E merkure, 16.10.2024, 06:13 AM (GMT+1)

Intervista

Fazli Maloku: Intervistë me mësuesen Vjollca Beqiri

E diele, 30.03.2014, 07:05 PM


MËSUESJA: VJOLLCA BEQIRI - KRENARIA E SHKOLLËS FILLORE "ZENEL HAJDINI" NË PRISHTINË

Intervistë me rastin e 7 Marsit-Dita e Mësuesit

" Themelet e Shkollave Të Para Shqipe janë larë me gjakun e  promethenjve tanë dhe me kocat e tyre u ndërtuan ato"

EKSKLUZIVE NGA FAZLI MALOKU, PRISHTINË

Njëra nga datat më të çmuara të Kombit Shqiptar padyshim është 7 Marsi-Dita e Mësuesit. Siq dihet më 7 Mars të vitit 1887, në qytetin e Korçës hapet Shkolla e Parë Shqipe, pas një lufte të gjatë shekullore me pushkë e me pendë, nga intelektualët Atdhetarë shqiptarë. Hapja e kësaj shkolle mbushi me gëzim zemrat e shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha qendrat ku vepronin Shoqatat Atdhetare Shqiptare si në Bukuresht, Stamboll, Sofje, Egjipt e qendra të tjera. Hapja e Shkollës Së Parë Shqipe në Korçë, ngjalli shpresën po thuaj të humbur të shqiptarëve se do të bëhej Shqipëria. Tani të entuziazmuar dhe me plot bindje deklaronin: " Me hapjen e Shkollës Shqipe, do të bëhet edhe Shqipëria". Në këtë kohë me pak shpresa për shqiptarët, i ndrituri Sami Frashëri shkruante: "S'mund të ketë shqiptarë pa gjuhën shqipe, s'mund të ketë gjuhë shqipe pa shkronja shqipe e pa shkolla, në të cilat mësohet shqipja". Me rastin e kësaj feste shumë të çmuar realizova intervistën me znj. Vjollca Beqiri, mësuese në Shkollën Fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë, punon me klasën e III-7, njëra nga mësueset më të vyera jo vetëm në këtë shkollë, të cilën zëvendës drejtoresha e shkollës z. Naime Kunusheci, në pyetjen time. Çka mund të na thoni për mësuesen Vjollcë Beqiri, pa u hamendur tha: " Mësuesja Vjollcë, është Krenaria e Shkollës sonë".

Mësuese Vjollca, me dashamirësi pranoj që për lexuesit e çmuar të ZEMRA SHQIPTARE ta intervistojmë.

Pyetje: Mësuese Vjollca, ju lutem na e përshkruani një autobiografi të shkurtër tuajen për lexuesit tanë të çmuarë.

- Po. Kam lindur më 03.07.1977 në Gllogovc . Shkollën fillore dhe të mesme i kam mbaruar në Gllogovc, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Kam punuar 2 vite e gjysmë në Gllogovc, po në atë shkollë ku isha nxënëse, ndërsa prej vitit 2006 punoj në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Jam e martuar dhe kemi dy fëmijë: Endrini 12 vjeç dhe Genti 9 vjeç.

Pyetje: Cila është klasa (paralelja) që ju e udhëhiqni dhe sa nxënës keni?

- Klasa që punoj tani është klasa e III/7, me 31 nxënës. Në mesin e tyre e kam edhe një nxënëse me sindromën down që e kam marr në klasën time me vetëdëshirë. Pas një pune intenzive me të, ajo  ka arritur të mësojë shkronjat, numrat, të lexojë e të shkruajë.

Pyetje: Si e vlerësoni suksesin gjegjësisht mësimnxënien e nxënësve tuaj?

- Falë angazhimit nga ana ime si dhe vullnetit të nxënësve për mësim  si dhe angazhimit edhe të prindërve në shtëpi, kemi arritur të gjithë së bashku  që nxënësit të kenë rezultate të mira në mësimnxënie.

