E enjte, 10.10.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Rukije Rama, mësuesja që u bë personazhi real i veprës së Kadaresë

E shtune, 27.08.2011, 07:00 PM


Rukie Rama në moshën rinore
Nga Gjon Neçaj

 

Ajo është Mariana e dramës “Natë me hënë”. Kadareja u mbështet në historinë e Rukie Ramës, mësueses nga Tropoja, çikës që e akuzonin si “imorale” e që më pas u detyrua të bënte ekspertizën mjeko-ligjore për të vërtetuar se ishte e virgjër. Një mësuese e re i bënte sfidë një operativi të sigurimit, mik i ish-ministrit Feçorr Shehu. Ishte drejtoreshë shkolle në një nga fshatrat më kufitarë të Shqipërisë kur një operativ i sigurimit ia vuri syrin, por vajza nuk e përfilli. Kaq u desh që mbi mësuesen tropojane të binin breshëri akuzash. E akuzuan si agjente dhe madje operativi dëshmoi se vetë Rukia i ishte rrëfyer atij, teksa pretendonte ta kishte të dashur Rukien. Për vajzën ky turp nuk mund të mbahej. Kërkoi t’i bënin ekspertizën mjekësore. Sot, kur e kujton atë kohë, i vjen të qeshë me veten. “Kisha lexuar shumë, por për këtë punë nuk dija kurrgjë”. Ekspertiza i dha të drejtë Rukies. Ajo ishte e virgjër. Kur u arrestua, Rukies i sekuestruan të gjithë librat dhe ditarët që ajo kishte mbajtur qysh në shkollën pedagogjike në Shkodër. Thuhet se Kadare kishte kërkuar ditarët e Rukies për të ndërtuar dramën “Natë me Hënë” pa mundur t’i gjejë. Ato ditarë, pas 36 vjetësh, i kërkon dhe vetë Rukia. Thonë se e kanë gjetur njërin prej tyre. E ajo pret t’i vijë në dorë ajo fletore e vjetër ku kish hedhur ditët e hetuesisë. Nga 25 vjet burg që e dënuan, ajo bëri 7, të cilët i kaloi në Bajram Curri, Kuçovë, e Kosovë të Elbasanit. Këtë verë, pas 36 vitesh, ajo shkel për herë të parë në qelinë ku bëri ditët e paraburgimit në burgun e Bajram Currit. Në qelinë nr. 7 pas 36 vjetësh, buzët i dridhen, lotët i  rrjedhin çurg faqeve e ata që u ndodhën aty shohin në fytyrën e asaj grujae tashmë 60 vjeç, Rukien 25 vjeçare, duke ngrysur ditët në atë qeli, e vetme kundër tërë botës e me një të vërtetë që nuk pranon tia dëgjojë kush. Ndërsa rikthehet me kujtime në vitet e burgut, burg i bërë për shkak të dashurisë së egër e të paplotësuar të një nejriu me pushtet, Rukija rikujton bashkëvuajtëset në burgun politik të Kuçovës, ndër të tjera edhe 13 gra ruse. Ajo tregon për provokatorët që i fusnin në dhomë dhe episode që nuk i shqit dot nga mendja. Tashmë Rukia jeton prej vitesh në Bruksel dhe u jep mësim fëmijëve të emigrantëve shqiptarë. Ajo është e lumtur, tepër aktive, organizon aktivitete të ndryshme për kulturën shqiptare, shkruan publicistikë dhe është në përfundim të veprës me kujtime, por asnjë herë nuk e harron të kaluarën, rininë e saj të mohuar dhe të lidhur nyje, si ky bistek flokësh, e ndërkohë tregon gërshetin e saj e sytë i mbushen me lotë.

 

Rukije Rama në derën e qelisë pas 36 vitesh
Rukije Rama në derën e qelisë pas 36 vitesh
JETA IME

 

Mosha: 60 vjeç

Vendlindja: Tropojë

Arsimimi: Shkolla Pedagogjike, Shkodër

 

Jeta e Rukijes është e ndarë në dysh. Koha e parë është e lumtur, me adoleshencën, mbarimin e shkollës padagogjike, punën si drejtoreshë shkolle, e më pas vullnetarizmin ku ajo është komandante e 108 çikave të Lekbibajve në hekurudhën Rrogozhinë-Fier në vitin 1967, porositë që i jepnin prindërit për t’u bërë dikushi në jetë, e menjëherë më pas, koha e dytë, e zymtë, e vranët, burgu, operativi, deshmitarët e rremë…

 

“Në burg, ish-nxënësit më shkruanin vazhdimisht. Ata i sfiduan sigurimsat, duke më postuar letra nga qytete të ndryshme të vendit. I shkruanin me një mënyrë të padeshifrueshme, duke përdorur rregullin e treshit, që unë ua kisha mësuar dikur”

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora