Intervista
Beqir Cikaqi: Intervistë ekskluzive me “Artistin e Popullit” Skënder Sallaku
E merkure, 12.02.2014, 09:04 PM
Ripublikim
Intervistë me “Artistin e Popullit” Skënder Sallaku
A e them edhe një…!
Ekskluzive nga Beqir Cikaqi
Skënder Sallaku “Artisti i Popullit”, është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, ish kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk… Humori dhe cirku është vetë jeta e tij...! ''Talentin e kam pas dhunti, por publiku me ka bërë që unë të jem ky që jam…!''
Me Skënder
Sallakun u takuam në fundvitin që lamë pas. Përveç disa bashkëkombasëve në atë
pasdite dhjetori, me “Artistin e Popullit” ishte edhe shoqëruesja e jetës së
tij, artistja e madhe e cirkut shqiptar, zonja Vitore Sallaku që mban
çmimin“Mjeshtre e Madhe”. Zonja Vitore, përveç që është (ishte) artiste e
cirkut, ndryshe njihet si njeriu pa eshtra, është edhe autore e disa librave,
ku autorit të kësaj interviste i dhuroi dy libra autorial. Meqenëse ishte një
kënaqësi e jashtëzakonshme të takosh artistët e mëdhenjë të estrades shqiptare,
nuk e lëshova rastin ta marr një intervistë të cilen ekskluzivisht do ta
botojmë në ZEMRA SHQIPTARE. I madhi Skënder Sallaku, rrëfente pa asnjë hezitim,
batuta, ngjarje nga jeta private, jeta
artistike, shoqërore, etj. Sa mbaronte një rrëfim apo batutë, ulej, e
“freskonte” gojen dhe në shenjë nderimi kërkonte leje: A e them edhe një!
Natyrisht aprovohej me shumë dëshirë dhe ndiqej me vëmendje…!
Skënder
Sallaku “Artisti i Popullit”, është njëri nga aktorët tanë më të mirë të
humorit, ish kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish,
etj. Është i njohur për interpretimin e
tij brilant në estradë dhe cirk. Përndryshe, Skënder Sallaku ka lindur me 25
janar të vitit 1935 në Tiranë, ku ka kryer fazat e para të shkollimit, 7 vjeçaren
të shkolla “Lidhja e Prizenit”, Liceun artistik te ”Jordan Misja”, mandej ka
mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy
vjet specializim në akrobaci dhe humor
në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Ka punuar si profesionist në Estradën e
Kufirit, më pas si klloun akrobati në cirk duke e ushtruar një profesion sa të
vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë,
etj.
Ka një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë, tani në janar 2013 i bën plotë gjashtëdhjetë vjet në skenë për të cilin është shkruar e folur në shumë gazeta, radio, televisione e mjete tjera elektronike e të shkruara. I cilësuar si kllounatës i parë në cirk dhe komedinë shqiptare, të cilën edhe vete e pranon se humori dhe cirku është vetë jeta e tij. Është i martuar me artisten e cirkut znj. Vitore Sallaku (Rasha), ku kanë një djalë e një vajzë të trashëguar edhe me nip e mbesa. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ka edhe çmimet”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, “Urdhri i punës i klasit të dytë”, etj.
Kur keni patur paraqitjen e parë në publik?
Skënder Sallaku: Unë fillimisht jam marr me mundje, natyra ma fali trupin për mundje. Madje dy vjet isha kampion shtetëror i mundjes klasike. Nga rezultatet e arritura në nivel shtetëror më ftuan në kombëtare, kështu përfaqësova Shqipërinë në ballkaniadën e Sofies.
Cili ishte suksesi i juaj në atë
Ballkaniadë?
Skender Sallaku: Ani se në Sofie nuk arrita ndonjë rezultat të
lakmueshëm, vetë pjesëmarrja ime, ku
përfaqësoja kombëtaren në stilin mundjes klasike dhe dalja jashtë
shtetit për herë të parë e konsideroja si sukses. Me thanë të drejtën kjo ishte
edhe dëshirë e gjithsecilit të ri në atë kohë që t’i jepet rasti e të dalë
jashtë shtetit. Gjatë kohës sa
zhvillohej Ballkaniada, ne bënim përgatitje, dhe meqenëse isha edhe
akrobat i cirkut, gjatë provave dhe kohës së lirë bëja akrobacione që
pëlqeheshin nga të pranishmit, andaj fitova një simpati të veçantë. Aty
Skënder Sallaku: Me u njoftua me këtë zonjë (i
drejtohet me dorë, sepse e kishte në krahun e djathtë) nuk ishte rastësi, u
njohëm në cirkun e Tiranës kur Vitorja ishte vetëm 15 vjeçe. Aty na u krijua
spontanisht lidhja e dashurisë, sikur dinë të dashurohen të rinjët. Kështu me
kalimin e kohës u forcua lidhja e jonë, sa ishte e mjaftueshme të vendosim që
të martohemi. Për të bashkëjetuar e mendoja se i kishim dy pengesa të mëdha
para neve. Një se
Ia dolët të jeni bashkë, madje edhe të avansoheni në profesion. Si është e mundur, kur dihet se ishte vështirë të ia dalësh kur bie ndesh me “vijen e partisë”…!?
Skënder Sallaku: Së pari ne të dy ishim të
vendosur, sidomos kjo varej nga unë, prandaj isha shumë i vendosur që ta kem
shoqe të jetës Vitoren, duke përballuar çdo kusht e barikadë që më vihej. Dhe,
nuk jam pishman asnjëherë.
Përveç rastit që kishe me kurorëzimin me zonjen Vitore, ke qenë edhe ndonjëherë në pozitë të palakmueshme në raport me “pushtetarët”?
Skënder Sallaku:
Dhe nuk e lëshova rastin të shprehi “frikën” dhe “fitoren” time, duke iu drejtuar të pranishmëve: ”e sikur të mos duartrokiste “shoku” Enver, edhe kësaj radhe unë do t’a haja…!” Mora edhe një herë duartrokitje! Ika prapa skenes, morra frymë lirshëm. Ndërsa në përfundim, qëllimisht iu afrova “shokut” Enver, i cili më rrahu supet duke më thënë ”Të lumtë o Skënder, i fortë je…!”
Ishe mundës, akrobat cirku, humorist skene, imitator, aktor filmi,..etj. Cili “profesion” nga këta iu ka lënë mbresa e suksese?
Skënder Sallaku: Me secilën këto profesione kam
pasur suksese! Në mundje, përveç që isha kampion kombëtar për dy vite, pata fituar të drejten
e daljes jashtë shtetit për herë të parë.
Gjithashtu, edhe në cirk fitova të drejtën të specializoj në Kinë dhe ta
mësoj kinezishten në shkallë të kënaqshme. Me humor e imitime gjej emocione të
veçanta sikurse edhe në rolet që luaja në film. Nga mundja jam larguar që në
fillim të karierës. Kam vazhduar paralelisht me cirkun dhe estraden, sa ishin
së bashku. Kur u nda estrada nga cirku, unë i mbeta besnik estrades, sepse
cirku do shumë punë e stërvitje të pa ndërprerë, prandaj në estradë kisha ma
shume kohë për pushim e relaksim. Talentin e kam dhunti natyrore, por që ta
ruaj dhe ta përsosë më shumë, më është
dashur punë profesionale që duhen
kombinuar të gjitha mundesitë. Psh. Për të luajtur një skenë humori duhet të përvetësosh
tekstin e rolit, mandej imitimin e rolit që të
Ndonjë emocon të veçantë me publiku, në skenë dhe jashtë skenës?
Skënder Sallaku: Publiku është ai që më ka sjellë
emocione të jashtëzakonshme. Ai me duartrokitjet e veta të përvetëson, të nxitë
që të japësh maksimumin. Talentin e kam pas dhunti, por publiku me ka bërë që
unë të jem ky që jam! Në cirk duhet të jesh shumë i kujdesshëm, se mund të pësosh.
Kështu nga një jo koncentrim i duhur,
një herë për pak sa nuk e pësova, dhe falë gjindëshmërisë time u kapa për
perde, të cilat kur u shkulen u mbyta me pluhur, ndërsa spektatori mendonte se
kjo që ndodhi ishte e përgatitur…! A e them edhe një…! Në vazhdën e shumë
ndodhive që më kanë shoqëruar…! Duke ecur rrugëve të Tiranës, më vjen një zë, o
Skënder, o Skënder…! E kthej kokën, vërej një person që ma bën me dorë, duke me
urdhruar që të pres. Vjen afër, përshendetemi, ndrrojmë pak bisedë, dhe unë
Kur është fjala për artistët, ju në karrieren gjashtëdhjetvjeçare keni bashkëpunuar me shumë artistë. Mund ta veçoni ndonjë që duhet përkujtuar?
Skënder Sallaku: Është e vështirë të përmenden të gjitha ata artistë, regjisorë, skenografë, tekstshkrues etj. sepse janë të shumtë. Frigohem se do të iu mbetem borxh nëse dikujt nuk ia pemend emrin. Por nuk mund ta anashkaloj Telat Agollin te cirku. Dikur ishte i njohur edhe humoristi Tano Banushi, etj. ndërsa tani do përmendja Behar Merën, Agron Llakën, etj. Është mëkat që Estrada e Tiranës nuk ekziston më, artistët janë shpërndarë në gjithë rruzullin. Kisha edhe unë oferta, madje edhe në Amerikë, por nuk kam pranuar. Për mua Tirana është qyteti më i dashur në gjithë botën… Më vjen shumë keq edhe për cirkun shqiptar që dikur ishte i një niveli shumë të lartë, e tani është në nivelin zero.
Me çka merret aktualisht “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku?
Skënder Sallaku: Në këtë janar i mbush 78 vjet jetë dhe 60 vjet në skenë, ku jam nga
mosha tetëmbëdhjetë vjeçare. Jam akoma
vital. Paraqitem herë pas here nëpër televizione të ndryshme. Të merresh me
cirk do të thotë se disa sekrete magjie nuk lejohen të publikohen, ato ruhen në
mes vete artistëve e magjistarve. Më ka rastisur një moment që i kam dalur në
ndihmë edhe magjistarit vlonjat Nadir Nura, edhe atë në Preshevë. Kohë pas kohe
shkoj për vizita nëpër vende të ndryshme, sikur tani në Itali që jam. Nga do që
shkoj më shoqëron Vitorja, të cilen e kam më besniken në këtë jetë. Kur jemi
vetëm nganjëherë zihemi… Hahaha qeshet. Më sugjeron që mos të pi jashtë nga
shpija. Dhe, ashtu i kam premtuar! Një ditë në qytet u takova me do bashkëmoshatarë
të mi, pimë nga një, dy,… dhe kur u ktheva në shtëpi, e vërejti menjëherë
gjendjen time
Për fund të kësaj interviste dhe të këtijë viti kalendarik, ke ndonjë mesazh?
Skënder Sallaku: Jam i moshuar dhe nuk mundem t'i shqiptoj fjalët nganjëherë mirë. Kështu në vend se të them urime! Them udhime!...dhe qeshet. Pas pak vazhdon, e pata për humor! U ndieva shumë i relaksuar që isha sot në këtë mes dhe që mu dha rasti të bashkëbisedoj me ju. Me qenëse jemi në vigjilie të ndrimit të viteve, tani jo me humor, po me seriozitetin më të lartë dhe sinqerisht uroj: Gëzuar shqiptar kudo që jeni! Ju dëshiroj që Viti i Ri 2013 të jetë një vit sa ma i mbarë për të gjithë ! Shnet!
Duke të falenderuar për kohën shumë të çmuar tuajen që e keni ndarë, për këtë intervistë, në emërin timin personal, të redaksisë dhe lexuesve të Zemra Shqiptare, ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat Juve dhe familjes Tuaj!
Skënder Sallaku: Ju lutem e faleminderit!