Mendime
Xhafer Leci: Donika - kontribuesja më e madhe politike
E marte, 20.05.2014, 07:55 PM
DONIKA GËRVALLA – KONTRIBUESJA MË
E MADHE POLITIKE NË EVROPË
Nga Xhafer Leci
Donika, jo pse është e bija heroit Jusuf Gërvalla, duhet nderuar e respektuar, sepse Jusufi ka bërë shumë për popullin tonë, duke zhvilluar veprimtarinë kombëtare, deri në flijim të pritshëm.
Por, Donika ka vazhduar rrugën e babait të saj, duke punuar shumë për interesat tona kombëtare. Pra, ajo me punën e saj meritore, ka krijuar dhe ndërtuar autoritetin e saj prej një politikanie e diplomie të profilizuar.
Një gjë më duhet ta them se znj. Donika Gërvalla ka bërë mjaft për Kosovën dhe këtë fakt e dinë 36 mijë anëtarët e LDK-së, sa kishte ajo atëherë në Gjermani.
Pa përmendur kontributin e madh të Donika Gërvallës për çështjen tonë kombëtare, të dhënë në radhët e LDK-së, si për organizimim e demonstratave e protestave, për pjesëmarrjen e saj nëpër tubime të shumta të Degës, nëndegëve dhe të aktivave të LDK-së, ku me diskutimet e saja për ta inkurajuar anëtarësinë që të punojnë pa u lodhur, jo vetëm në Gjermani, por edhe nëpër vende tjera perëndimore, ku të gjitha shpenzimet materiale duhej bërë nga gjepi i saj privat. Kështu kanë vepruar edhe shumë veprimtarë të tjerë.
Pak fjalë për internacionalizimin e kërkesave tona për barazi kombëtare në ish Jugosllavi. Donika ka bërë shumë intervista për situatën politike në Kosovë, nepër kanalet televizive dhe gazetat gjermane, me zyrtarë të lartë të politikës, diplomacisë të jashtme dhe të brendshme të Bundestagut gjerman…
Nuk dua ta anashkaloj kontributin e madh të dhënë nga LDK-ja, për luftën e fundit në Kosovë, por kësaj radhe, nuk po bëjmë fjalë për luftën, por diçka tjetër.
Nuk e di sa kanë qenë të interesuar ta përcjellin aktivitetin e Donikës krerët e politikës udhëheqëse të LDK-së në Kosovë? Nëse ata këtë nuk e dinin, kjo tregon për mos interesimin dhe angazhimin e tyre të domosdoshëm, për kontributin e madh politik të saj dhe të të tjerëve veprimtarë të mërgatës tonë. LDK-ja në Gjermani nuk ishte thjeshtë vetëm si një Shoqatë humanitare “Nëna Terezë”, e cila grumbullonte mjete materiale, por ishte një patri politike, e cila avanconte dhe internacionalizonte çështjen tonë kombëtare, tek bota demokratike, për ta ndihmuar problemin e pa zgjidhur të kërkesave tona shumë të drejta, për liri dhe pavarësi. Prandaj, Lidhja Demokrastike e Kosovës, përkartësisht, Kryesia e saj, ka qenë dashur ta ftojë dhe ta prezantojë Donika Gërvallën, para antarësisë së ngushtë dhe asaj të zgjeruar, për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale, që po zhvillohen këto ditë. Njerëzit e ndershëm nuk i imponohen vet politikës, por politika i kërkon ata, aty ku duhet ta kenë vendin, që e meritojnë…
Është shumë gabim për krerët e LDK-së në Kosovë, që nuk i ftojnë disa veprimtarë të dalluar nga Diaspora, për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale dhe nacionale në Kosovë…
Në Nürtingen të Gjermanisë, më 1995, ne patëm organizuar një tryezë me palën gjermane, kushtuar situatës politike në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, si njohësen më të mirë të situatës politike në Gjermani, për viset shqiptare, në veçanti të Kosovës, ne patëm ftuar zonjën Donika Gërvalla, e cila atëherë ishte anëtare e Kryesisë të Degës së LDK-së në Gjermani dhe studente, ajo jo vetëm që ishte njohëse e mirë e situatës, por ishte edhe përkthyesja më e mirë nga gjermanishtja në shqip dhe anasjelltas. Donika me këtë rast foli për situatën politike në Kosovë, për gjenocidin serb, që po ushtronte Beogradi në krye me kriminelin Millosheviq. Gazetari gjerman Willie, një deputete e të gjelbërve të Bundestagut gjerman dhe një funksionar i komunës së Nürtingen-it, të cilët shtronin pyetje dhe Donika u përgjigjej, duke u dhënë informacione të bollshme, për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar.