Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Poezi nga Karl Krolow
E merkure, 25.06.2014, 06:39 PM
KARL KROLOV
Perktheu nga gjermanishtja Remzi Salihu
Karl
Krolov, (Karl Krolow) u lind më 11 Mars 1915 në
NGADONJËHERË
Ngandonjëherë flisje në gjumë. Këtë ti nuk e ke hetuar.
Përjashta binte shi. Ishte një aromë nëpër errësirë.
Unë të dëgjoja me kujdes, me dëshirë si ndonjë i zgjuar.
Ngandonjëherë flisje në gjumë e unë fytyrën ta kam shikuar.
Na ishte një fëmijë, që me vrull të madh ka lejuar
Një zog prej letre të ngjitet në qiell, vjeshtë ishte me erë,
Kjo ndodhi dje. Unë të pash ty:
Kundërmim nëpër natë, vjen erë vere.
Unë të dëgjoj ende ty. Por biseda jote nga mendja më iku.
MITILOGJIA E MURIT
Mitologjia e murit
U zbulua nga një tetëvjeçar
Ne kalojmë aty pranë dhe
I përshëndesim mendimet tona.
Gratë tona dalin
Nëpër tullat e pjekura.
Ëndrrat tona nëpër mure
Janë më të vjetra se ne.
Vdekja e bardhë e gëlqeres
I bartë ato nëpër lëkurë.
Ne kalojmë aty pranë
Dhe ca kthehen prapë,
Ndërsa pas shtëpisë së tyre
Tashmë muri nga hëna dhe qentë
Do të tatuazhohet.
ORA NJË NË MESDITË
Drita nuk rrëzohet kot
Vertikalisht.
I sheh kosat e kaltëruara në qiell.
Ora një në mesditë. Lulet
Me qafa të thyera
Varen në bunacë.
Nga guroret vijnë fërshëllimat
Të shqetësuara prej një shishe bire
Ose nga vrapimi i ndonjë qeni.
Nëpër mullar me kashtë
Fëshfëritin minjtë
Dhe kofshët femërore.
Hija e pëllëmbës së hapur
zhduket njëkohshëm
Me tingullin e fundit,
Që është duke u dëgjuar.
ZGJIMI
Për herë të parë thash:trëndafil?
Unë më parë i emërtoja
Emrat e këqij.
Minutat që i pushtojnë gishtat e mi,
s’kanë kurrfarë rëndësie.
Kur do ta ndjej unë këtë,
do të jetë përsëri vonë.
Por tash dita i ka
Ende sytë të rrahur.
Nata tërhiqet
Pas kthimit të këngëve.
ÇASTI NGA DRITARJA
Dikush hedh dritë
Nga dritarja.
Trëndafilat e ajrit
Lulëzojnë,
Kurse në rrugë
Fëmijët i kanë zhytur sytë
Pas lojës.
Pëllumbat shijojnë
Ëmbëlsinë e vetes.
Vashat bëhen të bukura,
Kurse burrat bëhen të butë
Nga kjo ditë.
Por para se t’ju thonë të tjerët,
Dritarja nga dikush
Përsëri është mbyllur.
LODHJE
Ajri është gatim i nxehtë
pluhuri
Me sy të përngjitur
jeton lodhja pa hije.
Ngadalë rrëzohet një dorë
nga xhepi në tokë.
Gjethe të derdhura me ujë
Kujtohen në gjelbërim.
Unë kot përpiqem,
të vë marrëdhënie
ndërmjet një ore të qetë
dhe një drite.
HISTORI
Burrat bartën mbi atë vend një flamur.
Kentaurat i sollën nga gërmushkat
Që shkelën me këmbë shamitë e tyre
Dhe historia mund të fillonte.
Shtetet melankolike
Shkatërrohen në skajet e rrugëve.
Gojëtarët me bulldogët
Bëhen të gatshëm,
Dhe gratë e reja
Shminkohen për të fortit
Pa ndërprerë qortohen zërat
Në ajër,edhe pse
Krijesa mitologjike prej kohësh
Është tërhequr.
E tepërt më në fund mbetet dora,
Që shtrihet për rreth një gryke.
KLIMA-INSTALIMI
Tipike, një pluhur filmi
mbi gjërat:
kur atë e rrotullon,
ajri vjen ndryshe.
Sa mban shpina për së gjati.
Një klimë-instalimi
kujdeset për gjithçka.
Shija e frikës paranoike
për një moment është aty,
e papërshkrueshme
në këtë botë fizike
me urdhrat e saj telefonike.
Ah, ah pëshpërit dikush pa tela,
një rënkim pa tela nga largësia.
Për dashnorët e shpirtit
një thirrje e përshtatshme, gjatë shkuarjes me gishta
nëpër pluhurin e dhomës suaj: përgjigju mua
nga qielli
me një fjali të pa mbaruar.
PARKU
Në dimër gardhet me borë
bartin një mjekër
si Karl Maksi.
Gjatë rënies së shiut të ngrohtë
njeriu ndjen sikur i rriten flokët,
mban dorën hapur,
sikur të pranonte
ndonjë dhuratë.
Falas s’ka kurrgjë.
Pastaj karafili në verë
Flakë i kuq
i ngrihet gjaku në kokë.
Lulet hipertonike
do të shkulen nga ideologët.
Zjarret e drurit melankolik
kanë mbetur gjatë kohë të shuara,
kur tani më është vjeshtë
nëpër dritën e llambave
gjatë mbylljes së syve
njeriu nën bli ndjen:
sa kthjellët është errësira.
Më në fund humbet
logjika e stinëve.
I papastër do njeriu
të jetoj më tej:parkun
në kokë, atje,
ku hipofiza
një gjysmë gram peshon.
POEZI DASHURIE
Me gjysmë zëri po të flas ty:
A do të më dëgjosh pas fytyrë lakrës së hidhur
Të hënës, që po bie?
Në bukurinë hyjnore të ajrit,
Kur është duke u bërë ditë,
Agimi një peshk i kuq me flatra të dridhura?
Ti je e bukur.
Unë po të them se lëndinat janë përplot rrepa të gjelbëruara.
E freskët dhe e thatë është lëkura jote. Unë po të them
Ndërmjet kubeve të shtëpive të këtij qyteti, ku unë jetoj.
Shikimi yt-i urtë dhe i sigurt si ndonjë zog.
Po ta tregojnë erën e luhatshme.
Zverku yt-më dëgjon ti- është nga ajri,
Si ndonjë pëllumb nëpër syth
Që gëlltit gjethin e kaltër
Ti e mban fytyrën.
Në murin prej tullave të forta shndritë hija edhe njëherë.
E bukur je ti. Ti je e bukur.
Ujë i freskët ishte gjumi im në anën tënde.
Me gjysmë zë po të flas unë ty
Dhe nata copëtohet si soda, zi dhe kaltër.