Kulturë
Xhevdet Ukalli: Një copë zemre lashë tek ti
E merkure, 25.06.2014, 06:09 PM
XHEVDET UKALLI
NJË COPË ZEMRE LASHË TEK TI
Për kaq vite , s’jemi parë
Djegur unë e djegur ti
Veç një gurë, ne na ka ndarë
Gurë i rëndë, ai gur i zi!
Kemi ndjerë , për njëritjetrin
Si rënkonte , shpirt i ngratë
Unë për ty , si më të vjetrin
Ti për brezat , gjërë e gjatë
Unë nga larg, lakmoja valët
Ti atë qiell, mbi horizont
Unë s’e dija , çfarë thonë dallgët
Ti , e keqja ku mbaron!
Kemi qenë , pra të gabuar
Kot , të dy, qemë lakmitarë
Dhe siç duket , s’kemi besuar
Se të dyve djalli , na ka marrë.!...
Nga brendia , pas aq dhimbjesh
Erdhi çasti ,të vjellim blozën
Pas kaq vitesh , pas kaq ndrydhjesh
Me gjithë lotë, dhe sytë na rrodhën
Megjithatë, ooo lum deti!
Kokën lart , të lutem mbaje
Sepse s’erdha , unë i shkreti
Që ne sot , të ndajmë faje !
Një copë zemre , lashë tek ti
Morra aq , sa më mjaftonte
Në krahëror, një copë Shqipëri
Një grusht dhe , që më takonte.
Durrës 1996