Pyetje: Çfarë kushtesh iu ofron shkolla për të arritur këtë sukses?

- Në arritjen e këtyre rezultateve në mësimnxënie, mundësitë e ofrimit të përkrahjes materiale të  shkollës si institucion , përveq aspektit moral, kanë  qenë dhe vazhdojnë të jenë të kufizuara për shkak të mungesës së buxhetit. Këto kufizime nuk më kanë ndalur, andaj  me  shpenzime të mia personale  kam siguruar mjete konkretizimi që sa më shumë ta bëjë mësimnxënien interesante për fëmijët.

Pyetje: Si qëndron bashkëpunimi mes kolegëve tuaj dhe si funksionon Aktivi i klasëve?

- Bashkëpunimi në mes të kolegëve është I mirë, edhe si aktiv i klasëve të treta kemi raporte të mira kolegiale.

Pyetje: Po bashkëpunimi me prindër gjegjësisht sa i kryejnë prindërit obligimet e tyre ndaj fëmijëve të tyre?

- Bashkunimi im me prindër është I mirë. Kam kontakte të shpeshta me ta, të cilëve u jap sygjerime lidhur me fëmijët e tyre. Jam e kënaqur me punën e tyre, e cila vërehet edhe në klasë se nxënësit kanë punuar me prindër në shtëpi.

Pyetje: Përveq mësimit të rregullt ju keni arritur sukses shembullor edhe në aktivitete të lira. Si mund t'ia dilni gjithë kësaj?

- Angazhohem që të gjithë nxënësit t’i përfshijë në aktivitete të ndryshme zakonisht në orë letrare që mbahen në shkollë dhe jashtë saj për nderë të festave të ndryshme.Vlenë të përmendet aktrimi i përrallës “Kësulkuqja” të bërë nga nxënësit e mi për nderë të ditës së fëmijëve 1 qershori  vitin e kaluar në sheshin “Nënë Terezë”, i cili është vlerësuar mjaft mirë nga publiku i pranishëm si dhe programi festiv për nderë të 7 dhe 8 Marsit, i cili vlerësua shumë nga të pranishmit. Angazhimi i tyre në aktivitete të ndryshme, ka krijuar te ta një liri të shprehjes së lirë dhe ka eliminuar ngurrimin.

Punë kreative e nxënësve të udhëhequr nga Gent Beqiri e III-7. Tema: Buqetë lulesh për nënën, me rastin e 8 Marsit.

Pyetje: Për këtë punë kaq madhore që bëni, keni marrë lavdata, mirënjohje nga ana e Drejtorisë së shkollës apo ndonjë institucion tjetër?

- Për punën time, mirënjohja ime më e madhe janë rezultatet të cilat i kam arritur te nxënësit. Nga ana e shkollës dhe prindërve kam lëvdata, të cilat më inkurajojnë që të vazhdojë me punën time.

Pyetje: A mund të na i dalloni tre nxënësit më të mirë të klasës?

- E kam të vështirë që të dallojë një numër të vogël të nxënësve, sepse kam një numër të madh të tyre që meritojnë të dallohen.

Pyetje: Problemet që mund të dalin gjatë punës, i zgjidhni vetë apo kërkoni ndihmesë nga Drejtoria apo Psikologu i shkollës?

- Gjatë punës sime me nxënës nuk kam hasur në probleme të tilla, ku do të më nevojitej ndihma qoftë e drejtorit apo ndonjë personi të tretë. Probleme kryesisht më janë paraqitur të aspektit  material, ku më është dashur që ti sigurojë vetë.

Pyetje: Ju jeni edhe nënë, jetoni ma bashkëshortin, vjehrrinë dhe dy fëmijët e juaj; Endrinin dhe Gentin, si ia dilni të gjeni kohë dhe energji me gjithë këto aktivitete, kur dihet se shpesh punoni edhe jashtë orarit të rregullt mësimor?Keni mirëkuptim dhe mbështetje edhe nga familja?

