Intervista
Oralda Lahe: Flet Zajmira Qeraxhiu
E premte, 30.05.2014, 08:04 PM
Flet Zajmira Qeraxhiu: Vij shpesh me shumë mall e dëshirë në Shqipëri çdo herë, më bëhet zemra mal e emocionohem nga ndryshimet e mëdha që gjej.
Ekskluzive nga Oralda Lahe
“Një tjetër argument për të cilën interesohem, do të jetë mbrojtja e trashëgimisë tonë kulturore historike e artistike. Sepse pa një të shkuar të njohur e të pranuar nga të gjithë shqiptarët, nuk mund të realizojmë asgjë të madhe. Duke respektuar të shkuarën tonë, e ardhmja do të jetë plot me ëndrra të realizueshme.”
Zajmira është nga ato gra energjike e cila gjithmonë u vjen në dihmën personave të cilët siç thotë ajo janë me më pak fat se ne. Fillimisht ajo ka studiuar në Politeknikumin “7 Nëntori”, specializim në laboratore të Modës së Lartë Italiane dhe stiliste mode. Ndërsa frekuenton në Universitetin e Perugias degën Shkencë e Komunikimit. Në listën e saj ka shumë preferenca mes tyre leximi, studimi, organizim eventesh. Vizitat në muzeume, monumente e site arkeologjike në zbulim të së shkuarës sonë. Si një grua plot optimizëm dhe energji së fundi është duke bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë për të sjellë njohjen dhe vlerat e kësaj fushe. Së bashku me produkte të veçanta që prodhohen në tokën shqiptare. Në bashkëpunim më bashkëshortin e saj po ndihmon në inkurajimin e kompanive të huaja të investojnë në Shqipëri. Ndërsa së bashku ata kanë organizuar aktivitete të rëndësishme si Kongresi i Lions Club Italia duke sjellë më shumë se 600 persona në Todi vendi ku ajo jeton.
Zajmira ju jetoni prej vitesh në Itali dhe sigurisht keni një jetë në shtetin fqinj. Si ju duket Shqipëria sa herë që e vizitoni?
Në Itali
kam realizuar një endërr që kisha qysh kur isha shumë e re, të merresha me
modën dhe sot jam një stiliste mode e afirmuar. Kam realizuar një nga Boutique
më prestigjoz në të gjithë
Panairi u prit me shumë interes dhe kuriozitet pasi nuk janë të shpeshta iniciativa si kjo. Për më tepër të organizuara nga shoqëri të rëndësishme ndërkombëtare si Lions Club International , në bashkëpunim me shumë institucione publike dhe private, njerëz të thjeshtë të çdo klase shoqërore. Të gjithë treguan gadishmëri për një bashkëpunim konkret dhe real për më tepër, u njohën me mënyrat e shumta të të bërit bamirësi.
Aktet e bamirësisë që ju keni bërë janë disa. Mendoni se një person i vetëm mund të ndihmojë me ndihmën apo kontributin e tij?
Aktualisht po përgatisni projekt ose diçka që është në kuadër të bamirësisë?
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shërbimit Social kemi kantiere pune të hapura, realitete prekëse që presin ndihmën tonë. Siç thotë Nënë Tereza “Në këtë botë nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha por gjëra të vogla me zemër të madhe".
Nëse do të jeni së shpejti në Shqipëri. Si do t'a ndihmoni shoqërinë shqiptare?
Duke bërë të ndërgjegjshëm secilin nga ne në nevojën morale për të ndihmuar njerëzit që janë më me pak fat se ne. Një tjetër argument për të cilën interesohem, do të jetë mbrojtja e trashëgimisë tonë kulturore historike e artistike. Sepse pa një të shkuar të njohur e të pranuar nga të gjithë shqiptarët, nuk mund të realizojmë asgjë të madhe. Duke respektuar të shkuarën tonë, e ardhmja do të jetë plot me ëndrra të realizueshme.