E premte, 01.11.2024, 12:09 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Reklamat e ''grisura'' turistike në Shkup

E diele, 01.06.2014, 05:03 PM


REKLAMAT E “GRISURA”

TURISTIKE NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Haxhi Rrenci nëpër Bit – Pazar me tri kësula – leckë në kokë, të zeza e të bardha: një në kokë, e dy  nën sjetulla. Asnjë shqiptare (kësulën e Bajram Currit), sot nuk i hipë më gomarit si dikur te vjersha e Mark Krasniqit nga Prishtina për në Mekë, por avionit (Shejtan Arapit) nëpër qiell, nga Shkupi për në Londër, Stamboll, Damask e Moskë. Edhe, gomari i tij asht e lëkurë me gjithë samarin me plaçka në shpinë, nuk cofë rrugës ende pa mbërri në Kaçanik, po i thyhet këmba (rrota), rrëzohet papritur në Divjak (Shqipëri), ose selitë e Partive Politike “Demokratike” Shqiptare, në Tetovë.

Haxhi Rrenci, pothuajse i ka shëtitur me rend të gjitha Partitë Politike Shqiptare, përderisa ato nuk e kanë përzënë si “hoxhë analist - politikan vizionar” me shqelma, jo nga Dera e madhe e Shtëpisë, por për dritare bythekrye në rrugë mes kontenierëve të bërllokut. Punë tjetër është ajo se, a kanë nevojë Partitë Politike Shqiptare për këtë soj të Haxhi Rrencit?! Edhe populli shqiptar, pa i hudhur nga samari këto haxhi rrenca me shumicë e pakicë, kurrë nuk do të ngrejë krye si popull me tradita historike. Haxhi rrencat në Ditën e sotshme nuk i kemi vetëm në xhami, po edhe në arsim, kulturë dhe politikë. Përçudi, kohën e fundit e kemi në skenën politike edhe haxhi rrencin e sojit të kritikut të dalldisur letrar me brekët mbi pantollona me një kordhë kanapi përqafe. Shkrimtarin, që e përfundoi karrierën e tij “artistike” vetëm me “iniciativa” gjithë jetën, në prehërin e partive politike. Personazhin e kalorësit të arratisur, që bëjnë vetëm zhurmë kulturore nëpër Çarshi dhe institucione gjoja “shqiptare shkencore”, veshur këmbekokë me petka partiake, të “tarshigimisë kulturore” me përurime të librave dhe dy “revistave shkencore”, që dalin sot me direktiva dhe porosi sekrete letrare partiake. Kohë shterpë kjo sot, kur bota mezi e nxjerrë vetëm një revistë shkencore. Pikëpyetje, për nesër?! Ditën me diell, ku do ta fusin kokën, në xhepin e cilës partie politike?!

Revistën letrare “STILI 97”, një zë i ri në Letërsinë Shqiptare pas ndryshimeve demokratike, përpiqen ta marrin nëpër këmbë me të gjitha forcat e errëta policore politike. Zëri, që krah më krah ia hapi dyert vargut krynegritës në letërsi dhe e shtiu i pari poezinë shqipe në Bit – Pazar, nën Rrap. Organ kulturor letrar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup për Ditën e Nesërme, që kulturofagëve me brekët mbi pantollona do t’u duhen edhe njëqind vjet punë policore sekrete, që ta fshijnë nga historia kultuore shqiptare. Shkaku se, faqeve të tij anekënd botës përparimtare, jetojnë dhe u dëgjohet zëri kryengritës fytyrave më të ndritura rebele të popullit shqiptar.

Populli shqiptar, vetë është aq i mençur saqë, unë nuk kam nevojë t’i rri me këshilla dhe përralla arabe nateditë mbi kokë. Gjumë të rehatshëm të bëjë në djepin që e përkund me vite Njerka. Patjetër, në këtë shkrim duhet ta them edhe një të vërtetë si ngjarje historike kombëtare: Rilindjes Demokratike Shqiptare me në krye Rufi Osmanin, në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, nuk i duheshin reklamat e “grisura” turistike në Bit – Pazar: “lutja - kandidimi” në mjetet e informacionit e një kalorësi të arratisur (harxhuar) politik për deputetet të popullit, gjoja se ai më në fund nuk e pranoka si “intelektual i pavarur”. Dhe, mu ai përmes kanaleve sekrete politike policore e propozon si kandidat të mundshëm, një komandant lufte. Kandidat, të cilin e “ndjek” maleve  edhe ligji, e në anën tjetër, ai plasi edhe për së dyti herë të bëhet deputet i këtij Shteti “demokratik”?! Shkak kryesor ky, për të cilin edhe i humbi këto zgjedhje parlamentare (2014) Rilindja Demokratike Shqiptare. Forca e vetme politike, në të cilën edhe i kishte populli shqiptar shpresat për ndryshime politike në IRJ të Maqedonisë. Hap i gabuar politik parazgjedhur, që më në fund pas humbjeve të zgjedhjeve e shtiu Rufi Osmanin të jap dorëheqje nga posti i kryetarit dhe tërheq kandidatin e vetëm të deputetit të fituar në këto zgjedhje parlamentare. Guximi nuk ishte i Rufi Osmanit me Partinë e tij të Rilindjes Demokratike, po i popullit shqiptar, që e di rrugën e vetë për në Baba Tomor. Malin e Shenjtë të Perëndive Shqiptare. Tyrben, ku pihet vera, shkruhet poezia me shpirt dhe gjak. Dhe, bëhet dashuri për fitore në Tyrbe.

Kohën e fundit, Haxhi Rrenci nuk shkruan hajmali, po me këmbët dhe trutë në legen, nateditë rri në YouTube si “analist politik”. Komente “dashurie” anonime më shkruan nën shkrimet parashikuese publicistike për Nesër. Misionin e haxhillëkut e ka përfunduar në Londër, Stamboll, Damask, Moskë e Shkup. Përçudi, merret edhe me “politikë madhore”. Kokën tek Partitë Politike Shqiptare, e palarenë tek ato të Njerkës, përpara Vetëshërbimit, në Bit-Pazar, mos them: në polici. Çaj rusi pi  dolli me “bardake” e bri dashi të cofur nëpër çajtore, dhe shetë mend “pejgamberi” të vonuar me “diplomë hoxhe” arabie tek Partitë Politike Shqiptare. Nuk e do Njerkën me pashterkë të kuqe, por Njerkun me herdhet e dëkome të Hadumit nëpër këmbë. Publikisht, edhe ia premton votën e “lirë demokratike”. Shkaku se, ai ia jep vizën, e hip në aeroplan për në Londër dhe Mekë. Haxhi Rrencit, nuk i duken “myslimane” edhe nuskat shpëtimtare që ia shkruan Shkrimtari në mjetet e informacionit duke e thirrur të bie në “Din e Iman”.

Ooo Haxhi Rrenci, kthehu në Shtëpi te gruaja dhe fëmijët! Burra të tjerë kanë qenë ata që kanë dalur maleve kaçakë për Liri. Kësulën e bardhë të Bajram Currit, nateditë e kanë pasur në kokë. Tirqi me dymbëdhjetë gajtana e xhamadanë me sumbulla. Struken hedhur krahëve. Mauzerrin në dorë e nagantin në brez me nëntë fishekë. Kurrë, nuk e kanë shitur veten nëpër Bit – Pazar një çaj rusi. Nuk ka mbetur në rrezik Njerka e “Babait” (Tatkoto)  për burra të sojit tënd “mysliman” pa herdhe në mes të këmbëve me qallmë turku në kokë nateditë në xhami.

Tinëz, si përgjigje: Haxhi Rrenci përpiqet ta spiunojë Shkrimtarin tek Njerka dhe liderët politik për një torbë taxhi. “Pejgamberi”, siç ka qejf ai ta thirrë veten gjoja se, vetëm ai ditka t’i lexojë shkrimet profetike të Shkrimtarit edhe mes rreshtave?! Jerm, flet edhe në një analizë politike për Ali Ahmetin (Abazin), që bashkë me “patriotin” e tij melez deri dje e kishin “mik” lufte e sot armik “pushteti”. Publikisht, i shpallnin “dashuri” politike në mjetet publike të informacionit në gjuhën shqipe. Interesi personal për poste politike e fetare: njëri, të emërohet zv/drejtor i MTV -së (Redaksia në gjuhën shqipe) e tjetri hoxhë në xhaminë “Isa Beu”, në Shkup. Shtëpinë e Zotit, ku Haxhi Deputetin  e grushtuan mu si Shejtanin e Allahut në Qabe me gurë para kamerave televizive. Punë tjetër është ajo se, nuk ishin të aftë si kalorës të arratisur vendit të punës t’i dalin zot, prandaj sot edhe me gjithë “brigadën ushtarake”, gurë e dru hedhin mbi Ali Ahmetin. Lotët rrëke u shkojnë fytyrës, e kërkojnë Abazin e Malit për shpërblime si “trima pas lufte”, e nuk e dinë se: Abazi djeshëm i malit, sot është Ali Ahmeti i fushës.

Haxhi Rrenci shkruan për “ndarjen” e popujve, e harron se nën këtë çati: kurrë, nuk ka pasur ndarje në baza nacionale dhe fetare mes këtyre banorëve të këtij nënqielli, por ka pasur ndarje sipas propogandës parazgjedhore për pushtet të partive politike e fetare. Shekuj me radhë, këto popuj jetojnë bashkë nën një çati qiellore. E ndihmojnë njëri - tjterin në çdo rrezik, qoftë natyroror që u vjen nga qielli, ose njerëzor nga toka. Fakte ka me thasë, që këto popuj gjatë luftërave ballkanike edhe ia kanë shpëtuar jetën fqiut si mik. Kurrë, nuk e kanë parë veten në rrugë si armiq, as dje e as sot, por si miq krah për krahu nëpër shekuj. Edhe në lindje, edhe në dasma, edhe në vdekje.

Haxhi Rrenci, në Ditën e sotshme përpiqet të na rrëfejë edhe përralla arabe të “njëmijenjënetëve” me qilima fluturues nëpër qiell: “Titulli i këtij shkrimi është nga fotografia kur një grup protestantësh shqyen një poster të madh të kërçovasit, liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, nga fasada e një ndërtese në Bit Pazar. Pamja e parë që u paraqit pas mënjanimit të parë të këtij afishi elektoral, që ishte vendosur aty para afatit ligjor për fillimit të fushatës, ishte një reklamë tjetër: Përshëndetje Shkupi!

Gjithsesi, lirisht dhe ndaras, mund të lexohet edhe titulli i këtij shkrimi duke e pasur parasysh edhe atë se LSDM-ja që moti kishte vendosur të mos bëjë politikë në Kërçovë, por kështu, etnikisht të veprojë. Shumë më përpara se sa t’i kujtohet kjo DPMNE-së edhe në atë kohë, para 24 dhjetorit, atëherë kur edhe sipas LSDM-së kishte shtet. Kurse tani, sigurisht për shkak se Shkupit do t’i mungojë “Sinan Sakiçi”, LSDM-ja u kthye edhe në Kuvend, sigurisht me dëshirë muzikore të vetporositur nga ndonjë këngë e tij…Deri në lexim të ardhshëm, në prill.”

Shkrim teknefes, “mish –mash”. Fundekrye, hajmali hoxhe. Haxhi Rrenci, siç duket nuk di shkrim - lexim, mos e them gjuhën shqipe. Ose, kur i shkruan “hajmalitë” e tia politike, truri ia dikton në gjuhën amnore të shkollimit me “prospektivë”, mezi i hedhë mendimet me plotë shterëzime në gjuhën shqipe. Edhe unë, nuk e dua Ali Ahmetin si politikan, ama nuk mund t’ia mohoj veprimet pozitive politike dhe disa thënie profetike: “me dimija dhe mjekra, nuk shkohet në Xhehnet”. Larg qoftë, të mendoj se nuk ka gabime në “politikën e tij madhore” shqiptare. Njerëz jemi, dhe bëjmë gabime në jetë, përderisa e kemi kokën në qafë e jo nën sjetulla si Haxhi Rrenci. Tjetër, trimit kija inatin, ama mos ia ha hakun: Ali Ahmeti Shkupin e bëri ta ndjej veten dhe marrë frymë sadopak si qytet shqiptar. Deri dje, kjo popullatë e “nemur” nga turku dhe përndjekjet e mëdha politike e dhuna, u arratisë nga vatrat shekullore të ripushtuara jugosllave, iku për ta shpëtuar kokën në Turqi. Pakica shqiptare, mbeti ende pa nënshtetësi në Shkup deri dje me lindje e vdekje, si “turk e ehamdurila”, pa e ditur së paku edhe një fjalë në gjuhën turke. Punemadhe, që ndonjëri me gjithë familje edhe pse vinte nga Kaçaniku, Presheva e Bujanovci në trojet e tyre etnike, në Shkup për shpërngulje në Turqi. Punë tjetër, është ajo se: Ali Ahmeti pas vitit 2001, ua mundësoi shkupjanëve flamurin kombëtar kuqezi ta nxjerrin kur t’u teket nëpër dritare e mbi çati, zvarrisin nëpër dasma si leckë dimijash dhe fustanesh me “lule lale”, e jo si simbol kombëtar të Shtetit Shqiptar. Flamur shqiptar, për të cilin ne vetëm pse e kemi mbajtur me vite fshehurazi në shtëpi, ose nën jakën e setres, i kemi hëngër më së paku dhjetë vjet burg në Goli Otok. Përmëtepër, edhe ta harrojnë gjatë fushatave zgjedhore të kalbet nëpër bandere. Vallë, aq shpejtë e harruan shqiptarët kohën e “Trumbetave të Tellallit”?!  Kalin e Trojës nëpër Bit – Pazar”, kur në prag të “ndryshimeve demomratike“ e nxirrnin me frikë flamurin kuqezi kombëtar me marrëveshje politike të “vëllazërim – bashkimit”: vetëm dy sahat të valojë në sallën e Teatrit të Pakicave Kombëtare, në Shkup?! “Armikut”, mos ia shih gunën, por punën.

Hë për hë, në këtë kohë qorre, nuk merrem me thashethemet dhe shpifjet e Haxhi Rrencit në emër të Kur’anit. “Pejgamberit të fundit”, pas Muhamedit a. s. Shëtitjet e tij “misionare” me pare e pa pare nëpër parti politike dhe nëpër botë, i veshur me petkun e pelegrinit “mysliman”. Feleminderit, për reklamën propagandistike. I lezetshëm dhe i dashur është për shkrimet e mia profetike publicistike, ma kënaqi Lapsin. Vërtetë, ta them të vërtetën: e dua marrëzisht si “mysliman”! Rrugës rrezikshme nga kemi ecur si udhëtarë, kemi lënë gjurmë aq të thella, saqë nuk i fshin dot asnjë stuhi, borë e madhe. Xhebrahili për të gjitha këto “zullume”, siç thotë një lider “mysliman” përpara fushatave zgjedhore, i arratisur me shpatën e Hazreti Muhamdit a. s. në dorë nëpër Bit – Pazar do të vëndosë Natën e gjykimit në varr: cili do të shkojë në Xhehnet (Parajsë) e cili do të digjet si mëkatar në Zjarrin e Xhehnemit (Ferr).

Haxhi Rrenci, hiqet se rrugën e Zotit (Allahut) gjoja ua tregon myslimanëve me gisht për në xhami, e i dërgon si kope të deleve pa Dashin me brirë në krye tek Dexhalli me trumbeta, kur dalldiset e shashtriset nëpër çajtoret e Bit-Pazarit. Pavetëdije me shokë i shkonë përmbrapa se, gjoja do t’i bien dikund udhës. “Xhematin” duke e mashtruar me trumbeta, këngë e valle, kur delë në rrugë me muzika “tallava” nëpër Bit- Pazar, Tri ditë para Kiametit (Përmbytjes Madhe). Vrik e vrik e hip, jo në varkën e Nout (Hazreti Nuhit) për shpëtim nga Kiameti, por në anijen e një partie politike që me vite është duke u fundosur me gjithë udhëtarë në fund të oqeanit.

“Xhemati” shkretë që i beson Zotit, mashtrohet lehtë me sojin e haxhi rrencave “myslimanë me Din e Iman”, delë në rrugë, se: e do muzikën popullore, Xhaminë shqiptare, në Shkup me flamurin kuqezi në minare. Punë tjetër është ajo, se: ai i thirrë me muzikë turko-arabe me ferexhenë hedhur krahëve në vallen “Teshkoto” shqiptare, që moti ia kanë vjedhur popullit shqiptar “vëllezërit” nga hija e Lisit midis Livadhit, rrëzë Çukës. Traditën e të parëve tanë me sahatin me qystek të argjentë përqafe dhe “nagantin’ në brez. Kurrë, nuk i ka shkuar mendja se, para se të dalë në rrugë, e fton në valle Dexhalli me trumbeta. Natën e varrit, kur do t’i marrë “shehitët” si mëkatarë. Edhe, do t’u thotë te sheshi Skënderbeu, në Shkup: o burra e gra, erdhi koha ta zbuloni ballin!

Përfundimi, e dini?!  Hi-hii-hiii, qesh unë vetë autori i këtyre “budallakive” të arratisura shqiptare… “Iniciativat” e haxhi rrencave me honorare marramendëse dhe pensione shtetërore. Përinatë, nga zemra e plasur e ngrej zërin: O Dexhall i Allahut, bjeru sa të mundesh trumbetave në rrugë nëpër Bit - Pazar! Po të duash, hynë edhe nëpër çajtore, ngrejë dolli me çaj rusi! Muzika yte nuk më tërheq, ama hiç nuk më shti në valle ta hedhë hapin. Këmbët e lidhura me zingjirë në Shtëpi, nuk mund t’i luaj nga vendi me ato tinguj të teneqeve shurdhuese, hipi në lodër. Vallen e kaçakëve të malit ta heq me shokë, krah për krahu në Lëmë. Shaminë hedh lartë mbi kokë për “fitore historike”, pas brezi. Kotnasikoti, unë deri më sot kam humbur kohë me shkrime e këshilla të ju rri mbi kokë. Rrugën t’ua tregoj me shkrime profetike. Dhiareve të ju nxjerrë matanë malit. E dini pse?! Shkaku, se: ju më shumë i keni besuar Shejtanit të Allahut, sesa mua si Shkrimtar. Veten e paçit më qafë, edhe në këtë jetë dhe në atë jetë!

Vërtetë, vështirë e kam pasur të ju shpëtoj nga Zjarri i Xhehnemit. Gjithë mëkatarët e dalldisur me këngë e valle nëpër Bit – Pazar me vulën e Dexhallit në ballë, që i përcjellë pa proçese gjykimi Dexhalli me trumbeta në Xhehnem. Përshëndetje, jo Shkupit, por xhamive shqiptare nëpër katunde e qytet, në Kërçovë! Erdha, dhe ju pash në vepër: Flamuri kuqezi shqiptar me shqiponjën dykrenare valonte lirshëm nëpër minare. Dhashtë Zoti, nësër të valojë lirshëm edhe Shqiponja dykrenare nëpër të gjitha minaret e trojeve shqiptare! Tekefundit, pse jo edhe nëpër minare të xhamive shqiptare, në Shkup?!

Haxhi Rrenci, sipas një paralajmërimi në faqen  e tij Facebook, më në fund “tërhiqet nga gara për postet e partive politike… Edhe, nga Meka. “Revolucioni i Pranverës arabe”, në Shkup. I mori më qafë të rinjtë shqiptar me provokime dhe protesta antishqiptare. Edhe pse, publikisht votoi për Dexhallin, e tradhtoi “vojvoda” në Parlament: në vend të “Presidentit musliman”, votoi për Ivanovin dhe Veljanovin (“shkijet”, siç thotë ai nëpër analizat e tia profetike). “Përkrahje të fortë” politike për në Bashkimin Evropian, i dha edhe Ali Ahmetit dhe BDI –së.

Zoti Madh (Allahu), Haxhi Rrencit me gjithë gomar ia faltë mëkatet, Xhehnetin (Parajsën)  e merituar në Botën tjetër qiellore! Unë, sa për vete si Shkrimtar nuk ia falë as çajin e rusit, që ia kam paguar në Bit – Pazar. Amen (Amin)!…



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora