E hene, 26.07.2021, 11:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi gazmore

E enjte, 25.08.2011, 08:45 PM


Poezi gazmore

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1.Sherri

 

Ishin vëllezër dhe për faqe të zezë

U zunë,në mes të ditës,për një vezë!!!

 

Pula e Xhevitit vezën bëri tek gardhi i Nexhipit

Ky e mori vezën dhe nuk ia dha Xhevitit.

 

-Pula është e jotja,me të nuk kam punë

Po vezën e bëri tek gardhii,vezën mora unë.

 

Jo ti e jo unë...sherri keq u ndez

Vetëm e vetëm për një kokërr vezë.

 

Një bejte ngiriti gaztori i fshatit

Për vëllezërit kapur inatit.

 

-O Nexhip,mos paçë Zenunë !   *

Qysh  e bëtë atë punë

Për një vezë morët drunë...

 

*Zenuni-i ati i tyre.

 

 

2.Një hoxhë  "ndryshe"

 

Tregim i një besimtari.

 

-Nusja e djalit tim kishte sëmurë gjinë

Fëmija,,mezalla se e pinte.

Shkova e thirra efendinë

Gjirin që t'ia shihte.

 

-Ja.- i thashë,- efendi

Fëmija ka dy ditë  që s'pi

Efendiu sytë mbi gji

Sikur shkruan një hajmali.

 

Mu tek gjiri i mban sytë

(Pa të shoh seç thotë k'uhrani?!)

-Hoxha duhet ta pijë gjinë

Dhe,mandej,do ta pijë djali!!!

 

Nuk qe hoxhë,po maskara

S'qe njeri i Perëndisë.

Një dajak të mirë e ha

Ishte pusht dhe ishte pis...

 

 

3.Kafeja e "bardhë"

 

Ai erdhi si mik në tonën shtëpi

GJyshes i tha:-Kafe të "bardhë"pi.

Unë vrisja mëndjen:ku ka kafe të bardhë?

Është mik ky dreq apo  bastard?

 

Gjyshja ia dinte huqin;i solli një dopjo raki

Atëherë e kuptova seç"kafe" miku pi.

Rakia për të ishte kafe e bardhë

Qe "rakixhi",po nuk ishte bastard.

 

 

4.Një përgjigje me "lezet"

 

Dajos së babait,Ismet Korita.

 

Tek dajua i babait tim,Ismet Korita

Për drekë,atje,bujti një mik.

Mua aty më zuri mesdita

Bisedën e tyre e dogja açik.

 

-Dëgjo,Ismet,- i tha miku

Sot  kam ardhur për një fjalë:

Ta dish që gruaja më piku *

Jam plak dhe jetës s'i bëj ballë.

 

-Shiko,- tha miku,- mos më gjen një grua

Që të ngrys,si duhet,pleqërinë.

Unë,kurreshtar,pres se ç'do t'i thotë dajua

Ç'do të thotë për Osman ditëzinë.

 

-Shiko,Osman,- ia priti dajua

Të dua dhe të kam  mik.

Të kisha dy gra,njërën do ta falja.

Por Barien  kam,më lipset dhe pikë.

 

Dhe qeshet burri i pikëlluar

Dhe unë e dajua qesh

Kur iku,u ndanë të përmalluar

Përgjigja qe me "lezet"

 

5.Rrahja e dyshekut

 

Tregimi i një plaku

 

Si plak që jam,qeshë roje në fshat

Një zonje iu luta që ta ngrejë radion pak.

Se kishte muzikë popullore dhe nga krahina

Këngët popullore më mbushin me temina.

 

Por zonja m'u përvesh me inat:

-S'e kam radion për këmborë në fshat!!!

Bëra si bëra,u ankova tek burri.

-Bëj sehir ç'do t'i bëj,- më tha,gjauri.

 

Shkoi në shtëpi,i bërë,thuaj,duman

Sokëllinte jeziti sa shkuli dynjanë.

U zgjata të shoh,se më lojti tepelekun

Seç qeshte me gruan,tek rrihte dyshekun.

 

Të dy seç u tallën me mua,plakun

Shkurt:tenxherja kish gjetur kapakun.

 

*janë shkruar në 2001-2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora