E marte, 08.10.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 20 maji... për ju jetimë

E marte, 20.05.2014, 08:00 PM


20 MAJI... PER  JU  JETIMË...

Nga Fritz RADOVANI

Nanë Tereza thonte:

?Fëmijët janë dhurata ma e bukur e Zotit.

Çdo fëmij ka të drejtë të vijë në këtë Botë pamvarsisht dëshirës sonë.

?Në shtëpinë tonë jetonte një fëmijë shumë i thatë, që nuk hante asgja.

Ishte i dëshpruem sëpse ato ditë i kishte vdekë Nana. Kërkova një murgeshë që i përgjante Nanës së tij dhe e porosita murgeshën që të mos bante tjetër vetëm të luente me voglushin. Mbas pak kohe ky fëmij u qetësue dhe filloi jetën normale.

?Jam e bindun se tortura ma e madhe kundër njeriut asht ndjenja e braktisjes.

?Mendo: Se, Krijuesi i Gjithësisë ka krijue kohë për ne, për krijesat e tij të vogëla.

Ka vetem nje Zot dhe Ai asht Zot tek të gjithë. Asht e rendësishme të kuptohet se gjithësejcili shihet si i barabartë perpara Zotit.

Gjithmonë kam thanë se ne duhet të ndihmojmë një Hindu të bahet Hindu ma i mirë, një Mysliman të bahet Mysliman ma i mirë, një Katolik, të bahet katolik ma i mirë.

***

?Shqiptarët sot duhet të krenohen per Figuren Botnore të Nanë Terezës, e cila në qendren e Shpirtit Saj, kishte të ruejtun dashunin dhe sakrificen per jetimët e gjithë Botës...

?Per një fakt jam shumë i sigurtë se, Jetimët, as nuk mendojnë, as nuk andrrojnë, as nuk e dishrojnë dhe, as nuk punojnë kurrë, dhe asnjëherë, gjithë jeten e vet që nga veprat e tyne Bota që i rrethon me pasë të pakten edhe një jetim ma shumë se ka!

?Nga zemra Ua uroj atyne fatzezëve që kanë këte emen, që e ardhmja të mos iu randojnë sado pak ndergjegjen e tyne me pamundsinë me i sherbye familjes e shoqnisë, me evitue në çdo kohë mundsinë me shtue edhe një jetim ma shumë në çdo vend ku i ka shpernda jeta.

?Me shumë dashuni, u uroj Jetimëve Diten e Tyne... 20 Maji 2014 !



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora