E marte, 22.06.2021, 09:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Bartja tipike e fenomenit

E shtune, 27.08.2011, 07:22 PM


3.BARTJA TIPIKE E FENOMENIT

 

Nga Remzi Salihu

 

....Gjurmët janë shenja të dukshme të një përjetimi, apo fenomene të pranueshme, tipike, të bartura me fjalë e gjuhë nga përshtypja e përgjithësuar e një realiteti të fiksuar në kujtesë. Ngjarja bënë shtytje dhe nxitje në gjykim. Absorbuesi që përcjell dimensionet e e shumta të ngjarjes dhe të gjykimit të saj bart në vete kuptimin e lëvizjes së autorit dhe jep koment. Ato janë shenja që afrojnë vetëdije dhe njohje të lartë të ekzistencës  së një ngjarjeje të ndodhur në të kaluarën, gjegjësisht, të bartur deri më sot, si rikujtim i mundshëm. Kujtesa afron në skenë më tipiken, fenomenin. Ajo është e dukshme për të gjithë, por interpretimi i saj bëhet në veçanti dhe kënde të ndryshme. Rrethi i parë i të kuptuarit, nxitë edhe rrethin e dytë e kështu me radhë formon zinxhirin e gjatë të kuptimit të domethënies së saj tipike. Në këtë mënyrë diskursi asimilon të veçantën e ndodhisë së ngjarjes që vjen nga kapja e përgjithshme e absorbimit. Atë veçanti të kuptuar e ngjesh me plotësime të tjera në tekst. Në këtë rast realja bëhet fiktive. E vërteta në fiksion ndërton kuptim palimpest në të cilën përsëri ngjeshet vlerësimi se nga kapja e parë në skenë vijnë dy e më shumë të vërteta. Dy veçantitë zhvillojnë një tërësi që përshtaten në kuptim. Veçantia që vjen nga ngjarja e ndodhur në të vërtetë, si fenomen, përmbushet me të vërtetën e përgjithësuar, që gjendet ndërmjet të ndodhurës dhe të pranishmes së kërkuar e verifikuar gjatë kohë, në vete dhe në masë. Këtë gërshetim të reales dhe fiktives asnjëri s’e gjykon kur mbetet e izoluar, ngase ajo është e padukshme dhe zhvillon betejë të mundshme brenda vetes së izoluar. Vetëm atëherë kur paraqitja merr guximin të dal në faqen e pa kufizuar të shkrimit, të interpretimit për mes fjalës, merr përmasat e gjykimit të drejtë në skenë, apo të shtrembëruar. Kjo mund të gjykohet gjithnjë nga të tjerët, që përcjellin lëvizjen time të shkrimit kreativ.

Shtresimi i mendimeve, në këtë rast vlerësimi i gjërave, bëhet katalizator i pasqyrimit diskurziv i pranisë, gjendjes reale, që paraqet harxhim kohor të kufizuar të kuptimit. Sqarimi i të pakuptueshmes së grumbulluar në vete merr dimensionin e një ekzistimi tjetërfare, e cila do ta kuptojë vetë njohjen e fenomenit në arenë të dukjes së shpaluar nga të tjerët përballë fjalës së thënë. E pa shqiptuara mbetet e burgosur dhe humb funksionin e vet në kohë dhe hapësirë. Kontekstualisht kuptimi i brendshëm i gjërave dhe shpalimi i saj në përmasa të shumta të gjykimit brenda kohës fut shkurorëzim nga varianti i parë semantik i fjalës së mbyllur në vete, që realizohet drejt veprës dhe jashtë veprës së përkufizuar për shqyrtim, si konstrukt studimi variabël, deri në kufijtë e vetëdijes së përkufizuar të qasjes.

Vetëm kur ngjarja shpërngulet nga vetja e izoluar, gjurmët e saj bëhen shkaqe evidente të të ndodhurës dhe qëllimi subjektiv inkarnon në vete dukje të kapshme te të tjerët. Nga ky fakt  mund të shëmbëllej gjykimi eksplicit se  fjala dhe mendimi të latuara në gjuhë kanë domethënie shumë shtresore kreative.

Vepra e shkruar mund të ketë në vete një kuptimësi, si dhe shumë kuptimësi. Gjykimi absolut i njëkuptimësisë së veprës do të ishte një përkufizim vdekjeprurës i veprës së shkruar nga ndonjë autor. Një mendim në korrelacion me një mendim tjetër e rrëzon intensionin subjektiv të përcaktuar në rreth të mbyllur sqarues  të elementeve të rëndësishme brenda vetes së kufizuar. Sepse të gjitha kuptimet në vete bartin një bagazh të madh gjuhësor të pa pozicionuar si tërësi kuptimore. Ato janë skica eshtrash të ngjarjeve të grumbulluara faktesh gjatë shtegtimit imagjinar në kohë dhe hapësirë. Vetëm mbushja e këtyre eshtrave të ngjarjeve me mish e gjak fjalësh të kultivuara me kujdes, nga sirtari i kujtesës dhe nga furnizimi i mundshëm stilistik i leximit kreativ alternativ, mbulon zbrazëtinë e variantit të parë të kuptimit të kufizuar të fenomenit... 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora