Intervista
Mustafë Rugova: Intervistë ekskluzive me muzikantin shqiptaro-amerikan Agim Rugova - Presioni
E hene, 15.04.2013, 06:02 PM
“ROKENROLLI” RUGOVA
-Intervistë ekskluzive e
bashkpunëtorit të revistes sonë zotit Mustafë Rugova, me nipin e tij, me muzikantin
shqiptaro-amerikan Agim Presioni (RUGOVA)-
Për dallim nga zhanri muzikor “Rokenroll”, i cili
ka ardhur më rrëmbim dhe me revolucion pas LDB-re, ku thuhet si me rromuze: i
pari revolucion në botë që erdhi pa u derdh gjak-rryma Rep, vjen qetë-qetë, por
shumë këndshëm, sepse kështu ka qenë dëshira e gjeneratës së re.
Si ç'do rrymë tjetër muzikore edhe kjo rrymë ka ndryshuar pamjen e muzikës
përgjithësisht, ka sjellë autoritete të reja duke i dhënë një melos dhe një
ritëm tjetër, si dhe duke ia shtuar ylberit të muzikës një ngjyrë më shumë për
ta bërë këtë ylber edhe më të bukur edhe më hirosh.
Për më shumë unë kontaktova Agim Rugovën-Presioni, ku e luta ta bëjmë një
bashkëbisedë. Ai pranoi më kënaqësi, ndaj unë sot për kënaqësinë time dhe të
ithtarëve të kësaj rryme ua solla këtë intervistë më nipin tim, të cilin e kam
parë vetëm kur ka qenë si fëmijë, pasi që Agimi së bashku me familjen patën
emigruar në Amerikë, ndërsa unë një kohë më përpara kisha shkuar në Holandë.
Kështu që mundësitë për t’u takuar ishin zvogëluar në maksimum. Megjithatë,
edhe pse larg, shumë larg nga njeri -tjetri ne kurrë nuk i kemi shkëputur
lidhjet tona familjare.
1. Fillimisht, për dëshirën dhe kërshërinë e fansave tuaj të cilët janë të
shumtë, me pak fjalë a mund të na thuash kush është Agim Rugova-Presioni?
Agim Presioni Rugova:
-
2. Në një intervistë dhënë Liridona Kuqit në “Shqipmedia” ju keni folur se
si jeni ngjitur dhe si e keni formuar grupin TBA. A mund ta përshkruani pak më
gjerësisht për këtë grup, pra cili ishte inicuesi për pagëzimin e këtij grupi
me këtë emër, si lindi ideja për ta formuar këtë grup etj, etj?
Agim Presioni Rugova:
-
Dikur ka fillimi vitit 2000 u takova me Unikatilin i cili në atë kohe kishte
nxjerr një këngë n'gjuhën angleze të titullar; "The Bloody Alboz".
Filluam t' bashkëpunojmë së bashku dhe ramë dakord ta kompletojmë një studio
inxhizmi. Filluam t'punojmë dhe realizuam këngët e para si p.sh: Lufta për
karrika, Belagji linda, Belagji vdes etj. Me publikimin e këtyre këngëve (falë
internetit) filloi edhe publikimi i famës tonë, dhe po ashtu edhe njoftimi me
rapera tjerë shqiptar n'Amerikë si p.sh. bashkëpunimit i bashkëngjitën edhe
Albohollics (B52, NAG, Klepto & Cyanide) Jetoni, Tee, Benny Blanco,
Zingjirt,Miloti etj... Kështu pra jo rastësisht por spontanisht u formua grupi
"The Bloody Alboz" apo në gjuhen shqipe ''Shqipet e Përgjakta".
3. Z. Rugova, ju në USA keni shkuar në moshë fare të njomë,...a iu kujtohet
si u vendoset në këtë vend të bekuar ?
Agim Presioni Rugova:
-I ri kam qenë, por jo edhe i njomë, hahahaha; isha
18 vjeç kur kam ardhur n'Amerikë, më 26 Maj të vitit 1999 së bashku më familjen
time si refugjat të luftës në Kosovë. Ne si familje u vendosem në Bronx, për
arsye se Bronxi në atë kohë kishte një komunitet të vogël shqiptaresh.
Amerika ishte një botë e re për ne, një vend shumë më ndryshe se vendi ynë. Në
fillim ishte ndjenjë e komplikuar; ishte një ndjenjë e re, por me kalimin e
kohës disi u adaptuam edhe pse mungesa për vendin tonë nuk na u shua kurrë!
4. Kur keni hetuar të vetvetja se keni prirje për
muzikë?
Agim Presioni Rugova:
-Unë kam fillua të merrem më muzikë kur isha 15 vjeçar, ndërsa ndjenjat apo shenjat shpirtërore ndaj muzikës i kam vërejtur qysh kur isha 12 vjeçar. Kur fillova t'mirrem më muzikë u njoftova me një Rock grup, apo bend të famshëm të asaj kohe më instrumente LIVE, sepse në atë kohë nuk kishte producent të zhanrit Rap. Bendi i parë në atë kohë që bashkëpunoi me mua dhe më një koleg-shok timin (Lavdimin) ishte Rock grupi "Anestezioni". Koncerti i parë u mbajt tek Kinorina 1 (Prishtinë) dhe suksesi ishte i hatashëm, përafërsisht rreth 800 njerëz patën ardhur në koncert. Për herë të parë prezantova hitin tim të parë të asaj kohe: "Droga nuk Pret".
5. A ju merr malli për Dardaninë, dhe sa herë në
vit e vizitoni?
Agim Presioni Rugova:
-Normalisht
se po! Dardania do t'jetë gjithmonë në zemrën time dhe s'do ta harroj kurrë!
Vendlindjen time e vizitoj shpesh, por jo edhe më shumë se një herë në vit, për
faktin se unë jetoj pak larg dhe distanca e benë të veten.
6. A e keni menduar që të ktheheni përgjithmonë në Kosovë?
Agim Presioni Rugova:
-Po, shpresoj se së shpejti do t'kthehëm. Unë kam
plan këtë vit në Prishtinë ta hapi një studio profesionale për inçizim të
muzikës dhe ky do t'jet një hap para për kthimin tim sa më të shpejt në
vendlindje.
7. A mendoni se zhanri i muzikës tuaj është i suksesshëm, ta zëmë sikur
Rrokenrrol që në vitet e gjashtëdhjeta pati bërë ekspansion në krejt botën?
Agim Presioni Rugova:
-
Po, mendoj se zhanri Rap/hip-hop ka arritur një sukses shumë të madh në mbarë
botën dhe për momentin mendoj se e mban flamurin si një ndër zhanret muzikore
më të dëgjuara. Unë kur fillova të merrem më muzikë, Rap-i ka qenë në shkallën
e zhvillimit, ndërsa tash krejt bota dëgjon Hip-Hop.
8. Në komentet tuaja e kam vërejtur pothuajse gjithmonë i përmendni rrënjët
tona pellazgjike; më siguri prindërit e tuaj kanë luajtur rol të rëndësishëm
për të ngulitur te ti dashurinë për paraardhësit dhe vendlindjen tonë?
Agim Presioni Rugova:
-Meritat kryesore i takojnë Zotit që ma fali
mendjen e shëndosh që t’i kuptoj gjerat se si duhet, pastaj normalisht meritat
i takojnë edhe familjes që më mësuan kaptinën e parë të historisë, pra pasurinë
tonë kombëtare!
9. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen, më siguri duhet të jeni i zënë me
ndonjë projekt tjeter, më ndonjë album të ri?
Agim Presioni Rugova:
-Planet për të ardhmen janë të shumta: pikë s'pari
siç e theksova edhe më herët kam vendos të kthehem në Dardani dhe ta hapi një
produksion muzikor, ndërkohë pritën hite të reja nga unë dhe kolegët e mi 'TBA
Originallat', dhe për më shumë do t’i informoj fansat në të ardhmen.
10. Çfarë mendoni përgjithësisht për këngën dhe këngëtaret në Kosovë?
Agim Presioni Rugova:
-Mendoj
se ka talent, ka muzikë t'mirë, por njëkohësisht ka edhe shumë kopjues, shumë
imitime.
11. Ju tash jeni në vlugun e punës dhe në kulmin e suksesit. A mund të na
flisni pak për mbështetësit tuaj, pra për ata njerëz që gjithsesi ju kanë dhënë
krahë në këtë shtegtim tuajin?
Agim Presioni Rugova:
-Po,
pikë s’ pari kisha pas qejf ta përshëndes mbështetësit kryesorë që kam pas
gjatë gjithë karrierës time,e ajo është familja ime. Masandej, i përshëndes
kolegët e mi “Originallat” (B52, Jeton, Klepto, Unikkatil, Cyanide, Nag etj) për
punën dhe suksesin që e arritëm së bashku dhe në fund i përshëndes të gjithë
adhuruesit e mi kudo që janë!
12. Ju keni një natyrë prej arushani. Unë mendoj se
ju keni trashëguar gjenet e malësorit rugovas ... Jeni dakord me mua ?
Agim
Presioni Rugova:
-Hahahaa, në mënyrë absolute po! Unë mburrem me
prejardhjen dhe zakonet e traditat tona, për atë edhe e kam cekë në rimat e
këngës së fundit "We Getin It" (Me prejardhje malësor, Rugovan fis
Kelmendi!!)
13. Në SHBA thuhet se jeta është shumë dinamike. Ju a keni kohë të lirë, dhe
nëse po, atëherë me çka merreni gjatë kësaj kohe?
Agim Presioni Rugova:
-Po, e keni mirë, jeta në SHBA është shumë jetë dinamike, shumë jetë e shpejt por prapë përveç punës që punoj si enginier i muzikës dhe studios sime private “Illyrian Records”, unë prapë se prapë gjithmonë gjej kohë të merrem më sporte të ndryshme apo fittnes, body bulding etj.
14.FLM për intervistën si dhe ju uroj suksese të
njëpasnjëshme në karrierën tuaj ?
Agim
Presioni Rugova:
-Flm edhe prej juve...Respekt!
(Ekskluzivisht per ZSh-në, 14 Prill 2013)
-Dorëzuar per botim nga redaktori ynë në NJ, USA, Z. Lushaj-