E enjte, 01.05.2025, 11:09 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: 7 vjet të humbura për Kosovën!

E premte, 16.05.2014, 07:55 PM


7 vjet të humbura për Kosovën!

Nga Florim Zeqa

Që nga koha e zgjedhjeve të 2007-s e deri me 8 qershor 2014, akrepat e orës kosovare kanë mbetur në 17 shkurtin e 2008-s. Kjo ishte ecja më e shpejtë dhe më e shënuar pozitive për shtatë vite qeverisje të PDK-së!

Nga 17 shkurti 2008-të, qeverisja në largim ka bërë aq shumë rrethërrotullime rreth kësaj date,...derisa fillojë me bisedimet "tekniko"-politike me Serbinë.

Nga momenti fillimit të bisedimeve politike me Serbinë fillojnë edhe hapat e parë të rrëshqitjes drastike të Qeverisë së Kosovës nga pavarësia e 17 shkurtit dhe elementet shtetformuese  të Kosovës!

Fusnota* e Editës hjeku Republikën, përderisa fusnotat*** e Thaçit hjekën sovranitetin vendit; krijimi e Asociacionit të komunave serbe ndau sovranitetin e vendit në dysh,...amnestimi i krimeve serbe legjitimoj strukturat kriminale në veri,...krijimi i Gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë e rrezikon tjetërsimin e luftës çlirimtare... mospërdorimi i termit "Republikë" në takimet zyrtare ndërkombëtare (Bruksel) nga ana e kryeministrit të vendit, rikthejë fusnotën* e Editës edhe në garat miqësore të kombëtarës sonë!

Nënshkrimi nga ana e Thaçit e (mos)marrveshjeve më Daçiqin në Bruksel, Serbisë gjakatare i dhuroi dritën jeshile (kandidimin) për antarësim në BE, ndërsa kosovarëve të viktimizuar në vend të liberalizimit të vizave, Bruksesli ua dha MSA-në apo thënë në gjuhën më popullore, ua la në dorë "të trashtë e surlës" si të vetmin ngushllim për mbetje në getoizim dhe izolim ndërkombëtar.

Dhe për ironi të faktit edhe kësaj qeveritarët në ikje po i thojnë sukses!

Po, i thonë kështu sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë qelës suksesi për pasurimin dhe ngritjen politike të tyre.

Shtatë vjet vendnumrim, rrethërrotullim, shtatë vjet rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak,...madje janë shum për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri të skajshme.

Por akoma më të rënda bëhen për një popull të varfër, që për shtatë vite mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, të pasuruar skajshëm në kurriz të saj!

Shtatë vjet regres politik, ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, sportiv, edukativ dhe moral të shtetit të Kosovës, do të mbetën gjatë në kujtesën e popullit,...të shkruara apo të pashkruara qofshin ato!

Përderisa liderët shtetëror bënin gara në kapjën e tenderëve milionësh në proceset e privatizimit,...popullata e lodhur nga varfërija numëronte kilogramët e fundit të miellit dhe artikujve të tjerë ushqimor në shtëpitë e tyre.

Përderisa për këta shtatë vjet liderët milioner të Kosovës shijonin plazhet më luksoze të globit, të sëmurët kosovar harxhonin centët e fundit për blerjën e ilaqëve në spitalet tona të boshatisura nga medikamentët dhe mjetët tjera sanitare!

Këta shtatë vjet të kaluara, poashtu do të mbetën të paharruara për të pangopshmit, të pasuruarit nga abuzimet me pushtetin,...të cilët ëndërrojnë të mbetën prapë në pushtet apo të rikthehen përseri në fronin e artë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx