Intervista
Oralda Lahe: Intervistë me poeten Rozi Hysuka
E diele, 22.06.2014, 04:01 PM
Flet Rozi Hysuka fituesja e Multimedia Activisim Platform në edicionin e dytë.
Ekskluzive nga Oralda Lahe
Dikur më patën thënë se “ dëshira për të shkruar, të bën talent “. Ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëshirën të shkruajnë çfarëdo zhanri qoftë gazetari, letërsi.
Rozi
Hysuka është një nga studentet e cila studion për Shkenca Politike. Në bisedën
e parë me të në mënyrë të drejtëpërdrejtë mëson dëshirën për librin dhe
gazetarinë. Në këtë të fundit atë radiofonike dhe të shkruar pa anashkaluar dhe
ekranin. Poezia është një tjetër mikrobotë e cila e ka bërë të njohur.
Gazetaria mbetet një tjetër sfidë duke u shpallur fituese e çmimit të dytë në
konkursin e
“Nga autorët shqiptarë kam disa të preferuar si I. Kadareja, E. Dones, F. Açka, L. Lleshanaku. Gjithsesi ajo që më shqetëson ka të bëjë me një “rrëmujë” të letërsisë shqipe . Këtu dua të ndalem tek fakti se autorëve po jua dëgjojmë emrat e tyre në rrjete sociale shoh se shumë pak bëhet për letërsinë shqiptare”
Rozi kur keni nisur të shkruani për herë të parë?
Mbaj mend që në shkollën time unë isha në klasë të shtatë dhe si çdo vit zhvillohej konkursi për vjershat më të mira me rastin e 7-8 Marsit. Konkurova me krijim timin dhe një vjershë nga ato që mësonim në leximin letrar. Faktikisht nuk mora çmim, madje vjersha ime diku nga fundi është prezantuar. Me kohën rritemi të gjithë dhe bashkë me të, dëshira për të shkruar. Profesori im i letërsisë sa herë lexonte poezitë e mia i cilësonte origjinale. Një ndihmesë të madhe të jashtëzakonshme më ka dhënë xhaxhai im, ku falë tij arrita të botoj librin tim të parë me poezi, të mirëpritur. Unë dhe poezia kemi një marrëveshje të përhershme.
Si ka qenë kontakti dhe njohja me librin?
Me librin unë jam njohur që në fëmijërinë time, im atë kur më merrte në shëtitje më tregonte për librarinë, bibliotekën. Aty ka qënë kontakti im i parë me libri, njohja me të. Libri i parë që kam lexuar ka qënë “Ndodhitë e Pisikës” nga O.Grillo. Sot ka larmi titujsh, autorësh të vendeve të ndryshme. Disa autorë janë nobelistë, më parë nuk i kishim këto mundësi. Përveç klasikëve janë letërsia dhe autorët e pazëvëndësueshëm për çdokënd që lexon.
Autori i huaj dhe shqiptar që ju pëlqeni?
Autorët e huaj që më pëlqejnë janë të shumtë. Disa
kryevepra më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme. Me këtë duhet të them fuqinë
e mendimit, shprehinë, personazhet. Heronjtë ku koha në të cilën jetuan vjen e
njëjtë me atë që jetojmë. Personazhi i Don Kishotin më ka lënë mbresa të
jashtëzakonshme. Servantes e ka shprehur bukur “kalorësinë” e kohës, ai
“neveriste” thënë kjo në këndvështrim më social. Lufta e mendimit, arsyes,
rilindja kundrejt dogmës fetare që mbizotëronte i përkiste një
Cilët janë autorët shqiptarë më të dashur për ty?
Nga
autorët shqiptarë kam disa të preferuar si I. Kadareja,
Mund të
them se ka qënë një nga eksperiencat më të bukura. Të dish se janë me qindra
dëgjues që presin fillimin e emisionit, duke të telefonuar paraprakisht për të
të pyetur cila është tema e ditës. Duke të thënë fjalët më të mira dhe
mikëpritjen e ngrohtë nga fansat e këtij emisioni, normalisht të bën të
ndjehesh e dëshiruar në radhë të parë, pa sforcime. Emsionin e ideova vetë,
mundësinë për t’a realizaur e mora nga Jolanda e cila e meriton një falenderim
të madh për përkrahjen e saj që më bëri në atë kohë. Emisioni pati e një sukses
tjetër nëse mund të themi, pasi kishim fansa
dhe të moshës së tretë të cilat na telefonin dhe bëheshin aktivë për
temat sociale. Me kolegun tim Albano Idrizin bëmë një punë shumë të madhe sepse
kishim të dy karizmën, qetësinë për të përballuar
një emision. Radio ka një avantzh pasi nëse je pa humor aty të kthehet 100 %.
Poezia dhe proza si vijnë tek ty?
Vijnë natyrshëm sa ndonjëherë them si mundet njeriu të jetojë në dy botë. Poezia është mendim, dëshirë, zhgënjim, shpirt, tjetri përballë teje. Njeriu që ti nuk e ke njohur kurrë dhe nuk do ta njohësh. Takimi mes njëri-tjetrit bëhet i mundur mes ndjeshmërisë, empatisë, humanzimit. Poezia është bota shpirtërore që ne shkruajmë. Pavarësisht koha që jetojmë sot është epoka e materializmit, grykësisë dhe zhvillimit njerëzor. Poezia dhe proza e gjejnë një rrugë, nisen drejt meje sepse poetët dhe shkrimtarët jetojnë pa kohë!
Vargjet e një prej poezive të tua që të bën më shumë përshtypje dhe emocionon të tjerët?
Jam me fat nëse më lejohet të shprehem kështu, në radhë të parë kam lexues shumë të mirë. Miqtë e mi janë të etur për të lexuar çdo krijimin të ri dhe e vlerësojnë pafund krijimtarinë time. Ndonjëherë unë habitem për intelektin që ata shfaqin sikur të ishin artistë të vërtetë.
A e pëlqen shoqëria shqiptare letërsinë?
Shoqëria shqiptare e dëshiron letërsinë, lexojnë, janë të apasionuar ndaj letërsisë dhe librave, kjo jo se pëlqëjnë poezitë e mia. Unë nuk kam një poezi të veçantë që mund të them se dallon nga të tjerat, por çdo poezi është një emocion më vehte. Sinqerisht nuk di të them cila është poezia që më emocionon lexuesit janë të ndryshëm dhe emocioni mbetet relativ. Por mund të përmend disa vargje nga një poezi që ka marrë shumë “duartrokitje”:
Ne jemi njohur edhe
njëherë qindra
vjet më parë
Të ngutshmë kemi rendur
Lakmitarë
Eethshëm për të pirë
kupa marrëzie
Dehur siç të deh një pije
e nga fundi gotës
fundi çdo dashurie” …
Ju jeni fituese e çmimit të dytë
te
Unë si
fillim duhet të bëj një sqarim të shkurtër që lidhet me këtë konkurs më dha
mundësinë të aftësohem në këtë zhanër që
vendosa të konkuroj.
Më ka pëlqyer gjithmonë të alternoj letërsinë, politikën dhe gazetarinë. Në lidhje me konkursin jam ndjerë rehat, aty ishin profesorë, figura të dashura për publikun. Konkursi zhvillohej si një orë mësimi të gjithë kishim të drejtën e pjesmarrjes në bisedë jo thjesht dëgjues të një ore leksioni. Të gjithë pjesëmarrësit i vlerësoj dhe janë fitues pavarësisht marrjes ose jo të një çmimi.
Mes gazetarisë dhe letërsisë kë pëlqen dhe adhuron më shumë?
Përpiqem t’i alternoj të dyja kjo më ndihmon me letërsinë, politikën. Mendoj se me vullnet, dëshirë, për të thënë fjalën time, në një të ardhme të afërt të kem realizuar një libër ku mund të ndërthur letërsinë, gazetarinë, poltikën. Dikur më patën thënë se “ dëshira për të shkruar, të bën talent “. Ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëshirën të shkruajnë çfarëdo zhanri qoftë gazetari, letërsi.