem, o komandant i Ushtris? Çlirimtare t? Kosov?s, q? me gjakun Tuaj t? shtrenjt? m? hapet rrug? p?r n? Kosov?n trime, q? p?r t? gjall? vet?m nj?her? shkela n? k?to troje t? begata!

Malet p?rreth mbanin vesh e d?gjonin n? heshtje. Flamujt kuqezi valviteshin haresh?m e p?rplot krenari. Ball? p?r ball? edhe dy gjeneral?t: P?llumb Qazimi e Agim Çeku.

Dhe, shpata e Gjergjit vring?llinte.

Dhe, mitralozi i Adem Jasharit bubullinte.

Dhe, k?nga e vallja s’kishin t? ndalur. Po b?heshin tok edhe tre n?ntor?t: KRUJA- VLORA- PREKAZI. Em?ruesi i p?rbashk?t: L I R I A.

Sot edhe m? mir?. Krenar e fytyr?qeshur n?p?r m?sonj?tor?t tona prore rrezaton bashkim, urt?si, trim?ri, bujari e mbi t? gjitha atdhedashuri. Ai, p?r çdo dit? sikur u flet njom?zak?ve:

Pa m? shihni se ç’kam veshur, / Koha donte shpat? e trim?ri,  / Sot, o bukurosha, lypset ndryshe, / Libra, m?sime dhe dituri!

Ç’porosi e mbar? e ç’m?sime t? mira p?r dritat e ardhm?ris?. I till? ka qen? gjithmon? Gjergji yn?, simboli i krenaris? son? komb?tare. Ai nuk qe vet?m yni. Jo, jo. Vite me radh? mbrojti mbar? civilizimin dhe krishterimin evropian. Papati e çmoi shum?, ia dha titullin Kapiten i P?rgjithsh?m i Selis? s? Shenjt?, por i mbeti borxh, nuk e shenjt?roi. Thon? koha sh?ron plag?t. T? shohim sa do t? ndreqen padrejt?sit? q? na i b?ri m?suesja e jet?s- Historia.



(Vota: 67 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lulzim Logu: Intervistë dimërore me piktorin Abdullah Gjongecaj Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me ish-ushtarin e UÇK-së Sinan Morina - i arrestuar nga policia austriake me fletarrest nga Serbia Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (IV) Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me humanisten Fatime Blakaj Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I) Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me veprimtaren, pedagogen, intelektualen, poeten Miradije Gashi Gjon Neçaj: Intervistë Ekskluzive me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora