Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kur burrat shikohen n'sy
E diele, 09.03.2014, 08:05 PM
KUR BURRAT SHIKOHEN N’ SY
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
Thonin të vjetrit se: “Zoti, Burrat e mirë i merr ma shpejtë pranë vetës!..”
Me daten
3 Mars 2014, u bane 15 vjet që Atdhetari Osman Kazazi, u nda prej nesh pergjithmonë,
dhe shkoi në Mbretninë Qiellore, mbas 43 vjetesh që kaloi si burrat në ferrin
komunist të Shqipnisë enveriste...Osman Abdullah Kazazi ka lé në Tiranë, me
daten 9 Korrik 1917 dhe ishte vllau i pesë motrave, që i shikonin sytë e
ballit. Studimet e mesme i vazhdoi në
Në perpjekjet per Liri, Osmani nuk pajtohet me veprat dhe luften civile, që aso kohe po zhvillonte partia komuniste shqiptare, nen kujdesin e jugosllavëve të ardhun me atë detyrë në Tiranë, që në formimin e saj në 1941. Ato pikpamje i shpreh haptas. Vetem per këte fakt “se nuk pajtohet me luften civile të PKSh” arrestohet me daten 14 Nandor 1944, nga forcat e sigurimit të komunistëve të Tiranës. Asht nder të parët Atdhetarë që dënohet fillimisht me izolim, interrnim dhe burgosje të vazhdueshme per 43 vjet rresht.
Njeriu i heshtun i burgjeve të mnershme komuniste Osman Kazazi, shikohet dhe trajtohet si nxanes besnik i njenes prej shkollave ma Atdhetare po, edhe antikomuniste ashtusi ishte në të vertetë shkolla e Françeskanëve të Shkodres, per të cilen Osmani pa frikë deklaron në hetuesi: “Nga profesoret e asaj shkollë Etnit Anton Harapi, Çiprian Nikaj, Mati Prennushi etj...mësova me dashtë Atdheun tim, ndersa, nga “Lahuta e Malësisë” që na recitonte At Gjergj Fishta, “mësova se pse unë duhet me vdekë per Atdhé! Ata ishin antifashistë se ishin Atdhetarë Shqiptar, dhe si veten na edukuen né!”
Tue fillue nga burgu i Burrelit, kampi i shfarosjes së Maliqit dhe Bedenit, e derisa asht lirue në vitin 1987, asht e vështirë me percaktue ku i kaloi jeta Osman Kazazit, po vetem një gja asht e sigurtë: “Ishte Burrë i matun dhe i pathyeshem nga vuejtja!”
Me 6 Mars 1998, kur po kalojshe nga Sheshi Avni Rrustemi, në Tiranë, ndigjova se më thirri një za burri, ishte Tanush Mulleti. Më dha një ftesë per dekorimin “Qytetar Nderi i Tiranës së z. Osman Kazazit”...Më kerkoi me folë dishka per atë Burrë! Shkova në shtëpi dhe u përgatita, ndonse, fusha e vuejtjeve të Tij ishte e pakufishme...
Mbasdreke u takuem me Tanushin dhe shkueme tek “Teatri i kukllave” ku ishte organizue ceremonia. Kishte shumë qytetarë të Tiranës, dhe personalitete politike.
Më erdhi koha me u çue per me ba pershndetjen. Gati askush nuk më njihte, dhe nuk besoj se më kujtonte as vetë z. Osman, me të cilin kisha pasë vetem një takim...
Fillova fjalen time: “I nderuem z. Osman Kazazi, i masakruem nga komunistët vetem pse ishe nxanës i Françeskanëve Shqiptar të Shkodres, po, edhe besnik i atyne bankave ku more nektarin e Atdhedashunisë, dhe ndjenjen e vetflijimit per Atdhé e Fé.
... Sot prej zemret po Ju baj urimet e mija në gjuhën e Profesorëve të nderuem të Tuej, të cilët nuk rrnojnë asnjë, po nder 43 vjet vuejtje të Tuat që ke kalue nder burgjet e diktaturës së Enver Hoxhës, Ata ishin udhrrëfyesit Tuej që të forconin dhe të banin ma optimist per me qendrue si Burrat... Filluen duertrokitjet...Nuk kuptova pse? Unë nuk e kisha perfundue fjalen e salla ishte çue në kambë...Duertrokitjet vazhdonin...
Sesi mu dha me shikue nga drejtuesit e tubimit, dhe shoh z. Osman tue fshi lotët me një shami, kishte hjekë gjyslykët dhe vazhdonte me lotue...Nderpreva fjalen dhe iu afrova tek tavolina. U perkul dhe më perqafoi me lot per faqe: “I nderuem z. Radovani, edhe zani yt mu duk si i Atyne Burrave që më edukuene nder bankat e asaj shkollë, ku unë mësova kujt i thonë Nder, Atdhé e Zot!..” I lexova edhe dy rreshtat e fundit dhe në mes turmës që vazhdonte me qendrue në kambë e tue duertrokitë shkova tek vendi.
Njeriu nder ato rasa nuk e sheh veten... Tanushi më tha: “Gja e veçantë!”...
Mbas dy
ditësh i shkuem per vizitë bashkë me Tanushin në shtëpi... Një pritje e
paharrueshme per mue. U ulëm në një divan, ku me siguri aty asht ulë edhe Burri
i Madh i Dardanisë Rrugova... Portreti i qeshun i Osman Kazazit perballë Tij,
më futi nder këta mendime. Osmani më foli gjatë per kohen e rinisë së vet në
U ndalue në një episod të trishtueshem të rinisë, kur ishte i pranguem në burgun e Tiranës, me daten 19 Shkurt 1946...dhe tue shkue në WC, roja e len në korridor dhe ai hyn në një magazinë...Ky dëgjon një za: “Osman! Osman!...Jam Pader Antoni!...Osman, a asht kush këtu afer?” – U pergjegja, jo Pader. Nxori një leter të vogel nga xhepi dhe më tha: “Rueje po, mos ta gjejnë kur të kontrollojnë!” E mora, e futa në gjoks...dhe eca tue e shikue mësuesin tim fort të dashtun, Pader Anton Harapin, që ishte i pranguem duer e kambë nen një shkallë, gjithë Ai Burrë nuk dukej ma shumë se një grumbull plaçka të hudhuna në çimento, nuk kishte as shtroje as mbulojë veç një tas alumini pa ujë, i rrethuem në hekra ku nuk mujte kurrë me u ngritë në kambë, se ishte vendi i ultë, ndersa Pader Antoni, ishte i gjatë dhe persa muej qendronte aty gjithmonë i krrusun...
Të nesermen At Anton Harapin e pushkatuen...ishte 20 Shkurt 1946...”
Më tregoi se Osmani e kishte ruejtë letren dy vjet, po kur ka humbë shpresen se lirohet, atë leter ia kishte dhanë një kushrinit të Lef Nosit, që ishte para lirimit. I vinte keq se nuk dinte gja per fatin e asaj leter, mbasi kur asht lirue Osmani, qytetari Nosi nuk jetonte ma prej sa kohe... E koha e pafund e burgut vazhdonte me perpij kujtime!
Osman
Kazazi ishte një galeri e pafund ngjarjesh që vetem nderpriteshin kur iu
ndalonte zani: “Ishte Burrë i mirë fort...po vdiq në këte kamp...ndersa, i biri
nuk deponoi dhe e mbyten nder tortura...
Jam gëzue
Burra si Osman Kazazi nuk kanë nevojë per “shtëpija”...
Ata me vuejtjet e gjakun e Tyne, kanë ndertue Kështjella të Pamposhtuna!
Pavdeksia e Atyne Kështjellave asht vdekja e komunizmit!
Ata Kështjella me Emnat e Tyne të Pavdekshem janë Shqipnia Europjane!