Mendime
Kimete Berisha: Një "Erdo?an prej letre"
E enjte, 22.05.2014, 07:07 PM
Një "Erdo?an prej letre"
Nga Kimete Berisha
Nëse populli shqiptar i Kosovës ia japin kryeministrit Hashim Thaçi mandatin e tretë, atëherë edhe ne shqiptarët, do ta kemi një Erdogan, “prej letre”, që do të ketë bazë dhe predispozitë që ta planifikojë dhe lakmojë mandatin e katërt!
Nëse populli shqiptar i Kosovës ia japin Kryeministrit në detyrë mandatin e tretë, kjo nuk është çështje e z.Thaçi, nuk është rezultat i talentit të tij për manipulim, apo faj i tij, por kjo do të tregonte për nevojën e shqiptarëve që ta kenë një “lider simbolik”, një prijës të njohshëm, që ia kanë mësuar dhe tash ia dinë dhe ia njohin tekat dhe vyrtytet.
Popullit shqiptar i duhet një Enver, një Rugovë, një Hashim, një prijës, një lider "i madh" dhe shumëvjeçar, të cilin ose e duan, ose e urrejnë, por që në asnjë rast nuk e përbuzin.
Nëse shqiptarët do ta zgjedhnin për herë të tretë z.Thaçi për Kryeministër, kjo do të shprehte prirjen e shqiptarëve për sistem njëpartiak, për një lider shumëvjeçar, si lule shumëvjeçare që nuk e venit as bora.
Për një shtet t’k’tyneherit”, një shtet t’shtetit, t’largët, t’mbyllur dhe t’mistifikuar, një shtet me një lider që ka shumë fshehtësi, të cilat nuk ia zbulon popullit, për një shtët t’njohshëm, thash, “t’sigurt”, dhe pak t’frikshëm”.
O frika, o dashuria i mban në pushtet.
LDK është më e madhe dhe më e fortë sesa lideri i saj.
Isa
Mustafa, nuk ia
Çka mund të mendojë njeriu kur përsëri ia sheh hundët në politikë, diktatorit në komedi, Skender Hysenit, të cilin Presidenti i I-rë i Kosovës, Ibrahim Rugova e shfrytëzoi ekskluzivisht për amvisni!
(Rikujtojmë, Skender Hyseni, është autor i thënies më famoze në diplomacinë shqiptare. I tha New York Times-it”: “Ne nuk mund të prodhojmë Jumbo Jet (alias Boeing 747), por mund të prodhojmë reçel”.
Dhe, rikujtojmë po ashtu, se pasardhësi i Skënder Hysenit në Ministrinë e Kulturës, Valton Beqiri, po hetohet nga prokuroria e Kosovës për korrupcion dhe hajni)
PDK është më e vogël sesa lideri i saj, Hashim Thaçi.
Partia Demokratike e Kosovës po i ruan themelet e SHIK-ut, dhe po i ndërron vetëm vendet e gazetarëtve brenda partisë së saj.
Dhe, largimin e një partie gazetarësh nga PDK, dhe aderimin e një partie tjetër gazetarësh në PDK, Hashim Thaçi po e quan “ndryshim”.
Ndryshimin e bën SHIK-u, e jo gazetarët e Kosovës, që para se t’i dështojë Hashim Thaçi, i dështoi letërsia.
“Nisma” doli nga PDK-ja, pra është si “fëmijë i pa planifikuar apo i padëshiruar i PDK-së”, prandaj Jakup Krasniqi duhet më parë "të rilindet" për t’u pastruar nga “mëkatet” e PDK-së.
E para se të lahet nga mëkatet, duhet të rrëfehet, të tregojë se si ia doli aq gjatë të jetojë midis “mëkatarëve” e kriminelëve, dhe në të njejtën kohë ta ruaj nënqeshjen e tij cinike!
“Vetëvendosje” po lahet nga “mëkatet e nacionalizmit”, dhe këtë pastrim shpirtëror po e bën nëpërmjet heshtjes dhe shoqërimit me anti-patriotë.
Kur ua sheh afër Jeton Budimën, të bie ndërmend shantazhi biblik!
Për AAK-në në këtë moment, s’kam koment.