- Si Çdo nënë tjetër, edhe unë përveq angazhimit tim maksimal me nxënësit në shkollë, kam edhe obligime tjera, por falë vullnetit tim të madh për punë dhe mirëkuptimit e ndihmës që më ofron edhe bashkëshorti im po ia dalim me sukses.

Pyetje: A mendoni se në shoqërinë tonë, qoftë nga organet përkatëse qeverisëse apo në rrethet e qarqet tjera, mësuesit iu është dhënë vendi i merituar?

- Në vitet e para të pasluftes, gjendja e mësuesit si pishtar I arsimit ka qenë mjaft e vështirë, pra nuk e ka pasur vendin ku e ka merituar ta ketë, si në aspektin material poashtu edhe në aspektet tjera. Në vitet e fundit shoqëria kosovare dhe posaqerishtë qeveria kanë filluar që të vetëdijësohen dhe të bëjnë lëvizje pozitive në drejtim të përcaktimit të vendit ku e meriton të ketë mësuesi në shoqëri, duke e përmirësuar dukshëm bazën e tij materiale.

Pyetje: A mendoni se Arsimi në Kosovë është duke shkuar rrugës së duhur apo duhet ndryshuar diçka, dhe sikur ta drejtojenti Arsimin në nivel të Kosovës,çfarë do të ndryshoje?

Pamje nga ambienti i brendshëm i klasës e III-7

- Sa i përket cilësisë së arsimit në shoqërinë tonë kosovare, mendoj se duhet të punohet ende shumë në këtë drejtim. Po të kisha qenë në një pozitë ku do të mund të bëja ndryshime në arsimin e Kosovës, do të bëja përpjekje që sa më shumë t’i stimulojë mësimdhënësit. Mësimin do ta bëja edhe më interaktiv, do të siguroja më shumë mjete konkretizimi që nxënësve tu bëhet mësimi sa më shumë tërheqës.

Pyetje: z. Vjollcë, cila është porosia e juaj për kolegët t'uaj, për qeveritarët si dhe për brezat e rinjë?

- Porosia  ime  për kolegë është që secili prej tyre të vazhdojë të jap maksimumin në mësimdhënie,kurse qeveritarët të kujdesen për mirëqenien e mësimdhënësve.

Pyetje: Si e vlerësoni ju 7 Marsin - Dita e Mësuesit?

- Abetaret e Para Shqipe u shkruan me gjakun e promethenjve tanë dhe me kocat e tyre u vunë themelet e Shkollave Të Para Shqipe, bile do të thoja deri te ditët e sotme. Këtë histori, sa të dhëmbshme po aq krenare,  brezi i tanishëm dhe ata që do të vinë pas nesh duhet jo vetëm ta njohin në hollësi, por edhe ta mbajnë gjithmonë brenda kraharorit. Prandaj është për të ardhur keq që 7 Marsi-Dita e Mësuesit, në Kosovë nuk është festë shtetërore. Ky është turp për gjithë ne.

Mësuese Vjollca, në emër të lexuesve të Zemra Shqiptare ju falënderoj për intërvistën, duke ju uruar 7 dhe 8 Marsin! Punë të mbarë, shëndet e lumturi!

Për mësuesen Vjollcë fjalë miradie kanë edhe ata që e përcjellin punën e saj. Psikologja e shkollës, z. Albana Desku, vlerëson: " Mësuesja Vjollcë me shembullin e saj përsonal ngritë moralin dhe disiplinën, shton elanin për punë edhe tek të gjithë ne. Në klasën e saj çdo gjë shkëlqen, puna me nxënës, disiplina, higjena në klasë, ambienti i klasës i stilizuar e zbukuruar sa krijon përshtypjen se je në ambientin natyror, apo në ndonjë kopsht me lule. Përkujdesje të veçant, por edhe sukse të veçantë ka arritur me njërën nga nxënset e saja me sindromin "Daun", e cila fare pak është mbrapa të tjerëve. Gjithmonë merr iniciativa të shëndosha dhe mënyra efektive për të hecur përpara. Ka vullnet dhe motiv për punë. Ka karakter të fortë për tu ballafaquar edhe me probleme të natyrës së punës".

Ndersa zv.drejtoresha e shkollës, z. Naime Konushevci deklaron: " Do të isha jashtëzakonisht e lumtur sikur të kisha më shumë mësues si mësuesja Vjollcë. Ajo është inspirim për punë edhe për ne të tjerët. E vyer si bleta. Për te nuk ka orar mësimor fare. Me orë të tëra qëndron pranë nxënësve. Me një fjalë, mësuesja Vjollcë është krenaria e shkollës tonë, bile do të thosha edhe për Prishtinën".

Edhe prindërit krenohen që kanë për mësuese të fëmijëve të tyre mësuesen Vjollcë. Njëra nga to, Ganimete Berisha shprehet: " Pata fatin unë dhe vajza ime-Vlera, që e kemi mësuese z. Vjollcë. Ajo i mbulon edhe lëshimet dhe dobësitë tona si prindër. Angazhimi i saj është maksimal. Habitem ku e merr gjithë atë energji. I lumtë! Do ta respektojmë tërë jetën".

Atmosferë tepër e  ngrohtë mes mësueses dhe nxënësve.

Koncentrim maksimal i nxënësve në një orë aktivitete të lira

Nxënësit zbukurojnë klasën duke paralajmëruar stinën e pranverës.

Program festiv, recital për Ditën Pavarësisë së Shqipërisë-Dita e Flamurit Kombëtar.

Recitali: "Ditëlindja e Kosovës", përgatitur nga mësuesja Vjollca Beqiri, me nxënësit e klasëve të III-ta. Me rastin e gjashtëvjetorit të  Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2014 .



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gani Mehmeti: Intervistë me poetin Ilmi Tahiri Sylejman Morina: Intervistë ekskluzive me arbëreshin Dino Peroviq Elona Doda: Intervistë me Leman Mal’Osmani Ruga Beqir Cikaqi: Intervistë ekskluzive me “Artistin e Popullit” Skënder Sallaku Mustafë Rugova: Intervistë ekskluzive me sociologen Entela Binjaku Marjan Sebaj-Sopi: Intervistë me Don Izidor Lukiq (Shoqëria e Salezianëve) Ramiz Selimi: Intervistë ekskluzive me drejtoreshën e kompanisë “REX” Rilinda Rexhepi Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Sociologen Entela Binjaku, kandidate për deputete e FRD Marjan Sebaj-Sopi: Intervistë ekskluzive me Patër Shtjefën Dodën Lulzim Logu: Intervistë ekskluzive me poetin Gjon Neçaj Mustafë Rugova: Intervistë ekskluzive me muzikantin shqiptaro-amerikan Agim Rugova - Presioni Ramiz Selimi: Intervistë ekskluzive me poetin shkodran Ragip Dragusha Ramiz Selimi: Intervistë ekskluzive me drejtorin mjekësor të "Aleancës për Fëmijët" Dr Michael Schödermayr Albert Shala: Intervistë ekskluzive me poetin Muhamet Luma Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me ish atletin Zijadin Kryeziu - Yllin e Kosovës Fazli Maloku: Intervistë ekskluzive me poeteshën e vogël Ermale Brahimi Ramiz Selimi: Intervistë ekskluzive me udhëheqëset e Organizatës NESsT Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (VI) Lulzim Logu: Intervistë dimërore me piktorin Abdullah Gjongecaj Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me ish-ushtarin e UÇK-së Sinan Morina - i arrestuar nga policia austriake me fletarrest nga Serbia

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora